Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    "Lindorizma shqiptare" dhe mendimi juaj!

    PERĖNDIMOR APO LINDOR


    Lindorizma shqiptare ėshtė njė sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si ēdo sistem tjetėr jetese, me njė botėkuptim tė tijėn.

    Si mė tė parėn karakteristike tė lindorit shqiptar marrim proverbin e ēdo qelepirxhiu tė pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar i pret tė gjitha tė mirat pėr vete - qelepir - nga tė tjerėt; bota pėr tė ėshtė njė burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh tė cilėt ai i shfrytėzon me ēdo mėnyrė e metodė, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrė tė ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botės pranė nuk njeh kurrė lindori shqiptar. Pėrkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit tė pėrbashkėt dhe shoqėror dhe ia thith gjakun pa asnjė droje e kujdesje. Dhe nė vend qė tė turpėrohet pėr veprėn shkatėrrimtare tė veten, lindori shqiptar bėhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.

    Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipė qė t’i nxihet. Lindori shqiptar ėshtė i zoti pėr tė gjitha turpet. Shet babė e nane, besėn e nderin e vet, pėr mos me thanė: shpirtin e trupin e vet; vetem e pėrvetėm qė t’i shkojė kungulli mbi ujė. Idealet e lindorit shqiptar janė kolltuku e llokma; dhe pėr t’i siguruar vehtes kėto tė mira ai pėrdor ēdo mjet: bėhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, pėrparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortė me tė tjerė. Porse nė shpirtin e vet ėshtė Lindori kryekėput rrėnimtar, ėshtė shkatėrrues dhe bashkohet me tė tjerėt si ato ujqt qė vejnė sė bashku nė pre, por qė e shqyjnė shokun e vet kur dobėsohet apo plagoset udhės. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, tė ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar ėshtė atdhe pėr te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytėzon; dhe e shfrytezon pa pikė turpi, dhimbje e kujdesje.

    Ėshtė gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nėpėrmjet fesė mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma e jonė ėshtė njė dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah viti 740 e.s., do me thanė 600 vjet para se me shkelė turku nė Atdheun tonė,

    Shqipėria u bė province e Bizantit, nėn Leonin III. tė quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshėm u ngushtuan tė gjithė shqiptarėt me u nda nga kisha romake (perendimore) e me u fundos ndėr labirinthet e errta tė kishės bizantine (Lindore) tė atėherėshme. Por s’ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administrates bizantine, plot angth e myk, qė u pllakos si njė shpirtėr i zi, si njė hije murtaje mbi mbarė kombin shqiptar. Turqia ka qenė trashėgimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin, dhe kėsulja e kuqe - njė krijesė greko-bizantine - u pranua si njė simbol i atij trashėgimi.

    Se ē’don me thanė shpirt bizantin e di pothuaj secili qė ka lexuar ndopak fletėt e historisė sė kulturės. Mjafton tė pėrmendet se bizantizmi historik ėshtė po njėlloj me Lindorizmėn shqiptare qė u pėrshkrua mė lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lėngun asaj bizantizme shkatėrrimtare brenda 12 shekujve tė kaluar - qysh nga viti 740 - dhe ėshtė kalbur dalėngadalė nė trup e nė shpirt tė vet, duke iu shprishur kėsodore fuqitė e tij mė tė thjeshtat e mė fisnike bashkė-kombėtare. Shqiptari dikur ka pasur nje dashuri tė pėrvlueme dhe njė besim tė pafund ndaj Zotat e qiellit e tė tokės, ndaj vendit dhe trashigimit tė tė Parėve dhe ndaj vllezėrve tė vet shqiptare.

    Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike qė dridhen edhe sot nė amanetet e pluhurosura tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe ndėr sa e sa tradita malėsore-shqiptare lenė me kuptuar lartėsinė shpirtėrore dhe heroizmėn vetflijuese tė tė Parėve tonė dikur.

    Porse tė gjitha ato veti tė larta e bashkė-ndėrtuese shkuan dėm e huq nėpėr hejmin shkatėrrues tė bizantizmės. Sepse si nė mbarėshtrimin shoqėror e politik, d.m.th. ndėr marredhėniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u pėrhap shpirti bizantin si njė epidemi rrėnimtare dhe e deformoi karakterin e drejtė tė shqiptarit nė njė bollė amorfe. Si i tha nėnprefekti djalit tė ri qė po hynte rishtas kryetar komuneje: “Biro, ato qė ke mėsuar nė kurse e libra hidhi mėnjėanė. Po deshe tė jesh njė nepunės i mirė, tė lavdohesh dhe tė nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille vėrdallė nga njė ditė nė tjetren, deri sa tė mėrzitet dhe mos i kryej ndonjė punė”. Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja pėrmbahet vetėm ndėr veshje e mbathje evropjane, apo nė tė ndėjunit plot kotėsi nėpėr sallone, apo edhe me kryerjen e ndonjė detyre sa pėr formė e pėr tė rrėmbyer njė rrogė tė majme, etj. Perendimorja e vėrtetė tregohet pikėsepari nė kryerjen e njė detyre tė ndershme, fund e majė pėr hatėr tė asaj detyre dhe pa qenė i shtyrė nga zori, nga ndonje dėshirė e prujtun apo nga shkėlqimi i ndonje fitimi marerial. Bile perendimori i vėrtetė karakterizohet nga menyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra tė rėnda, jashtė detyrave tė zakonshme e tė domosdoshme. Heroizėm s’kerkohet prej askujt, porse lartėsia morale e njė perendimori matet me graden e vetmohimit dhe vetflijimit rreth nje ideje tė lartė, rreth nje ideje qė s’ka punė me kolltuqe apo llokma.

    Detyra e pėrditshme e njė perendimori ėshtė: Vepro gjithmonė nė njė mėnyrė tė atillė qė sjellja jote tė jetė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tė gjithė; sillu si njeri i butė me tė tjerėt, pa hile; pranoje, nderoje dhe ēmoje ēdo njeri pa qėllime dhe prapamendime lindore. Dhe kėto tė gjitha kėrkohen dhe detyrohen tek ēdo njeri i madh a i vogel, pasanik apo i varfėr, shkollar apo bilmez - jo nėpėr premtime materialiste apo friksime fetare, por vetem e pėrvetėm nė emėr tė njė njerėzimi tė lartėm, i cili mbėshtetet mbi ato tė drejta hyjnore qė kanė mbirė nė zemrėn e ēdo njeriu pak a shume normal. Dhe shpirti fisnik i njė perendimori ėshtė pikėrsiht ajo dhimbje mėshire dhe flijėplotė qė drejtohet kundrejt ēdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt ēdo njeriu fatmjerė, kundrejt ēdo populli varfanjak, e mė sė forti kundrejt kombit tė vet nė rrezik.

    Marre nga : Prof. Krist Maloki


    Cili eshte mendimi juaj mbi kete artikull?!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ky artikull nje eruditi te shquar sic ishte Krist Maloki, meriton te futet ne antologjite e edukates qytetare qe ne fillesat e formimit te nje adoleshenti shqiptar.
    Qe ne ate moshe nis dhe formohet orientalizmi i trasheguar shqiptar, nen ndikimin e mjedisit familjar dhe shoqeror.
    Shkrimi eshte teper aktual , jo vetem per shqiptaret, por per te gjithe ballkanasit europiane.
    Europiani ballkanas trashegon nje qendrim dyfytyresh!
    Qe nga ndarja e kesaj pjese te Europes, per shkaqe qe edhe sot e kesaj dite jane ne fuqi, nga pjesa tjeter e trungut, kemi nje "homos balcanicus" me nje qendrim dhe mendim te dyzuar.
    Vishet dhe ka pamjen e jashtme si ate te nje perendimori, ndersa ne brendesi mbart dhe shfaq sjellje dhe veprime anadollako-bizantine.

    Shpesh pyesin njerezit veten se pse ballkanasit (perfshire dhe shqiptaret) kane qene dhe jane me te suksesshem ne kushtet e shkollimit dhe te jetes ne Europen Perendimore se sa ne vendet e tyre.


    Pergjigjen me te sakte e jep shkrimi ne fjale!

    Per sa kohe qe nga brendesia nuk flaket trashegimia e erret dhe mizore anadollako-bizantine, per aq kohe do te zgjasin dhe problemet, konfliktet, mosmarreveshjet, konfliktet sociale, primitivizmat lokaliste, paragjykimet krahinore, keqadministrimi dhe administrata e tejkorruptuar, shteti i Maliqit dhe jo i ligjit, epersi e se keqes ndaj se mires, etj.

  3. #3
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    profesori e ka parasysh qe vlerat e Perendimit, sic identifikohen dhe pershkruhen pak a shume ne paragrafin e fundit, i kane fillimet e tyre (trashe trashe) te Lutheri e Kalvini?? dhe pjesa tjeter e Europes ato kohe nuk eshte se ishte ne ndonje faze orgazme perparimi. plus qe pershkrimi eshte historikisht i gabuar po kete le ta leme menjane duke patur parasysh qe po idealizon.
    keshtu qe para se te fusim dhe kete Malokun ne anthollogji mbase duhet te pyesim veten se sa mund te shpjegohet dhe analizohet (dhe ne fund te fundit dhe te krahasohet) nje botekuptim shekujsh ne 1 faqe e gjysem shkrim.
    natyrisht, une sjam profesor ndaj mund tja fut dhe p2rdhes ne keto qe shkruaj..
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ti thua qe historikisht eshte pershkrim i gabuar dhe jam dakort me ty qe shekujt nuk mundemi ti fusin ne nje faqe shkrim!
    Per mendimin tend sa mund te shpjegohet dhe analizohet...deri ku?
    E pranon qe nuk je profesor,po qe ta njohesh historine dhe ta analizosh nuk eshte e domosdoshme te jesh i tille!
    Do te doja opinionin tend..

    Respekte
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ky artikull nje eruditi te shquar sic ishte Krist Maloki, meriton te futet ne antologjite e edukates qytetare qe ne fillesat e formimit te nje adoleshenti shqiptar.
    Qe ne ate moshe nis dhe formohet orientalizmi i trasheguar shqiptar, nen ndikimin e mjedisit familjar dhe shoqeror.
    Shkrimi eshte teper aktual , jo vetem per shqiptaret, por per te gjithe ballkanasit europiane.
    Europiani ballkanas trashegon nje qendrim dyfytyresh!


    Shpesh pyesin njerezit veten se pse ballkanasit (perfshire dhe shqiptaret) kane qene dhe jane me te suksesshem ne kushtet e shkollimit dhe te jetes ne Europen Perendimore se sa ne vendet e tyre.


    Pergjigjen me te sakte e jep shkrimi ne fjale!

    Per sa kohe qe nga brendesia nuk flaket trashegimia e erret dhe mizore anadollako-bizantine, per aq kohe do te zgjasin dhe problemet, konfliktet, mosmarreveshjet, konfliktet sociale, primitivizmat lokaliste, paragjykimet krahinore, keqadministrimi dhe administrata e tejkorruptuar, shteti i Maliqit dhe jo i ligjit, epersi e se keqes ndaj se mires, etj.

    Shume pergjigje e drejte Dydrinas...
    "Carpe Diem"

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Clauss Lexo Postimin
    profesori e ka parasysh qe vlerat e Perendimit, sic identifikohen dhe pershkruhen pak a shume ne paragrafin e fundit, i kane fillimet e tyre (trashe trashe) te Lutheri e Kalvini?? dhe pjesa tjeter e Europes ato kohe nuk eshte se ishte ne ndonje faze orgazme perparimi. plus qe pershkrimi eshte historikisht i gabuar po kete le ta leme menjane duke patur parasysh qe po idealizon.
    keshtu qe para se te fusim dhe kete Malokun ne anthollogji mbase duhet te pyesim veten se sa mund te shpjegohet dhe analizohet (dhe ne fund te fundit dhe te krahasohet) nje botekuptim shekujsh ne 1 faqe e gjysem shkrim.
    natyrisht, une sjam profesor ndaj mund tja fut dhe p2rdhes ne keto qe shkruaj..
    Jo me shume se c'ia ka futur "profesori."

    Artikulli: Thjeshtezim mendimi, zhveshur teresisht nga faktet, mbuluar me petk injorace historike, ngjyrosur me njeanshmeri te theksuar bindjesh personale.

    Me tej, do duhen faqe te tera t'i analizosh mangesite.

Tema tė Ngjashme

  1. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  2. Pėrse na duhet Mendimi?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-11-2007, 14:09
  3. Mendimi juaj pėr veten dhe mendimi i tė tjerėve pėr ju
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 17:59
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Mendimi Ekstrem
    Nga green nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 18-11-2004, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •