me sa lexova sot bmw dhe reno jane ne hetim e siper per benzinen
dhe keshtu qe hamilton ka mundesi te fitoj po u penalizuan keto dy makina.
ka mundesi qe shkoj si puna e interit, qe fitoi ne tavolin kampionatin
me sa lexova sot bmw dhe reno jane ne hetim e siper per benzinen
dhe keshtu qe hamilton ka mundesi te fitoj po u penalizuan keto dy makina.
ka mundesi qe shkoj si puna e interit, qe fitoi ne tavolin kampionatin
jeshét prèmè ne aliarèm
jeshèm more jeshèm
po drita skeshèm
MICHI, po ne te gjitha anet s'do jemi kundershtare ne te dy, si thu ti?![]()
Besoj se Massa do arrije te fitoje vitin tjeter se ka ego kampioni. Tani nuk eshte si Shumaker, por eshte rritur shume si pilot keto vite te Ferrari dhe eshte shume i pjekur, e tregoi edhe dje ne piste. E rendesishme eshte qe tek Ferrari ka harmoni mes piloteve, ndonese secili do te fitoje per vete, kur vjen puna per t'i dhene dicka ekipit e japin ma bere fjale.
Ps. Me vjen keq per Alonson, i cili kishte deklaruar se kur te fitonte titullin e trete radhazi do te linte F1, pssss duhet te garoje serisht e kesaj here s'besoj se do te kete nje makine kompetitive si MCLaren... kshu qe t'i harroje fitoret.
Ndryshuar për herë të fundit nga milanistja_el : 22-10-2007 më 02:03
Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...
Lol interit sja dhane me zor ne tavolin, ato plerat bene hile dhe u ndeshkuan, interi zberi dhe mori titullin ne tavolin, pastaj ne fushe, dhe tani do e perserise perseri suksesin ( ne fushe ), se nuk i dihet noshta fillojne pislliqet perseri milan e juve se kane ne gjak tradhetine e hilen e korrupsionin.
Finlandezi fiton garën, por edhe titullin. Gabon Hemilton
Kimi Raikonen ka fituar titullin kampion në Formula 1 për sezonin 2007, pas një sërë ngjarjesh të pabesueshme në garën e fundit të sezonit në pistën e Interlagos në Brazil. Finlandezi i Ferrarit ishte jofavorit për fitoren, pasi kishte më pak pikë sesa Hemilton dhe Alonso //////////////të MekLarenit, por gjatë 71 xhirove të garës së djeshme ka ndryshuar gjithçka dhe ai në fund ka festuar titullin e tij të parë në Formula 1. Gjithçka ka ardhur falë një strategjie perfekte të Ferrarit dhe gabimit të debutuesit Hemilton, i cili ka hedhur tutje titullin vetëm në dy garat e fundit të sezonit.
Që në fillimin e garës, strategjia e Ferrarit ka qenë më se perfekte. Masa ka arritur të bllokojë trajektoren e Hemilton, ndërsa Raikonen dhe Alonso e kanë kaluar qetësisht britanikun. Ky i fundit, i gjendur në vendin e katërt, ka kërkuar me ngulm të kalojë menjëherë shokun e tij të skuadrës, por ka gabuar, duke rënë në vendin e 6-të. Debutuesi Hemilton ka provuar përsëri se nuk është i pagabueshëm dhe pas disa xhirove ka komplikuar luftën për titullin kampion, duke bllokuar marshet e MekLarenit të tij. Pas disa sekondash, thuajse i ndalur në mes të pistës, makina ka rifilluar të ecë normalisht, por Hemilton e ka parë veten në vendin e 18-të, ndërsa shanset e tij për titullin kampion janë minimizuar, pasi atij i duhej të paktën vendi i 5-të për të triumfuar ndaj rivalëve. Nga ky moment, Masa dhe Raikonen janë shkëputur qetësisht në kreun e garës, ndërsa Alonso nuk arrinte të mbante ritmin e tyre. Hemilton fillon parakalimet e njëpasnjëshme duke ngjitur disa shkallë në renditje brenda pak xhirosh. Por MekLaren gabon gjithçka, duke zgjedhur një strategji me tre rifurnizime për britanikun, ndërsa të gjithë pilotët e kreut kishin zgjedhur një strategji me dy rifurnizime. Alonso ndërkohë, ishte ai që teorikisht po fitonte titullin kampion falë kësaj renditjeje. Por strategjia e Ferrarit ka funksionuar në perfeksion, pasi Raikonen ka parakaluar Masën pas rifurnizimit të dytë, duke qenë tashmë në avantazh për fitoren ndaj spanjollit. Në prapavijë, Hemilton ka vazhduar ngjitjen e tij, por nuk ka shkuar më shumë se në vendin e shtatë në fund të garës, një xhiro pas dy makinave Ferrari që kanë kaluar bashkë vijën e finishit, duke realizuar "mrekullinë" që i dha finlandezit Raikonen titullin kampion që i kishte ikur për tri sezone radhazi. Gjithçka është mbyllur me një pikë diferencë mes Raikonen të vendit të parë (110) dhe Hemilton e Alonsos, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë në renditjen e Botërorit me 109 pikë.
Piloti finlandez, për herë të parë është dukur i emocionuar pas garës. "Ishte diçka e pabesueshme, por kemi punuar shumë gjatë gjithë sezonit dhe mendoj se e meritojmë titullin", u shpreh ai në konferencën për shtyp. Komplimentet kanë ardhur edhe nga Fernando Alonso. "Kimi e tregoi sot se është një kampion dhe si i tillë, titulli është krejtësisht i merituar", u shpreh ish-kampioni, që me këtë deklaratë duket se ka vulosur ndarjen nga MekLaren.
Gazeta Shqip
Jeta ime, mban emrin e saj..
Ta gëzojë fitoren.
Më në fund ju ul hunda përsëri Alonsos.
Forza Ferrari
Jeta ime, mban emrin e saj..
urime raikonenit ka nderu gjith tifozerin e ferrarit
besoj se ata te mercedezit duhet te jen te kenaqur dhe me aq se dhe ato nga ferrari i kan
S |< R /\ p /\ |_ |
Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash
Per te gjithe sezonin Hamilton ne vend te pare dhe ne garen e fundit e humbet sezonin.
Ta kete si mesim per sezonin tjeter.Forca
Ferrari , Kimi dhe Massa.
Vdektë ferrari bashkë me dëshirat e injorantëve që s'kanë kuptuar një garë në jetën e vet. Raikonen piloti më i mirë, por duhet të ishte kampion që në 2003. Gjynah që i ra të fitonte me atë skuadër plehrë.
Garat këtë vit akoma më bukur, pa Shumin.
Prektora
Krijoni Kontakt