Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI :


    PĖR N E



    Pėr ne s'u dhan alarme tė nisemi
    as drekė e darkė s'u shtrua

    Pėr ne as kodra e male s'u ulėn
    as ura s'kishėn lumenjtė qė kaluam

    Pėr ne betejat nuk ishin valle tė dasmave
    as ėndėrra joshėse tė mėngjesit

    Pėr ne u gatua vdekja nėpėr bomba
    dhe errėsira - qė ia shkyem armikut
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  2. #32
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI :


    PO VIJNĖ ! PO VIJNĖ !

    Po vijnė krushqit - kolonė!
    Pėrse troku s'trokėllin ?

    Rreth malit - pa jehonė -
    diēka nė shpirt u ngrin !

    Kokėn poshtė! Ecin rėndė !
    S'prin ēaushi! S'ka bajrak !

    Turfullijnė! Kėrcėnojnė me dhėmbė!
    Nė gjuh' e buzė u shpėrthen gjak!

    - Ikėn kohėrat ! E marrtė djalli!
    Faqezeza turpėroi !

    - Nė gėzim dasmė: Ēysh ngjalli !
    Dritė e kėngė - errėsoj !

    Ngrijnė kėmbėt ! S'luhet valle !
    As pėr hė ! S'u tund shamia!

    Ecėn krushqit ngarkuar me halle:
    - E vdekur - u shfaqej mblesėria !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  3. #33
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI :


    PARADOKS



    ...dhe i ngjanim njėri tjetrit
    nė shpirt e zemėr ndrydhėm -
    porosi tė pathėna,
    njėmijė herė tė kėputura
    nga bebėzat e syrit -
    tė pėrlotur si strall !

    Kushedi pėrse than :
    - Ngjajnė nė rreth pakuptimesh !

    Atėbotė vinin mes nesh
    dhe iknin pa lamtumirė
    njė humbėtire pa cak, pa shtigje
    tė gjenin shpresa tė reja!

    Mikja ime prej lotėsh dhe lutjesh :
    Duarkryq nuk qėndruam !

    Atėbotė i ngrysėn stinėt tona
    dhe kthimit tonė nė njė - i bėnė varr
    tė ndahemi pėrgjithmonė!

    Pėrse e prisnim atė ditė
    qė lirilind nga hallet e shpresat,
    udhėndarjet ia hapėn !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  4. #34
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI :


    SĖPAKU NJĖ LULE


    Diēka e ngrysur hedh valle nė shpirt
    parafytyrim i trisht nė objektiv !

    Ti zgjohesh e zbehur, e dėrmuar
    unė sytė e qiellit kundroj !

    Pranverė t'i them stinės apo si ?

    Sėpaku njė lule tė mbesė pa pėrcėlluar !
    Nga vesa ! Oh! Ēfarė shungullimi!

    Diēka e kobshme nė kraharorė na ndryn
    diēka ! Gjakun tonė pėrpin !

    Ma mirė tė vdesim pa lindur ne ?

    Edhe njėherė vdekjes nofullat t'ia thyejmė!
    Blerimi - le tė mbesė njė lule gjaku !

    Nga kthetrat - ganecėve t'ua rrėmbejmė :
    Lirinė ! Tė shtohet konaku !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  5. #35
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI :


    NĖPĖR KOHĖRA KAM MENDIMET


    Tė gjitha shikimet u derdhėn
    u derdhėn diku mendimet,
    dhe kohėrat nė radhė erdhėn
    siē vijnė befas pikėllimet !

    -Janė djaj ! Thash nė heshtje
    por, mendimet mė kapluan!
    Ndaj rashė siē thonė : Nė ndeshje!
    - Mbi ne vetėtėtima u shkarkuan !

    Po ne ! Si mundėm tė jemi ?
    Po ne ! Si duhej tė mbahemi ?
    Kjo pyetje e qartė ėshtė ! T'i themi!
    Kėsaj pyetje kurrė s'mund t'i ndahemi !

    Atėherė si tė hiqem i qetė,
    kur nė kohėra kam mendimet!
    I t'holloj si gjyshja njė petė -
    pėr tė mbledhur nė sofėr agimet !

    Atėherė ! Po duan le tė thonė :
    - U linde dhe u rrite nė zjarrm !
    Po ! U grinda netėve: Vonė! Vonė !
    Dashuria...! Mė shpalli alarm !


    P.S. Ky cikėl ėshtė shkruar nė prill 1978
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    U mundova te vecoja me te pelqyeshmen poezi per ta cituar, por u ngaterrova rruges se kerkimit mes bukurise se gjithe poezive. Urime poet.

  7. #37
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    Feneri,

    Vargu yt mė lėvrin ndėr gjak, duke filluar nga pėrkushtimi pėr Linditėn tek poezia e parė - njė klithmė mirėnjohjeje (aspak histerike) qė i tret largėsitė, pikėrisht nė pėrkorėsinė e saj.

    Veēoj "Lagja e Shekujve" - njė ndėrthurje e pėrkryer e folklorikes me modernen.

    Paē gjithnjė muzė tė mbarė!

    Rebele


    Ne kete distance kohe, te them se nga postimi i kesaj permbeledhjeje poetike, kurre nuk pata rastin ta lexoj vete. te falnderoj per vleresimin! Mbase ishte zhvendosje teme ne forum e nuk e gjeja dot!
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  8. #38
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Citim Postuar mė parė nga bili99 Lexo Postimin
    "Ne
    kerkimtare te fatit!
    ne udhekryqe
    thurem
    endrra mallengjimi"...............



    ..Ne mergimtaret endrra mallengjimi thurem per vehten !
    por,jemi vete endrra dhe shpresa e medhe e Vendlindjes!
    Rrofsh i nderuar Feneri, me pelqyen vargjet e mallit domethenes.

    me nderime,
    bili99

    Te pershendes me mall i nderuar bashkevendasi im Bili !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  9. #39
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    U mundova te vecoja me te pelqyeshmen poezi per ta cituar, por u ngaterrova rruges se kerkimit mes bukurise se gjithe poezive. Urime poet.


    Mondi, pos falnderimit dhe nje urate : Te te behet lapsi top per te shprehur ujvaren e frymezimeve !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  10. #40
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pershendetje! Me pergjegjesine me te madhe lexova krijimet e sjella te poetit te afirmuar Ferit Ramadani.Arsyja e pergjegjesise eshte vete krijimtaria serioze qe do nje lexim te sakte, per te ndjere shijen e saj.Me pelqen stili i te shkruajturit,filozofia e poezise ne ēdo poezi del e kompletuar.Perdorimi ne vendin e duhur te figurave letrare gje qe e lartesojne poezine dhe e ngejne ne pejdistal.Vėrtet kenaqesi me mjeshterine e perdorimit te vargut.Varg i perputhur e qendisur bukur ēdo germe.Nuk ngelet tjeter ē'far te them,por i drejtohem lexuesit mos e humbni kete kenaqesi qe u sjell poezia e F.Ramadanit,shijoeni dhe pastaj me gjykoni per kete thirrje qe ju bej.Poetit i uroj muze pa fund dhe shendet te mire per te na sjelle gjithmone krijime te tilla.Respekte.....

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Romanca nė vargjet e forumistėve..
    Nga ^AngeL^ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 12-12-2010, 13:32
  2. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  3. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40
  5. Vargjet janė si njerzit!........
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-03-2003, 13:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •