Pershendetje,
Me sa kam lexuar di qe skleroza nuk ka sherim, por a mund te me thote ndonje prej jush, nese ka ndonje qetesues per rastet me skleroze.
Dite te mbare!
Pershendetje,
Me sa kam lexuar di qe skleroza nuk ka sherim, por a mund te me thote ndonje prej jush, nese ka ndonje qetesues per rastet me skleroze.
Dite te mbare!
Skleroza, si shfaqet dhe parandalohet...
Skleroza njihet si nje nga semundjet qe eshte veshtire ta kurosh. Nderkohe qe shkaktaret e saj jane te shumte, por nder me kryesoret permendet stresi, problemet sociale dhe semundjet kronike. Mjekja neurologe, Matilda Meta, jep te gjitha keshillat se si duhet te veprojne pacientet dhe te afermit e tyre per permiresimin e shendetit. Nje nga keshillat kryesore eshte keshillimi me psikologet dhe punonjesit sociale ne fazat e para te semundjes.
Cfare eshte skleroza dhe si shfaqet ajo?
Skleroza eshte fjala e pergjithshme qe perdoret rendom, por ne termin shkencor jane te ndara semundjet. Kjo qe ne e njohim si skleroze ka shume forma, si ajo e sklerozes se shumefishte, demenca. Dhe me thjesht keto lloj semundjesh, qe ne i njohim me skleroze ose nje crregullim qe ka te beje me memorien. Ne jeten e perditshme i njohim me demence, qe te tregon se eshte nje crregullim i kujteses, qe lidhet me humbjen e aftesise njohese te personit, qe e ben ate te paafte te pershtatet me realitetin e dites. Ky eshte thelbi i kesaj semundjeje, kurse format e shfaqjes se saj jane te shumta, ashtu sikurse edhe shkaqet e saj.
Cilet jane faktoret kryesore, qe ndikojne ne shfaqjen e kesaj semundjeje?
Nje nga faktoret qe ndikon ne shfaqjen e nje semundjeje eshte nje semundje e meparshme si nje diabet, demence vaskulare, mund te futen edhe ne menyre virale, si dhe mungesa e vitaminave B, te cilat ndikojne drejtperdrejt ne tru. Po te tjera raste kemi edhe ato te natyrave vaskulare dhe kjo ndodh tek ata persona qe vuajne nga hipertonite e zgjatura dhe bejne atake ishemike te perseritura, qe jane te predispozuar te preken nga keto demenca. Por faktore te tjere qe ndikojne jane natyrat reumatizmale. Pra shkaqet jane te shumta, qe mund te vijne nga nje semundje baze dhe te tjerat jane sekondare.
Po per sa i perket perhapjes se ketyre semundjeve, cilet persona jane me te prekur?
Para disa viteve, demencat (semundjet e sklerozes) ishin shume te rralla, ndersa tani gjate dhjete viteve te fundit me menyren e jeteses se re dhe shtimin e problemeve sociale kemi edhe rritje te rasteve, te cilat shfaqen edhe te mosha shume te hershme. Nje nga faktoret kryesore, qe ndikon ne shfaqjen e demencave (sklerozes) ne moshe kaq te hershme, eshte stresi. Sot ne njohim raste te semundjes ne moshat 40-vjecare, kurse me pare semundja hasej vetem ne gjeneraten e trete, mbi 60 vjec. Po keshtu, hasen edhe raste te pankirsonit (semundje e trurit, vdekjeprurese), qe me pare ka qene shume e rralle, vetem tek format qe kane qene te trasheguara. Por ne realitetin e sotem shihet se nuk jane vetem keto forma, por edhe ato qe shfaqen nga realiteti i ri social, qe sjellin crregullim te sjelljes dhe te perkujdesjes ne pergjithesi per vetveten.
Cilat jane simptomat, qe shfaqin keta paciente?
Shenjat e sklerozes jane te ndryshme, por qe kane te bejne te gjitha me harresen. Keshtu, pacientet jane te crregullt dhe nuk jane te kujdesur per vetveten. Pergjithesisht, keta paciente ecin me hapa te vogla dhe te shpeshta. Po keshtu, edhe crregullime te mimikes, te cilat pergjithesisht vihen re nga familjaret. Te tjera veshtiresi jane edhe ne te folur, si dhe ne veshje dhe nuk mund te kryeje levizje te shpejta. Harresa eshte shenja kryesore, ku shume prej pacienteve harrojne se ku kane shtepine. Ato qe jane simptomat me te shpeshta jane humbja e aftesise per te njohur personat, si dhe forma me te renda deri tek halucinacionet, te cilat jane si vizive, ashtu edhe te degjimit, i duket sikur bisedon me dike tjeter.
Ajo qe dua te theksoj eshte se cdo njeri ka ato momentet e harreses, por kur kjo perseritet dhe ne menyre te dukshme dhe te theksuar, atehere duket te mendojne per ndonje skleroze te mundshme.
Po per sa u preket keshillave, cilat do te ishin me kryesore?
Tek moshat e reja dhe qe jane me natyre vaskulare, diabet, hipertoni apo menyra e te ushqyerit mund te shkaktojne probleme te demencave. Per kete keshillohet qe te luftohen semundjet e para, te cilet mund te shkaktojne probleme te tjera ne tru.
Keshille e rendesishme eshte edhe per familjaret, te cilet verejne qe nese i afermi i tyre nuk ka nje sjellje normale duhet ta drejtoje tek mjeku i familjes. Nje keshille tjeter eshte kontakti dhe keshillat me psikologun dhe punonjesin social, qe ne vendin tone jane shume te pakta. Ndersa per sa i perket medikamenteve duhet qe te kurohet semundja baze, per shembull, nese eshte diabeti, duhet te luftohet, pasi ai behet shkaktar i nje demence. Mjekime specifike per sklerozen nuk ka, keto jane mjekime ndihmese.
Cila do te ishte menyra me e mire per te trajtuar keta paciente dhe cfare roli luajne qendrat sociale dhe psikologet?
Nje pacient me probleme te tilla eshte nje fatkeqesi per familjaret dhe duhet te jete shteti ai qe i ndihmon. Ky eshte nje problem social me shume se sa nje problem mjekesor. Mjeku ka per detyre ketu sa te percaktoje diagnozen dhe pastaj eshte familja ajo qe duhet te kujdeset dhe per kete kujdes jane shume te nevojshem azilet, qendrat sociale dhe punonjesit sociale. Nderkohe qe ka te beje shume edhe mentaliteti, sepse nje familje kerkon te ruaje fshehtesine dhe e quajne te panevojshme konsultimin me nje psikolog. Nderkohe qe gjendja e te semurit vazhdon te rendohet, deri ne ate pike sa te shkoje deri tek mjeku. Nderkohe qe kjo shume mire mund te ishte parandaluar nga hallkat e tjera te shoqerise. Ndaj, do te keshilloja edhe konsultat me psikologet dhe sociologet.
Intervistoi: Sonila Isaku
Simptomat
Memoria humbet cdo dite e me shume
Personi ka probleme gjuhesore
Harron fjalet perkatese dhe perdor te tjera
Pjesen me te madhe te kohes eshte konfuz
Mund te kete dhe halucinacione
Pacienti humbet edhe kontrollin e trupit te vet
Keshillat
Kurim te semundjeve baze
Kurim te semundjeve kronike
Konsulte me mjekun specialist per percaktim te diagnozes
Takime me psikologet kur shfaqet semundja
Trajtim ne qendrat komunitare
Mjekimet ndihmese te merren rregullisht
Perkushtim nga familjaret
Qendrat sociale
Nje pacient me probleme te tilla eshte nje fatkeqesi per familjaret dhe duhet te jete shteti ai qe i ndihmon. Ky eshte nje problem social, me shume se sa nje problem mjekesor. Mjeku ka per detyre ketu, sa te percaktoje diagnozen dhe pastaj eshte familja ajo qe duhet te kujdeset dhe per kete kujdes jane shume te nevojshem azilet, qendrat sociale dhe punonjesit sociale. Nderkohe qe ka te beje shume edhe mentaliteti, sepse nje familje kerkon te ruaje fshehtesine dhe e quan te panevojshme konsultimin me nje psikolog.
Marre nga Koha Jone
"Carpe Diem"
Multiple skleroza
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
Multiple Skleroza ėshtė sėmundje e rėndė e njeriut, nė sistemin nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje tė ndryshme, tė cilat vijnė kohė pas kohe. Ankesat tipike tė kėsaj sėmundje janė: ligėshtimi (dobėsimi) nė duar apo kėmbė; ndjenja e tė qenit tė pirė (shtangur); dridhjet; artikulimi i paqartė dhe pengesa nė shikim. Nė raste tė shpeshta kėto ankesa kalojnė vetvetiu pas njė kohe por edhe mund tė mbesin.
Kėto ankesa rikthehen pas disa muajve pushimi e ndodhė qė tė vonojnė edhe vite. Nganjėherė ankesat nuk zhduken tėrėsisht dhe lėnė pas veti gjurmė. Me ripėrtėritjen kohore tė ankesave shtohen dhe pengesat.
Si shkaktar i kėsaj sėmundjeje merret dėmtimi i pjesshėm i Myelins-it, njė lloj membrane e paraqitur nė shumė pjesė tė sistemit nervor, e cila e izolon nervin pėr bartjen e ushqimit gjegjėsisht pėr pėrcjelljen e nevojshme tė sinjalit nervor. Dėmtimet mund tė jenė nė pjesė tė ndryshme tė trurit dhe tė palcės kurrizore dhe mund tė ripėrtėrihen (shėndoshen). Nė raste kur dėmtimet janė mė tė thella d.m.th e kanė prekur edhe vetė nervin, atėherė ato dėmtime mbesin edhe pėrkundėr ripėrtėritjes sė membranės (gjer.: Myelinės).
Multiple Skleroza e prekė njeriun mė sė tepėrmi ndėrmjet moshės sė 20 dhe 40. Nga kjo sėmundje vuajnė mė shumė femrat se meshkujt. Pasi qė gratė e prekura nga sėmundja nė shtatzėnėsi do tė kenė mė shumė ankesa, ju udhėzohet tė heqin dorė nga lindja e foshnjeve.
Parandalimi i kėsaj sėmundjeje nuk ėshtė i mundshėm. Mirėpo jeta e lumtur dhe dėshira pėr jetė bėjnė ēudira.
Nė raste dyshimi duhet bėrė analiza neurologjike (kontrollimin e membranės). Nė bazė tė matjes sė sasisė sė ujit nė tru, shpesh mund tė nxirret pėrfundimi nėse vuan personi me ankesa nga kjo sėmundje. Nganjėherė ėshtė i nevojshėm edhe njė fotografim me rėntgen i njė shtresė apo njė EEG.
Pėr tė ndihmuar procesin e ripėrtėritjes sė membranės, personave tė prekur nga kjo sėmundje ju duhet tė jenė sa mė aktiv. Ushtrimet e qetėsimit ndihmojnė nė zvogėlimin e dhimbjeve tė muskujve. Po ashtu edhe bisedat me personat e prekur nga kjo sėmundje janė njė ndihmė e mirė.
Multiple Skleroza ėshtė e pashėrueshme. Me medikamente (barna) tė ndryshme provohet dobėsimi i sistemit tė imunitetit. Pėr kėtė qėllim pėrdoren barnat e ngjashme, tė cilat pėrdoren kundėr tumorit, Azathiopin, Cyclophosphamid dhe Methotrexat. Po ashtu edhe Kortisoni (glykokortikoid) pėrdoret pėr kėtė qėllim. Tė gjitha kėto barna janė tė rėnda dhe kanė ndikime tė thella nė shėndetin e njeriut. Tek njė pjesė e tė sėmurėve me terapinė Interferon ėshtė i mundshėm rrallimi i paraqitjeve tė ankesave si dhe i dhimbjeve. Terapia me Botulinum-toksin (helm i bakterit Clostridium botulinum), e paraparė pėr ankesat nė muskul, gjendet nė fazėn fillestare provuese. Nganjėherė ndihmojnė barnat kundėr gėrqit tė muskujve (p.sh Lioresal) por ndodhė qė edhe ta keqėsojnė gjendjen duke e shtuar intensitetin e dhimbjeve. Gjimnastika mjekėsore luan njė rol qendror. Ergoterapia po ashtu ndihmon pėr kalimin e ditės edhe pėrkundėr dhimbjeve.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 25-02-2008 mė 08:26
"Carpe Diem"
Humbja e kujtesės, ja simptomat
Sėmundja e Alzheimerit ose, ndryshe, siē njihet mė shpesh, humbja e kujtesės, lind pas moshės 65-vjeēare. Pėrqindja e popullsisė qė preket nė kėtė moshė ėshtė rreth 10 %. Pas kėsaj moshe, pėrqindja e popullsisė qė preket rritet 2% ēdo vit, pėr tė arritur rreth 50% nė moshėn 85-vjeēare. Sipas specialistėve, sėmundja ka raste qė lind edhe para moshės 65-vjeēare, por kėto raste janė tė rralla dhe karakterizohen nga histori tė veēanta. P.sh. pacienti mund tė jetė me sindromėn Down. Probabiliteti i kėtyre pacienteve me Down, pėr tu sėmurė edhe me alzheimer pas moshės 40-vjecare rritet shumė. Sindroma e Alzheimerit nuk varet nga vendi ku personi jeton. Pėrqindjet e popullsisė qė kap, janė tė njėjta pothuajse nė gjithė botėn. Prandaj nė Shqipėri kėta pacientė janė nė proporcion me popullsinė tonė, po aq saē janė nė Itali, USA etj.
Simptomat
Simptoma me e njohur e kėsaj sėmundjeje, ėshtė harresa, por simptomat janė tė shumta. Zakonisht sėmundja fillon me harresa gjithmonė e mė tė mėdha, tė cilat nė fillim kanė karakter minimal dhe me kalimin e kohės bėhen gjithmonė e me shqetėsuese. Duhet pasur kujdes tė mos ngatėrrohen harresat normale me ato harresa qė pėrbėjnė sėmundje. P.sh. ėshtė harresė normale tė mos mbash mend ku ke parkuar makinėn nė parkingun e supermarketit, por ėshtė njė harresė patologjike tė kthehesh nė shtėpi pa makinė, sepse ke harruar qė kishe shkuar me makinė. Tė sėmurėt me Alzheimer kanė njė karakteristikė qė e bėn mė tė vėshtirė diagnostikimin e tyre. Nė pėrgjithėsi nuk e pranojnė kurrė se janė sėmurė. Prandaj pacientė tė tillė zakonisht vijnė tė shoqėruar nga ndonjė familjar. Bėjnė batuta pėr tė zhvlerėsuar pse janė nė spital dhe iu duket e ēuditshme se si p.sh. gruaja, ėshtė fiksuar qe ai ka probleme. Pra ndihen tėrėsisht nė rregull nė vetvete. Vetėm testet e ndryshme (tė cilat nė Shqipėri me siguri janė nė lindje e sipėr) mund tė nxjerrin nė pah deficitin e madh. Simptoma e dytė interesante e kėsaj sėmundje ėshtė anomia, pra mos gjetja e emrave dhe fjalėve gjatė diskutimeve. Kjo simptomė, nė fakt, pėrbėn simptomėn e dyte kryesore me tė cilėn Alzheimeri mund tė lindė. Nė ato pak raste qė sėmundja nuk fillon me harresa, ajo mė sė shumti fillon me probleme gjuhėsore. Sėmundja bėn qė me kalimin e kohės pacienti tė evitojė gjithmonė e mė shumė fjalėt qė nuk i gjen dot dhe tė pėrdorė sinonime dhe pėrshkrime tė gjata pėr gjėra qė kanė fjalėn e vet. Simptoma e tretė ėshtė ēorientimi kohor dhe hapėsinor. Ndodh qė kur pyet pacientė si kėta, nė ēfarė muaji jemi, mund t’ia fusė kot fare. E gjithė kjo, me normalitetin qė karakterizon gjithė eksperiencėn e pacientėve tė kėtij lloji. Simptoma tė tjera janė: humbja e kapacitetit tė gjykimit logjik, ndryshime tė ēuditshme tė humorit, ndryshim i personalitetit (kėtė e ve re mirė kush ka shumė vite qė jeton me personin), humbje e dėshirės dhe iniciativės pėr tė bėrė shumė gjėra. Nuk duhet ngatėrruar me rėnien e aktivitetit tė moshės sė plakur. Ėshtė krejt anormale qė njė i moshuar tė humbasė interesin pėr ēdo gjė.
Tė gjitha kėto simptoma lindin nė periudha tė ndryshme kohore dhe nuk kanė njė periudhė tė caktuar kohore. Ajo qė ėshtė mė e vazhdueshme nė tė gjithė rastet e sėmundjes, ėshtė fillimi me harresa, me probleme gjuhėsore ose me probleme tė detyrave tė thjeshta motore (zbėrthim i kėmishės etj).
Pse lind
Sot akoma nuk dihet pse vjen kjo sėmundje, por megjithatė janė hedhur hipoteza tė ndryshme: Sipas njė varianti thuhet qė lindja e sėmundjes ėshtė gjenetike; nė disa raste Alzheimeri pacientet kanė rezultuar me njė mutacion nė kromozomin 21. Ky kromozom ėshtė dhe ai qė shkakton sėmundjen Down, e cila vazhdon me Alzheimer pas moshės 40 vjeē. Shkencėtarėt mendojnė se sėmundja mund tė jetė edhe virale. Ata mendojnė se virusi hyn nga hundėt pėr tė kaluar nė receptorėt e erės e mė pas nė bulbet e erės (brenda trurit) e mė pas nė pjesėn mė tė madhe tė trurit. Kjo hipotezė mbėshtetet nė goditjen e disa pjesėve tė caktuar tė trurit ku shenjat e Alzhiemerit rezultojnė tė theksuara gjatė autopsisė neuro anatomike. Hipoteza e aluminit: Nė trurin e pacienteve janė gjetur nivele tė larta alumini. Gjithashtu disa kripėra alumini tė vendosura nė koren e trurit tė disa kafshėve kanė krijuar matėsa neurofibrillare .
Sistemi imunitar prodhon antitrupa pėr sėmundjeSipas specialistėve tė kėsaj fushe, sistemi imunitar nė njė periudhė tė caktuar tė jetės fillon tė prodhojė antikorpe qė shkatėrrojnė neuronet qė pėrdorin si neurotrasmetitor acetilcolinen. Zakonisht truri ėshtė komplet i izoluar nga substancat qė kalojnė nė gjak. Ēdo enė gjaku qė shkon nė tru vishet me degėzimet e qelizave gliale, tė cilat lejojnė kalimin e substancave tė caktuara dhe nuk lenė tė kalojnė pjesa mė e madhe e substancave dhe agjentėve patogjene. Kjo hipotezė hedh idenė e njė kolapsi tė barrierės, e cila fillon tė mos punojė si mė parė, duke lėnė tė kalojnė agjentė patogjenė toksikė qė vdesin neuronet.
Shenjat e semundjes1-Memoria humbet ēo ditė e mė shumė
2-Personi ka probleme gjuhėsore (harron fjalėt pėrkatėse dhe pėrdor tė tjera nė vend tė falės sė duhur)
3-Pjesėn mė tė madhe tė kohės ėshtė konfuz
4- Gjėrat e reja i mban mend me shumė vėshtirėsi
5-Mund tė ketė konfiguracione (nuk di tė bėjė llogaritė)
6-Nuk arrin tė shkruajė normal
7-Mezi lexon
8-Ka vėshtirėsi nė veshjen e rrobave tė trupit
9- Me kalimin e kohės pacienti humb interesin nė gjėrat qė e rrethojnė dhe bėhet tėrėsisht konfuz.
10-Mund tė ketė dhe halucinacione, probleme me urinimin dhe jashtėqitjen (inkontinencė).
11-Nė fund fare, pacienti humbet edhe kontrollin e trupit tė vet thuajse nė ēdo aspekt.
Humbja kujtesės
Asnje diagnoze e sigurt pėr sėmundjen
Deri me sot nuk ekziston njė diagnoze e sigurt. Pothuajse tė gjithė doktorėt nė vendet perėndimore nuk diagnostikojnė asnjė pacient qė vuan nga humbja e kujtesės. E vetmja siguri se sėmundja ėshtė pikėrisht ajo, merret pas vdekjes, me njė autopsi tė trurit. Eshtė shumė i rėndėsishėm diagnostikimi.
Simptomat shfaqen njė nga njė gjatė viteve
Simptomat e sėmundjes nuk janė akute, por zhvillohen avash-avash me kalimin e kohės. Kjo bėn qė familjaret mos ta vėnė re sėmundjen dhe tė justifikojnė ēdo gjė me moshėn e thyer. Nė Shqipėri kur personat arrijnė nė dyert e spitalit, sėmundja do jetė shumė mė e avancuar.
Bioimazhet, edhe nė Shqipėri hyn teknologjia
Nja faktor tjetėr i rėndėsishėm janė bioimazhet. Nė Shqipėri kėto kanė hyrė vetėm vitet e fundit. Zakonisht truri i kėtyre pacienteve mund tė jetė pak i atrofizuar dhe kjo duket me rezonancė magnetike. Kjo metodė e tregon trurin shumė qartė. Deri mė sot ekziston vetėm njė aparat qė mund ta bėjė kėtė nė Shqipėri.
Pėrgatiti: Blerina KACA
"Carpe Diem"
Mund te lexosh dhe linkun me poshte,nje teme e hapur nga Shigjeta...
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=41491
"Carpe Diem"
Ktu ku jam une...njoh nje ēun rreth 30 vjeē qe e ka...jo shqiptar...dhe eshte duke ndjekur i kure eksperimentale me nje qender kerkimore te universitetit.I kane thene qe eksperimenti i kures do zgjasi 6 vjet...edhe ky pranoi sepse per fat te keq njeriu eshte i detyruar ti tentoje te gjitha menyrat.
futi hashash dhe iken skleroza nga sikleti
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt