Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI :

    LAGJA E SH E K U J V E


    Buzėmbrėmja ra !
    Edhe njėherė xixat e shpresės llamburisin .

    Pėrrallėn pėr ujkun kryeplaku rrėfeu
    dhe nė kasolla blegėrima e qingjave -
    heshtjen e zgjonte nga mallėngjimi
    se lagja kurrė s'mbeti e shkretė !


    Analizat e gjata -
    tė ekspertėve mjekrroshė ,
    treguan se do tė vdesė ! Shfaroset !
    Nga sėmundja e radioaktivitetit iks
    nga klima polare !

    Banorėt do tė mbesin mumje
    reljefi - vend i shkretė !

    Kafkat qė do t'i gjenė nė shekuj
    do tė zgjojnė kurreshtje
    pėr shkencėn e mjekėsisė !

    Kronikanėt do ta sjellin shkaktarin
    ta njollosin vdekjen , paradoksin
    pėr vdekjen e njeriut - kipc i lagjės !

    Murnajat nė dritėn e rentgenėve
    do t'u shėmbėllejnė korrizorėve
    qė vdesin dhe ringjallen
    me tehun e thikės sė xhelatve,
    por kurrė s'pėrkulen dhe thyhen !

    Se : Shpirt marrin -
    nga era e pranverės,
    zė - nga kėnga e gjelit ,
    dhe , sėrish madhėshtore ,
    Lagja niset nė kujtime
    tė jetojė - ndėr shekuj !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  2. #22
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI :

    MATANĖ DETIT

    ( Arbėreshėve )

    Zemra piku gjak nė gjuhė
    gjuha gjak e fjalė
    i kaliti nė shekuj.

    Malet u tundėn
    e shqipja
    ruajti folenė -
    nė kep tė vullkanit,
    ku gjuha s'tretej -
    por ruhej,
    zemra trokit -
    dhe s'shuhej !


    Ēka s'ranė mbi kokat e tyre
    pėr tė fshirė gjak e gjuhė !
    Kot u munduan dhe shekujt e gjatė !

    -Jo!
    S'numėrojmė shekujt
    qė shkuan kaluar mbi ne
    kalojmė nė shekuj
    dhe hapat -
    viganė i kemi bėrė prore
    ruajmė porosinė Arbėrore,
    dhe tjetėr s'kemi ētė themi :

    Njė gjak e gjuhė jemi !

    Matanė detit
    i rreh zemra poetit !

    E botuar nė Jehona Nr.7 1977, Shkup
    Drita 16.04.1977 . Tiranė
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  3. #23
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI :

    UDHĖKRYQET

    (Mėrgimtarėve )


    Era fryente me tėrsėllimė
    nė gjoksin tonė
    tė hapur -
    buzėt e njoma i terte !


    Ecnim udhėkryqeve !


    Pas ngelėn shtėpitė
    me fushat qė bulzonin
    horizonte tė blerta !


    Pas ngeli lumi
    dhe ylberi,
    nė Kurorėn e shpirtit -
    nyja e dashurisė !


    Pas ngelėn ėndėrrat
    qė i thurrėm
    nė netėt e dimrit -
    tė gjata.


    Para nesh -
    kėrleshej tokė e huaj !


    Ne -
    kėrkimtarė tė fatit !
    Nė udhėkryqe,
    thurrėm -
    ėndėrra mallėngjimi !


    E botuar nė Jehona Nr.7, 1977, Shkup
    Drita 16.04.1977, Tiranė
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  4. #24
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    5.


    Si Tė Kuptohemi
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  5. #25
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI :


    SI TĖ KUPTOHEMI


    Si tė kuptohemi -
    pėr dėshirat qė nuk mund t'i shprehim
    akoma njė muzg
    bėn hije rrugės sonė
    dhe, ėndėrrat e lumturisė
    na i rrėmbejnė - furtunat !


