Pershendetje forumiste.
Do te deshiroja te kisha lidhje me koleksioniste pullash poste.
Une per vete mbaj nje koleksion te gjere pullash, te reja, por koleksioni me “komplet”
qe kam eshte ai i Bullgarise, ku filloj nga N° 1 – 2-3-4-5-… e keshtu me rradhe.
Kam pullat e para te Postes Bullgare, si edhe ato te Perandorise Otomane, por me emblemen
e Principates Bullgare. Eshte e mundur qe midis komunitetit forumist te gjindet ndonje qe ka
te njejtin pasion? Por edhe nese jo, mund te keni njohje me dike qe mundet…
Qellimi im ketu eshte te pasuroj koleksionin tim, por edhe te nderroj, mqs. kam me shumice.
Faleminderit.
Krijoni Kontakt