Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945

    Ndikimi i demokracisë në kriminalitet, pozitiv apo negativ?

    Mora shkas nga kjo 'cmenduri amerikane':

    The United States has the highest documented incarceration rate and total prison population in the world and by far the highest figures among democratic, developed nations: in 2006, 750 out of every 100,000 Americans were jailed during the year....

    Pra 750 amerikane ne cdo 100 mije shohin burgun me sy cdo vit...
    Nese shqiptaret e shqiperise llogariten 4 milione dhe ne kemi nivelin amerikan i bie 30 mije shqiptare neper burgje....

    Shoqeria amerikane qe mbahet si shoqeria me demokratike ne bote, si ka mundesi qe ka nje nivel kaq te tmerrshem krimesh,pasi edhe ne statistikat per vrasje ne cdo 100 mije banore amerika mbante vendin e 2-te ne bote pas Rusise?

    Mendoni se demokracia nxit direkt apo indirekt kriminalitetin apo mendoni se demokracia e ul kriminalitetin e nje shoqerie?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyj-Njeriu : 27-01-2008 më 07:51
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ndikimi i demokracise ne kriminalitet, eshte negativ,
    Kam pikepamje ekstreme ne lidhje me krimin, vrasje=burgim te perjetshem,
    vjedhje=20 vjet burg(sa per nje vrasje tani)
    leqe ligji ne demokraci me zor zbatohet, gjoja per hir te te drejtave te njeriut.
    Duhet diktature me krimin.
    A kishte kaq krime ne diktature? Vetem kete te mire kishte ai sistem, nuk kishte gangsterra se
    gangsterr ishte shteti.

  3. #3
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    varet se si menaxhohet kjo demokraci !!!edhe ne vendet skandinave demokraci eshte por ama jane me pak banore plus qe me thene te drejten mua me ngjan sikur funksionon me mire demokracia !!! e kam fjalen per suedi danimarke norvegji !!! nuk e di sa i sakte jam por kshu me ngjan mua !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #4
    Amerika ka shume imigrante dhe shume prej tyre jane dhe shtresat me te ulete ne vendet e tyre. Gjithashtu miliona jane ilegale. Nje pjese e mire e ketyre shtresave sigurisht qe ngrene kriminalitetin.

    Pastaj dhe shumellojshemria e popullit shton numrin e krimeve raciste.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    varet se si menaxhohet kjo demokraci !!!edhe ne vendet skandinave demokraci eshte por ama jane me pak banore plus qe me thene te drejten mua me ngjan sikur funksionon me mire demokracia !!! e kam fjalen per suedi danimarke norvegji !!! nuk e di sa i sakte jam por kshu me ngjan mua !!!
    ata jane bote me vete, e kane ne gjak demokracine, thjeshtesine.
    Ata eshte me mire te mos i marrim parasysh kur flasim per njerezimin, sepse jane ajka e shoqerise njerezore.

  6. #6
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    ata jane bote me vete, e kane ne gjak demokracine, thjeshtesine.
    Ata eshte me mire te mos i marrim parasysh kur flasim per njerezimin, sepse jane ajka e shoqerise njerezore.
    prandaj mora ato vende si shembuj !!! por jane edhe disa arsye te tjera qe sic e shpjegoi parafolesi para teje xfiles !!! ka te bejne edhe emigrantet kushtet e jeteses banoret sa milion jane ne nje vend !!! rracat e ndryshme !!! etj etj !!! pra nje ser faktoresh !!!megjithate ka edhe efekt pozitiv edhe efekt negativ demokracioa per krimet !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  7. #7
    amerikanet kur shifen ne teresi si popull jane pa konstrukt moral, pikerisht sepse jane rremuje biologjike dhe vijn nga te kaluara te ndryshme kulturore-biologjike. "historia e perbashket" e tyre eshte minimale, pranej lindi atje levizja e njohur e fondamentalizmit, sepse duke ndi mungesen e shpirtit kombetar jane bo telef me e kompensu me moral fetar, gjo qe eshte shume e veshtire me nji vend qe eshte ngrit per arsye kolonie ekonomike me ndermarrje dhe kontrata, ne baze te idealit te parase. dmth jane rremuje ne pergjithesi. shumicen e zbulusve, te shpikesve etj dhe arritjeve shkencore i kane prej importi nga evropa dhe evropianet. e vetmja gje qe ecen mire ne amerike eshte bursa - dhe kur kjo s'ecen mire, bejne lufte ose vrasin veten.

  8. #8
    Fakti qe kam rreth 9 vjet qe po jetoj ne USA me ka bere qe te jem pjese e jetes amerikane dhe t'i shoh nga afer keto fenomene. Duhet te kuptojme dicka qe Amerika eshte vendi me heterogjen qe mund te gjesh ne cdo aspekt: shoqeror, ekonomik, shkollor, racist, etj.......etj..... Ketu ke si shkencetaret me te mire ne bote, ashtu edhe me analfabetet e botes, apo njerez qe akoma jetojne ne amish communities si ne kohen e President Lincoln. Ketu ke si billioneret me te medhenj te botes, ashtu edhe amerikane qe kane lindur ketu dhe jane ne public aid, pra me ndihme nga shteti, dhe jetojne akoma ne projects, ose apartamente qe paguhen nga shteti. Po ashtu edhe emigrantet nuk ndihmojne sepse jo te gjithe vijne ne kete vend per nje jete me te mire. Pra me kete doja te thoja qe krimet ketu ndodhin per shkaqe nga me te ndryshmet. Fatkeqesia e ligjeve dhe e demokracise amerikane eshte se mund te gjesh shume te meta dhe boshlleqe ne keto ligje, gje qe avokatet dhe amerikanet ketu dine shume mire t'i perdorin ne avantazh te tyre. Ne Chicago psh ishte nje ngjarje kur mamaja mbyti tre femijet e saj ne vaske me uje, 4,2,1 vjec, shkoi i vuri zjarren aneksit dhe po rrinte po pinte cigare ne ballkon dhe policia u lajmerua nga komshinjet per punen e zjarrit. Kur shkoi ambulanca thjesht po kontrollonte se mos kishte ndonje njeri neper dhoma ta shpetonin nga zjarri kur gjeten femijet te mbytur ne vaske dhe e ema nuk u tha asgje. Kam ndodhur ne Emergency Room kur sollen gocen 3 vjec dhe nuk kishte gje me te dhimbshme te shikoje gjithe stafin ne ate ER te qante duke filluar qe nga doktoresha, nje vajze e re qe nuk mund te bente dote femije dhe kur po e shokonte ta kthente ne jete thoshte te lutem jeto se do te bej vajzen time. ufffffff......u zgjata kaq shume per te thene qe ajo mama tani eshte e lire, sepse avokatet e saj arriten te perdornin gjoja faktin qe kur ajo vrau femijet nuk ishte ne gjendje te sakte mendore dhe nuk e beri me paramendim. Ajo femer qe nuk mund t'i therras as "nene" duhej t'i pritej mishi me gersher sepse ajo jo vetem qe ishte tamam nga mendja sepse paramedics biseduan me ate dhe ajo ishte mese normal, por nuk nxirrte asnje pike loti. Po ashtu ketu kane njerez te cilet kane bere nga 20 vjet burg per nje krim qe nuk kane bere dhe tani dalin te pafajshem per shkak te zbulimeve me ADN dhe marrin me milliona e milliona dollare, leke qe merren nga ceqet e njerezve te tjere.

    Pra, demokracia ka te mirat dhe te metat e saj, por fatkeqesisht ne USA anet negative ja kane me teper se kaluar aneve pozitive dhe kjo eshte me te vertet per te ardhur keq.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Shoqeria amerikane qe mbahet si shoqeria me demokratike ne bote, si ka mundesi qe ka nje nivel kaq te tmerrshem krimesh, pasi edhe ne statistikat per vrasje ne cdo 100 mije banore amerika mbante vendin e 2-te ne bote pas Rusise?
    Niveli i kriminalitetit te nje vendi nuk varet vetem nga sistemi politik perkates, por nga shume faktore te tjere. Meqenese ti e cileson 'cmenduri amerikane', atehere eshte e vendit te behet nje krahasim relativ me sisteme te tjera, ne kohe, per shembull. Marrim sistemin anti-demokratik. Niveli i kriminalitetit ne nje vend jo-demokratik eshte ne shumicen e kohes nje kriminalitet politik, ku "nje vdekje eshte tragjike, per nje milion eshte statistike". Ne kete rast, mund te konstrastojme perqindjen e kriminalitetit sistemor te nje vendi jo-demokratik me ate te nje vendi demokratik. Me ane te kesaj dua te them se nuk perben nje argument logjik (por nje falsitet) cilesimi si "cmenduri amerikane" e nje shifre te tille, duke u ushqyer nga epitezimet negative qe i vendosen sistemeve demokratike. Sigurisht qe statistika 0.75% e amerikaneve te burgosur ne vit eshte me e ulet se sa ndonje perqindje e "cmendurise sovjetike" ne vit.

    Mendoni se demokracia nxit direkt apo indirekt kriminalitetin apo mendoni se demokracia e ul kriminalitetin e nje shoqerie?
    Nuk mendoj keshtu. Kriminaliteti eshte pasoje e natyres njerezore, sic ka thene edhe Lombrosa. Krime nuk ka vetem ne vendet demokratike, por ne cdo vend te botes. Krime ka patur historikisht, ne cdo sistem, te cdo vendi te botes. Krimet nuk jane nxitur nga sistemi demokratik e as nga ndonje sistem tjeter, por nga mahnia e qenies njerezore, nga vete natyra e tyre. Asnje sistem nuk eshte themeluar per te nxitur krime, e asnje sistem nuk eshte rezultuar te krijoje efekte kriminale. Por, ortodoksia e sistemeve eshte ndryshe nga ortopraksia e tyre, dhe ti nisesh nga kjo e fundit qe ngre nje pyetje te tille. Sa per pergjigje, por e riperseris se krimi eshte pjese e natyres njerezore.

    Se fundi, nuk e di sa e njeh teorine e probabilitetit e te statistikes, por po te jap nje aluzion te rendesishem. Kur perpilohet nje korrelacion midis dy ose me shume variablave dhe nxirret nje shifer ne fund fare qe tregon se sa te korreluara ato variabla jane, atehere ajo shifer nuk do te thote se ato variable shkaktojne njera tjetren. Ajo shifer tregon thjeshte se ato variable kane nje fare nderlidhjeje me njera tjetren. Pra, nese krimi me demokracine kane korrelacion, kjo nuk do te thote se demokracia shkakton krimin (apo anasjelltas). Kjo do te thote se krimi me demokracine mund te kene nje fare korrelacioni, por jo domosdoshmerisht shkakesi .

  10. #10
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    po fajet per gjendjen ne cdo vend e ka sistemi politik qe nuk i pergjigjet gjendjes... keshtu qe vijme prape ke fjalet e hyjnjeriut ne fillim te temes, se ne amerike demokracia eshte faktori kryesor ne krim, perderisa ajo qeveris dhe ajo i ka pergjegjesite qe s'e ndalon dot

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Paradigma e Shqiptarit negativ
    Nga RaPSouL në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2010, 00:26
  2. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Roli i familjes gjatë socializimit politik
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 17-01-2006, 12:22
  4. Komunikimi pozitiv dhe negativ me njerëzit
    Nga Albo në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 18-02-2005, 20:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •