Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga vlora_forever Lexo Postimin
    ........... .

    Dhe meqenese prodi e kerkoje eka kerkuar sepse Zan caushi nuk eshe nje kriminel, por nje njeri qe di te ndaje shapin nga sheqeri.

    ....
    Kendveshtrim i lezetshem Vlora_Forever

  2. #12
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Ej nuk degjova gje une per ate centralin berthamor, qe thuhej se do mbeshtetej edhe nga Italia, asnje koment. Ja mbyllen gojen Berishes me duket... Sa keq..
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  3. #13
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Vizita e Prodit në Tiranë, mobilizohen 320 policë.

    Vizita e Prodit në Tiranë ka mobilizuar 70% të policisë së rendit për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit të tij. Sipas të dhënave zyrtare, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike, si dhe garantimin e zhvillimit normal, gjatë lëvizjeve dhe zhvillimit të këtyre aktiviteteve nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë janë angazhuar aktualisht 320 punonjës policie. "Uniformat blu kanë qenë të roleve dhe strukturave operacionale, përfshi këtu edhe forca të specializuara të vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit", detajoi zyrtarisht Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë. Më tej, policia shpjegoi se janë angazhuar edhe 40 automjete policie, autovetura dhe motoçikleta. "Ndërkohë, me rastin e vizitës në vendin tonë të disa personaliteteve të larta të shteteve fqinje, policia e Tiranës ka kufizuar qarkullimin e automjeteve dhe në momente të caktuara ka bllokuar disa segmente rrugore. Në këtë kontekst, me synim krijimin e lehtësirave dhe mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve mjaft të rëndësishme, u kufizuan disa nga akset kryesore të kryeqytetit, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 18:00 të ditës së djeshme. Kështu, policia ndaloi parkimin e automjeteve në sheshet kryesore të Tiranës, si te "Nënë Tereza", "Dëshmorët e Kombit" dhe te Rruga e Elbasanit. Po ashtu, kufizime të qarkullimit të automjeteve deri në bllokim të akseve rrugore për një kohë të shkurtër ka pasur në rrugën e re hyrëse Kashar-Rinas, gjatë autostradës për në Tiranë dhe në Rrugën e Durrësit.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #14
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Prodi: Nxitoni me reformat.

    VIZITA/ Kryeministri italian, 8 orë në Tiranë. Bashkon politikën shqiptare në Pallatin e Brigadave. Batutat mes Berishës e Ramës


    Kryeministri italian, Romano Prodi, gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka kujtuar politikës shqiptare se për t‘u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Shqipëria duhet të realizojë reformat e kërkuara. Në dhjetëvjeçarin e fundit, ka theksuar Prodi, janë bërë shumë dhe padyshim sot Ballkani është më mirë se dje, më i qëndrueshëm, më modern dhe më i zhvilluar, por ende mbetet shumë për të bërë. Duke e përqendruar vëmendjen në Shqipëri, Prodi tha se "për sa i përket Shqipërisë, prioritetet janë të njohura, reforma e sistemit të drejtësisë, lufta ndaj fenomeneve kriminale, një sistem zgjedhor modern. Mbi të gjitha do të duhet t‘u tregohet atyre që akoma kanë dyshime, se vendi di t‘u bëjë ballë zotimeve, si dhe të marrë përgjegjësitë e tij". Prodi ka vlerësuar punën e Kuvendit të Shqipërisë dhe meritën që ky institucion ka bërë për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizimi-Asocimit me BE në qershor 2006. Por, ka shtuar ai, duhet punuar më shumë që t‘u përgjigjeni mosbesuesve me fakte. "Mbi të gjitha është e nevojshme të mos lejojmë kriza të reja në rajon. Ne kemi punuar shumë që rajoni të mbërrijë në pikën ku ndodhet. Më shumë se të tjerët do të hidhëroheshim ne nëse do të kishte hapa prapa", tha Prodi. Duke folur për integrimin, Kryeministri italian ka deklaruar se "temën e sotme, integrimin evropian të Ballkanit perëndimor, Italia e ka shumë për zemër dhe përbën një konstante në veprimtarinë e saj në Evropë". Kërkesa për Evropë, është shprehur kreu i qeverisë italiane në fjalën e tij në Kuvendin shqiptar, është shumë e fortë nga këto anë. "Mjafton të vëzhgosh qytetet, të flasësh me të rinjtë, është pra tejet e rëndësishme që kjo dëshirë për Evropën të mos zhgënjehet. Të mos mbetet peng i politikave jetëshkurtra, të paafta për të vendosur marrëdhëniet mes BE dhe Ballkanit perëndimor në perspektivën e duhur historike dhe kulturore", tha Prodi. Sipas tij, sfida e sotme është të përkthehen në akte dhe veprime konkrete angazhimet që të gjithë ne kemi marrë në Selanik katër vjet më parë. Të mos zhgënjehen shpresat e atyre që në rezultatet e atij samiti panë me të drejtë fillimin e një marrëdhënieje kontraktuale më të thellë mes Brukselit dhe vendeve ballkanike që nuk duhet lihen më dyshime mbi përfundimin e tyre. Brukseli, tha Prodi duhet të bëjë të prekshme menjëherë perspektivën evropiane, si dhe të vendosë bazat për kurorëzimin e saj në kohë sa më të shkurtër. Ndërsa vendet ballkanike, nga ana e tyre duhet të vazhdojnë modernizimin dhe reformat. Ta mbajnë dhe ato fjalën e dhënë dhe angazhimet e marra. Kohëzgjatja e këtij procesi do të varet në shkallë të gjerë edhe nga ritmi i këtyre ndryshimeve. "Kam thënë pikërisht në këtë parlament pesë vite me parë, si kryetar i Komisionit Evropian, tha Prodi, se integrimi evropian nuk do të jetë i plotë deri kur vendet e Ballkanit perëndimor të jenë anëtare të BE-së. E ritheksoj këtë me bindje akoma më të madhe sot si Kryeministër i Italisë. Italia, tha ai, do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj edhe në planin bilateral për të përshpejtuar këtë proces. Gjithashtu, Kryeministri italian ka vlerësuar edhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve fqinje, duke premtuar për vazhdimësinë e tyre. Vlerësime dhe falënderime Kryeministri italian ka marrë edhe nga Kryetarja e Kuvendit shqiptar, Jozefina Topalli, e cila në fjalën e saj ka theksuar se vizita e Kryeministrit italian në Shqipëri është mjaft e rëndësishme dhe domethënëse.


    Batutat Berisha-Rama gjatë takimit me Kryeministrin italian.

    Dy orë pas mesazhit të dhënë nga Kryeministri italian në konferencën për shtyp në Kryeministri për bashkëpunim të politikës shqiptare si kusht për anëtarësimin në NATO dhe në BE, krerët e spektrit të djathtë dhe të majtë janë mbledhur në Pallatin e Brigadave në pritjen e organizuar nga Kryeministri Berisha për nder të Kryeministrit italian, Romano Prodi. Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ulen në një tavolinë në Pallatin e Brigadave për nder të Kryeministrit Prodi. Në drekën e shtruar për nder të Kryeministrit Prodi kanë qenë të pranishëm të gjithë aleatët e PD-së, përfshi edhe ata të PS-së, përveç kreut të PSD-së, Skënder Gjinushit. Gjatë drekës nuk kanë munguar as batutat e Kryeministrit Berisha në adresë të rivalit të tij politik, Edi Rama. Duke e njohur Kryeministrin Prodi me krerët e politikës shqiptare, Kryeministrit Berisha nuk i kanë munguar as notat e humorit, kur është ndodhur përballë kreut të Partisë Socialiste. "Ky është kryetari i bashkisë së Tiranës dhe po përpiqet të bëhet edhe kryetar i Partisë Socialiste dhe që në të ardhmen aspiron edhe për vendin e Kryeministrit", është shprehur Berisha përballë Prodit dhe Ramës. Ky i fundit ka preferuar t‘i anashkalojë me buzëqeshje batutat e Kryeministrit shqiptar.

    Vizita zyrtare e Prodit në Tiranë ka zgjatur rreth 8 orë. Delegacioni italian, i përbërë nga pesë bashkëpunëtorët e Kryeministrit Prodi, është pritur në orën 10.05 në Aeroportin e Rinasit nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ambasadori i Shqipërisë në Itali, Llesh Kola, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja, dhe stafi diplomatik italian i akredituar në Tiranë. Katër makinave diplomatike të nisura nga Aeroporti i Rinasit u janë dashur vetëm 25 minuta për të mbërritur në godinën e Kryeministrisë dhe janë pritur në ambientet jashtë saj nga kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, i cili e ka konsideruar homologun e tij italian si "mik i madh shqiptarëve, italian i madh dhe evropian i madh".

    Pas ceremonisë së mirëseardhjes, dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim kokë më kokë në ambientet e brendshme të Kryeministrisë, takim ky që zgjati afro 40 minuta dhe që ishte një nga arsyet që ndryshoi itinerarin e axhendës së Kryeministrit italian. Në orën 11.10 u zhvillua në godinën e Këshillit të Ministrave takimi zyrtar i dy delegacioneve. Delegacioni italian përbëhej nga Kryeministri Romano Prodi, zëdhënësi i qeverisë italiane, Silvio Sircana, drejtori i kabinetit qeveritar, Daniele De Giovanni, këshilltari diplomatik, Ferdinando Gentlini, drejtoresha e informacionit, Sandra Zampa dhe koordinatori i axhendës, Giorgio Marini. Në delegacionin shqiptar ishin të përfshirë edhe tre ministrat e qeverisë shqiptare, Genc Pollo, Genc Ruli, Enkelejd Alibeaj dhe stafi i Kryeministrit. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë para zhvillimit të konferencës së përbashkët për shtyp, në të cilën u prekën çështje të rëndësishme, si garancia e Italisë për Shqipërinë në NATO dhe BE-së, pavarësia e Kosovës, marrëveshjet e ekstradimit dhe të energjisë, përfshi edhe zgjedhjet më të fundit në Rusi. Ndonëse një orë me vonesë, Kryeministri italian është nisur drejt Parlamentit ku është takuar me Kryetaren e Kuvendit dhe ka mbajtur një fjalim në sallën e Parlamentit. Pasditen e djeshme, Kryeministri Prodi është takuar me liderin e PS-së në një nga lokalet në parkun "Rinia" në Tiranë, më pas është takuar me Presidentin Topi dhe më vonë është nisur drejt ambasadës italiane në Tiranë dhe në orët e fundit të pasdites është nisur drejt Rinasit për t‘i dhënë fund vizitës së tij të pestë në Shqipëri.


    Batuta e Berishës

    Gjatë drekës nuk kanë munguar as batutat e Kryeministrit Berisha në adresë të rivalit të tij politik, Edi Rama. Duke e njohur Kryeministrin Prodi me krerët e politikës shqiptare, Kryeministrit Berisha nuk i kanë munguar as notat e humorit, kur është ndodhur përballë kreut të Partisë Socialiste. "Ky është kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe po përpiqet të bëhet edhe kryetar i Partisë Socialiste dhe që në të ardhmen aspiron edhe për vendin e Kryeministrit", është shprehur Berisha përballë Prodit dhe Ramës. Ky i fundit ka preferuar t‘i anashkalojë me buzëqeshje batutat e Kryeministrit shqiptar.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #15
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Prodi: Nuk jam xheloz për Greqinë, por shikoni nga Roma.

    Kryeministri italian rrëfen për "Top Channel" përshtypjet e vizitës.

    Kryeministri italian ka sfiduar konkurrencën ekonomike të Greqisë duke paralajmëruar një bum investimesh të rëndësishme të Italisë në Shqipëri. Në një intervistë ekskluzive për "Top Channel", kreu i qeverisë italiane, Romano Prodi, ka folur për pavarësinë e Kosovës, të cilën Italia do ta njohë, por në momentin e duhur, por ka ngritur edhe frikën e një konflikti, i cili mund të kthejë ankthin e italianëve, refugjatët...

    Zoti Kryeministër, faleminderit që jeni në "Top Channel". Të gjithë këtu kujtojmë jo pa emocion shqetësimin tuaj për Shqipërinë e vitit 1997. Tani, dhjetë vjet më vonë, si e shikoni, si e gjeni Shqipërinë e vitit 2007?

    Tërësisht një gjë tjetër. Ajo që unë shpresoja. Ju që jetoni këtu nuk e kuptoni sa keni ndryshuar. Qyteti i Tiranës është ndryshuar tërësisht, rruga e aeroportit, pastaj kur erdha dikur, shtëpitë nuk kishin çati, tani ishin të gjitha me çati. Kjo është Shqipëria e re dhe ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe nuk folëm për trauma dhe probleme, por për të ardhmen, për NATO-n, Evropën e Bashkuar, si t‘i përballim problemet së bashku, Kosovën. Tani Shqipëria është një vend me forcën e tij, me maturinë e tij.

    Në fakt, opinioni publik këtu mendon se ka një mur akulli mes Tiranës dhe Romës dhe se autoritetet e këtushme shohin me shumë favoritizëm Athinën, sesa Romën. Ju personalisht si e vlerësoni nivelin e marrëdhënieve aktuale mes Italisë dhe Shqipërisë?

    Autoritetet mund të shohin edhe nga Athina. Unë nuk jam xheloz, unë shoh që raportet tona shkojnë shumë mirë, ato ekonomike dhe tregtare, sipas meje jemi në prag të një bumi investimesh dhe nismash ekonomike. E kam shumë për zemër që të bëj edhe një diskutim që mund të vlerësoj edhe emigracionin. Pra të favorizojmë së bashku kthimin e emigrantëve që duan të bëjnë biznes. Tashmë nuk duhet të bëjmë një politikë të dy vendeve që sillen sikur janë të huaj, që bëjnë tregti me njëri-tjetrin, por një integrim të vërtetë. Ky është objektivi im aktual. Janë shumë të dobishme bankat ku ka interes dhe impenjim italian, sepse bankat janë instrument i mirë nëse flasim për administrim të mirë të integrimit.

    Opinioni shqiptar kudo është i interesuar të dijë pozicionin përfundimtar të Romës për çështjen e Kosovës. Tashmë me negociatat e dështuara, Kosova po ecën drejt pavarësisë së njëanshme dhe një të ardhmeje të paqartë. A do ta njohë Italia Kosovën e pavarur?

    Ne duam që Kosova të ketë një të ardhme të qartë, për të shmangur pikërisht këtë. Roma mendon se procesi në vazhdim duhet të përfundojë në pavarësi. Tani duhet të bëjmë që kjo të bëhet në kushte qetësie, sigurie dhe të ardhmeje të sigurtë ekonomike dhe politike. Do ta njohim pavarësinë, por jo menjëherë dhe jo në mënyrë të njëanshme, por së bashku me Kosovën duhet të punojmë, që të bëhet në mënyrë paqësore dhe të rregullt. Duhet gjithashtu të fitojmë kohë që të unifikojmë aksionin ndërkombëtar dhe evropian. Ushtarët në Kosovë dhe strukturat administrative do të paguhen nga Bashkimi Evropian, duhen gjetur paratë për të siguruar startin e një shteti të ri e që duhen gjetur nga Bashkimi Evropian dhe sigurisht që unë po punoj që të gjej vullnetin e shteteve anëtare për ta bërë këtë. Paralelisht duhet të afrojmë politikisht edhe Serbinë. Pasi nuk mund t‘i zgjidhim problemet veç e veç. Ne zonën e Ballkanit duhet të hapim Evropën për të gjithë, është gabim që dikush të ndihet keq, natyrisht nëse duan të futen në Evropë.

    Frika e një konflikti të ri në Ballkan është një ekzagjerim, apo një realitet?

    Pikërisht për të penguar këtë, ndaj edhe unë punoj me kujdes mbi këtë proces në disa plane, sepse unë kam frikë... Mjafton pak, një radhë refugjatësh apo një përplasje e vogël dhe e kufizuar, kjo krijon tension dhe probleme. Ne duhet ta shmangim këtë.


    Sokol Balla - Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #16
    Bla,bla, bla..., le te shohin me mire punet e tyre!
    Si njeri qe vendin e la ne mesjete, ashtu edhe tjetri, qe populli nuk arrin te ushqehet simbas standarteve evropiane...
    Per mendimin tim, arsyeja e vizites se Prodit eshte vetem Kosova...!

  7. #17
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Dhe meqenese lexoj shpesh komente te tilla emocionale: eshte njera gje te jesh e shqetesuar per impaktin qe keto vepra do te kene mbi ambientin, dhe te protestosh qe keto shqetesime te merren parasysh ne planet e qeverise dhe kompanive perkatese. Eshte tjeter gje te dalesh kunder projekteve te tilla kur Shqiperia nuk ka as uje, as drita dhe eshte vendi me i ndotur i kontinentin evropian. Qendrimi i pare eshte qendrim fisnik dhe i pranueshem, qendrimi i dyte eshte qendrim anarkist dhe idiotesk qe i jep perkufizim te ri proverbit popullor: "Edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin perpjete!"

    Albo
    Po njerez jemi mo Albo, dhe emocionohemi ndonjehere. Ne fakt, nje nga akuzat qe i behet shoqerive ne Europen Lindore eshte apathia e tyre ndaj zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale.
    Te pakten edhe na del ndonje damar pathosi kur vete puna keq.
    Ti Albo, ashtu si shume te tjere eviton gjithmone t'u pergjigjesh pyetjeve me te thjeshta. Ne fakt te drejtohem ty per faktin e thjeshte se po diskutojme ne kete teme dhe virtualisht. (Praktikisht, pyetjet jane per kryeministrin lol.)
    Kush ketu do ta shohe vendin pa drita dhe uje? Por sa here diskutohen tentativa te tjera, opsione me praktike si privatizimi i Kesh-it, investime ne rrjetin e shperndarjes, pra per fillimin e investimeve nga A jo nga ZH-ja, nuk pergjigjesh Albo.
    Por si gjithmone i fut nje luster postimeve me fjale pompoze, edhe i ve vulen.
    Meqe kesaj radhe e ke mbyllur me proverb popullor, po e mbyll dhe une njesoj: "peshku qelbet nga koka."

  8. #18
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    rinovohet Aksi shqiptaro-iatalian (gazidedo-iranian)

    Berisha-Prodi, kokë më kokë për centralin bërthamor

    gazeta Sot
    05/12/07






    Vizita e kryeministrit italian Romano Prodi ka ardhur në një kohë kur kryeministri shqiptar ka bërë publike projektet e qeverisë shqiptare për ngritjen e centraleve bërthamore. Mësohet se në takimin që dy krerët e qeverive kanë pasur kokë më kokë kanë prekur edhe këtë temë e cila ka shkaktuar jo pak polemika në klasën politike dhe opinionin publik shqiptar. Vetë shoqërimi i kryeministrit italian me një sërë përfaqësuesish të kompanive të fuqishme italiane të fushës së energjetikës lënë të kuptohet se bashkëpunimi në këtë aspekt ka qenë epiqendra e bisedimeve mes kryeministrit italian Romano Prodi dhe atij shqiptar Sali Berisha.Kryeministri Prodi i ka kushtuar shumë vëmendje edhe gjatë fjalës së tij, gjetjes së përbashkët të burimeve energjetike të rinovueshme çka nënkupton edhe atë nukleare. Madje Prodi i pyetur nga gazetarja e televizionit italian “Rai 3” është shprehur se kjo marrëveshje me Shqipërinë nuk cenon marrëveshjen e lidhur pak muaj më parë me Bashkimin Evropian për energjëtikën. Prodi është shprehur se “politika italiane është e orientuar drejt gjetjes së burimeve alternative të energjisë por marrëveshja e sotme me Shqipërinë nuk përfshihet në këtë aspekt. Kjo marrëveshje është një marrëveshje që lehtëson Shqipërinë si një vend importues i energjisë e cila sipas Prodit do të mbetet e tillë edhe për shumë vjet të tjerë. Pikërisht përgjigjja e Prodit lë të kuptohet se ky ishte hapi i parë i bashkëpunimit me Shqipërinë në aspektin e energjisë i cili do të pasohet me projekte të përbashkëta të gjetjes së burimeve alternative të energjisë si edhe asaj të rinovueshme ku nuk përjashtohet edhe ajo nukleare.
    Centralet
    Kryeministri Romano Prodi pak kohë më parë është shprehur se është e domosdoshme ri hapja e centraleve bërthamore në Itali. Ky fakt nuk ka gjetur shumë mbështetje në shtetin fqinj pasi në vitin 1987 këto centrale janë mbyllur me referendum. Kështu Shqipëria duket se përbën një terren të përshtatshëm për realizimin e projekteve të Romano Prodit duke rrezikuar sa më pak qoftë financiarisht, qoftë edhe nga pikëpamja e sigurisë kombëtare. Nga ana tjetër Berisha është shprehur i sigurt se projekti i qeverisë së tij do të konkretizohet në një të ardhme dhe Shqipëria do të ngrejë centralet nukleare në vend. Ky sipas tij është një plan afatgjatë i shtetit shqiptar dhe nuk flitet që ky projekt të realizohet me këto të ardhura që vendi ka për momentin. Në këtë kuadër Berisha është shprehur se “për projekte të tilla nuk do të operohet me buxhetin publik, sepse dihet se këto janë investime që kërkojnë 3-4 miliard dollarë dhe buxheti ynë për shumë vite me radhë nuk do të jetë në gjendje të përqendrojë në një projekt të vetëm kaq shumë fonde". Megjithatë, Kryeministri Berisha theksoi se "tashmë synohet krijimi i gjithë kuadrit ligjor me ndihmën e ekspertëve më të mirë të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore në Vjenë, agjenci e OKB-së". Për këtë çështje Berisha është shprehur se "Do të hartojmë ligjin nuklear, do të ratifikojmë të gjitha protokollet për garanci për transportin dhe për të gjithë proceset e nevojshme”.
    Interesi
    Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se për projektin e ndërtimit të centraleve nukleare në Shqipëri ka shfaqur interes kompania ndërkombëtare Ëestinghouse. Por kjo kompani është një kompani e cila nuk varet nga ndonjë qeveri por që kontraktohet nga një shtet për ndërtimin apo asistencën në centralet nukleare. Pra deklarata e kryeministrit është një deklaratë nul. Nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që kompania të ketë shfaqur interes për ngritjen e një centrali bërthamor në Shqipëri. Nga ana tjetër kryeministri Romano Prodi ka bërë të ditur, pikërisht më 25 tetor 2007, se “Italia do të rifillojë me kërkimet mbi prodhimin bërthamor të energjisë dhe me përdorimin e tij”. Përmendim se edhe Parlamenti Evropian aprovoi me 509 votave po, 153 vota jo dhe 30 abstenime, Relacionin REUL mbi energjinë, ku argumentohet se energjia bërthamore është shërimi i vetëm i problemit të energjisë nën optikën e ndotjes nga gazi sera dhe ku energjia nukleare është konsideruar si më e pastra. Duket se Shqipëria do të bëhet streha e finalizimit të projekteve italiane për energjinë nukleare.


    *******************************************



    personalisht e kam thene ketu ne Forum para Berishes muhabetin se nevojiten centralet berthamore, por meqenese z.Berisha kerkon te ket akoma edhe kete nder me lindin disa medyshje, psh. : mos valle Kallashet nuk arriten ta shuajne faren shqiptare dhe keshtu duhet dicka me drastike?



    ps. Lioness tani qe t'u cenua Vlora nga kimikatet na u indinjove me teper kundra politikes se kryeministrit.... apo do me thuash se eshte sindrom lab, dmth. kur cenohet Laberia cenohet Shqiperia

    flm

  9. #19
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nje gje eshte cfar thone Italianet (Prodi &co) dhe tjeter eshte cfare zbatojne, sidomos ne energjitike.

    Faktet flasin vete.
    Duke u nisur qe nga projekti i Kalivacit i vitit 95 e deri tek me e fundit linja e interkonjeksionit 07 shume kane thene dhe asgje skane bere.
    Se fundmi lexova tek Gazeta Shqip se KESH megjithe veshtiresite financiare eshte i detyruar te financoje vete linjen e interkonjeksionit Elbasan-Tirane dhe nenstacionin e Kasharit te cilat financohen nga qeveria italiane. Kjo pasi italianet nga viti 09 qe qe planifikuar e shtyne deri ne 2011. Keto jane kompanite italiane.

    Deri tani te gjitha sipermarjet italiane e kane pas nga nje pisllik brenda dhe sapo ju dalin te palarat ne shesh ikin si qelbesira.
    Une jam i predispozuar te mos u besoj me. Gjithsesi ca te besh ata na kane rene ne pjese.
    PAUCA SED MATURA

  10. #20
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kryeministri Prodi: Italia është e angazhuar për ndërtimin e Korridorit 8-të

    Kryeministri Prodi ka siguruar, gjatë vizitës në Tiranë, edhe për mbështetjen dhe angazhimin e qeverisë italiane për ndërtimin e Korridorit 8-të.

    “Unë dua t’ju garantoj për impenjimin italian për Korridorin 8-të. Ky projekt është i jetësishëm për Shqipërinë, sepse ajo duhet të bëhet porta e Ballkanit. Por është e jetësishme edhe për ne, sepse Korridori i veriut është korridor italian,” është shprehur Kryeministri Prodi.



    Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Prodi kanë rënë dakord edhe për zgjidhjen e çështjes së autorizimeve të transportit të mallrave për transportin rrugor.

    Kryeministri Prodi: Do të mbështes kalimin e gazsjellësit në Shqipëri

    Gjatë vizitës në Tiranë, Kryeministri italian Romano Prodi ka dhënë mbështetjen e tij për kalimin e gazsjellësit nga Deti i Zi në Shqipëri. Kryeministri Prodi tha se politikat energjetike përfshijnë edhe linjat e transportit të energjisë.

    “Unë flas për politika energjetike dhe këtu kam parasysh si energjinë elektrike, ashtu edhe gazin dhe produktet e tjera të rafinerisë së naftës. Dhe jo thjesht vetëm për impiante prodhimi, por edhe të transmetimit të energjisë nga Shqipëria drejt Italisë, pra, gazsjellës dhe linja të interkonjeksionit të energjisë elektrike,” u shpreh Kryeministri Prodi.

    Kryeministri Prodi: Investimet mund ta shndërrojnë Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë

    Gjatë takimit me Kryeministrin Berisha, Kryeministri Prodi u shpreh se investimet mund ta shndërrojnë Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë.

    “Në një ditë jo shumë të largët, - u shpreh Kryeministri Prodi - Shqipëria do të mund të shndërrohet në një vend prodhues dhe eksportues i energjisë. Për këtë, ne do të impenjohemi në mënyrë që nga projektet në këtë fushë të përfitojë si tregu shqiptar, ashtu edhe ai italian. Ne kemi interes të diversifikojmë edhe tregun tonë energjetik dhe i shohim me shumë përparësi investimet në fushën energjetike në Shqipëri.”

    Kryeministri Prodi nënvizoi se Italia dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta në fushën energjetike. Dy kryeministrat vlerësuan se Memorandumi i Mirëkuptimit midis ENEL-it dhe Ministrisë së Ekonomisë për ndërtimin e një TEC-i prej 700 deri në 1600 megavat është një nga hapat drejt realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën energjetike.

    Gjatë takimit u diskutua edhe rreth investimeve të mëdha italiane në fushën e hidroenergjisë, në të cilën kompania TGK ka projekte konkrete me vlerë prej 600-700 milion euro, ndërkohë që kompania “Begetti Group” etj. po studiojnë projekte të tjera në këtë fushë.

    Kryeministri Berisha theksoi se qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë çdo masë për të lehtësuar investimet italiane në vend. Ai theksoi se qëndrimi i qeverisë shqiptare është diversifikimi dhe balancimi i prodhimit të energjisë në Shqipëri.

    03/12/2007
    Kryeministria


    A e mban mend ti hapesi i kesaj teme se cfare ke thene sot e dy vjet te shkuara per Prodin? Te kujtoj une disi. Ke thene pikerisht qe Prodi eshte nje mafioz dhe miku i Zani Caushit. Sot ske piken e turpit dhe trumpeton ardhjen e tij ne shqiperi.

    ps; Prodi mireseerdhi dhe i lumshin kembet, por mos pergojo me figura te tilla ne te ardhmen sepse era e jetes ti kthen peshtymat mbrapsht.



    Dito.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dito : 05-12-2007 më 12:02

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Presidenti Bush viziton Shqipërinë
    Nga KastroZiso99 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 532
    Postimi i Fundit: 16-07-2007, 11:00
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. Per Shqiperine
    Nga onchesmos në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2002, 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •