I nderuar Syku, pavarėsisht nga kritikat e Domires apo kujtdo tjetėr, nė temėn qė kam hapur unė, shkruaj ashtu si tė pėlqen ty t'i shprehėsh ndjenjat, kujtimet apo dėshirat.
Edhe pse kėtu jemi nė njė forum tė respektuar dhe me shumė anėtarė, edhe pse nė mesin tonė mund tė kemi edhe akademikė me nofka, megjithatė nuk jemi nė ndonjė Akademi, ku njerėzit me emra dhe mbiemra shkruajnė kritika dhe japin mendimin e vet.
Kuptohet, kjo nuk dmth qė me kėtė ia mohoj ndokujt tė drejtėn e shprehjes dhe tė kritikės, por do tė dėshiroja qė kritika mos tė ndez "zjarre" tė panevojshme.
Faleminderit pėr mirėkuptim.
• Pėr postimin n° 100, do tė postoj njė sonet pa spleen (bardh e zi).
ARTI I DASHURISĖ
Ngadalė i afrohem shtėpisė afėr rrugės,
Dera gjysmė e hapur tashmė mė priste,
Nė prag tė saj, nė pėrqafim tė Muzės,
Buza mbi buzė me zjarr nisi t’rrėshqiste.
Nė majė tė gishtave me tundim ngjitej,
Pastaj lėshohej poshtė, ashtu lehtėsisht,
Mbi tė miat supe ... floku i saj pėrpėlitej,
E unė nishanet ia lėmoja butėsisht.
Na u bė i zakonshėm ky ritual,
Puthje mbi puthje kah shtrati u nisėm,
Vonė pasmesnate kandilin e fikėm.
Tė nesėrmen agimi zbardhi mė vonė,
Nata ia kish vjedhur ditės njė pjesė,
Pjalmuar ėmbėlsisht ... deri nė mėngjes.
Krijoni Kontakt