Me falni per nderhyrjen po do te desha ju lutem te mos prishni temen duke e kthyer ne chit_chat!
Per nr tel ekziston pv..
Respektoni temat e te tjereve ashtu siç bej edhe une me tuajat.
Flm
"Carpe Diem"
Ne ndonjëherë besojmë se jemi të përkryer. Por, jo, assesi nuk jemi të përkryer, ngase shumë herë na vie ndoht për një veprim që kemi bërë. Na vie ndot nga vetja, por s' kemi ç' i bëjmë vetes, ngase e duam më shumë se çdo kë tjetër. Ka raste kur e arsyetojmë edhe të paarsyeshmen ngase nuk jemi të gatshëm të ballafaqohemi me pjesën e Unit që na i arsyeton gjërat.
Njeriu nuk është i përkryer, nuk ka qenë dhe as që do të bëhet...
Individët, patjetër që ndryshojnë, por megjithatë edhe ata janë të mirë, shumë të mirë, të shkëlqyeshëm, por kurrsesi të përkryer. Bile këta na habisin më së shumti kur shfaqin (pasi nuk kanë mundur ta fshehin) egoizmin.
_______________
Azem Shkreli i madh pyet në një varg të tij:
''Po të takohesh me veten sy më sy
Do ta përqafoje apo kishe për ta pështy?!"
?
Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!
Flm Gimi....Asgje!
Duhet te dish qe njerezit ashtu siç thashe kane personalitete te ndryshme dhe jo gjithmone i pershtatemi njeri tjetrit!
Secili nga ne tregon dhe shfaq karakterin e tij dhe ne asnje menyre mendimet e te tjereve nuk duhet te na pengojne per te mos vleresuar veten dhe per te ecur perpara!
respekte
"Carpe Diem"
Serioz po, por jo aq shumë sa mos të pranoj shakatë e bëra nga shoqëria ose nga e dashura. Kam tipin që dëgjoj shumë edhe flas pak, por po fillova të flas nuk pushoj kollaj(Kjo gjë ndodh vetëm me rrethin shoqëror).
Për më tepër mund të flasi ndonjë person që më njef...!
Me sa mbaj mend teoria me e hershme mbi personalitetin e njeriut ishte ajo e Hipokratit i cili percaktoi 4 tipe personalitetesh.
Sanguine (gjaku)
Kolerik ( i vrerosur)
Flegmatik (arrogant dhe i veshtire)
Melankolik (i trishte)
Kolerik: percaktohen individet me keto karakteristika; lozonjar, i shkujdesur, i bute, konfuz, i shoqerueshem, optimist, i kenaqur, emocionohet lehte, i ndjeshem.
Sanguin: percaktohen individet me keto karakteristika; nxehet shpejt, egocentrik (shume egoist), ekzibicionist (qe i pelqen te duket dhe perdor te gjitha format per te rene ne sy), gjaknxehte, lehtesisht i ndikueshem.
Flegmatik: percaktohen individet me keto karakteristika; i arsyeshem, parimor, i kontrolluar ( i matur), konseguent, i qete, shkeputet lehte, gjakftohte i ngadalte, i ftohte.
Melankolik: percaktohen individet me keto karakteristika; i ankthshem, i shqetesuar, i palumtur, skeptik, serioz, i mendushem.
Kuptohet se tani teorite mbi personalitetin kane ecur perpara por gjithsesi nje pjese e madhe e njerezve vazhdojne te pershkruajne dashur ose pa dashur personalitetin e tyre ne kete forme.
Nese do pershkruaja personalitetin tim me anen e kesaj teorie per t'ju pergjigjur pyetjes se bere nga DI_ANA:
Une mendoj se jam nje perzierje e te 4-ter tipeve pa dashur te hedh poshte teorine e HipokratitCili eshte pershkrimi i personalitetit tuaj?!
P.S. Te gjitha postimet jasht teme jane eliminuar.
Kalofshi mire!
Ndryshuar për herë të fundit nga J@mes : 25-11-2007 më 15:39
»« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«
James,
nje gje nuk kuptova une
ne fillim thua se Flegmatik eshte (arrogant dhe i veshtire)
pastaj e pershkruan me gjeresisht si i arsyeshem, parimor, i
kontrolluar ( i matur), konseguent, i qete.
arrogant dhe i veshtire nuk para perputhen me ato cilesite e dyta....
boh, kshu mendoj une.
Krijoni Kontakt