g 55
----------------------------------------------------
Sollaku mbrohet sėrish me linjėn e Hakmarrjes pėr Drejtėsi
(02.11.2007)
Nė prag tė largimit, kryeprokurori ka nxjerrė nė deklarime publike, njerėzit e pėrdorur mė shumė nė ortakėrinė e denoncuar tė tij me efektivat e Hakmarrjes pėr Drejtėsi, duke i paraqitur si fajtorėt qė do tė mund ta shpėtojnė nga hetimi. Ardian Visha ėshtė pėrmendur nga mediat si pėrgjegjėsi pėr lirimin e Aldo Bares, ndėrkohė qė nė prokurori ka mbuluar me turp tė plotė sektorin qė mbulon ekstradimet e tė shumėkėrkuarve
I ndėrgjegjshėm se ka ezauruar tė gjitha mundėsitė pėr tė vijuar qė tė mbajė peng tė lidhjeve mafioze Prokurorinė e Pėrgjithshme, Theodhori Sollaku, ka vendosur qė tė pėrdorė linjėn e Hakmarrjes pėr Drejtėsi ne kundėrofensivėn e tij tė dėshpėruar pėr tė fituar sadopak terren nė njė betejė, fati i sė cilės dihet tashmė. Dje ai ka nxjerrė para mediave Drejtorin e Marrėdhėnieve me Jashtė, nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, Ardian Visha, qė ėshtė njėherazi dhe pėrgjegjėsi kryesor pėr marrėdhenieve me jashtė tė organit tė akuzės. Kėsisoj Visha ėshtė shfajėsuar pėr dėshtimin e mjaft ekstradimeve pėrfshirė kėtu edhe atė tė Altin Arapit, eksponentit kryesor tė organizatės terroriste e anarkiste tė themeluar nga rudimentet e Sigurimit tė Shtetin dhe bijtė e tyre dhe vrasėsit tė shofeti tė gruas sė kryeprokurorit nė vjeshtė tė vitit 2001. Ekstradimi i shtetasve shqiptarė nuk ėshtė ēėshtje e qėndrimit tonė subjektiv apo e Prokurorit tė Pėrgjithshėm si individ, por ėshtė problem i kuadrit ligjor nė fuqi nė Republikėn e Shqipėrisė - tha dje Visha. Duke reaguar ne lidhje me ekstradimet, objekt hetimi i Komisionit Hetimor Sollaku 2, Visha tha se, mbėshtetur nė kėtė kuadėr ligjor, ekstradimi i shtetasve shqiptarė jashtė territorit tė vendit, bėhet i mundur vetėm kur ka marrėveshje qė e parashikon njė gjė tė tillė. Sipas tij nuk ka njė listė mbi 200 subjektesh, pėr tė cilat prokuroria apo Prokurori refuzon tė veprojė institucionalisht, pėrkundrazi, ka mbi 300 subjekte qė ndodhen nė burgje, me vendime tė formės sė prerė, pikėrisht nė sajė tė bashkėpunimit ndėrkombėtar, qė prokuroria ka mundur tė realizojė me partnerėt me tė cilėt kemi ndėrtuar marrėdhėnieve dinjitoze. Nė tė vėrtetė dėshtimi i ekstradimit tė Arapit Arapit, e konfirmuar kjo edhe nga autoritet belge, ka ndodhur pėr arsye krejtėsisht banale: organi i akuzės nuk qe nė gjendje qė brenda kohės sė pėrcaktuar tė dorėzonte dosjen e plotė kriminale tė pjesėtarit tė Hakmarrjes pėr Drejtėsi. Pėr rrjedhojė Visha qė po shfrytėzonte kėtė dalje pėr tu distancuar nga pėrgjegjėsitė e rėnda, ėshtė keqpėrdorur dje nga Kryeprokurori nė cilėsinė e njė limoni tė shtrydhur.
Sollaku legjitimon lirimin e 22 tė dėnuarve, por fajėson pėr kėtė Gjykatat/Prokuroria e Pėrgjithshme nuk ka pranuar se ka firmosur lirimin nga burgu nga burgu tė dhjetėrave tė dėnuarėve me precedencė tė rrezikshėm penalė, nė njė kohė qė ka legjitimuar kėtė akt. Sipas zyrės pėr shtyp tė kėtij organi nė asnjė rast prokuroria nuk ka bėrė kėrkesė pėr lirimin e tė dėnuarve. Zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Agim Neza publikoi rezultatet e kontrollit tė ushtruar nga grupi i punės, i ngritur nga Prokurori i Pėrgjithshėm, pėr situatėn nė prokuroritė e rretheve gjyqesore nga ku janė liruar disa tė burgosur, me vendim gjykate, me arsyetimin se "vuanin nga sėmundje te ndryshme. Sipas zėdhėnėsit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, kontrolli u krye nė Gjykatat e rretheve gjyqėsore, Tiranė, Kavajė, Krujė dhe Lezhė, pėr periudhat janar 2005-tetor 2007, ku u shqyrtuan 22 kėrkesa tė tė dėnuarve pėr lirim nga burgu me arsyen se vuanin nga sėmundje tė ndryshme. Shkaqet qė pėrbėjnė sėmundje tė rėndė, tė pėrcaktuara nė aktet e ekspertimeve mjeko-ligjore, janė tė ndryshme. 10 tė burgosur janė liruar tė diagnostikuar pasi vuanin nga sėmundje psiqike, 5 tė burgosur me kancer, 3 tė burgosur nga sėmundje tė rėnda kardiovaskulare dhe nė mushkėri, ndėrsa 4 tė burgosur tė tjerė janė liruar tė diagnostikuar me diabet tė avancuar, azma bronkiale, paralizė e plotė si dhe atrofi. Gjatė shqyrtimit gjyqėsor tė kėtyre rasteve, pėr 6 prej tyre, ndėrsaprokurorėt i kanė kėrkuar gjykatės rrėzimin e kėrkesės. Ndėrkohė qė, Gjykata nė pėrfundim tė shqyrtimit gjyqėsor ka vendosur pėr 22 raste pranimin e kėrkesės, duke urdhėruar lirimin e tė burgosurve. Drejtuesit e prokurorive dhe prokurorėt qė kanė ndjekur ēėshtjet, kanė apeluar kur nuk kanė qėnė tė bindur nė vendimin e gjykatės, afro 33% tė vendimeve tė Gjykatės- deklartoi Neza, duke shtura se lirimi i tė burgosurit kushtėzohet nga shkaku i njė rėndėsie tė veēantė, siē ėshtė sėmundja e rėndė, qė e bėn tė pamundur qėndrimin e tė dėnuarit nė burg pėr shkak se rrezikohet jeta e tij, dhe e rėndėsishme nė kėtė rast, ėshtė pėrcaktimi mjeko-ligjor i tė dėnuarit, i kryer nga specialist-ekspert mjekėsor". Nė korrik tė kėtij viti Ministria e Drejtėsisė publikoi njė raport kontrolli nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore nga i cili dilte qartė se ekspertėt e Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, nė mėnyrė tė veēantė ekspertėt psikiatėr, kishin falsifikuar haptazi aktet e ekspertimit duke bėrė tė mundur lirimin nga burgu tė disa personave me rrezikshmėri tė lartė shoqėrore nė bashkėpunim me gjykatėsit dhe prokurorėt. Hetimi administrativ pėrfundoi me shkarkimin e tė gjithė eksperteve qė kishin falsifikuar si dhe u bė kallėzimin penal pėr disa prej tyre.Nė pėrfundim tė procesit tė inspektimit, proces qė pėrfshinte zbatimin e ligjit nga ana e gjyqtarėve dhe prokurorėve qė morėn pjesė nė gjykimin e kėtyre ēėshtjeve, pas analizės tė secilit prej rasteve u evidentuan tė dhėna tronditėse se si tė dėnuar pėr vepra penale tė rėnda si vjedhje, pėrdhunim, trafikim lėndėsh narkotike,vrasje me paramendim janė liruar nga burgu nė kundėrshtim me ligjin, procedurat ligjore dhe nė bashkėpunim tė hapur me subjektet e kėtyre procedimeve. Nė raportin e pėrfunduar persona tė dėnuar pėr trafik lėndėsh narkotike janė liruar nga burgu me arsyetime banale se jeta e tyre rrezikohej nė burg nga njė gjendje e keqe e humorit, por nga raportet hetimore tė bėra nė bashkėpunim me strukturat e Ministrisė sė Brendshme, tė dėnuarit e liruar i janė rikthyer trafikut tė lėndėve narkotike.
Kushtetuesja, qajtorja e fundit e Sollakut para dorėzimit tė ēelėsave tė Prokurorisė/Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, vijon qė tė pėrpėlitet nė batakun qė i ka krijuar vetvetes. Pasi ka refuzuar tė njohė legjitimitetin dhe te paraqitet nė komisionin hetimor e ngritur pėr tė, pasi ėshtė ankuar poshtė e pėrpjetė pėr padrejtėsinė qė po i bėhet, Dhori ėshtė ankoruar tek stacioni i fundit para dorėzimit final tė ēelėsave tė zyrės sė tij. Me anė tė njė kėrkese drejtuar Gjykatės Kushtetuese, Kryeprokurori ka kėrkuar pezullimin e hetimir patlamentar me justifikimin e pėrhershėm tė mungesės sė kushtetueshmėrisė sė kėsaj nisme tė ndėrmarrė nga ana e Partisė Demokratike, mbėshtetur nga pjesa dėrrmuese e anėtarėve tė koalicionit qeverisės. Vendim i Kuvendit pėr komisionin hetimor vjen si njė pėrsėritje, diēka mė e sofistikuar e vendimit nr 31, datė, 2.5.2006, i konsideruar si nė kundėrshtim me Kushtetutėn nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.26, datė 04.12.2006. Ėshtė sfidė ndaj ēdo logjike dhe morali, juridik, shoqėror dhe politik, tek lexon kėrkesėn e re tė 28 deputeteve qė i drejtohen Kryetares se Kuvendit duke cituar qė nė fillim faktet dhe argumentat e vendimit te vjeter, si te mos kishte ndodhur asgjė, si tė mos kishte njė vendim perfundimtar e tė formes se prerė tė Gjykates Kushtetuese dhe njė Dekret tė Presidentit tė Republikes qė jo thjesht e kanė ēbėrė kėtė vendim, por qė pas njė analize tė detajuar e me pėrgjegjėsi e kanė konsideruar atė si shkelje tė parimeve dhe tė praktikave juridike kushtetuese - shkruan nė kėrkesėn e tij Sollaku, duke zbardhur vendimin e diskueshėm tė vitit tė kaluar tė Kushtetueses pėr tė mos e njohur Kuvendin si institucionin mė tė lartė qė pėrfaqėson sovranin. Vleresoj qe zoterinjte deputete duhet ti studiojne faktet qe u serviren. Para se te nenshkruajne duhet ti konsultojne ato me specialistet e ligjit dhe jo me injorantet e ligjit, sepse arrihet ne absurditete te tilla sa te kerkohet qe te rifillojne hetimet per ēeshtjet e pushuara nga gjykatat per mungese provash. Nje ēeshtje e gjykuar mund te vihet ne levizje vetem me anen e institutit te rishikimit. Imponime te tilla krejtesisht te kundraligjshme e antikushtetuese ndaj institucionit te prokurorise kane qene te papranueshme edhe ne diktature dhe nuk njiheshin as nga sistemi i vjeter i procedures, jo me ne nje shtet demokratik si ky qe pretendojme se po ndertojme. Ne kerkesen e re pretendohet trajtim i papergjegjshem i marredhenieve juridiksionale me shtetet e huaja apo uzurpim i pushteteve te Ministrit te Drejtesise. Asgje te vertete nuk ka ne keto parashtrime. Hartuesit e kerkeses se servirur deputeteve nuk mund te gjejne dot asnje rast per te ilustruar absurditetet qe shkruajne- deklaron ai, duke kėrkuar zgjidhjen e mosmarreveshjes se kompetencave ndermjet Prokurorise dhe Kuvendit te Shqiperise si dhe pezullimin e vendimit pėr ngritjen e komisionit hetimor.
PD: Kushtetuesja nuk mund tė ndėrhyjė nė veprimtarinė e komisionit hetimor/Anėtari demokrat i Komisionit parlamentar tė Ligjeve, Dashamir Sula, deklaroi dje se Gjykata Kushtetuese nuk mund tė ndėrhyjė dot nė veprimtarinė e komisionit hetimor Sollaku 2, pėr sa kohė qė nuk ka dalė raporti pėrfundimtar nga ana e kėtij komisoni, dhe pėr sa kohė qė ky raport nuk ėshtė miratuar nga Kuvendi i Shqipėrisė. Gjykoj se ėshtė e drejtė e kryeprokurorit qė tė bėjė njė ankesė nė Gjykatėn Kushtetuese, por kjo
Gjykatė ėshtė shprehur njėherė pėrsa i pėrket komisionit hetimor dhe ajo nuk e konsideron ilegjitime ngritjen e kėtij komisioni. Gjykata Kushtetuese nuk mund tė pengojė ngritjen e kėtij komisioni, pasi kjo pėrcaktohet me ligj si nė Kushtetutė, ashtu edhe nė rregulloren e Kuvendit. Kjo kėrkesė nuk ėshtė ilegjitime nė formė dhe nė pėrmbajtje, pasi ky ėshtė njė komision i ngritur rishtaz dhe nuk ėshtė i njėjti objekt siē pretendohet- deklaroi ai. Ndėrkohė, deputeti i PD-sė sqaroi se komisioni hetimor nuk ka hyrė nė ēėshtje konkrete, pasi Prokurori i Pėrgjithshėm po gjykohet pėr kompetencat e tij dhe pėr shkeljen e ligjit nga ana e tij. Parlamentit i lejohet tė ngrejė njė komision hetimor dhe kjo ėshtė brenda kornizės kushtetuese, pasi parlamenti mund tė gjykojė nėse Prokurori i Pėrgjithshėm ka realizuar detyrat funksionale qė i pėrcakton ligji pėr organizimim dhe funksionimin e prokurorisė. Vetėm pasi tė ketė njė vendim nga ana e parlamentit pėr kėtė ēėshtje, kryeprokurori ka tė drejtė tė ankimojė nė Gjykatėn Kushtetuese, por jo nė momentin qė komisioni hetimor ende po vazhdon punėn- pėrfundoi Sula. Ndėrkaq deputeti socialist Petro Koēi dhe ai i PBDNJ-sė, Spiro Peēi, e kanė legjitmuar veprimin e Kryeprokurorit. Sipas Koēit ėshtė i justifikuar pėrdorimi i ēdo mjeti ligjor dhe Kushtetues nga ana e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, pėr sa i pėrket komisionit hetimor parlamentar. Kjo kėrkesė ėshtė krejtėsisht e justifikuar, pasi nė momentin kur kryeprokurori e gjykon hetimin parlamentar si antikushtetues, ėshtė normale dhe e drejta e tij legjitime qė t'i drejtohet Gjykatės Kushtetuese - theksoi ai. Ndėrkaq edhe deputeti Peēi, deklaroi se ėshtė e drejtė e Prokurorit tė Pėrgjithshėm t'i drejtohet Gjykatės Kushtetuese atėherė kur vėren se ngritja apo veprimtaria e komisionit hetimor 'Sollaku 2' ėshtė antikushtetuese. Duke komentuar kėrkesėn e kryeprokurorit drejtuar sot Gjykatės Kushtetuese, i cili kėrkon zgjidhjen e mosmarrėveshjes sė kompetencave ndėrmjet Prokurorisė sė Republikės dhe Kuvendit tė Shqipėrisė dhe pezullimin e vendimit nr. 135, datė 25.10.2007 tė Kuvendit, Peēi u shpreh se kjo ėshtė e drejtė e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, por edhe e
ēdo personi, i cili gjykon se ndaj tij ėshtė ndėrmarrė njė veprim antikushtetues.
Krijoni Kontakt