Kjo pra eshte dhe linja e partise, qe ta kundershtosh do te thote vdekje
Lidhja perbente vetem mysliman shqiptar nuk kishte as ortodoks as katolik, lidhja luftonte qe shqiperia te ishte pjese e perandorise (jo per nje shqiperi te pavarur).
Me poshte do gjeshe 'manifeston' e Lidhjes, se cfare karakteri ka pasur gjeje ti vet.
1. Lidhja jonė ėshtė forumar me qėllim qė tė mos njohė asnjė qeveri tjetėr pėrveē
Perandorisė Osmane dhe tė mbrojė integritetin tokėsor me tė gjithė mjetet
2. Qėllimi ynė i lart ėshtė tė mbrojmė tė drejtėn e lartmadhėrisė sė tij sulltanit,
sovranit tonė. Nė do quajmė armiq tė kombit (osman) dhe atdheut tė gjithė ata qė
kundėrshtojnė dhe prishin qetėsinė, ata qė dobėsojnė qeverinė dhe
bashkėpunėtorėt e tyre. Nė rast se turbulluesit nuk heqin dorė do i dėbojmė jashtė
shtetit
3. Ata delegatė tė krahinave tė tjera qė duan tė hynė nė Lidhjen tonė do i pranojmė
me gėzim dhe regjistrojmė si miq tė qeverisė dhe vendit
4. Nė bazė tė Sheriatit do tė mbrojmė jetėn, pasurinė dhe nderin edhe tė atyre qė nuk
janė muhamedanė, por janė besnikė, tamam si pėr veten tonė. Ndėrsa kryengritėsit
do ti dėnojmė sipas fajit.
5. Tė gjitha shpenzimet pėr luftėtarėt qė do tė mbledhin krahinat do tė rregullohen
dhe perballohen nė bazė tė dispozitave qė do japim. Ndihmat qė do na vinė nga
jashtė do ti pranojmė me kėnaqėsi.
6. Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmė nė asnjė mėnyrė fuqitė
e huaja nė tokat tona.
Ne nuk do tė njohim nė asnjė mėnyrė Bullgarinė dhe as duam tia dėgjojmė emrin;
edhe Serbia nė rast se nuk na i dorėzon tokat me tė mirė qė na ka marrė, do tėdėrgojmė kundėr saj njė fuqi dhe tia marrim me pushkė. Edhe kundėr Malit tė Zi do
veprojmė nė tė njėjtėn mėnyrė.
7. Bashkatdhetarėve besnikė tė qeverisė qė kanė hyrė nė Lidhjen tonė do ti japim
dorėn dhe ndihmojmė sipas mundėsisė.
8. Nė rast se njė krahinė ka probleme pėr tė zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti
shkojnė nė ndihmė
9. Kushdo qė del nga Lidhja jonė, Zot na ruaj! Kushdo qė spiunon, dhe vepron sipas
qejfit dhe dėgjon urdhėrat e tė parėve do tė marrė dėnimin qė meriton.
10. Asnjė vendas i kujtdo krahine qė do me dalė nga Lidhja, i ēfarėdo feje qoftė nuk
do lejohet tė shkojė as nė Serbi e as nė Mal tė Zi. Nė rast se shkon do njihet si
spiun dhe dėnohet.
11. Kushdo qė ka vėnė nė dispozicion tė Lidhjes diēka dhe i shmanget detyrimit,
sdėgjon urdhėrat, sillet brutalisht apo bėn ndonjė ēnderim do tė dėnohet sipas
fajit.
12. Dėrgimi i fuqive, thirrja dhe pėrdorimi i tyre do tė bėhet sipas udhėzimeve tė
pėrpiluara.
13. Pėr tė zbatuar kėto nene do ti jepet rėndėsi korespondencės.
14. Ėshtė rėnė dakort qė qeveria nuk do hyjė nė punėt e Lidhjes dhe as Lidhja nė
punėt e saj; pėrndryshe ky do shihet si cėnim i tė drejtės.
15. Njė kopje i kėtij vendimi do i paraqitet ēdo krahine dhe qyteti.
16. Nė bazė tė besės sė lidhur nga burrat e patrembur tė Shqipėrisė sė Veriut, Jugut
dhe Bosnjes, tė atyre qė kur kanė lindur nuk kanė njohur tjetėr zanat por pushkėn
dhe qė pėr Din, Devlet dhe Vatan japin jetėn, kanė zgjedhur Prizrenin si kryeqytet
tė Lidhjes. 26
Krijoni Kontakt