goldian pse kaq i rene moralisht ore??? Te kujtohet qe per boteror asnje specialist nuk e konsideroi ekipin gjerman si pretendente dhe arritem deri ne vendin e trete. Futbolli i tille eshte, pranohen te tre rezultatet, s'mund te kete vetem fitues. Une e ndjek kombetaren gjermane prej shume vitesh dhe jam e mendimit se ekipi aktual eshte shume i mire, ka shume talente. Tashme lojtaret e rinj jane ambjentuar me ndeshje te rendesishme. Me kujtohet kur pashe kombetaren gjermane ne boteror, teksa degjoja emrat e lojtareve te rinj Low, Odonkor, Podolski, Fridrich, Schweinsteiger etj etj ne fillim u habita sepse isha tifoze me nje ekip qe nuk e njihja fare, e para here qe me ndodhte. Por qe fillova ta doja si ekip... ndonese mungonin emrat e medhenj, Klisman, Ziege, Feller, Hasler etj etj, lojtaret e rinj treguan se kane te njejtin shpirt, shpirtin gjerman dhe se luajne deri ne fund pa patur frike te rrezikojne.
Pastaj mos harro, jemi ekipi i pare evropian qe u kualifikuam per Evropian, nese do te luajme keshtu, kemi shume shance per Evropianin.
Krijoni Kontakt