Statusi i Kosoves, Papa: Te merren parasysh kerkesat e te gjitha paleve
Papa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që mos marrë asnjë vendim të përshpejtuar në lidhje me cështjen delikate të Kosovës
“Edhe njëherë shpreh bindjen time se në përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës të kihet parasysh legjimiteti i kërkesave të palëve të përfshira dhe të garantohet siguria dhe respektimi i të drejtave të të gjithë atyre që jetojnë në atë tokë, në mënyrë që të largohet mundësia e dhunës dhe të forcohet stabiliteti europian”. Këtë ka deklaruar papa Benedikti XVI në diskutimin tradicional që mbahet në fillim të vitit para diplomatë të akredituar në Vatikan.
Papa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që mos marrë asnjë vendim të përshpejtuar në lidhje me cështjen delikate të Kosovës. Bëhet fjalë për një pozicion që Vatikani e ka shprehur edhe gjatë takimit që Papa Benedikti I 16-të ka pasur në dhjetor me presidentin Bamir Topi.
Ceshtja e Kosovës është një temë vecanërisht delikate për Selinë e Shenjtë: është e njohur në fakt mbështetja që Kisha Patriarkale Ortodokse e Moskës i ofron Kishës Ortodokse Serbe, e cila mban gjithmonë pozicione të forta kombëtare, ndaj Papa ka paralajmëruar kundër rrezikut të “efekteve të tjera” që mund të ketë një shpallje e mundshme e pavarësisë në mënyrë të njëanshme nga ana e Kosovës.
Pikërisht të dielën, Patriarku I Moskës, Alessio II, ka shprehur gadishmërinë e tij për t’u takuar me Papën, por me kusht që takimi të mos bëhet në Moskë dhe në Vatikan. Por tratativat për samitin historik janë ende delikate
balkanweb
Krijoni Kontakt