
Postuar mė parė nga
celyy
Ue Selamu Alejkum vllezer.
Pasi shiat e permendin shum kete ngjarjen e qerbelas, dhe ne diten e ashureve masakrojn veten per tradhtin qe i ben Huseinit r.a, vendosa ta postoj tregimin shkurtimisht te ngjarjes.
Un tju them te drejten nuk e kam dit ngjarjen e qerbelas, e kam dit vetem qe eshte vra Huseini r.a, mirpo si ka nodh ngjarja se kam dit. Pas disa diskutimeve me only_truth vendosa te interesohem me shum rreth ksaj ngjarje dhe kerkova prej disa vllezerve ne Forum Islamik qe te ma pershkruajn ngjarjen e Qerbelas, dhe ja tani e kemi ketu.
Esselamu alejkum vella i nderuar.
Disa informata per luften e Qerbelase dhe Vrasjen e imam Husseini r.a i kam marre nga nji liber boshnjak i Autorit : Salih Kurdi. Shkurtimisht:
Huseini dhe Hasani r.a kane qene dy djemt e Ali Ebu Talibit r.a.Derisa hasanin r.a e kane helmuar ,Huseinin r.a e kane vrare ne Irak ne vendin e quajtur Kerbela,qe sot eshte nji qytet ne jug te Baghdadit,pra midis qytetit Naxhaf dhe Bagdadit.
Dijetari i madh Ibn-Kethiri (komentatori i njohur i Kur'anit) rahimehulla thote:" Kur ju dha beja per nenshtrim Jezidit birit te Muavijes derisa Muavija ishte gjalle ,Huseini,Abdullah b.Omeri (djali i Omerit r.a),Abdurrahman b. Ebi-Beker (djali i Ebu Bekrit), dhe Ibni Abbasi ishin nga ata te cilet nuk deshironin tja jepnin besen.Abdurrahman b. Ebi-Beker nderroj jete dhe i mbet besnik fjales se tij deri ne fund.Mirepo Kur Muavija nderroj jete,ateher Abdullah b.Omeri dhe Ibni Abbasi pastaj ja dhane besen birit te tij Jezidit.Kjo ndodhi ne vitin 60 te hixhrit..Huseini dhe Ibn Zubejri mbeten me vendimin e pare dhe per kete e lishuan Medinen dhe u shperngulen ne Mekke" (El-bidajetu ue nihaje ,8 f.151).
Kur Ata u shperngulen ne Mekke,atyre u arriten shum letra nga Iraku te cilet kerkonin qe ai ta lishon Mekken dhe te shperngulet ne Irak te ta ne qytetin e Kufes,banoret e te cileve vende nuk deshin tja japin besen Jezidit por Huseinit.
Kur moren vesh sahabet per kete ngjarje ata ja terhoqen verejtjen Huseinit qe te mos shkon ne Irak populi i te cilit njiheshte per tradhtija dhe kurthe te shumta.(Ketu permenden shum ngjarje se si sahabet e keshillonin Huseinin...p.sh ne kete menyre e keshillon Bekr b. Abdurrahman b. Haris b.Hasim : "O djali im,a nuk e pe se si vepruan irakijenet me babin dhe vllaun tend,dhe ti tani don tu shkosh atyre,kurse ata jane rober te vertete te dynjase? ..)O xhaxha,Allahu te shperblefte me cdote mire,do te ndodh ashtu si Allahu ka caktuar-ishin fjalet e Huseinit.
Pas arritjes te letrave te shumta,Huseini vendos qe ta dergon atje axhen e tij Muslim b.Akilin b. ebi-Talibin qe ta kqyr situaten dhe te vertetohet per gjendjen.
Me te arritur ne Kufe rreth vetit Muslimi i tubon 40 mij luftetar te flakte te cilet vete se i kishin bere shpatat gati kundra Ubejdullah b. Zijadit njerit me te afert te Jezidit b. Muavijut.Mirepo edhe ky nuk rrin duar kryq, fillon fushaten propagandistike kundra Muslim b. Akilit,dhe i ja arrin qellimit sepse irakijenet filluan te ja kthejne shpinen dhe filluan me te madhe ti dezertojne duke ikur nga taborri i tij saqe ne fund mbeten vetem dy veta.Kete shance e shfrytezoj njifar Muhammed b.Es'as,i cili e zuri rob bashke me shokun e tij dhe ja dergoj ne pallatin e Zijadit i cili u soll shum vrazhde me te duke i vrare dhe i kryqezuar.
Mirepo kete ngjarje nuk e mori vesh Huseini i cili me ishte afruar Kadisijes tri milje nga ngjarja e vertete.Rruges e takon Harb b.Jezid et-Temimi i cili i tha :" Kthehu prapa,atje prapa meje nuk ka ngele asnji e mire !".Por ai ishte i vendosur ne qellimin e tij se bashku me vellaun e Muslim b. Akilit duke thene :Nuk kthehemi derisa ta kerkojme hakkun ose te bjermi shehid.( el bidaje uen-nihaje 8 f.152).Ne kete menyre irakijenet e treguan fytyren e tyre prej munafiku dhe tradhtari.
Ubejdulla b.Zijadi e pregaditi ushtrin e tij kunder Huseinit dhe per komandant e zgjodh Omer b. Sa'di b. ebi Vekas.Huseinin e zateken tevendi i quajtur KERBELA .Ushtrija e Omerit numeronte 45 kalores dhe 100 ushtar kembesori.
Kur u takuan Huseini me qellim qe ti shmanget ndeshjes u tha disa kushte (ta lejon te vdes ne rrugen e Allahut si luftetar kundra qafireve,ose te me lishojsh te kthehem ne Medine ose te me lejojsh tja jap besen Jezidit)te cilat ai nuk i pranoj bile pa e ditur Jezidi per keto kushte,dhe keshtu filloj ndeshja e pergjakshme ne te cilen humbi jeten Huseini r.a se bashku me 17 te rinj nga familja e tij.Vrasesi i tij eshte Semr b. dhul- Xhujus.Pas kesaj koken e Huseinit e hodhen para Ubejdullah b. Zijadit.(El-isabetu fit-temjizi es-sahabe 1 f.334)
Po kjo nuk ishte dhe nuk mbaroi me kaq tani armiqt e islamit i shfrytezojne keto raste QE TE MBJELLIN URREJTJE DHE NDASI MIDIS MYSLIMANEVE DHE TE SHPIFIN LLOJ-LLOJ RRENASH NE KETE DREJTIM.
DUKE I DEMANTUAR KETO RRENA DHE SHPIFJE SHEJHUL ISLAMI IBN TEJMIJJE rahimehulla THOTE :
"AJO CKA TRANSMETOHET PREJ JEZIDIT ESHTE SE AI NUK DESHTE VRASJEN E HUSEINIT,PERKUNDRAZI,KISHTE DESHIR TI SHPREHTE RESPEKT DHE NDER ASHTU SIC E KISHTE POROSITUR I JATI I TIJ MUAVIJA r.a....kUR HUSEINI E MORI VESH SE IRAKIJENET E TRADHETUAN DESHIRONTE TE KTHEHET NE MEDINE OSE TI SHKONTE JEZIDIT OSE TJA LEJONIN TE VRITESHTE NE XHIHAD DUKE KERKUAR SHEHIDLLEKUN KUNDRA QAFIREVE.MIREPO KETO NUK JA LEJOJ UBEJDULLAH B. ZIJADI I CILI DESHIRONTE TA ROBERONTE.KESHTU HUSEINI U VRA SI SHEHID I PAFAJSHEM.KUR PER KETE NGJARJE MORI VESH JEZIDI PRA PER VRASJEN E HUSEINIT,KJO SHUM E MERZITI DHE KA QARE PER KETE RAST (minhaxhu suneh en-nebevije).Pastaj menjiher ka derguar delegacion per te familja e huseinit per ngushellime.
Pyetja eshte a duhet te mallkohet Jezidi pse e ka vrare Huseinin?
Kesaj pyetje i pergjigjet dijetari Ebu Hamid el-Gazali :
"NUK ESHTE ARGUMENTUAR OSE VERTETUAR SE JEZIDI E KA VRARE HUSEININ OSE SE KA DHENE URDHER QE TE VRITET.PRA NUK LEJOHET PER NJI MYSLIMAN TE THOTE SE AI E KA VRARE SEPSE ASNJI MYSLIMAN NUK DUHET TE DJYKOHET PA ARGUMENTE.
POR A ESHTE E LEJUAR TE THUHET "MALLKIMI I ALLAHUT QOFTE MBI VRASESIN E HUSEINIT?"
-PO-BENE KESHTU ME THENE,PRA MALLKIMI I ALLAHUT QOFTE MBI TE.NESE AI PERSON NUK ESHTE PENDUAR PARA VDEKJES,SIC NDODHI RASTI ME VAHSHIN I CILI VRAU HAMZAN r.a, POR PASTAJ U PENDUA.VRASJA ESHTE GJYNAH I MADH DERISA NUK E DIM SE NDOSHTA AI NJERI ESHTE PENDUAR,POR NUK ESHTE NE SHKALLEN E KUFRIT (qe te nxjerr nga dini islam).
DHE NE SITUATEN SIC ESHTE KJO ME SE MIRI ESHTE QE TE MOS FOLET GJE.
Mirepo ka nga njerezit te cilet aq shum e kane ngritur personalitetin e Huseinit sa qe disa kane filluar ta adhurojne dhe ti thurin llojlloj legjendash,duke i dhene disa atribute, duke rene ne shirk.Shejtani kesaj grupe te njerzve u tha qe duhet ta vajtojne,ta kujtojne me llojlloj mundimesh si prerje dhe shpuarje me thika dhe duke rreh veten e tyre ne fytyra dhe neper trup ne diten e ashures.disa shkuan edhe me larg duke share sahabet e Pejkamberit te cilet ai i pergezoj me xhennet qe ne dynja.I pari i cili filloj ti perhap keto genjeshtra ka qene Muhtar b. ebi Ubejd es -Sekafi.
Dhe per fund si thote Shejhul Islami Ibn Tejmijje DHE KJO ESHTE QENDRIMI I EHLI SUNETIT PER TE " :........VRASJA E TIJ PA DYSHIM ISHTE PA HAKK..HUSEINI ISHTE SHEHIDI I PAFAJSHEM...VRASJA E TIJ PER TE ISHTE SHEHIDLLEK E CILA NUK ARRIHET PERPOS SPROVAVE TE MEDHA..QE TE SHKOJNE NE LARTESIT E XHENNETIT FIRDEUS ..(minhaxh sunneh en-nebevije 4 f.550)"
MIRPO VRASJA E TIJ NUK ESHTE TRAGJEDI MA E MADHE PREJ ATYRE TE CILET ISHIN ME TE MIRE SE AI SIC JANE PEJKAMBERET E MEPARSHEM,SAHABET E RRESULIT NE UHUD OSE VRASJA E EBU BEKRIT,OMERIT,OSMANIT,ALIJUT r.a......
Pra Huseinin e vrane persona me karakter te dobet per interes dunjaje dhe motive te dobta pra per pozita.
Kurse nese kujtojme vrasjen e Aliut eshte edhe tragjedi me e madhe sepse vrasesit e tij mendonin se vrasja e Aliut eshte ibadet me i madh..Allahu mustean.
Ue selam.
Krijoni Kontakt