    Si tė kuptohemi -
    me fjalė nuk shprehet aljo llavė e zjarrtė
    qė ec padukshėm nėpėr trup
    dhe na kthen nė amulli
    tė agimit tonė tė ashpėr
    agimit tonė tė gjakosur !


    Si tė kuptohemi -
    se dashuruam nė terr dhe dashurojmė -
    pa hile ! As lajka nuk pėrdorėm
    se s'kemi kohė pėr tė !
    Po ti thyejmė armiqt,
    dhe mblesėrinė,
    atėherė - kuptohemi pėr dashuri Ilirinė ...!

    E botuar mė 21.05.1978 nė Flaka , Shkup
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  6. #26
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Feneri,

    Vargu yt mė lėvrin ndėr gjak, duke filluar nga pėrkushtimi pėr Linditėn tek poezia e parė - njė klithmė mirėnjohjeje (aspak histerike) qė i tret largėsitė, pikėrisht nė pėrkorėsinė e saj.

    Veēoj "Lagja e Shekujve" - njė ndėrthurje e pėrkryer e folklorikes me modernen.

    Paē gjithnjė muzė tė mbarė!

    Rebele

  7. #27
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    "Ne
    kerkimtare te fatit!
    ne udhekryqe
    thurem
    endrra mallengjimi"...............



    ..Ne mergimtaret endrra mallengjimi thurem per vehten !
    por,jemi vete endrra dhe shpresa e medhe e Vendlindjes!
    Rrofsh i nderuar Feneri, me pelqyen vargjet e mallit domethenes.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 18-01-2008 mė 18:20
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #28
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI :









    EMRIN TĖND E RRĖMBEU DASHURIA
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  9. #29
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI :



    DH E...



    Dhe n'mė dalshin thinjat nė kokė -
    nėnės sime do t'i them : Nuk plakem !

    O zemėr e dashur - kalitur nė zjarre !


    Dhe n'mė zėnshin dhembjet njė nga njė
    motrave do t'u them : S'kam gjė !


    O filiza tė lindura nė tufan !


    Dhe n'mė rėnshin eshtrat mė nėntė varre -
    armiqėve do t'u them : Dilni nė mejdan !


    O djaj tė mallkuar nga gjiri ku pitė !

    Atėherė do tė shfaqem si Maja e Shqipes
    kokėn gjer nė qiell , krahėt si vigan!

    Do tė ketė liri, e s'do tė ketė tiran !
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

  10. #30
    Letersia Maska e feneri
    Anėtarėsuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Nė Kėrēovė
    Postime
    359
    Ferit RAMADANI:


    S I K U R...



    Sikur t'i kisha duart tė gjata
    do t'u pėrqafoja -
    O shpresat e mia tė ndrydhura -
    nė muzg ,
    dhe tufa tė blerta
    do t'u shpėrndaja agimit tė lirisė !


    Sikur t'i kisha sytė e shqiponjės
    e t'i lėshoja rrezet -
    O etjet e mia tė kallura -
    acareve tė robėrisė,
    dhe gjakun e trashėguar tė lirisė
    t'ia falja ēdo zemre !


    Sikur t'i kisha gjymtyrėt e lira
    ta shfaqja sekretin e fjalėve -
    O porosi tė mia ,
    amanet i grabitur tinėzisht,
    nė ėndėrrimet fatale -
    zezonėn - ta flakja pėrgjithmonė !


    Sikur tė kisha ēelsin e zemrave
    t'ua hap derėn pėllumbave
    tė dalin nga dallgėt e stuhishme tė kraharorit
    pa brigje,
    dhe gjarpėrinjve tė gjakut -
    t'ua ndrydhja trasetė e rritės sė kafshimit!
    Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Romanca nė vargjet e forumistėve..
    Nga ^AngeL^ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 12-12-2010, 13:32
  2. Kur “tė gjithė” i dhuronin vargje Enver Hoxhės
    Nga Coli-i-vogėl nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  3. Shqipėria pėrballė ndėrgjegjes sė gjymtuar tė saj
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40
  5. Vargjet janė si njerzit!........
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-03-2003, 13:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •