Close
Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 193
  1. #111
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Dhe së fundi, edhe njëherë, shko në Loxhë dhe në fshatrat të tjera të Rarfshit të Dukagjinit dhe atje do të tregojnë "përralla" për Tahir Zemën dhe bashkëluftëtarët e tij!
    Nëse dikush e përdor dhunën, për ta nderuar Tahir Zemën kjo nuk do të thotë se Tahir Zema ë'shtë i ndershëm.
    Tahir Zema a? Mjer çka u kanë ai.

  2. #112
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439

  3. #113
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    BOJKOTI I ZGJEDHJEVE

    VOTA KUNDËR KËTI SISTEMIPSEUDODEMOKRATIK E DEMAGOGJIK ËSHTË BOJKOTIMI



    Nga ABDULLAH PRAPASHTICA

    Ata që kanë besua në �Marrëveshjen e Rambujesë� të1999 kanë pas arsye me marr pjesë në zgjedhjet e zhvilluara në tri vitet e para, pasi kanë besuar se pas tri viteve do të mbahet REFERENDUMI në të cilin Populli i Kosovës do të e shprehte vullnetin e vet për të ardhmen e vet!

    Mosmbajtja e referendumit zbuloi se fjala është për një tradhti me përmasa ndërkombëtare dhe se zgjedhjet e më vonshme dhe shtyrja e vazhdueshme e statusit ishin dhe janë vazhdim i asaj tradhtie! Vazhdim i kësaj tradhtie është vazhdimi i pa afat i �mbikëqyrjes� ndërkombëtare dhe të �institucioneve të përkohshme lokale� të zgjedhura si pas shijes se tyre. Vazhdim i kësaj tradhtie është çarmatosja e UÇK e demolomi i Ushtrisë dhe armatimit në Republikën e Shqipërisë dhe armatosja e ushtrive sllavo-greke. Vazhdimësi e kësaj tradhtie është sabotimi e bllokimi i integrimeve kombëtare shqiptare dhe përpjekja imponim të integrimeve e rigjenerimit te ish Jugosllavisë përmes te �Ballkanit Perëndimor� dhe integrimet kolonialiste euro-atlantike. Vazhdim i kësaj tradhtie është shkatërrimi i infrastrukturës të Kosovës që e pruri mjerimin social, shëndetësor, arsimor, kulturorë, ekonomik dhe degjenerimin politikë e moral. Vazhdimi i kësaj tradhtie është anarkia e programuar e cila sistematikisht po i shkatrrën pasurit shoqërore e natyrore të Kosovës. Vazhdim i kësaj tradhtie është Pakoja e Ahtisairit e hartuar nga BE/OSBE e cila e mohon të drejtën e Popullit Shqiptar të Kosovës për të shpreh vullnetin e vet për VETËVENDSJE dhe me të cilin bëhen përpjekje të imponohet si �vullnet i Kosovës� legalizimi i kufijve �ndërkombëtar� brenda Atdheut ton dhe copëtimet tjera si dhe shpronësimin e Popullit Shqiptar nga territori i vet etnik ku ai është autokton. Të gjithë ata shqiptar që po marrin pjesë në këtë tradhti ndërkombëtare janë përgjegjës para historisë!

    Lista e fakteve të kësaj tradhtie ndërkombëtar është tepër e gjatë për ti numëruar në një artikull, prandaj këtu mjafton të thuhet se kapaku i këtyre tradhtive �shtesë� është edhe vet farsa mbajtjes së �zgjedhjeve të lira� me 17 nëntor 2007 të organizuara nga OSBE/BE e rezultatit i të cilave është i parapërgatit në Bruksel e në Moskë e Beograd, pavarësisht se a del apo jo, Populli në këto �zgjedhje� të tyre. Ky mashtrim i radhës nuk është një rutinë e thjeshtë që do të e vazhdon komën politike për Kosovën, por një komplot i përgatitur deri ne detale për të nxitur një kaos brenda shqiptar me përmasa vëllavrasëse që koj pastaj të përdorët si argument se �shqiptarët nuk janë të aftë të kenë shtet dhe se ata duhet dikush nga jashtë ti qeverisë�!


    Për këto arsye vete BOJKOTIMI i pjesëmarrjes në këto zgjedhje nuk është e mjaftueshme për tu mbrojtur nga ky komplot i qarqeve reaksionare antishqiptare ndërkombëtare. Sepse ata do të i qojnë deri ne fund planet e veta dhe do të krijojnë �lider� marioneta dhe institucione kukulla për mes të cilave do të zbatojnë politikën e vet antishqiptare dhe atë para opinionit të brendshëm e të jashtëm do të e prezantojnë si �vullnet i Popullit të Kosovës�!

    Prandaj, është e nevojshme që kundër këtyre �zgjedhjeve te 17 nëntorit 2007� të organizohet një peticion mbarëkombëtar kundër këtyre zgjedhjeve me vendime te çarta se:

    1. Zgjedhjet mund të mbahen vetëm pas përcaktimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës si pas parimit të drejtës së popujve të dekolonizuar në VETËVENDSOJE, ku qartë do të dihet se:

    a) kush do votoi që Kosova të lirohet nga sundimi i huaj dhe të bashkohet me shtetin Amë Shqipërinë dhe

    b) kush do të votoi për mbetjen e Kosovës nën sundimin e huaj;

    2. Zgjedhjet e lira mund të mbahen vetëm atëherë kur në Kosovë nuk është i pranishëm as një formacion (i huaj ushtarak e policor dhe as ndonjë formë tjetër e pranisë që ushtron diktat) dhe me kushtet konkrete qe i cakton vet Kosova dhe që janë në përputhje me normat ndërkombëtare;

    3. Zgjedhje e lira mund të mbahen si pas ligjeve e rregullave që i miraton vet populli në një referendum dhe ku qartë do të përjashtohen nga pjesëmarrja edhe në zgjedhje edhe në pjesëmarrje ne kandidim edhe në votim e të gjithë atyre që në të kaluarën i kanë shërbyer sundimeve të huaja kundër interesave kombëtare;

    4. Zgjedhjet e lira mund të mbahen vetëm pas regjistrimit të saktë të popullsisë autoktone � si të asaj pjese që gjendet brenda vendit si të asaj pjese që me terror shtetëror e me dhunë është detyruar të shpërngulet nga trojet e veta që nga viti 1878 e deri me sot dhe

    5. Zgjedhjet e lira mund të mbahen vetëm kur populli ne një referendum të posaçëm do të deklaron vullnetin e vet se për çfarë forme të qeverisej së brendshme do të përcaktohet. Gjegjësisht a do të dëshiroi të jetoi ne sistem:

    a) monarkist - mbretëror,

    b) sistemi monist, në pushtetin e �demokracisë njëpartiake� ku një parti e ushtron pushtetin në emër të popullit përgjithmonë pa e pyetur fare popullin për dëshirat e ti apo në;

    c) sistemi pluralist në pushtet të �demokracisë shumë partiake� kur partitë politike e ushtrojnë pushtetin në emër të popullit pa e pyetur fare popullin për dëshirat e ti apo në

    d) sistem demokratik ku populli qeveris vetveten si pas parimeve të demokracisë autentike kombëtare dhe ku vet populli i zgjedhe liderët e vet drejtë për së drejti!

    Ky organizim për mbrojtje nga farsa e �zgjedhjeve të lira� të OSBE/BE mundet të realizohet me organizimin e vet qytetarëve në Bashkësitë Lokale horizontalisht dhe vertikalisht në nivel të Komunave dhe në nivel të Kosovës në pranin edhe të përfaqësuesve të shteteve mike që i kanë zyrat e veta diplomatike ne Prishtinë, me 16 Nëntor 2007 ose me 18 Nëntor 2007 ose edhe me 28 Nëntor 2007!

    Në përfundim të thuhet edhe fakti se Zvicra nuk merr pjesë as në BE dhe as në NATO dhe deri para pak viteve nuk ka qenë as e anëtarësuar në OKB dhe megjithatë ka qen shtet i njohur ndërkombëtarisht, sepse nuk ka pritur nga të tjetër që të ia lejojnë shpalljen e shtetit e të bashkimit të ti, as të ia sjellin as të ia mbrojnë lirinë e as të ia mbajnë shtetin me asistencë të huaj, por me punën e vet të vendosur e serioze Zvicra i ka bë që te e njohin edhe miqtë edhe armiqtë! Mu për këtë Zvicra dhe Izraeli duhet të jenë shembuj për zgjedhjen e Çështjes së pazgjedhur Shqiptare në Ballkan. Për të arritur deri te këto qëllime të larta Populli Shqiptar duhet të e organizoi një revolucion paqësore të ngjashëm me atë që e organizoi Populli Gjerman, me të cilin u përmbys diktatura e Honekerit dhe u arrit bashkimi i dy Gjermanive në një shtet unik.
    __________________

  4. #114
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    A DO T’I FITOJË ZGJEDHJET NË KOSOVË KRIMI I ORGANIZUAR ?!



    Realizimi i pavarësisë, as në ëndërr :

    Qytetarët e Kosovës, me përjashtim të serbëve, preokupim kryesor tash e kanë a do të dalin fare në zgjedhje dhe nëse vendosin të dalin në këto zgjedhje, për kend të votojnë atëhere? Ngase ata që kanë votuar më parë, në masë të madhe janë zhgënjyer dhe dilemat janë krejtësisht normale. Më parë, në të gjitha zgjedhjet e mbajtura oferta kryesore për t’i joshur votuesit ishte vota për pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë ata që nuk do të dilnin në zgjedhje cilësoheshin si kundërshtarë të pavarësisë, kundërshtarë të Amerikës, bashkëpunëtorë të Serbisë, kundërshtarë të BE –së dhe proceseve integruese dhe pallavra të tjera që korrespondonin shumë mirë me karakterin, injorancën, përmbajtjen morale dhe njerëzore të ofertuesve të këtij tregu politik. Shihej qartë se qëllimi ishte të merrej pushteti e pastaj premtimet për pavarësinë e Kosovës mund të pritnin ditë më të mira, deri në zgjedhjet e ardhshme! Kështu u veprua, që nga zgjedhjet e para lokale të vitit 2000. Në vend se të ofroheshin programe zhvillimore, projekte për zbutjen e varfërisë, uljen e papunësisë, ndërtimin e një infrastrukture normale ( rrugore dhe intelektuale ), furnizimi i rregullt me energji elektrike, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, trajtim të dinjitetshëm të pensionistëve, arsim që nuk prodhon analfabetë serikë, rehabilitim, përkujdesje dhe integrim në shoqëri për të gjitha kategoritë që kanë dhënë diçka për këtë vend ( ish të burgosurit politikë , të burgosurit e tashëm politikë, nga UNMIK –u dhe Haga, ish luftëtarët e UÇK –së, invalidët e luftës, ish partizanët, ballistët, nacionalistët, komunistët, tradhëtarët e të gjitha proveniencave) pra, me një fjalë të bëhej sistemimi i qytetarëve të Kosovës, në bazë të meritave, për të mirë a për të keq, krejt njësoj, oferta e vetme ishte: realizimi i qëllimit historik dhe ëndrrës shekullore, Kosova e pavarur dhe sovrane e integruar ne strukturat e NATO-s dhe BE –së ! Kjo ishte një ofertë mashtruese ngase burizanët kryesorë apo ofertuesit që më parë kishin nënshkruar Marrëveshje dhe dokumente që shprehimisht e përjashtonin pavarësinë e Kosovës ndërkaq përmes ofertave imorale siguronin për veten e tyre imunitet nga ndjekjet për shumë krime dhe mundësi për pasurim përrallor, në kurriz të atyre që do të votonin për ta! Pra, ky do të ishte legjitimim i krimit dhe legalizim i hajnisë!



    Roli i Vëllaut të Madh në proceset aktuale :

    Cili ishte roli i bashkësisë ndërkombëtare? Duke e imponuar një sistem zgjedhor, kontribuan për krijimin dhe instalimin në pushtet të një klase të kriminelëve, ordinerë dhe të luftës të cilët mjeshtërisht i përdorën për manipulim me qytetarë në kuptim të amortizimit të kërkesave të tyre të ligjshme për përshpejtimin e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. Zyrat e huaja i morën nën protektorat kriminelët e luftës dhe ata të pas luftës duke i mbikëqyrur 24 orë si sot SHPK – ë që e mbikëqyr Albin Kurtin në arrest shtëpiak. U garantuan imunitet nga ndjekja penale për aq kohë sa patën nevojë pastaj , disa i arrestuan, disa i dënuan e disa i eliminuan në mënyra të ndryshme duke i diskredituar dhe turpëruar botërisht. Peshkaqenët e mëdhenj ( mbeturinat e Rambujesë ) i kursyen që më vonë të mishëroheshin si Ekip i Unitetit, jo rastësisht! Po stafi ndërkombëtar, ç’u bë me te? Edhe ai u zëvendësua, në vend të atyre që erdhën në fillim e që kishin një vlerë, erdhën hajdutët me diploma të falsifikuara, alkoolist kronikë, hajdutë profesionist të dëshmuar në misionet e mëparshme në Bosnjë, Kroaci me një arrogancë dhe prepotencë duke krijuar kështu një raport tipik kolonialist. Ky bashkëdyzim i injorantëve vendorë dhe hajdutëve ndërkombëtarë ( të mbrojtur me imunitet diplomatik ) e sollën Kosovën në këtë gjendje që është sot, mjerim social, ekonomik, moral, diskriminim, rritje të krimit të të gjitha ngjyrave, rritjen enorme të ndjenjës së paperspektivës dhe, margjinalizim të skajshëm të çështjes së statusit të Kosovës. Me defaktorizimin e Kosovës u faktorizua Serbia! Jo pa qëllim. Prej vitit 2000 , kur janë mbajtur zgjedhjet e para e deri në vitin 2007 kur është planifikuar të mbahen zgjedhjet e radhës, Kosova është shndërruar në Hiroshimë, në të gjitha pikëpamjet. Faktet tregojnë se kemi përkeqësim të theksuar në të gjitha sferat e jetës. E më së shumti ka pësuar cështja e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës , e cila është kthyer në pikën zero. Tash janë paralajmëruar mbajtja e tri pale zgjedhjeve, lokale, të përgjithshme dhe ato për kryetarë të komunave. Këto zgjedhje organizohen sipas parimit olimpik, është e rendësishme vetëm të garosh, të marrish pjesë sepse realisht këto zgjedhje nuk ofrojnë asnjë mundësi, as nuk ke kend ta zgjedhësh e as nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje! Në fakt, përqindja e vogël e pjesëmarrjes në votim psh. 20% apo edhe më pak nuk do ta kontestojë legjitimitetin e zgjedhjeve, për këtë janë përkujdesur ndërkombëtarët me kohë. Po kush janë subjektet garuese që llogariten favorite, çfarë ofrojnë ato në fushatën e tyre parazgjedhore, cilat do të jenë rezultatet, kush do t’i “ monitorojë “ato, sa janë të besueshme sondazhet dhe a do të vendosin për koalicionet e mundshme rezultatet e zgjedhjeve apo qendrat për numrimin e votive të kontrolluara krejtësisht nga ndërkombëtarët dhe çka do të bëhet me votuesit serbë?!



    As në Kinë nuk ka më shumë subjekte garuese por as gënjeshtra më të mëdha:

    Për zgjedhjet në Kosovë janë certifikuar shumë subjekte politike, iniciativa qytetare, kandidatë të pavarur e të tjerë, më shumë se në Kinë apo në një vend tjetër ku numri i banorëve dhe votuesve është shumëfish më i madh se në Kosovë. Kjo shpërndarje e subjekteve garuese nuk është bërë për shkak të respektimit të rregullave demokratike por për shkak të relativizimit të forcës së subjekteve politike, manipulimit më të lehtë të rezultateve të zgjedhjeve dhe imponimit të modeleve për qeverisje, pas koalicioneve të kurdisura. Disa subjekte politike që kanë pasur trup votues stabil tashmë janë në një situatë tjetër. LDK është ndarë në dy nënsubjekte garuese dhe ka mbetur pa liderin e tyre i cili ka qenë përcaktues për të gjitha fitoret në të gjitha zgjedhjet e pasluftës. Karizma e tij partiake e ka mbajtur gjallë LDK –në ndërkaq tani, fitoren e LDK –së nuk do ta sigurojë oferta politike e këtij subjekti por aftësia e manipulimit me liderin e vdekur. Pra, votat që do t’i shkojnë LDK –së, do të jenë si shprehje e nderimit dhe respektit për Ibrahim Rugovën, tani shpirtin e tij nga votuesit e kësaj partie e jo oferta e LDK –së. Andaj është e kuptueshme pse LDK –ë e eksploaton edhe për së vdekuri liderin e saj ndonëse rivalët politikë këtë veprim e cilësojnë si të pamoralshëm! Jam i sigurt se edhe këta do të vepronin ngjashëm, për t’i fituar votat andaj adresimi i imoralitetit politik dhe njerëzor duhet të vlej edhe për ta!. Pra, Ibrahim Rugova është më i fortë edhe për së vdekuri se krejt kandidatët aktualë të LDK –së e që janë gjallë! Nuk e besoj se LDK, qoftë në nivelin lokal apo të përgjithshëm do të bie nën 33%. Pra, do të jetë forca numër një politike në vend. Nuk ka politikanë shumë të zotët ( ata pak që janë duket se janë në margjina ) por kanë strukturë dhe eksponent që kanë interesa të fuqishme materiale andaj pranojnë çdo gjë për të mbetur aty ku janë. Qoftë edhe nëse marrin veprime shumë të dëmshme për Kosovën, statusin e saj. Këta janë konformist tipik që e materializojnë injorancën e tyre me metoda makiaveliste! LDK nuk ka lider të gjallë por ka autoritet të vdekur! Motoja, “ LDK në rrugë të drejtë” me kapitalin politik dhe kombëtar të liderit të vdekur është “kënga e mjellmës” për këtë gjeneratë të LDK –së dhe nuk siguron perspektivë strategjike.



    A janë prodhim i luftës disa parti politike apo vetëm mashtrime optike ?

    Subjekti i cili do të garojë për vend të dytë ose të tretë është PDK e cila më parë është thirrur në trashëgiminë e ish UÇK-së, si parti e dalur nga lufta ndonëse individë të caktuar brenda partisë ( në kreun e saj ) më së shumti e kanë dëmtuar luftën. Gabimi i radhës bëhet duke i angazhuar në radhët e saj individë të papërgjegjshëm të cilët i ka kandiduar për për poste të larta partiake dhe institucionale. Tani, në saje të veprimeve të liderit të saj i cili po bën çka është e mundur dhe e pamundur për ta siguruar postin e kryeministrit, konsiderohet si partia më paqësore ( e nënshtruar ) në skenën politike të Kosovës. Veprimin më të mirë që e ka bërë kohën e fundit është angazhimi i këshilltarëve të ndryshëm , kryesisht të rinj. Së pari, e ka përmirësuar sfondin vizuel me do fytyra të reja dhe simpatike, trurin e tyre besoj se e ka për një përdorim, pastaj do t’i kthehet kadrovikëve partiakë ! Gabimet që do të ndikojnë në humbjen e votave janë: nënshtrimi ndaj shantazhit që i kanë bërë figurat apo familjet e fuqishme me rastin e përpilimit të listave për kandidatë për parlamentin e Kosovës apo për kryetar të komunave. Në këto lista ka individë që kanë përmbajtje kriminale, janë pjesë e kreut të krimit të organizuar dhe që kontrollojnë bizneset më të pista në Kosovë. Këta kandidatë do të ndikojnë që PDK t’i humb zgjedhjet me LDK –në. Si potez që duhet vlerësuar është edhe spastrimi i skenës së “ shoqërisë “ civile nga hajnat ordinerë ( kërkojë falje nga ata që nuk janë të tillë ). Manipulimi me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe me Shoqatat e dala nga lufta dhe instrumentalizimi i tyre për arritjen e qëllimeve politike është lëshim i radhës që do t’i kushtojë me humbjen e votave për këtë subjekt politik. Mohimi i vlerave të luftës dhe eliminimi i personaliteteve autoritative ( Gani Krasniqi psh. ) ndikon në imazhin e kësaj partie dhe rënien e elektoratit. Është vështirë të besohet se ky subjekt do të fitojë më shumë vota se ne zgjedhjet e fundit madje parashoh se do të ketë rënie. Në nivelin qendror nuk do ta kalojë 23 %, në nivelin lokal vështirë se do ta fitojë ndonjë qendër të fuqishme komunale ( Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën, Prizrenin). Do të mbetet parti gjysëmurbane. Motoja socrealiste “ krenohu me Kosovën “ lehtë mund të interpretohet si: “ turpërohu me ata që do ta udhëheqin Kosovën “. Varet krejt nga statusi i Kosovës!



    Partia e re, nafaka e re në rrethana të vjetra :

    Subjekti i radhës i cili mund të befasojë shumë është AKR e cila garon për herë të parë andaj mund të fitojë shumë vota sepse premton për herë të parë. Oferta e parë, qoftë edhe në formë të mashtrimit është shumë më tërheqëse dhe bindëse se ofeta e ricikluar. Në nivelin lokal, AKR mund të mos fitojë asnjë kryetar komune mirëpo përqindja e votave të përgjithshme mund të jetë deri më 18 %. Nuk është subjekt i profilizuar politikisht por votat mund t’i fitojë nga kategoritë e rezikuara sociale( pensionistët, të papunët etj. ) dhe në saje të karizmës së liderit të saj Behxhet Pacollit. Përqindjen e votave ua rrisin edhe sulmet e paskrupullta që i bëjnë konkurentët garues. AKR- ë nuk duget të ketë ofertë politike por vetëm duhet të ofrojë prograne zhvillimore, nëse donë të fitojë më shumë vota. Motoja garuese “ një fillim i ri “ mund lehtë të përfundojë si një bojkot i vjetër dhe margjinalizim i këtij subjekti të ri garues.

    AAK është subjekti i radhës garues i cili do ta ketë problem ta kalojë pragun zgjedhor në mungesë të liderit të saj karizmatik, Ramush Haradinaj. Gabimi elementar i këtij subjekti është se strategjinë zgjedhore e ka mbështetur në autoritetin e kryetarit të saj pa ofruar një program të mirëfillt partiak që do të ishte atraktiv për votuesit potencial. Mbështetja ekskluzivisht në meritat e Ramush Haradinajt, në kohën kur ky po ballafaqohet me Tribunalin e Hagës dhe po bën përpjekje ta shpëtojë veten e vet, nuk është referencë e mirë për AAK-në. Kësaj partie i mungon “ gjaku i freskët “dhe në lojë janë kryesisht personalitete që me veprimet e tyre ( aferat korruptive, injorancën ) e dëmtojnë rëndë këtë parti. Hartimi i listave zgjedhore nuk është bërë në bazë të aftësive dhe shkathësive politike por si përpjekje për ta ruajtur monopolin e individëve të caktuar në kontrollin e resurseve materiale, qoftë buxhetore apo edhe të bizneseve ilegale. Ky subjekt nuk i ka kushtuar hapësirë rinovimit të partisë me kuadro te reja por është mbështetur kryesisht në “krokodilët e vjetër “. Caktimin e Ramush Haradinajt si bartës të listës zgjedhore e kanë bërë për shkaqe manipulative dhe në mungesë të autoriteteve brenda partisë e jo për shkak te respektit ndaj Ramushit. Në planin strategjik kjo do t’i sjell shumë dëm AAK –së! Motoja e AAK –së, “ Me Ramushin kryeministër “ vlen vetëm në rastin nëse arrijnë t’i ruajnë postet ministrore individë të caktuar ndryshe as që e çajnë kokën për Ramushin.

    Partia reformiste “ ORA “ ka bërë shpërthimin më të madh duke angazhuar një numër të madh anëtarësh të kualifikuar dhe profesionistë në politikë. Edhe më parë, politikisht ka qenë më e forta , tash është dukshëm para të tjerëve. Kjo është parti e cila mëton të jetë me orientim perëndimor andaj ka bërë një distancim të qartë nga angazhimi kombëtar duke u përcaktuar për kosmopoliten. Në radhët e saj ka kuadro nga të gjitha sistemet dhe nga të gjitha orientimet, nga nostalgjikët jugosllavë deri te modernistët politikë. Është subjekt që ka aftësi të menaxhojë mirë me situatën, e shfrytëzon mirë shansin që i ofrohet duke shkelur edhe mbi parimet e ferplejit, vetëm për të mbetur në lojë. Nga ndërkombëtarët llogaritet si subjekt ideal për implementimin e projekteve të saj ( lideri i saj është përgjegjës për të gjitha pjesët më të ndjeshme si, trashëgimia kulturore, njësitë eksterritoriale, çështja e pakicave etj. ). Mentaliteti , infrastruktura dhe mënyra e veprimit është e afërt me një OJQ të strukturuar mirë nga edhe rrjedh sharmi dhe stili i këtij subjekti. Nëse e kalon pragun zgjedhor prej 5%, do të jetë në kali, siç thotë populli. Motoja e fushatës “ Bëhu zot shtëpie “ do të kishte kuptim vetëm nëse kemi shtëpi, Kosova nuk ka ende shtëpi, banon me qera në tokën e saj. Më shumë vota do të fitonte nëse në foto Vetoni do të ishte me Ulpiana Lamën se me Bushin. Fotografia me Bushin është antivlerë dhe pa shije! Kurrë nuk do të besoja se Vetoni do ta bënte këtë! Në një foto së bashku, një demokrat i deklaruar si i tillë ( Vetoni ) me një antidemocrat, sipas vlerësimit tim ( Bushi ).

    LDD e ka shumë vështirë ta kalojë pragun zgjedhor shkaku se është subjekt që bojkotohet nga ndërkombëtarët e në veçanti nga amerikanët për të cilët nuk do të ishte partner i dëshirueshëm. Nuk ka njerëz të rinj, nuk ka politikanë që janë të qëndrueshëm dhe që u bëjnë ballë stuhive. Thjesht, nuk kanë kondicion të mjaftueshëm dhe gjysmëkarizma e Dacit nuk mjafton që ky subjekt të rreshtohet shumë lart. Aq më parë që as vet Daci nuk ka vendosmëri të shkojë deri në fund.



    Autokrati Stiven Shuk i kushtëzon shqiptarët, ose të votohet si të them unë ose nuk ka zgjedhje :

    Serbët as që do të dalin në zgjedhje edhepse Imperatori i së Keqes në Kosovë ( Shuk ) ua bëri të mundur të votojnë edhe nga dhomat e tyre të gjumit duke u shprazur nga interneti ndërkaq personat me kërkesa të veçanta po përballen me probleme të theksuara. Serbëve, në komunat ku janë shumicë, mandati do t’u vazhdohet automatikisht dhe shqiptarët aty as që do të kenë mundësi të marrin erë! Margjina e gabimeve të lejuara në këto parashikime ësht +, –( 3%.)

    Tash mbi koalicionet e mundshme. Se si po zhvillohen ngjarjet për procesin e statusit të Kosovës koalicioni më i mundshëm dhe më i natyrshëm do të ishte ai LDK, PDK dhe ORA. Në këtë mënyrë do të përjashtoheshin nga qeverisja partnerët e padëshiruar AKR dhe LDD ( që është dëshirë e shumë ndërkombëtarëve dhe shumë subjekteve vendore ) e njëkohësisht do të ruhej vazhdimësia e Ekipit të Unitetit, LDK do t’i kishte presidentin, kryetarin e Parlamentit ndërkaq PDK do ta kishte kryeministrin. Ky koalicion do të siguronte edhe bazën për qeverisje të gjerë meqë i ka thithur subjektet politike të vogla dhe Vetoni do t’i inkuadronte në te edhe minoritetet. Për mua, çdo koalicion tjetër do të ishte i pakuptimtë. Koalicionet do të jenë të imponuara nga zyrat e huaja dhe qendra për numrimin e votave. Ky koalicion do të reflektonte dëgjueshmëri të skajshme ndaj faktorit ndërkombëtar për statusin e Kosovës. Ky koalicion do ta nënshkruaj çdo marrëveshje që i ofrohet nga “ miqtë” ndërkombëtarë për statusin e Kosovës. Koalicionet e pista do të bëhen sidomos gjatë balotazhit.

    Këto zgjedhje do të monitorohen nga koalicioni i OJQ –ve, “ Demokracia në Veprim “ e formuar në mënyrë shumë jodemokratike nga USAID –i. Përbëhet nga KIPRED për të cilin nuk dyshoj se nuk do ta kryej punën në mënyrë profesionale dhe nja 10 OJQ të mbledhura shpejt e shpejt, prej të cilave disa e kanë vetëm nga 1 ( anëtarë ). Ky koalicion është formuar sipas parimit të Pakos së Ahtisarit dhe nuk ka për detyrë t’i monitorojë zgjedhjet por ta bëjë të kundërtën. Mua më brengosë pranimi i disa miqëve të mi në KIPRED që janë pajtuar t’i nënshtrohen shantazhimit të USAID –it që të eliminohet KMDLNJ nga monitorimi në kundërvlerë të fitimit të projektit për ta. Nuk mund ta kualifikoj ndryshe përveç se një mercenarizëm qytetar dhe bashkëpjesëmarrje në një veprim shumë të pandërgjegjshëm dhe të ulët. Po për këtë një herë tjetër do ta shkruaj një punim të veçantë.



    Fluturimi i korbave në folenë e qyqes :

    E mjerë është ajo politikë që merr aq shumë anëtarë të shoqërisë civile dhe, edhe më e mjerë është ajo shoqëri civile që futet në politikë në këtë mënyrë. Kërkoj falje nga disa individë që aksidentalisht jënë bërë pjesë e politikës dhe jo të joshur nga interesi.

    Sondazhet e deritashme më shumë janë bërë me porosi dhe me qëllim të caktuar, favorizimi i subjekteve të caktuara politike dhe diskriminimi i të tjerëve. Më shumë kanë efekt psikologjik.

    Nëse prognoza ime delë e përafërt me analizën e bërë, atëhere jam shumë pesimist për të ardhmën e Kosovës. Kosova do të vazhdojë të administrohet nga ndërkombëtarët e papërgjegjshëm dhe nga kriminelët e vendit tash të pajisur me poste politike. Unë për veten time nuk e kam asnjë dilemë nëse duhet të dalë në zgjedhje apo jo?! Vota ime nuk zë vend aty ku mbahen në burgje dhe arreste shtëpiake ata që mendojnë ndryshe dhe që janë kundër njëmendësisë, aty ku protestuesit paqësorë ekzekutohen në pike të ditës nga forcat e territ, politik dhe militarë dhe mbeten të pandëshkuar.! Dhe të përkrahur nga ata që sot e kërkojnë votën time!Vota ime nuk është për krimin sepse jam kundër krimit. Prandaj nuk do të votoj! Sepse këto zgjedhje janë të manipuluara dhe kurdisura për ta ikur vëmendjen nga çështja e statusit dhe për asgjë tjetër. Këto zgjedhje janë riciklim i dështimit nga e kaluara me një subjekt të vetëm të ri garues, AKR –në i cili nuk do të ketë mundësi ta bëjë riparimin e dëmeve të mëdha politike që i kanë bërë subjektet që tani kërkojnë votën time dhe tuajën. Votimi nuk ndryshon asgjë vetëm sa e përligjë këtë gjendje. Mosdalja ime për të votuar është reagim qytetar , e vetmja mundësi imja për ta kontestuar këtë gjendje dhe këta individë që e kanë katandisur Kosovën në këtë gjendje të tmerrshme. Është e drejtë njerëzore dhe demokratike si edhe detyrim qytetar të votosh por ndërgjegja ime, në këto rrethana më detyron që të veproj ndryshe, mos të votoj. Edhe mosvotimi është e drejtë imja. Andaj do ta shfrytëzoj

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Është koha që shteti i Kosovës të kurorëzohet me kryeministër Hashim Thaçin, thotë Limaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 30-10-2007 më 04:45
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Nëse dikush e përdor dhunën, për ta nderuar Tahir Zemën kjo nuk do të thotë se Tahir Zema ë'shtë i ndershëm.
    Tahir Zema a? Mjer çka u kanë ai.
    Unë nuk përdorë kurrfarë dhune për për ta nderuar Tahir Zemën! Ai e nderoj së pari vetën, me të bëmen e vet, sa ishte gjallë dhe mjafton vetëm Beteja e Loxhës që ai të jetë gjithëherë i nderuar! Ai e nderoi vetën kur rrëfeu, për herë të fundit, në intervistën e fundit dhënë Zërit të Amerikës, ndonjë ditë para se ta vrisnin: "Para se të shkoja për të luftuar, jam betuar se kurrë arma e ime nuk do të kthehet kundër shqipëtarit!" Dhe vërtetë arma e tij u kthye vetëm kunder serbit, armikut të përjetshëm të shqipëtarëve! Por, ironia, cinizmi dhe fati tragjik i tij dhe i vetë shqipëtarëve, është se pikërisht ndaj atyre shqipëtarëve që armën e vet e ruajnë dhe e përdorin vetëm kundër armikut të kombit, shtijne ca "shqipëtarë", ca duar të zgjatura shkau dhe tashmë këto të shtëna dhe duar të zgjatura të shkaut kanë mbrojtjen dhe përkrahjen nga vetë ata që i thonë vetit "shqipëtarë"! Maskarenjtë!
    Pra, unë nuk përdora kurrfarë dhune, vecse shtrova argumente se Tahir Zema, dhe jo vetëm ai, por të gjithë ata që, qoftë edhe vetëm njëherë, t´u kenë dalë përballë serbit, meritojnë të jenë të nderuar, për të gjallë të tyre e pas vdekjes së tyre, e jo të janë të sharë, të fyer, të poashtëruar, të përgojuar për të gjallë të tyre e pas vdekjes së tyre!
    Dhe këto argumente të mia qenkan dhunë! E të tuat, "ali baba" prijës i 400 e ca hajdutëve, kur mbroni krimin, vrasjen e një luftëtarit, një prijësi ushtarak, të një shqipëtari, madje kur shpifni e përgojoni edhe për të vdekur të tij, kur i gëzoheni një vrasjeje dhe ndillni dhe deshironi edhe vrasje të tjera të tilla a nuk janë dhunë, a nuk janë ligësi e poshtërsi...?! Por këto ligësi dhe poshtërsi të tuat, këto "argumente" shpifëse kundër një luftëtari, kjo mbrojtje e një krimi bërë kundër një luftëtari shqipëtarë, fundja është "nderë", cështje dhe punë hajdutce, madje "nderë", cështje dhe punë e një kryehajduti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 30-10-2007 më 20:48

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    [QUOTE=E*m*A;1735345]Dardan


    Tani per cilin Rrafsh te Dukagjinit e ke fjalen?Prej aty nga vije dhe une?Une s'kam cka ju them atyre sepse jan ata qe na tregojn neve,jan ata djem qe u braktisen nga Nenkolonel T.Zema.O i nderuar T.Zema e dine tere Kosova qe iku nga lufta dhe nga Kosova gjate kohes se luftes,a nuk eshte ky dezertim?
    T.Zema e kam then 100 ka qene strateg dhe me sholle se mohon njeri pa merak rri ti,sikur kete strategji dhe ate shkolle ta shfrytezonte per Kosoven dhe luften e lavdishme dhe clirimtare hajrin do ja shifnim sikur u pa ne betejen e Loxhes
    Më sa e dij unë është vetëm një Rrafsh i Dukagjinit, të cilin e njohim ne dhe ai është rrumbullak sa gjysma e territorit të Kosovës dhe në atë Rrafsh të Dukagjinit është një fshat, me emër Loxhë, ngjitur qytetit të Pejës, dhe në atë fshat u bë Beteja e famshme, e quajtur "Beteja e Loxhës", kundër serbit dhe prijës i luftëtarëve shqipëtarë ishte Tahir Zema! Aty, për herë të parë, pas goditjeve tronditëse që mori ushtria serbe, vetë ushtarakët serb thanë, për shqipëtarët e armatosur përballë, se këta nuk janë gueril, por jemi përballë një ushtria të vërtetë!
    Por, t´i EMA tashmë tregon qartë se mbështetë "Haradinajt"(simpati, si për cdo familje tjetër luftëtare, kam edhe unë dhe ndjejë keqëardhje për tragjeditë që i ndodhën asaj) por kjo nuk të jepë të drejtë t´i poashtërosh të tjerët, luftëtarët e tjerë! Sidoqë të jetë, merr e lexoji "Luftërat e Peleponezit" dhe do të mësosh dicka, në mos asgjë tjetër, atëherë do ta kuptosh se lufta nuk ka të bëjë me emocione, por parasegjithash ka të bëjë me aftësi e gjakëftohtësi! Do ta kuptosh se kur Sirakuza ishte e rrethuar nga Athina, u detyrua ta kërkojë ndihmën e Spartës dhe Sparta iu përgjigj thirrjes së saj duke ia dërguar për ndihmë një prijës të zotin ushtarak, me ca shokë të tij, dhe ai prijës ushtarak udhëhoqi luftën, me ca disfata, deri në fitore të plotë të Sirakuzës dhe në disfatë kaatastrofale të ushtrisë athinase!
    Por, ne, me gjasë, nuk kemi nevojë për ushtarakë të zot, e as më pak ushatarakë tonë të zot, ne na mjaftojnë ca "ushtarak" të dalë nga "lufta", ndërsa të tjerët, ata të shkolluarit nuk na duhen, i përzejmë, sic i kemi përzën, i keqëtrajtojmë dhe i poshtërojmë, sic i kemi poshtëruar dhe keqëtrajtuar, i bëjmë të kthehen pas, sic i kemi bërë të kthehen pas, dhe pastaj i shpallim dezertor sic i kemi shpallur dezertor, madje edhe i vrasim sic i kemi vrarë! Ishin të dyshimtë, sepse ishin të shkolluar dhe arti i tyre ushtarak nuk përputhej me "artin" luftarak të "komandantëve" pa shkollë, por që "shkollën" e morën në luftë e pastaj u bënë menjëherë "gjeneral"! Alamet "gjeneralësh!"
    Enver Hoxha, posa e mori pushtetin, ( kah fundi i Luftës së Dytë Botërore kur bëhej edhe një betejë e fshehtë mes aleatëve: Rusi, Amerikë dhe Angli, se kush do të rrëmbej sa më shumë shkencëtarë gjerman, largë qoftë për t´i pushkatuar ata!) e para e punës që e bëri, mblodhi intelektualët më të zot të Shqipërisë të asaj kohe, të shkolluar, të gjithë me universitetet perendimore, dhe për një ditë (50 sish) i bëri batare! Kështu është kur do të sundojë injoranca! Dhe injoranca është në bindjet tona, këmbkryq në mesin tonë, ajo vazhdonë të sundojë mbi ne dhe ne i thurrim lavde, e konsiderojmë shpetimtare! E historia e jonë, vazhdon të jetë, e errët, tragjike, gjithësesi, për shkak të injorancës sonë parasegjithash. Fatkeqësisht!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 30-10-2007 më 21:57

  8. #118
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Unë nuk përdorë kurrfarë dhune për për ta nderuar Tahir Zemën! Ai e nderoj së pari vetën, me të bëmen e vet, sa ishte gjallë dhe mjafton vetëm Beteja e Loxhës që ai të jetë gjithëherë i nderuar! Ai e nderoi vetën kur rrëfeu, për herë të fundit, në intervistën e fundit dhënë Zërit të Amerikës, ndonjë ditë para se ta vrisnin:
    Oj kalishë, mos dil kodra mbas bregut.
    Kthev edhe niherë e lexo çka ke shkrue:

    Dhe së fundi, edhe njëherë, shko në Loxhë dhe në fshatrat të tjera të Rarfshit të Dukagjinit dhe atje do të tregojnë "përralla" për Tahir Zemën dhe bashkëluftëtarët e tij!
    E qikjo "të tregojnë përralla" po i bje që janë njerëz të egër e menjiherë e kapin stupcin. Po kur a puna me shkije ikin meniherë.
    E njohin të gjithë Tahir Zemën.
    Veç mos na shti me folë për to, se pom doket si po hupi kohë me atë farë kelbcine.

  9. #119
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    Është koha që shteti i Kosovës të kurorëzohet me kryeministër Hashim Thaçin, thotë Limaj
    c'paska thane haha Jehonat e lëshimeve të vazhdueshme që politikanët shqipfolës po i bëjnë në "negociatat" me Serbinë po rrinë çdo ditë e me shumë të tregojnë se ata nuk janë përfaqësuese të popullit shqiptar të Kosovës, por ambasadorë shqipfolës te Serbisë në Kosovë që synimin e kanë të mbahet këtë trevë shqiptare në mënyrë të përhershme nën duart vrastare të Serbisë koloniale:
    te Ndërgjegjësohuni !
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 31-10-2007 më 12:33
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    c'paska thane haha Jehonat e lëshimeve të vazhdueshme që politikanët shqipfolës po i bëjnë në "negociatat" me Serbinë po rrinë çdo ditë e me shumë të tregojnë se ata nuk janë përfaqësuese të popullit shqiptar të Kosovës, por ambasadorë shqipfolës te Serbisë në Kosovë që synimin e kanë të mbahet këtë trevë shqiptare në mënyrë të përhershme nën duart vrastare të Serbisë koloniale:
    te Ndërgjegjësohuni !
    huuuuuuaaaaaa ti po ju thua ÇLIRIMTARVE te Vertet shqipfolsa Haaaaaaaaaaa
    e knaqe krejt bre
    o kot mundoheni tju beni propagand te rrejshme se ajo mvaret prej kah vjen dhe populli do te kuptoi qellimin e errt te juaj dhe qellimin e urrejtjes dhe perse nuk deshironi qe pikerisht ÇLIRIMTARET (PDK) te vjen ne pushtet ata edhe femijet e din perse nuk u konvenon
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 12 prej 20 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27
  2. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •