Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84

    Serbia e do Kosovën më shumë se sa Shqipëria..

    Pa dashur që të hyj thellë e më thellë historisë, do t'i cekë vetëm disa ngjarje me të cilat do të bëjë analizat bazuar në mendimet e mia..

    1912: Ismail Qemajli shpalli mëvetësinë e "Shqipërisë"

    një vepër e madhe, fatkeqësisht, me lëshime të mëdhaja! përse? Kosova si dhe krahinat tjera shqipëtare po digjeshin flakë, po okupoheshin nga fqinjët armik, ndërsa Ismail Qemajli bëri gjysëm pune duke pranuar kufijtë e PROPOZUARA nga fuqitë evropiane (shqipëria e sotme). do duheshte çliruar të gjitha tokat shqipëtare, PASTAJ të shpallëte mëvetësinë si fitues! kjo shpallje mëvetësie ishte thjeshtë kompromis dhe punë e lërë në gjysë!

    tani mund të shikojmë nga pikëpamja tjetër: qëllimi Ismail Qemajlit ishte që të siguronte një territor soveran shqipëtar, nga i cili do të koordinonte kthimin e tokave etnike tek shteti ëmë.. POR.. ushtria (shtetërore) shqipëtare nuk kaloj kufijtë e tyre artificiale. kështuqë na bën të rezultojmë se nuk kishte interes për tokat e veta shteti ëmë, ndërsa serbët mbanin pa asnjë frikë nën okupim ata toka, sepse u ballafaqoheshin "vetëm" me heronj të "vetëm" me grupe të vogëla apo thjeshtë me një familje, nuk kishin kërcënim nga nje ushtri e rregullt shtetërore!

    turku qëndroj 500 vjet në tokat shqipëtare, PAS 500 VJETËSH, doli një Ismajl Qemajli i cili shpalli mëvetësinë e një pjese të shqipërisë.. edhe sa Ismajl Qemajla na duhen tani? a vërtetë na duhen edhe 5 Ismajl Qemajla për të mëvetësuar tokat shqipëtare me radhë, a vërtetë kemi aq pak ndërgjegjje kombëtare që të lëmë tokat tona edhe 500 vjet tjera nën okupim?

    në Kosovë tani po duket se do të dal i pari nga ata 5 Ismajl Qemajlat të pritur.. POR.. çka do t'naj sjellë kjo?? siç e dimë në 1912 kur Ismajl Qemajli i atëhershëm shpalli mëvetësinë e shqipërise, rezultoj humbje tokash t'cilat mbaheshin nën okupim (dardania, malsia e madhe, ilirida dhe çamëria)!!

    Kosova shpallë pavarësinë..

    sot, kurë, nga pjesa e Kosovës (Dardanisë së coptuar), nën okupim është Mitrovica veriore, ku nuk ka institucione kosovare as UNMIK as KFOR por vetëm beograd! si dhe "Lugina e Preshevës" e cila gjendët akoma në kufinjët e serbisë. sikurse në 1912 që shpallja e mëvetësisë shqipëtare nga Ismajl Qemajli i atëhershëm rezultojë humbje tokash (SEPSE ISHIN AKOMA NËN OKUPIM) edhe shpallja pavarsisë të Kosovës nga Ismajl Qemajli i sotëm do të rezultojë humbje tokash!! nga 1912 gjerë më sot kanë kaluar pothuajse 100 vjet (do të arrijmë 100 vjetorin nga shtyrjet e "statusit").. pastaj të presim sërisht 100 vjet për një Ismail Qemajli tjetër?? JO!!!

    dhe ja, tani sërisht serbia kërcënon Shqipëtarët me luftë, për MBROJTJE TË TERRITORIT TË VET!! ku është nëna "Shqipëri" që të kërcënojë serbinë me luftë per MBROJTJE TË TROJEVE TË VETA dhe për MBROJTJE TË POPULLATËS SË VET??? d.t.th. serbia qenka gati të bëjë luftë për të mbrojtë një popullsi prej 200'000 mijë serbëve, ndërsa nëna Shqipëri dikur lejoj të masakrohet një shumë e tillë nga popullsia e saj, lejoj të përdhunohen 20'000 nga bijat e saj DHE po tregon veten të gatshme këtë ta lejojë dhe një herë!!

    TË MOS E PËRSËRISIM GABIMIN E 1912

    dëshmorët e UÇK-së, Ushtrisë ÇLIRIMTARE të Kosovës, derdhën gjakun për çlirim të trojeve SHQIPËTARE, dhe jo për "pavarsinë" e tyre apo copëtimin e dyfishtë të tyre! NUK RËNË ATA PËR NDARJE TË POPULLIT SHQIPËTAR, POR PËR BASHKIMIN E TIJ!!!!! u betuan nën flamurin SHQIPËTAR dhe jo nën flamurin "kosovar"!!

  2. #2
    O SA MIR ME QEN SHQIPTAR! Maska e Besnik.S
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Postime
    82
    cdo respekt

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Avni, e kuptoj qe mund te te duket keshtu sic ke shkruar me siper por nuk eshte ashtu.
    I.Qemali shpalli pavaresine e Shqiperise, dmth te asaj Shqiperie etnike qe kerkojme ne tani, atehere nuk kishte Kosove e Iliride, kishte vetem Shqiperi.
    Pastaj ne konferencen e Ambasadoreve ne Londer kjo pavaresi u rrezua poshte dhe u lejua qe e pavarur te jete vetem Shqiperia e sotshme.
    Qeveria e I.Qemailt u shpernda dhe kjo Shqiperi e mbetur u vu nen princ Vidin si protektorat i Fuqive te Medha.
    Te lutem lexo historine para se hidhen ne perfundime te nxituara.

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Z. Avni i keshilloj miqesisht te shikoje rrethanat historike te shpalljes se pavaresise. Dhe me tej te njohjes se asaj pavaresie nga Fuqite e Medha, pastaj te gykoj Ismail Qemalin. E kuptoj dhimbjen e tij, dhe i njoh plaget e kombit, por kjo s'do te thote te shtremberojme historine, apo te dalim me deklarata te tipit Serbia "e do" me shume Kosoven.

  5. #5
    O SA MIR ME QEN SHQIPTAR! Maska e Besnik.S
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Postime
    82
    avniu shihet qarte se eshte i revoltuar nga disa moskujdesje te Shqiperise ndaj ceshtjes kosovare, dhe ne disa vende mendoj se ka te drejte...
    shqiptaret e shqiperise (nuk flas per shumicen), sa kam aritur une te verej, jane shume me pak nacionalista sesa shqiptaret e kosoves, keta te fundit (shq.e kosoves) jane shume me unik kur eshte ne pyetje ceshtja kombetare...
    prandaj nje mesazh te te gjithe ne, nuk eshte aspak ne rregull qe ne momente te rendesishme si ky i kosoves, te konfrontohemi ne mendime, te japim replika te panevojshme etj etj... Ne jemi te gjithe shqiptare dhe pamvaresisht duhet te jemi unik ne ceshtje kombetare....
    pershendetje

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    së pari ju faleminderit për përgjigjjet tuaja.

    së dyti dua të definoj fjalën "e do": me titullin "serbia e do kosovën më shumë se sa shqipëria" thjeshtë kisha për qëllim të përballoj përpjekjet e sërbisë për mbajtjen nën okupim të territorit shqipëtar kundër përpjekjeve të shtetit shqipëri për t'ju kthyer tokat e saj, dhe këta përpjekje vertetë janë minimale.

    faktet flasin vetë. Ismajl Qemajlin askush nuk po e akuzon për punën e tij, ai ka bërë punë të madhe, MIRËPO, nuk mund t'i mbyllni sytë ndaj faktit që ajo ishte gjysëm pune. DHE ne si popull shqipëtar, nuk mund të jemi të fortë duke qenë të ndarë! pa unitet nuk kemi asnje shanc mbijetese si NJË popull, por do të ndahemi në shqipëtar, kosovar etj.. etj..

    poashtu fakt është se shqipëria nuk ndihmoj popullin e vet ne kosovë ashtu siç duhet mbrojtur populli nga ushtria.. por lejoj që ajo pjesë e shqipërisë të vetëorganizohet si UÇK dhe të quhet sot organizatë terroriste, seperatista, janë organizuar me para droge apo "njerëz me thasë në kokë".. po të kishte nderhy armata e shqipërisë në atë genocid do ta ndryshonte historinë ne favor tonin dhe sot do ta kishim të bërë një hap të madh!

    puna e Ismajl Qemajlit ishte e madhe, e cila kërkon respekt, dhe atë respektin e ka, si nga un ashtu edhe nga çdo shqiptar! por a don të thotë kjo se aty ku përfundoj Ismajli ne duhet te qëndrojmë? apo do kishte qenë më mirë të vazhdojmë punën?

