Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 78
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2006
    Postime
    13
    Po or zotéri mbasi Korēa qenka shumé afér njé vendi evropian ( qé ti don ta mbash méshefté- pér ēudi...) i cili do ta furnizoka vetém Korēén me energji elektrike, shtrohet pyetja: Pse ky vend i BE-sé paska qéllim ta furnizojé vetém Korēén me rrethiné e jo krejt Shqipériné. Pse ai vend (Greqia) paska simpati pér regjionin e Korēés e jo pér krejt Shqipériné; a mos po pérputhet kjo pak me MEGALIIDHENE, qé qarkullon njé kohé té gjaté. Nuk e njoh statistikén e pérkatésisé fetare né Korēé dhe né rreth té saj, po kam menduar se kéto gjéra jané tejkaluar tashmé. Ke gabuar shumé kur e krahason Korēén me Kosovén, sepse Kosova ka qené njé kohé té gjaté nén thundrén e sllavéve, dhe, éshté ushtruar gjenocid mbi ta, kurse ju i pérkisni té njéjtit komb. Sa i pérket frgés se do té futesh né njé thes me ekstremistét islamiké, kjo gjé éshté shumé e thjeshté, se ekstremizmin islamik né shqipéri do ta luftojné vet shqiptarét e pérkatésisé fetare muslimane, kuptohet bashké me té gjithé shqiptarét tjeré. A nu flet vet fakti pér angazhimin e trupave shqiptare né Afganistan e né Irak. -Besoj se truat shqiptare atje nuk jané vetém té pérkatésisé fetare ortodokse ose katolike, po aty shumica jané té pérkatésisé fetare muslimane... Thjeshté kété shkrim, besoj ta keté postuar ndonjé nga grekét. Po ia zé pér té madhe edhe Forumit shqiptar, qé ndihmon té hudhen késo idesh, apo ndoshta "i ka hyré krymbi" edhe Forumit shqiptar. Prandaj thérras o Forumi shqiptar né shérbim té ku je.
    Citim Postuar mė parė nga Qerim Lexo Postimin
    Une duke qene 1/2 korcar jam ndeshur qe perpara me keto mendime te korcareve , te cilat marrin forma te ndryshme por qe ne thelb mbartin nje synim ,ate ekonomik.Prandaj mos u habisni qe krahasohet Korca me Kosoven ,sepse edhe ne Kosove cdo gje eshte tek ekonomia dhe pallavrat e tjera te patriotizmit jane thjesht bėrsi te tipit hyll-njeriu apo derjansit.

    Pse Korca duhet te vuaje mungesat e energjise dhe te varet nga rrjeti kombetar kur eshte vecse pak larg nje vendi te Be-se ,i cili shume lehte mund ta furnizonte non-stop?

    Pse Korca duhet te kontriboje me fonde ne rruge apo vepra te tjera kombetare ,kur mund te vete-financonte psh segmentin Korce-Berat dhe ti jepte nje frymarrje krahines ?

    Pse Korca e ka humbur rolin e vet strategjik ne rajon qe gezonte para pavaresise se Shqiperise ?

    Pse Korca ,nje krahine me shumice te krishtere, duhet te vuaje imazhin negativ te terrorizmit-islamik qe shoqeron shqiptaret ne ditet e sotme?

    Pse Korca duhet te vuaje politikat negativiste qe vijne nga Tirana, sic ishte ish-kryebashkiaku pd-ist ,qe punoi shume keq ?

    Pse nje qytet me histori te lavdishme si Korca duhet te vuaje inferioritetin perpara qyteteve te tjera jo aq te shquara, vetem per shkak te larqesise nga qendra e Shqiperise ?

  2. #62
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Cfrare lloj teme qenka kjo?
    Mund ti bej nja dy pyetje Qerimave dhe miqve te tyre serbo-grekafone:
    Sa banore ka Korēa si krahine?
    Sa e industrializuar eshte?
    Sa eshte prodhimi i brendshem bruto?
    Zbrisni nga treni se keni ngelur ne boten e Elefanteve, Korēa me 80.000 banoret e vet,
    nuk mund te krahasohet me kosoven qe ka mbi 2 milion banore etj, me se do mbahet shteti i pavarur Korēar me bar dhe Birra Korēa, apo do ju mbaj Greku me buke e me drita.
    BE-se nuk i duhen lypsa ne gjirin e vet, por shtete te fuqishme.O njerez hapni syte, mos shikoni San Marino, Luxenburgun, apo qytet-shtete te tjera.
    Liberté, égalité, fraternité

  3. #63
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Epiri ėshtė dhe do mbetet shqiptar


    Mė poshtė njė letėr me shumė rėndėsi drejtuar redaksisė sė gazetės MONITEUR UNIVERSEL, tė Parisit. Botuar nė atė gazetė nė Maj 1879, nga patrioti i Rilindjes Shqiptare, Abdyl Frashėri.

    Zotėri Redaktor! Me habi pamė se gazeta e rėndėsishme "Republique Franēaise", e cila nė polemikėn e saj tė zakonshme kurrė nuk devijon nga rregullat e modestisė, botoi disa pjesė tė shkėputura nga Memorandumi i Lidhjes Shqiptare, dhe poshtėroi e bėri qesharake atdhetarėt tanė. Atij artikulli nuk i dhamė asnjė pėrgjigje, por "Republique Franēaise", duke u rikthyer prapė nė ēėshtjen nė fjalė, u orvat tė tallė dy tė dėrguarit e Lidhjes Shqiptare. Njė sjellje tė tillė fare nuk e pritnim prej njė gazetave qė simpatizonte luftėn e kombėsive. Franca qanė gjithmonė humbjen e krahinave tė saj: banorėt e Alsace e Lorraine rėnkojnė kur kujtojnė privimin e kombėsisė sė tyre. Pėrse njė gazetė franceze i gjen qesharakė shqiptarėt, tė cilėt pėrpiqen tė evitojnė rrezikun e njė fatkeqsie tė tillė? Nuk jemi savantė dhe as pretendojmė pėr tė, por historinė e atdheut tonė e kemi studjuar dhe e dimė mė mirė se kushdo tjetėr. Banorėt e Epirit i quajnė "Pellazgė". Herodoti, Tucididi dhe Straboni dalin me konkluzionin se ky vend nuk ka qenė pjesė e Greqisė. Sipas Strabonit, Greqia nga veriu kufizohet prej Akarnanisė dhe Gjiut tė Ambrakisė. Pasi gjeografia e lashtė greke nuk u vjen nė ndihme grekėrve tė sotėm, po pyesim ata qė kanė mendime tė kundėrta, se cila pjesė e Epirit ėshtė greke? Ai qė pranon argumentet e sillogėve grekė do tė besojė se Greqisė nuk i pėrket vetėm Shqipėria, por edhe Maqedonia, Thraka, Rumania, Azia e Vogėl, sipas vendeve tė Greqisė sė Madhe, edhe Marseja e juaj!!! Epiri ka 650 mijė banorė. Sa janė vallė grekėt qė ndodhen nė tė dhe ku banojnė? Nė Korēė? Nė Berat? Nė Gjirokastėr? Apo nė Ēamėri? Ai qė kalon nėpėr kėto vende takon vetėm epirotė shqiptarė, jo epirotė grekė. Do tė sakrifikoheshin pra 650 mijė shqiptarė puro pėr tė nginjur lakmitė e sillogėve grekė dhe lėvizjet artificiale tė tyre… Sjellja e tanishme e Greqisė dėshmon se ajo ka ndėrmend tė imitojė Rusinė Cariste!!! Por kjo (Rusia) i pėrkrahė pretendimet e saj me anėn e forcės, e cila pėr fat tė mirė i mungon Greqisė. Sikur tė ishin grekėt aq tė fortė sa tregohen!!! Qė nė fakt janė vetėm miq tė zhurmės, Europa nuk do tė kishte kurrė qetėsi. Parimi i ngjashmėrisė nė gjuhė do tė shpiente Greqinė shumė larg, por nė rradhė tė parė do tė na jepej neve e drejta tė kėrkojmė nga grekėt dyqind mijė shqiptarėt qė banojnė nė njė lagje tė veēuar tė Athinės tė quajtur "Plakė", dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjthėmonė shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia. Mėkat qė qeveria greke shpenzon pėr sillogjet shuma tė majme, tė cilat mund t'i pėrdorte nė mėnyrė mė tė arsyeshme. Ajo pėrpiqet t'i zgjasi njė ngatėrrese, e cila s'ka pėr tė mashtruar asnjė europian. Po tė ngulė kėmbė Greqia nė aspiratat e lakmitė e saj tė pangopura, tė cilat i kundėrvihen drejtėsisė dhe tė drejtės sė kombeve, shqiptarėt kanė nji vullnet tė patundur qė tė mbrojnė atdheun e tyre deri nė fund dhe janė betuar tė mos lėshojnė asnjė pėllėmbė tokė por tė vdesin pėr tė po tė jetė nevoja. Kėtu manifestojmė mendimin e tė gjithė bashkė-atdhetarėve tanė. Europa do tė marrė pėrsipėr pėrgjegjsinė e luftėrave shkatėrrimtare qė do tė inauguronte pėr aneksimin e shėmtuar tė tokave tona nga Greqia. Shpresojmė, zoti redaktor, se do ta botoni pėrgjigjen tonė, gjė pėr tė cilėn dhe ju falėnderojmė qysh mė parė.
    Nga:Abdyl FRASHERI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ujku'80 : 11-11-2007 mė 15:04
    Liberté, égalité, fraternité

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Korcaret kane mahnine qe ta bejne qimen tra, bile eshte gallate e madhe ti degjosh se si thone qe katedralja e korces eshte me e madhja ne ballkan, korca eshte paris i vogel, etj, etj. Dhe kete po e thme si korcar vete, kshu qe mos ma merrni per ters.

    Korca si qytet eshte i vdekur (pa ekzagjerim!), ndejta nje jave atje dhe mu shpif jeta, orari ditor fillonte me mengjes, xhiro, dreke, xhiro, dark, xhiro, dhe gjum. Ne dhjete vjet mungese, une nuk pashe asnje ndryshim, vetem dy pallate te reja ishin ndertuar.

    Si justifikim per kete vdekje, korcaret perdorin inkompetencen e regjimit qendror dhe mendojne se me autonomi do krijojne ndonje boom ekonomik (se si do e bejne une nuk e di, s'shikoj ndonje kerkes te madhe per raki molle ne tregun boteror).

    O te mjere po me cfare do e bleni energjine nga greku juve, kur skeni leke as te shtroni rruget me asfalt? Nga do i nxirrni fondet per shendetesine, shkollimin, etj, etj??? De centralizimi eshte vetem ne favor per krahinat e pasura jo per ato troc si Korca. Idiotsira te tilla vijne vetem nga mendjet e merzitura pensioniste qe s'gjejne menyre tjeter per te kaluar kohen.

  5. #65
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    me komplekse njerez, nuk kam pare..... bete si bete, ja hodhet fajin cobenjve..........

    jo mor djalke jo... shqipetare jane dhe keta qe mendojne ndryshe.... e kam thene dhe me lart.... udheheqin qytetin... kane poste drejtuese......
    Nejse, ju mund te flisni dhe te beni deklarata patriotike (pa vend)sa te doni ....e verteta eshte ajo qe kam thene dhe nuk e ndryshoni dot. haj shnet se na lodhet
    O vellai,
    Fjalet e shumta jane fukarallek. Meqe je ketu, me fakte, urdhero na sill cilat ligjet te Kushtetutes se RSH apo ligje te tjera sipas teje pengojne perparimin e Korces dhe cilat nga keto ti kerkon qe Korca ti kete te ndryshme nga rrethet e tjera te Shqiperise.
    Mos na sill pergjithesime, na sill fakte.

  6. #66
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    malo, more malo...thua qe je korcar, por flet ne veten e trete per korcaret....

    I qan hallin korces se si do e bleje energjine elektrike?! ...hm... ashtu sic e ble tani..... gje e pare qe bejne korcaret kur marin rrogen...vejne e paguajne faturat e ujit dhe te drites... (po te ishte zyra e faturimit ne Elbasan...jam i sigurt qe korcaret do mernin furgonin te paguani dritat atje).

    Thua qe korca eshte e "vdekur" , a nuk eshte kjo nje arsye me shume per te mare vete "frenat" ne dore (gjithmone ne kuadrin e decentralizimit)?!... Me keq se c'eshte nuk ka ku te veje.

    Nga do i nxirrni fondet per shendetesine, shkollimin, etj, etj???
    kur vete ne spital... (jo vetem ne Korce) ... duhet te "dhurosh" nje sasi lekesh, nisur qe nga portieri deri tek mjeku.... Ndryshimi me vone do jete se keto lek do i paguash ne menyre legale. Po ashtu dhe per shkollat.... Korca me sa di une i ka nja 2-3 shkolla private... madje eshte ne plan te hapet dhe kolegj privat ku do te duhet te paguash ....
    Kurse per sa i perket ryshfeteve ndaj profesorave te UK, eshte njelloj sikur paguan takse shkollore.

    shoku malo... Korca e ka qeverisur njeher veten , dhe jo pak por afersisht nje 5 vjecar... nuk e di se si ja bene atehere per gjith keto probleme qe ngre ti?! Korca Ka intelektuale me shumice , po ashtu diaspora korcare eshte nga me te fuqishmet dhe me me lidhje , per ti erdhur ne ndihme Bashkise se Korces ne nje kuader te nje decentralizimi rrenjesor.

    De centralizimi eshte vetem ne favor per krahinat e pasura jo per ato troc si Korca
    cilat quan ti te pasura? Dhe te pasura ne cfare? (intelekt, te ardhura, kapital.....) Duhet te dish te jesh nikoqir i mire , perndryshe .. e ben si evgjitet... kur kane ..dhe b.then lyjne me kos... (pa dashur te ofendoj ndonje rom.....thjesht eshte shprehje qe perdoret ne korce)


    PS. Toro... nqs do te mesosh me shume per DECENTRALIZIMIN ... ben mire te lexosh njehere se cdo te thote + rrjedhojat e tij..... une nuk kam nge te te bej copy/paste.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Korcar-L1 : 12-11-2007 mė 13:11
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Si justifikim per kete vdekje, korcaret perdorin inkompetencen e regjimit qendror dhe mendojne se me autonomi do krijojne ndonje boom ekonomik (se si do e bejne une nuk e di, s'shikoj ndonje kerkes te madhe per raki molle ne tregun boteror).
    Kur qeveria lokale ve ne dukje inkompetencen dhe harresen e qeverise qendrore ne lidhje me qytetin e tyre, kjo nuk eshte dicka negative, eshte shume pozitive bile pasi nxjerr ne dukje nje problem real qe nuk eshte thjeshte nje kaprico e nje kryebashkiaku por eshte edhe deshira e atyre qytetareve qe e kane zgjedhur ne ate post, zhvillimi i ekonomise lokale. E pare me kete sy, qeveria lokale e Korces eshte nje hap me perpara se sa qeverite lokale te qyteteve te tjera qe pranojne status-quo e nuk ngrejne zerin per me shume fonde e me shume vemendje nga qeveria qendrore.

    Mesazhi i qeverise lokale ne Korce per qeverine vendore eshte i qarte: nese ju nuk riktheni ato taksat qe ne i paguajme qeverise qendrore ne forme projektesh per zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mireqenies se qytetit, atehere mos u cudisni nese qytetaret e Korces refuzojne tu paguajne taksen qendrore por zgjedhin qe ato taksa tia paguajne qeverise lokale. Kjo eshte ajo qe artikulohet si "autonomi fiskale".

    Nje nga bizneset me te medha ne vend dhe nje nga bizneset me potencialin me te madh ne vend eshte edhe Birra Korca qe tani nuk po prodhon vetem per tregun lokal apo kombetar por ka plane qe te prodhoje edhe per tregun nderkombetar. Mori edhe cmimin e pare ne nje konkurs nderkombetar birre ne Londer para disa muajsh.

    Mundesite e zhvillimit te Korces nuk mungojne ashtu sic nuk mungojne as idete dhe fondet e atyre emigranteve korcare te shperndare ne cdo cep te botes. Thelbi i debatit eshte nese qeveria qendrore e ndihmon apo pengon zhvillimin e qytetit. Dhe Korca nuk eshte qyteti i vetem ne Shqiperi qe rezervon te tilla ankesa per qeverine qendrore, te tilla ankesa degjon edhe nga qeveria lokale Shkoder, qeveria lokale Vlore, qeveria lokale Sarande e Gjirokaster.

    Dhe per mua keto ndryshime jane pozitive e jo negative pasi deshmon qe administrata publike ne Shqiperi ka arritur nje stad te ri pjekurie dhe po afirmon pergjegjesite dhe pushtetin e vete kushtetues ne raport me uzurpimin e ekzekutivit qendror. Dhe kjo eshte arsyeja qe kryeministri Berisha ne buxhetin e 2008 trefishon buxhetin e pushtetit lokal; kjo eshte arsyeja qe biznesmenet lokale vlonjate po trokasin ne deren e kryeministrit me planet e tyre per ndertimin e parqeve industriale ne Vlore.

    Pra demokracia shqiptare nuk eshte me nje aspirate, eshte nje realitet, qe e konfirmon edhe raportet e reja qe po ndertohen midis pushtetit qendror dhe atij lokal. Dhe vete qeveria qendrore po e stimulon decentralizimin e pushtetit lokal nga ai qendror pasi ky decentralizim prish praktiken 70 vjecare te ekonomise se komanduar nga lart.

    Albo

  8. #68
    Kushtetuta e Republikes se Shqiperise:

    Neni 13

    Qeverisja vendore nė Republikėn e Shqipėrisė ngrihet nė bazė tė parimit tė decentralizmit tė pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit tė autonomisė vendore.

    Ne baze te Kushtetutes ne fuqi, pushteti lokal ka te drejten e decentralizimit (me sa di eshte nenshkruar dhe marreveshja perkatese me BE) dhe me te vertete duke filluar nga buxheti i vitit 2008, do te hidhen hapat vendimtare te ketij procesi aq te nevojshem dhe aq te domosdoshem per ushtrimin e pushtetit ga ata qe jane zgjedhur me voten e lire.

    Decentralizimi i pushtetit dhe autonomia vendore, nuk jane nje hap drejt shperberjes, sic konceptohet gabimisht, por perkundrazi permes ketij procesi harmonizohen me mire dhe me drejt interesat e komunitetit dhe ne teresi interesat e vendit.

    Shqiperia nuk ka pervoje ne fushen e decentralizimit dhe nuk ka krijuar ende nje tradite te forte te qeverisjes lokale.
    Kjo eshte nje pengese ne kete rruge. Mirepo kjo nuk do te thote se duhet ende te pritet.
    Qeverisja lokale duhet te marre ne dore kompetenca, qe i bejne asaj te mundur te jete prane komunitetit dhe ne sherbim te tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 12-11-2007 mė 13:28

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Po pse me verte mendoni se ka ndonje ndryshim nga inkompetenca qendrore me ate lokale? Ca kujtoni ju se po ja dhate pushtetin nje harbuti korcar do shpetoni?

    Ore po ja u them edhe njeher, korca eshte qytet troc, eshte i vdekur, dhe per kete s'e ka fajn qeveria qendrore, nuk e ka ndalur qeveria qendrore zhvillimin e durresit, fierit, vlores, sarandes, etj.

    Thjesht, ai vend nuk ka gje per te ofruar pervec rakise se molles dhe birra korces qe reklamohen vetem nga korcaret, se per te tjeret nuk bejne as per te lare duart. Nuk ka vend ne bote ku qytetet e vogla kerkojne decentralizim sepse nuk mundet ti perballojne nevojat me bazike per popullsine.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Edhe nje gje tjeter blerja e energjise nga keshi nuk eshte njelloj si blerja nga privati, sepse e para eshte e subsiduar, prandaj dhe berisha refuzon keshillat e IMFit qe ta privatizoj keshin, se privatit nuk do i rruheshe shume ti mbante cmimet e uleta, dhe bathorja me lapraken do shperthenin ne revolte. Ndertimi i shkollave private gjithashtu dhe suksesi i madh i birra korces (hahhaha) nuk kane te bejne ndonje gje me debatin qe po shtrohet, sepse qeveria qendrore as nuk po i ndalon keto qe te zhvillohen me shume.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  3. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •