Po
Jo
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Familjes dhe Kombit me rastin e rënies së Dëshmorit Xhavit Morina
Garda Kombëtare shpreh dhembjen më të thellë për humbjen e Luftëtarit të Shqipërisë etnike.
Vrasjet e tilla janë të dhimbshme, por jo për t'u qarë, sepse ai është udhërrëfyes për bijtë dhe bijat e atdheut të cilët nuk do të ndalen për ta quar në vend amanetin e tij. Familjes i themi se jemi me ta dhe ndajmë dhembjen me ta.
Kurthet e përgatitura nga Sahanlëpirësit të cilët punuan për të vrarë, ku Dëshmori në intervistën e dhënë gazetës Express jep edhe emrat e të dyshuarve të cilët kanë qen të implikuar në burgosjen e tij, dhe lënë të dyshohet se të njëjtit kanë të bëjnë edhe me vdekjen e tij.
Shtabi i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare e nderon Xhavitin me Medaljen “Mithat Frashëri” që u jipet vetëm Dëshmorëve të Kombit
Komandanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare
Gjeneral Major - Flamur Kokollari
Tiranë 5.11.2007
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Kush o kjo Garda Kombetare?!
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Kush tha që ka mbi 10.000 student shqiptarë në Maqedoni?
-Po të kishte do protestonin -
Nuk është detyrë e imja të hyj në atë se kush sa e meriton të quhet studentë, mirëpo është historia dhe realiteti i sotëm që definojnë studentin dhe veprimtarinë e tij. Përveç obligimit parimor që kanë pasur studimin, studentët në tërë botë njihen dhe me një fuqi të paparë për ndryshime dhe revolucion, studentët dhe më të njohur janë për faktin se gjithkund në botë kanë qenë të parët ata që rezistuan dhe nuk pranuan ti nënshtrohen padrejtësive, presionit politik, mashtrimit dhe robërisë.
Gjithkund në botë ku ka pasur apo ka një armatë me studentë dhe mjafton të ketë provuar qeveria apo ndonjë institucion tjetër shtetëror ose ndonjë grup njerëzish të ketë provuar të bëjë një padrejtësi apo dhunë ndaj atij populli, ka qenë pikërisht kjo armatë studentësh që e para ka ngritur zërin dhe me veprimet e veta ka shkuar deri në atë nivel saqë pasojat për ata që bënë padrejtësi kanë qenë dështimi i tyre, revolucioni politik në atë vend, ndryshimi i qeverisë, bile në disa vende ka të ngjarë dhe më keq, si në Rumasni ku studentët ishin ata që revolucioni i tyre politik u shndërrua në një revolucion mbarëpopullor dhe presidenti i vendit paguajti gabimin me vdekje.
Kështu ka ndodhur në vendet me 10.000 studentë:
Së pari të rikujtojmë sipërfaqësisht vetëm disa nga ngjarjet më të njohura për ne, për vendet ku ka pasur më shumë se 10.000 studentë, siç pretendohet se ka dhe në Tetovë e Shkup dhe të shohim se cili ka qenë reagimi i tyre ndaj padrejtësive.
Në Kinë e Rusi studentët ishin dhe janë sot e kësaj dite të njohur për demonstratat dhe revolucionet e tyre duke mos pranuar padreejtësinë që vjen nga një pushtet tejet i fuqishëm dhe nga diktatorë që ua kanë frikën ndoshta shumica e qeverive dhe popujve në botë, ndërsa studentët janë ata të cilët patën guximin që të trazojnë këto vende dhe mos ti nënshtrohen dhunës së këtyre qeverive. Më 1981, 1989 ishin studentët shqiptarë nga Kosova ata të cilët trazuan për herë të parë Jugosllavinë, një federatë që kishte 'bashkuar' miliona njerëz dhe që paraqiste atëbotë një nga fuqitë më të mëdha evropiane ndoshta dhe botërore, përderisa studentët shqiptarë të parët patën guximin dhe refuzuan ti nënshtrohen asaj diktature de padrejtësie duke mos llogaritur fuqinë e këtij shteti e aq më pak dhunën dhe represionin. Ata pranuan burgosjet, vrasjet, torturat personale në emër të lirisë së dhe të drejtave kombëtare. Dhe jo kaq, për afro 20 vjet nuk ndërprenë rezistencën politike dhe paqësore të manifestuar me demonstrata, protesta, marshe duke bërë që problemi i tyre të afirmohej në qarqet ndërkombëtare dhe pikërisht nga këto grupe studentësh të dilnin dhe udhëheqësit e popullit shqiptarë të Kosovës e që pas një pjekurie dhe pregaditje psiko-fizike, ishin këta studentë që revoltën e tyre në fund ditën ta shndërojnë dhe në një revoltë të armatosur ku as luftën nuk e kursyen për të çliruar dhe fituar atë që gjatë kohë e kërkonin me demonstrata e protesta.
Po, studentët ishin dhe në Shqipëri ata që rrëzuan diktaturën dhe sistemin monist dhe shndërruan shtetin shqiptarë nga një shtet të izoluar në një shtet të hapur demokratik që sot po udhëhiqet po nga ata studentë dhe poashtu nga gjenerata e re e studentëve po dëgjojmë gjithnjë e mëtepër zëra që edhe padrejtësive të sotme apo gabimeve të qeveritarëve dinë t'ju thonë MJAFT dhe nuk pranojnë tju nënshtrohen.
Në Maqedoni ishin pikërisht studentët shqiptarë që pasi hapën me ndihmën e profesorëve të tyre Universitetin e Tetovës, ditët që me vite të tëra t'i qëndrrojnë besnim dhe ta mbrojnë këtë institucion duke arritur që suksesin e tyre në fund ta kurorëzojnë me një institucion zyrtarë dhe profesional. Ishin po këto studentë dhe të rinjë që u çuan në këmbë kur pushteti i viteve 1997-98 ndaloi flamurin shqiptarë. Ishin këto studentë që sakrifikuan veten, falën jetën dhe gjithcka tjetër që kishin vetëm e vvetëm për të mos lejuar që dikush tua nëpërkëmbë simbolin e identitetit të tyre, simbol ky që nëpër histori njihet si i shtrenjtë për të gjithë shqiptarët.
Po sot ku janë 10.000 studentët?
Edhe pse numri është më i madh por, mjafton të themi se janë 10.000 sa për të treguar turpin që e hanë me bukë këta studentë që pretendohet se po studijojnë në universitetet shtetërore në Tetovë, Shkup dhe universitetet private në Maqedoni. Një vendim nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë për cenzurimin e flamurit shqiptar revoltoi të gjithë popullin bile për çudi 'revoltoi' për herë të parë dhe partitë politike, por nuk revoltoi aspak këta studentë. Përkundër faktit që studentët ishin ata që në mbarë botën dhe në rajon të parët ngritën zërin ndaj çdo padrejtësie që u bëhej, studentët ishin ata që futeshin dhe në zjarr, në rastin e fundit studentët nuk e panë të udhës që të thonë qoftë dhe një fjalë si kundërpërgjigje e këtij veprimi. Asnjë deklaratë publike nga asnjëri Union i Studentëve që do të dënonte këtë akt, asnjë organizmin i ndonjë proteste apo qoftë dhe një marshi të heshtur dhe të pazëshëm sa për të mos lënë pa shënuar dhe treguar të tjerëve se ka këtu studentë dhe çështë më e keqja, asnjë fije shqetësimi nuk vërehet në fytyrat e këtyre studentëve të cilët lirisht mund të themi se më së paku apo aspak nuk i ka shqetësuar ky vendim që në gjeneratat e më hershme paraqiste pretekst dhe për luftë.
Turp i vërtetë për 10.000 studentë (nëse vërtetë qenkan studentë) të pranojnë këtë padrejtësi duke mos thënë asnjë fjalë të vetme kundër!
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Ka logjik ne kete qe e thua.Megjithate jane partite politike qe e vrane shpirtin intelektual dhe studentor duke i partizuar universitetet dhe shoqatat e studenteve.Madje ne diktaturat me te renda shume disident - intelektual kane buruar nga stafi i profesoreve dhe studenteve.Kjo do te thote se dicka shume rende eshte krimbur ne shoqerine tone dhe e kemi si e kemi gjendjen.
Krijoni Kontakt