Ne shoqerine tone njerezit kane personalitete dhe karaktere te ndryshem,kane jete te ndryshme,vuajtje te ndryshme,gezime te ndryshme.
Shpeshehere nje njeri i ashtuquajtur ne boten tone "i dobet" justifikohet me mendimin se ka nje zemer te madhe dhe ndoshta mendon qe dikush me karakter te forte ka nje zemer me te vogel!
Dhe po te llogjikojme ose te analizojme me thelle ne jeten e tyre dalim me mendimin se zemra e madhe jepet te te dyja kategorite,pora ama ata te "fortet" e perdorin me llogjike dhe te dobetit per tu ndjere te forte ose per te qene te perkrahur nga te tjeret!
Me ka hasur ne kete forum te shikoj njerez te ndryshem dhe kam kuptuar shumicen e tyre,kam ndjere dobesite e tyre,forcen e tyre,kam mesuar nga ata qe quaj me personalitet te "forte" dhe kam menduar qe sa e padrejte ishte jeta pasi keta njerez nuk dine ēdo te thote vuajtja!
Por jam gabuar!Edhe ata jane zhgenjyer dhe pesimi u ka sherbyer si mesim dhe jane zgjuar ne kohe dhe i kane dol zot vetes se tyre pasi askush tjeter nuk mund ta bente per ta!Dhe i kane hedhur vetes ndoshta nje lekure siper qe i ben pak me te eger se te tjeret ose me te rrepte,por ne brendesi te tyre kane ate zemren e madhe qe nuk duan qe ta bejne me te vuaj,pasi kane fituar besimin dhe respektin ndaj vetes se tyre dhe kane imponuar njeriun qe jane te tjetri,pa ju nenshtruar dhe me te drejta te barabarta!
Dhe ka ende ata ne te cilet bej pjese edhe une vete,per te cilet zgjimi eshte i vonuar ose nuk behet kurre me!Dikur me thonin shume persona me anen e mp qe isha nje femer e forte,por ne te vertete jane gabuar,teper!
Shume nga ne vuajne qe ne femijeri,prinder te ndare,femijeri te humbur,adoleshence te humbur,kane pare fatkeqesite dhe rritur per fat te keq para kohe.Vite me pare mendoja se do forcohesha me kalimin e kohes dhe shikoj qe sa me shume koha kalon aq shume dobesohem dhe jam munduar me ēdo kusht te imponoja dashurine,qofte ne miqesi,qofte ne dashuri!
Kam dhene shume dhe jam munduar te marr ate qe kam dhene,biles kam dhene shume me teper se ēduhej pikerisht qe te duhesha,pikerisht qe te tregoja qe kisha nevoje per dashurine e miqve,dhe per dashurine e personit qe doja.
Dhe gjithe jeta ime ka qene nje zhgenim dhe tani me duket sikur ēdo gje ka mbaruar,sikur nuk do kem me forcen kurre per tu kthyer mbrapa dhe per te marre vete ne dore timonin e jetes.
Kam arritur te denoj veten,jeten time,kam hedhur poshte miqte e vertete dhe kam afruar ata qe nuk duhej,kam dashur persona qe nuk me kane dashur,kam ulur veten time per hir te dashurise,kam dhene shpirtin dhe nuk kam menduar fare per veten,kam arritur te dua dike me teper se veten dhe gjithmone, si gjithmone, urryer veten!
Eshte dobesi te shkruash ketu,por edhe sa mire ndehem kur hapem,pasi ēlirohem,sado qe shume prej jush mund te me gjykojne per keq,po ja qe kjo jam!
Kam pare disa ketu me nje karakter nga i cili do te doja te merrja edhe une pak,do te doja dhe ne debate me ta kam kuptuar ate qe nuk kam dashur ta pranoja kurre deri tani.....Qe nuk dua veten dhe duke qene e tille nuk mund te me doje askush dhe nuk mund te gjeja dashurine e vertete,ate dashuri qe une kam enderruar dhe qe vazhdoj ti besoj!
Respekti ndaj vetes,dashuria ndaj vetes....kjo me mungon!
Dhe hapa nje teme,kete teme,ku do te doja te ndaja mendimet dhe opinionet tuaja dhe te merrnim mesim ndoshta nga njeri tjetri!
Lind pyetja....
Si mund te rifitojme respektin,si mund te duam veten?
Si mund te mposhtim ndjenjen e inferioritetit qe ndjejme ndaj te tjereve?
Respekte
Krijoni Kontakt