    8 vite me radhë po themi "nuk është kështu, do të bëhet mirë" POR vëllezër e motra, a vërtetë mirë ju duket kjo që u bë brenda këtyre 8 viteve?

    të ndalemi pak këtu:

    Kosova nuk ka asnjë perspektivë mbijetese, sepse nga statusi i pazgjidhur nuk ka investorë, nuk ka lidhje në banken botërore.. vetëm një gjë ka, papunësi!

    NDËRSA: serbet akoma kanë mladicin dhe karadzicin të cilët mbrohen nga shteti, ka akoma kufoma dhe shumë falje për të kërkuar.. mirëpo prapseprap po i ofrohet një hyrje ne BE, edhe se jan kundërshtarët më të mdhenj të BE-se ata kanë perspektive më të afërt anëtarsimi sesa një shtet kosovar i cili po vallzon sipas fyllit të BE-se!

    me respekt.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Besnik.S Lexo Postimin
    shqiptaret e shqiperise (nuk flas per shumicen), sa kam aritur une te verej, jane shume me pak nacionalista sesa shqiptaret e kosoves, keta te fundit (shq.e kosoves) jane shume me unik kur eshte ne pyetje ceshtja kombetare...
    po eshte shume e vertete qe jemi me pak nacionalista, per faktin e thjeshte qe tek ne ka kohe te gjate pa lufte, kurse ne kosove ka qene e vazhdueshme.

  8. #8
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Besnik.S Lexo Postimin
    avniu shihet qarte se eshte i revoltuar nga disa moskujdesje te Shqiperise ndaj ceshtjes kosovare, dhe ne disa vende mendoj se ka te drejte...
    shqiptaret e shqiperise (nuk flas per shumicen), sa kam aritur une te verej, jane shume me pak nacionalista sesa shqiptaret e kosoves, keta te fundit (shq.e kosoves) jane shume me unik kur eshte ne pyetje ceshtja kombetare...
    prandaj nje mesazh te te gjithe ne, nuk eshte aspak ne rregull qe ne momente te rendesishme si ky i kosoves, te konfrontohemi ne mendime, te japim replika te panevojshme etj etj... Ne jemi te gjithe shqiptare dhe pamvaresisht duhet te jemi unik ne ceshtje kombetare....
    pershendetje
    Mire e ke ti Besnik, por ti thua beni si them une, mos beni sic bej une. Duke filluar qe nga z. Avni qe gjykon drejteperdrejte padrejtesisht rolin historik te Ismail Qemalit. E qe me tej ben krahasime te tilla krejt pa vend midis Shqiperise dhe Serbise. E duke vazhduar me ty qe sipas teje mgjth jo shumica, shqiptaret jane shume me pak nacionalista se shqiptaret e Kosoves (Kosova me K te madhe, i dashur nacionalist.) E me vone thua mos te konfrontohemi ne mendime se duhet te jemi "unik" dmth "te bashkuar" e ke fjalen?

    Pra sic thashe me siper kesaj i thone beni sic them une e jo si bej une.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e AvniMehmeti
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Mire e ke ti Besnik, por ti thua beni si them une, mos beni sic bej une. Duke filluar qe nga z. Avni qe gjykon drejteperdrejte padrejtesisht rolin historik te Ismail Qemalit. E qe me tej ben krahasime te tilla krejt pa vend midis Shqiperise dhe Serbise. E duke vazhduar me ty qe sipas teje mgjth jo shumica, shqiptaret jane shume me pak nacionalista se shqiptaret e Kosoves (Kosova me K te madhe, i dashur nacionalist.) E me vone thua mos te konfrontohemi ne mendime se duhet te jemi "unik" dmth "te bashkuar" e ke fjalen?

    Pra sic thashe me siper kesaj i thone beni sic them une e jo si bej une.
    Z. Lioness, ju lutem më tregoni se ku gjykova rolin historik të Ismajl Qemajlit? poashtu ju lutem të argumentoheni se pse janë pavend krahasimet e mia mes Shqipërisë dhe serbisë?

  10. #10
    O SA MIR ME QEN SHQIPTAR! Maska e Besnik.S
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    po eshte shume e vertete qe jemi me pak nacionalista, per faktin e thjeshte qe tek ne ka kohe te gjate pa lufte, kurse ne kosove ka qene e vazhdueshme.
    krejt ne rregull, ju kuptoj, mirepo prapseprap nevojitet nje ringjallje nacionalizmi ne Shqiperi...Te pakten, o sot, o kurre!!!
    Ceshtja jone cenohet nga serbi, greku... prandaj me plotekuptimin e fjales them te zgjohemi se tani eshte koha...

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Serbia ben kerkese per te marre pjese ne Konferencen Islamike
    Nga RaPSouL në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 15:04
  4. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •