Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    135

    Pse shkenca dështon në spjegimin e Zotit

    Duke predikuar se janë të mençur, ata budallallosen…”

    “Më lejoni t’ju spjegoj problemin që e ka shkenca me Zotin.”


    Profesori ateist i filozofisë pauzon para klasës së tij dhe mandej kërkon që njëri prej studentëve të tij të ngritet në këmbë.


    “Ti je musliman, apo jo, biro?”


    “Po, zotëri.”


    “Atëherë sigurisht beson në Zot?”


    “Absolutisht.”


    “A është Zoti i mirë?”


    “Sigurisht! Zoti është i mirë.”


    “A është Zoti i plotfuqish*ëm? A mundet Zoti të bën çdo gjë?”


    “Po.”


    “Ti a je i mirë apo i keq?”


    “Kur’ani thotë se jam i keq.”


    Profesori zgërdhihet me vetëdije. “Ahh! KUR’ANI!” Ai pauzon për një çast.


    “Kam një pyetje për ty. Të themi se këtu ka një njeri të sëmurë dhe se ti mund ta shërosh. A do ta kishe ndihmuar? A do të ishe munduar?”


    “Po zotëri, do t’i kisha ndihmuar.”


    “Atëherë je i mirë…!”


    “Nuk do ta kisha thënë atë.”


    “Përse të mos e thuash atë? Ti do ta kishe ndihmuar personin e sëmurë dhe të gjymtuar… Në fakt po të mundeshim, shumica prej nesh do ta kishim bërë këtë,… por Zoti nuk e bën.


    (S’ka përgjigje.)


    “Ai nuk e bën, apo jo? Vëllanë e kisha musliman i cili vdiq nga kanceri edhe pse i luteshte Zotit ta shëron. Si mund të jetë ky Zot i mirë? Hmmm? A mund t’i përgjigjesh kësaj?”


    (S’ka përgjigje.)


    Njeriu i moshuar është ngushëllues.


    “Jo, nuk mundesh, apo jo?”


    Ai ngre gotën prej bankës së tij dhe pi një gllënjkë që t’i jep kohë studentit për t’u liruar. Në filozofi duhet të shkosh ngadalë me të rinjtë.


    “Të fillojmë përsëri, djalosh. A është Zoti i mirë?”


    “Hm… Po.”


    “A është dreqi i mirë?”


    “Jo.”


    “Prej nga vjen dreqi?”


    Studenti belbëzon: “Prej… Zotit…”


    “Ashtu është. Zoti e bëri dreqin, apo jo?”


    Njeriu i moshuar i kalon gishtat kockëdalë nëpër flokët e tij të rralla dhe i kthehet publikut studentor që zgërdhihet.


    “Mendoj se do të kemi një semestër shumë zbavitës, zonja dhe zotëri.”


    Pastaj i kthehet muslimanit: “Më trego, biro. A ka të keqe në botë?”


    “Po, zotëri.”


    “E keqja është çdokund, apo jo? A krijoi Zoti çdo gjë?”


    “Po.”


    “Kush e krijoi të keqen?”


    (S’ka përgjigje.)


    “A ka në këtë botë sëmundje, amoralitet, urrejtje, shëmtime, pra të gjitha gjërat e këqija, a ekzistojnë në këtë botë?”


    Studenti përpëlitet në këmbë. “Po.”


    “Kush i krijoi ato?”


    (S’ka përgjigje.)


    Profesori befas i bërtet studentit të tij. “KUSH I KRIJOI ATO, MË TREGO TË LUTEM!”


    Profesori afrohet për sulmin përfundimtar dhe i hypë muslimanit mbi fytyrë. I flet me zë të ulët dhe të qetë: “Zoti krijoi çdo të keqe, apo jo. Ai, biro?”


    (S’ka përgjigje.)


    Studenti mundohet ta mban shikimin e qetë, te profesori, por dështon. Befas ligjëruesi ndahet për të bërë ca hapa në klasë si një ujk i vjetër.


    Klasa është e fascinuar.


    “Më trego”, vazhdon ai “si është e mundur që ky Zot është i mirë nëse ai ka krijuar çdo të keqe gjatë të gjitha kohërave?”


    Profesori i hap duart gjerë e gjatë për ta përshkuar tërë të keqen dhe marrinë e botës.


    “E gjithë urrejtja, brutalieti, tërë dhimbjet, të gjitha mundimet, të gjithat vdekjet, shëmtimet dhe të gjitha vuajtjet e krijuara nga ky Zot i mirë janë anekënd botës, apo jo, djalosh i ri?”


    (S’ka përgjigje.)


    “A nuk e vëren në çdo vend? Hm?”


    Pauzë.


    “A thua aspak?”


    Profesori i afrohet përsëri fytyrës së studentit dhe pëshpëritë,


    “A është Zoti i mirë?”


    (S’ka përgjigje.)


    “A beson në Zot, biro?”


    Zëri i vet e tradhëton studentin dhe ai shpërthen. “Po, profesor, besoj.”


    Njeriu i vjetër e shkundë kokën me mërzi: “Shkenca thotë se ke pesë shqisa të cilat i përdorë për ta identifikuar dhe vështruar botën rreth teje. A e ke parë ndonjëherë Zotin?”


    “Jo, zotëri. Asnjëherë nuk e kam parë Atë.”


    “Atëherë na trego se a e ke dëgjuar ndonjëherë Zotin tënd?”


    “Jo, zotëri. Nuk e kam dëgjuar.”


    “A e ke ndjerë ndonjëherë Zotin tënd, shijuar, apo nuhatur erën e Tij… Në fakt, a ke çfarëdo përceptimi shqisor për Zotin tënd?”


    (S’ka përgjigje.)


    “Përgjigju, të lutem.”


    “Jo, zotëri, frikohem se jo.”


    “Ti FRIKOHESH… se nuk ke pasur?”


    “Jo, zotëri.”


    “Dhe krahas kësaj ti beson në Atë?”


    “…po…”


    “Kjo kërkon BESIM!”


    Profesori buzëqeshë me urtësi me vartësin.


    “Sipas ligjeve të shkencës empirike, testuese, demonstruese, protokolare, Zoti yt nuk ekziston. Çka i thua kësaj, biro? Ku është Zoti yt tani?”


    (Studenti nuk përgjigjet)


    “Ulu poshtë, të lutem.”


    Muslimani ulet…i mundur.


    Një musliman tjetër e ngritë dorën: “Profesor, a mund ti drejtohem klasës?”


    Profesori kthehet dhe buzëqeshë: “Ah, edhe një musliman në pararojë! Eja, eja, djalosh i ri. Fol pak mençuri të drejtë para këtij tubimi.”


    Muslimani shikon rreth dhomës, e pastaj thotë: “Jeni duke bërë disa përfundime interesante, zotëri. Tani unë kam një pyetje për ju. A ka ndonjë gjë të tillë që quhet nxehtësi?”


    “Po,” përgjigjet profesori. “Ka nxehtësi.”


    “A ka ndonjë gjë të tillë që quhet ftohtësi?”


    “Po biro, ashtu është, edhe ftohtësi ka.”


    “Jo, zotëri nuk ka.”


    Zgërdhirja e profesorit ngrihet. Dhoma befasisht ftohet tepër. Muslimani i dytë vazhdon.


    “Mund të keni shumë nxehtësi, tepër nxehtësi, super nxehtësi, mega nxehtësi, nxehtësi të bardhë, pak nxehtësi ose aspak nxehtësi, por nuk kemi ndonjë gjë të quajtur “ftohtësi”. Mund të arrijmë 458 gradë nën zeron, që do të thotë aspak nxehtësi, por nuk mund të shkojmë më tutje nga ajo. Një gjë e tillë si ftohtë nuk ekziston, përndryshe do të mund të shkonim në më ftohtë se 458 gradë. E shihni, zotëri, ftohtë është vetëm fjala të cilën e përdorim që ta përshkruajmë mungesën e nxehtësisë. Ftohtësinë nuk mund ta masim, ndërsa nxehtësinë mund ta masim në njësi termale pasiqë nxehtësia është energji. Ftohtësia nuk është e kundërta e nxehtësisë, zotëri, por vetëm mungesa e saj.”


    Qetësi. Një gjilpërë bie dikund në klasë.


    “A ka një gjë të tillë si errësira, profesor?”


    “Po…”


    “Përsëri jeni në gabim, zotëri. Errësira nuk është diçka, ajo është mungesa e një gjëje. Mund të keni dritë të zbehtë, dritë normale, dritë të madhe, dritë shkrepëtuese por në qoftë se në mënyrë konstante nuk keni dritë ajo quhet errësirë, apo jo? Ai është kuptimi të cilin e përdorim për ta definuar fjalën. Në realitet, errësira nuk është (diçka). Po të ishte, dë të mundeshit ta bëni errësirën më të errët dhe të ma jepni një kuti me errësirë më të errësuar, profesor?”


    Në kundërshtim me vetëveten, profesori buzëqeshë me paturpësisë rinore para tij.


    “Ky me të vërtetë do të jetë një semestër i mirë. “A mund të na tregosh se cili është qëllimi yt, djalosh i ri?”


    “Po, profesor. Qëllimi im është se, premiset tuaja filozofike janë e metë që në fillim dhe si rezultat i kësaj edhe përfundimet tuaja duhet të jenë të gabuara…”


    Profesori bëhet tym.. “E metë…? Si guxon ti…!”


    “Zotëri, a mund të sqaroj se çka nënkupoj?”


    Klasa dëgjon me vëmendje.


    “Sqaro…oh, sqaro…”


    Profesori mundohet që të kontrollohet. Befasisht është i sjellshëm. Ai bën me dorë që ta qetësojë klasën, me qëllim që studenti të vazhdon.


    “Ju punoni në premisën e dualitetit,” sqaron muslimani.


    “Për shembull ka jetë dhe mandej ka vdekje; ka Zot të mirë dhe Zot të keq, ju e shihni konceptin e Zotit si diçka të kufizuar, si diçka të cilën mund ta masim. Zotëri, shkenca nuk mund ta sqaron as edhe një mendim. Ajo përdor elektricitet dhe magnetizëm por asnjëherë nuk i ka parë e lere më që plotësisht t’i kupton. Të shihet vdekja si e kundërta e jetës është të jeshë injorant nga fakti se vdekja nuk mund të ekziston si gjë e pavarur. Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por vetëm mungesa e saj.”


    Djali i ri ngre një gazetë të cilën e merr nga fqiu, i cili në ndërkohë e kishte para vete.


    “Këtu është njëri prej tabloidëve më të neveritshëm në këtë vend, profesor.


    A ka një gjë të tillë si amoralitet?”


    “Me siguri se ka, shih tani…”


    “Gabim përsëri, zotëri. E shihni! Amoraliteti është vetëm mungesa e moralit. A ka një gjë të tillë si padrejtësi? Jo. Padrejtësia është mungesa e drejtësisë. A ka një gjë të tillë si të keqe?”


    Muslimani pauzon. “A nuk është e keqja mungesë e së mirës?”


    Fytyra e profesorit ka fituar një ngjyrë alarmuese. Ai është aq i inatosur, saqë momentalisht është pa fjalë.


    Muslimani vazhdon: “Nëse ka të keqe në botë, profesor, dhe ne të gjithë pajtohemi se ka, atëherë Zoti, nëse ekziston, do të duhet të plotësonte ndonjë punë përmes instrumentit të së keqes. Cila është ajo punë, të cilën Zoti e plotëson? Bibla na thotë se ajo është që të shihet nëse secili prej nesh, prej dëshirës sonë të lirë, do të zgjedhë të mirën nga e keqja.”


    Profesori tërbohet: “Si shkencëtar i filozofisë, nuk e shoh këtë gjë si diçka që ka të bëjë me ndonjë zgjidhje. Si realist, unë në mënyrë absolute nuk e pranoj konceptin e Zotit ose të çfarëdo faktori tjetër teologjik si pjesë e barazimit botëror, pasiqë Zoti nuk mund të perceptohet.”


    “Unë do të kisha thënë se mungesa e kodit moral të Zotit në këtë botë është me sa duket njëra prej fenomeneve të vazhdueshme më perceptuese”, përgjigjet muslimani.


    “Gazetat bëjnë miliona dollarë duke e shfaqur çdo ditë! Më trego, profesor, a i mësoni studentët tuaj se kanë evoluar nga majmuni?”


    “Në qoftë se i referoheni procesit natyror të evoluimit djalosh, po, me dije se i mësoj.”


    “A e keni vëzhguar procesin e evoluimit me sytë tuaj, zotëri?”


    Profesori bën një zë thithës me dhëmbët e tij dhe i jep studentit të tij një shikim të qetë e të ngurosur.


    “Profesor, pasiqë askush asnjëherë nuk e ka perceptuar procesin e evoluimit gjatë veprimit të tij dhe së paku nuk mund të vërtetohet se ky proces është afatgjatë, a nuk po e ligjëroni vetëm mendimin tuaj tani, zotëri? Vallë, tani a nuk jeni shkencëtar, por prift?”


    “Do ta lë të pandëshkuar paturpësinë tënde në favor të bisedës sonë filozofike.


    Tani, mbarove plotësisht apo jo?” vërshëllon profesori.


    “Pra nuk e pranoni kodin moral të Zotit për të bërë atë që është e drejtë?”


    “Unë besoj në atë që është, e ajo është shkenca!”


    “Ahh! SHKENCA!”, buzëqeshë fytyra e studentit.


    “Zotëri, ju kumtoni me vërtetësi se shkenca është studim i fenomeneve të përceptuara. Shkenca është poashtu premisë e cila është e metë…”


    “SHKENCA ËSHTË E METË…?”, belbëzon profesori.


    Klasa është në zhurmë.


    Muslimani vazhdon duke qëndruar në këmbë derisa zhurma humbet.


    “Në vazhdim të çështjes të cilën ja diktonit më herët studentit tjetër, a mund të jap një shembull?”


    Profesori qëndron i qetë me mençuri.


    Muslimani shikon rreth e rrotull dhomës: “A ka ndokush në klasë i cili ndonjëherë ia ka parë trurin profesorit?”


    Klasa shpërthen në gaz. Muslimani tregon kah ligjëruesi i vjetër, i cili është duke vluar.


    “A ka ndokush në klasë i cili ia ka dëgjuar trurin profesorit…ndjerë, prekur apo nuhatur? Si duket askush nuk e ka bërë këtë!?”. Muslimani e shkundë kokën me keqardhje.


    “Duket se askush këtu nuk ka pasur kurrfarë perceptimi shqisor të trurit të profesorit në çfarëdoqoftë mënyre. Pra, në përputhshmëri me ligjet e shkencës empirike, stabile, demonstruese, protokolare, unë DEKLAROJ se profesori nuk ka tru.”


    Klasa është në kaos.


    Muslimani ulet,… pasiqë karrigeja shërben për këtë.

  2. #2
    Burrels Forever. Maska e Doc_ERI
    Anëtarësuar
    22-06-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    249
    Goxha tem interesante plako zoti nuk mund te perceptohet si dikush apo dicka por si gjithcka....
    Esht i plotfuqishem dhe nuk ka nevoj me e pa per ta besuar qe ekziston normalisht dikush qe ska logjik mund te mendoje qe cdo gje qe shikohet dhe preket ekziston
    If My Heart Could Talk,You Would See How Much I Love You.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Eselamu Aljekum vëlla,
    metë vërtet me ke lëne mbresa ky tregim saqë gjate leximit mu mbushen sytë me lot......
    Allahu Xh.Sh. te shpërbleftë...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Bobo, kush ka hapur teme per shkencen! Ca ofendimi per shkencen! Nje islamik i vene ne shenja absolute!

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga LOGIC Lexo Postimin
    Eselamu Aljekum vëlla,
    metë vërtet me ke lëne mbresa ky tregim saqë gjate leximit mu mbushen sytë me lot......
    Allahu Xh.Sh. te shpërbleftë...
    Mos qaj shum ti re.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #6
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    po mire me qe shkencen e perdhoset na thoni ju ku eshte,qe ti themi flm.per te gjitha

  7. #7
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    hahahahaha ai profesori paska qene kungull Fizike nuk paska qene profesor filozofie....

    Kjo ketu njehere fantastike fare:

    “Për shembull ka jetë dhe mandej ka vdekje; ka Zot të mirë dhe Zot të keq, ju e shihni konceptin e Zotit si diçka të kufizuar, si diçka të cilën mund ta masim. Zotëri, shkenca nuk mund ta sqaron as edhe një mendim. Ajo përdor elektricitet dhe magnetizëm por asnjëherë nuk i ka parë e lere më që plotësisht t’i kupton. Të shihet vdekja si e kundërta e jetës është të jeshë injorant nga fakti se vdekja nuk mund të ekziston si gjë e pavarur. Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por vetëm mungesa e saj.”

    Pa he njehere na e shpjego pak ti se ku qendroka Zoti ketu.... vdekja edhe mund te vleresohet se eshte mungese e jetes ,por fare mire mund te perceptohet si e kundert e saj....E kundert do te thote qe ka karakteristika qe ndeshen me njera tjetren e sigurisht qe karakteristikat e vdekjes ndeshen me te jetes....Jeta eshte e ndryshueshme e levizshme asnjehere njesoj,eshte kaos,kurse vdekja eshte qetesi absolute...Jeta eshte e perkohshme vdekja e perjetshme....etj

    Ky myslymani i dyte paska gjetur nje bebe ne kolipocka per ti mesuar teologjine hahahahaha

    Ama eshte e vertete qe Zoti nuk vertetohet e nuk mund te hidhet poshte nga shkenca...Ama cfare ka thene Zoti... PO!
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #8
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga valiii Lexo Postimin
    Duke predikuar se janë të mençur, ata budallallosen…”

    “Më lejoni t’ju spjegoj problemin që e ka shkenca me Zotin.”




    “E gjithë urrejtja, brutalieti,


    Qetësi. Një gjilpërë bie dikund në klasë.


    “A ka një gjë të tillë si errësira, profesor?”


    “Po…”




    Muslimani ulet,… pasiqë karrigeja shërben për këtë.
    ,e per ça tjeter sherben karrigeja!!!!!!....a po harova,sherben dhe per te nderu llampen e shpis kur digjet hipen mbi karrige dhe çdo gje ne regull................................je kampjon i humorit plako,urime keshtu vazhdo.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shq_mussl
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    ATY KU JETOHET
    Postime
    91
    Hajde Mire Se Na Erdhet Ju Te Cilet E Prishni Cdo Postim Te Komunitetit Musliman , Jeni Pak Si Von A....

Tema të Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Mrekullitë në Kuran!
    Nga Immaculate në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  3. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  4. Kontributi i Krishterimit dhene shkences
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 17:49
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •