Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 56
  1. #11

    Unhappy

    E tmerreshme. Dhe sa kohe akoma do te vazhdojme te degjojme te tilla histori shqiptaresh.....?!!!
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Sara_gr
    Anėtarėsuar
    21-09-2007
    Vendndodhja
    ATHIN
    Postime
    59
    i qenka ber si mod shqipetarve te vrasin grat shum shpesh po degjoj histori te tilla keto kohet e fundit

  3. #13
    Ma merr menja qe ti s'do jesh ne Itali.Vertet si plas fare per te.Po ka mijra shqiptare te tjere qe te nesermen mund ti shikoje ndonje italian me perbuzje.Kur tjetri vret gruan pa meshire ne gjykate, mendo cfare mund te bejne te nesermen - thone italianet.Ishin ata cunat e tjere qe moren peng autobuzin, te tjeret qe vidhnin neper vila e keqtrajtonin pronaret e shpive etj etj etj.Nuk del dot i gjithe forumi ti shkruaj te gjitha.Neser Italia 1, Rete 4, Canale 5, Rai 1, 2 , 3 ne edicionin qendror te lajmeve ket shqiptarin e "zgjuar" do kene si lajm kryesor.Kshu eshte kur tjetri qe ka mbaruar inxhinjerine ne Alb mezi gjen nje pune, dhe katnari qe vjen ne Itali i prish imazhin e shqiptareve dhe shkatarron familjen e tij
    Kte pune kan italianet o sherri.
    Kriminela edhe hajdute ka kudo ne bote, italianet jan kriminelet numer-1 duke ja nis nga Kamorra, Andrageta, edhe Koza Nostra. Kta jan kriminelet Nr-1 ne itali edhe ne gjith boten.. ndaj te myllin gojen edhe te na lene rehat, breshkaxhinjt e m*tit.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944
    ----------------------------------------

    Mesa duket gruaja nuk ka vdekur, por eshte ne gjendje te rende. Pasi ka qelluar mbi gruan, ka vrare edhe kunatin dhe ka plagosur 2 avokate dhe nje polic qe pastaj e ka vrare autorin.

    ----------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tragjedi shqiptare nė Itali

    Emigranti nga Durrėsi vret nė sallėn e gjyqit ish-gruan dhe ish-kunatin. Ekzekutohet nga policia. Shkak, kujdestaria pas divorcit


    Njė tragjedi e rėndė ėshtė shėnuar nė Gjykatėn Italiane tė Rexho Emilias, ku njė seancė pėr kujdestarinė e fėmijėve, pas ndarjes sė ēiftit shqiptar, ėshtė kthyer nė njė arenė masakre. Bilanci tragjik: tre tė vdekur dhe tre tė plagosur. Mes viktimave dhe "personazhi" kryesor i ngjarjes, 40-vjeēari nga rrethi i Durrėsit, Ēlirim Fejzo. Ky i fundit ka qėlluar pėr vdekje ndaj ish-bashkėshortes Vjosės (e cila ka pėsuar vdekje klinike) dhe vėllait tė saj, madje ka plagosur edhe avokaten italiane tė 37-vjeēares dhe njė avokat tjetėr, emri i tė cilit ende nuk bėhet i ditur. Ndėrsa pas vrasjes ai ėshtė pėrpjekur qė tė largohet dhe aty ėshtė pėrballur me njė agjent policie, me tė cilin ka shkėmbyer zjarr. Nga ky shkėmbim ka mbetur i vdekur nė vend 40-vjeēari Fejzo dhe ėshtė plagosur agjenti italian.

    Vrasjet

    Ngjarja e rėndė ka ndodhur mėngjesin e djeshėm nė orėn 10.45 minuta, nė Gjykatėn e Rexho Emilias nė rrugėn Paterlini, nė sallat ku zhvillohen gjyqet civile. Autori i masakrės ka qenė 40-vjeēari nga Sukthi, Ēlirim Fejzo. Ndėrsa e gjithė skena ėshtė parė nga vajzat e tyre, 16 dhe 12 vjeēe, tė cilat kanė mbetur tė shtangura, pa mundur tė bėjnė gjė. Fillimisht ai ka qėlluar ndaj tė shoqes Vjosa Fejzo Demēolli, 37 vjeēe, me tė cilėn ishte duke u ndarė dhe mė pas ka qėlluar vėllain e saj, Arjan Demēolli, 32 vjeē. Ky i fundit ishte pėrpjekur pėr t‘i hequr nga dora armėn ish-kunatit tė tij. Plot 25 plumba ka derdhur ai nė sallė tė gjyqit, duke lėnė tė vdekur ish-gruan dhe vėllain e saj. Dy ish-bashkėshortėt kishin dy fėmijė dhe nė gjyq do tė pėrcaktohej edhe kujdestaria e dy vajzave. Menjėherė pas vrasjes sė dyfishtė 40-vjeēari ka tentuar tė largohej. Pasi ka pėsuar vdekje klinike, 37-vjeēarja shqiptare ėshtė transportuar nė spital, ndėrsa trupat e pajetė tė Demēollit dhe Fejzos janė dėrguar pėr nė morg, ku do t‘i nėnshtrohen edhe njė autopsie. Ndėrsa pėr nėnėn e dy fėmijėve, burime tė ndryshme thonė se ajo ka pėsuar vdekje klinike, por njė gjė e tillė nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht.

    Dhjetėra persona kanė asistuar nė vrasjen "live". Duket se situata ėshtė pėrkeqėsuar edhe mė shumė, kur kishte ardhur ēėshtja pėr kujdestarinė e vajzave, edhe pse mes ēiftit nuk kishte asnjėherė ndonjė mirėkuptim. Gjatė shkėmbimit tė zjarrit janė plagosur dhe dy avokatė. Njėra ėshtė Giovana Fava, e cila mbronte 37-vjeēaren. "Jemi tė shokuar nga ajo qė ndodhi. Deri tani e dimė se kolegia jonė ėshtė plagosur nė shpatull dhe ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn", kanė pohuar avokatėt e tjerė. Mė pas, 40-vjeēari ėshtė pėrpjekur tė ikė nga gjykata dhe nė momentin e daljes ai ėshtė pėrballur me njė agjent tė policisė, i cili kishte mbėrritur sapo kishte dėgjuar tė shtėnat dhe klithmat e njerėzve tė shumtė nė atė orė nė sallat e gjyqeve.

    Fejzo dhe agjenti i policisė kanė shkėmbyer zjarr dhe pėr pasojė ka mbetur i vdekur nė vend 40-vjeēari shqiptar. Ndėrkohė qė agjenti italian ėshtė plagosur nė gju.

    "Njė ndarje, me njė bashkėbisedim nga tė dyja anėt, por asnjėherė nuk u mendua se do tė arrihej deri nė kėtė pikė". I shokuar ėshtė edhe avokati Galileo Conti, pėrfaqėsuesi ligjor i autorit tė masakrės. Pasi kishte qėlluar tė shoqen e vėllain e saj dhe avokaten, shqiptari para se tė arratisej e tė qėllohej pėr vdekje i kishte drejtuar armėn avokatit tė tij dhe asistentes, tė cilėt mundėn tė shpėtonin teksa kishin ikur me vrap. Sipas dėshmisė sė avokates, Fejzo nuk kishte shfaqur asnjėherė shenja dizekuilibri dhe as nuk i kishte thėnė se kishte njė armė zjarri.

    Masat

    Thuajse nė tė gjitha mediat italiane ėshtė pėrcjellė lajmi i masakrės sė djeshme. Njė ngjarje kjo jo fort e zakontė, sidomos kur njė gjė e tillė ndodh nė ambientet e drejtėsisė, ku asgjė nuk duhet tė dalė mbi ligjin. Ajo qė ka shqetėsuar mė shumė drejtėsinė e shtetit fqinj ėshtė fakti se si njė person i armatosur tė hyjė nė gjykatė, pa u kontrolluar nga askush. Edhe 40-vjeēari Fejzo kishte hyrė nė sallėn e gjyqit civil me armėn nė brez dhe pa u vėnė re.

    Pėr tė rikrijuar edhe njė herė atė qė ka ndodhur ėshtė ngarkuar prokurorja Rita Pantani, e cila dje ka marrė dhe dėshminė e gjykatėsit tė ēėshtjeve civile, Roberto Piscopo. Njė tjetėr gjykatės, Luca Guerzoni, ndėrsa ka nisur debati se si njė njeri i armatosur ka hyrė nė sallėn e gjyqit, ka pohuar se deri nė vitin 2001 ishte gati plani pėr tė rikonstruktuar gjykatėn, duke vėnė telekamera dhe detektorė, ka shtuar se njė plan i tillė "mbeti vetėm nė letėr". Ministri i Drejtėsisė italiane, Clemente Mastella, u ka kėrkuar autoriteteve gjyqėsore tė gjitha tė dhėnat pėr atė ēka ndodhi nė Gjykatėn e Rexhio Emilias.





    Njėra nga vajzat i del nė mbrojtje tė atit, duke pranuar vrazhdėsinė e sė ėmės


    "Takimi fatal" i babait me vajzėn, njė ditė para masakrės



    Ēlirim Fejzo ishte nisur sė bashku me tė shoqen afro 10 vjet mė parė nė drejtim tė Italisė dhe prej shtatė vjetėsh qėndronte nė Rexhio Emilia. Tė dy kishin njė punė tė rregullt, ndėrsa 40-vjeēari njihej si njė person problematik. Problemet e ēiftit ishin pėrcjellė edhe te dy vajzat. E shoqja, Vjosa, kishte vendosur qė t‘i jepte fund martesės sė saj, ndėrkohė qė njė tjetėr problem ishte kthyer dhe kujdestaria e vajzave, pasi ende nuk ishte pėrcaktuar se kush do tė merrej me to. Ndėrkohė qė 37-vjeēarja sė bashku me fėmijėt ishte larguar nga shtėpia dhe qėndronte nė njė qendėr pritjeje. Njė ditė para se tė ndodhte tragjedia, Ēlirimi kishte shkuar tė takohej me njėrėn nga vajzat, e cila frekuentonte shkollėn. Por, pėr kėtė takim nuk ishte njoftuar e ėma e vajzės. Nė njė seancė tė mėparshme gjyqėsore, ishte vendosur qė babai i tyre duhet tė qėndronte larg derisa tė vendoste gjykata se kush do tė merrej me kujdestarinė e tyre.

    Sipas mediave italiane, kjo ka qenė dhe pika e fortė ku kanė debatuar dy bashkėshortėt. Pa vėnė nė dijeni Vjosėn, Ēlirimi shkon tė takojė njėrėn nga vajzat dhe pikėrisht aty ka nisur njė debat i fuqishėm mes tyre. Nė atė moment, edhe 37-vjeēarja ka qenė nė ambientet e shkollės dhe e ka parė vajzėn tė takohej me tė atin, gjė tė cilėn nuk e kishte lejuar. Njėra prej vajzave madje ka mbrojtur tė atin, duke thėnė se "mamaja ime ka qenė shumė e egėr dhe nuk e ka trajtuar mirė atė". Nė Prokurorinė e Rexho Emilias janė arkivuar dhe tė gjitha rastet qė Vjosa ka denoncuar tė shoqin pėr dhunė, kėrcėnim dhe keqtrajtim.

    Prej kohėsh 40-vjeēari ishte konsideruar si njė rrezik pėr familjen e tij, pasi pėr ta ka pasur shumė raste denoncimesh pėr dhunė. Pėr kėtė arsye, gruaja e tij qė prej njė viti ndodhej nė qendrėn e pritjes "Shtėpia e gruas" e drejtuar nga shoqata "Non da sola", ku avokatja Giovanna Fava ishte drejtuese e saj.

    Avokatja, edhe pse e goditur nė shpatull, ka dashur tė iki nga spitali qė tė mėsonte diēka mė shumė lidhur me atė qė kishte ndodhur nė gjykatė, edhe pse ngjarja ishte si "njė kronikė e njė vrasjeje tė paralajmėruar". Por askujt nuk i kishte shkuar ndėr mend se Fejzo ditėn e djeshme kishte thurur nė kokė njė plan monstruoz. Policia italiane ende nuk e ka saktėsuar se ku e kishte siguruar armėn shqiptari dhe se si kishte mundur qė tė depėrtonte nė sallėn e gjyqit i armatosur.


    Sukth, banorėt tė shokuar nga tragjedia e familjes Fejzo


    Nė shtėpinė e ēiftit tani banon njė familje me qira, qė nuk dinė asgjė pėr ngjarjen



    Nė Sukth, tragjedia e Rexho Emilias ka shokuar tė gjithė ata qė i njihnin protagonistėt fatkeq tė saj. Lajmi i marrė kryesisht nėpėrmjet mediave vizive ka sjellė me vete njė komentim tė stepur tė asaj qė ndodhi dhe qė e ktheu Sukthin nė qendėr tė vėmendjes sė mediave. Kronistė televizivė kanė nxituar tė shkojnė nė fshatin nga ku u largua ēifti Fejzo 8 vjet mė parė, pėr njė jetė mė tė mirė nė Itali, njė jetė qė nuk mundėn kurrė ta jetonin ashtu si secili prej tyre kishte ėndėrruar nė rininė e hershme. Nė katin e parė tė njėrit prej pallateve qė ndodhet fare pranė superstradės Durrės-Tiranė qė kalon nė Sukth, ndodhet apartamenti ku dikur jetonte ēifti Ēlirimi, apo Limi siē e njohin banorėt, me tė shoqen, Vjosėn dhe dy vajzat. Prej vitesh e kishin shitur kėtė apartament pėr tė ndėrtuar njė shtėpi, disa qindra metra mė nė thellėsi. Njė shtėpi njėkatėshe, model Elbasani, siē thonė fqinjėt e tij. Shtėpia ėshtė ndėrtuar me fitimet nė Itali. Sot nė tė banon njė familje tjetėr, pasi Ēlirimi e kishte dhėnė me qira. E zonja e shtėpisė trembet kur tė sheh dhe nxiton tė thotė se nuk ka asnjė lidhje me tragjedinė dhe njerėzit qė u pėrfshinė nė tė. "Unė jam thjesht me qira nė kėtė shtėpi". Shtėpia rri e heshtur nė bardhėsinė e vet, duke mbartur peshėn e gjėmės qė u ndodhi familjarėve qė e ngritėn nė kėmbė me shumė mund e punė. Dhe ajo ishte shndėrruar nė ēėshtje tė njė konflikti qė u mbyll nė mėnyrėn mė tė keqe. Njerėzit nė Sukth janė tė tronditur, jo vetėm ata qė e njihnin ēiftin, po dhe tė tjerėt. Pėrmasat e ngjarjes e kanė kapėrcyer kufirin e njė krimi tė zakonshėm. Ka marrė pėrmasat e njė ngjarjeje qė ndodh nė "fiction", nė filmat hollivudianė. "Madje ia ka kaluar atyre", thotė Elvisi, njė i ri nga Sukthi. Ai tregon se e njihte si njė njeri tė mirė dhe tė qetė autorin e kėsaj tragjedie. Po kėshtu shprehen dhe tė tjerė banorė tė lagjes sė tyre tė vjetėr. Nuk dinin se Vjosa me Ēlirimin kishin pasur konflikte gjatė jetesės sė tyre nė Sukth. "Emigrimi tė prish", thotė njė grua qė e mėson nga ne atė qė ka ndodhur nė Gjykatėn e Rexho Emilias nė Itali. Edhe tė tjerė banorė nuk dinė gjė. Kjo, pėr shkak tė kufizimeve energjetike qė i mbajnė larg informacionit nėpėrmjet mediave. Por lajmi i keq udhėton shpejt, duke lėnė pas shijen e hidhur dhe tė papritur tė njė ngjarjeje qė i ka kapėrcyer kufijtė e normalitetit dhe tani ka nisur tė nxisė fantazitė, imagjinatėn e tyre mbi motivet qė e shkaktuan atė. Shumica i bazojnė hamendėsitė e tyre tek imoraliteti, tradhtia bashkėshortore e njėrit prej partnerėve, a thua se kjo ėshtė e denjė tė ketė njė fund tė kėsaj natyre. Historia e ndarjes sė tyre nuk ishte diēka e re pėr ata qė i njihnin. Ajo ishte komentuar gjatė, duke u bazuar kryesisht nė fjalėt e Ēlirimit.


    Fqinji


    "Nuk kishim dėgjuar tė kishin pasur probleme me njėri-tjetrin"



    Rreth 700 metra larg shtėpisė sė ēiftit, nė fshatin Vadardh, ose siē njihet ndryshe Sukthi i Ri, ndodhet shtėpia e Demēollėve. Nė tė ndodhet vetėm nėna e dy viktimave, Arjanit 32-vjeēar dhe Vjosės 37-vjeēare. Situatėn nė dorė e kanė marrė fqinjėt, tė vetmit qė i gjenden pranė, pasi tė gjashtė fėmijėt e saj, 4 djem dhe 2 vajza, kanė emigruar nė Itali. Fqinjėt janė kujdesur tė mos i tregojnė gjė nėnėzezės dhe nuk kanė lėnė asnjė nga gazetarėt e interesuar ta takojnė. Leonard Mullaj, njėri nga fqinjėt, tregon pėr "Shqip" se lajmin e morėn vesh nga njerėzit e tyre nė Itali. "Ishte befasi. Askush nuk e priste", thotė ai ende i tronditur nga gjithēka ka dėgjuar fillimisht nga telefonata dhe mė pas nga televizionet qė kanė pėrcjellė nė detaje ngjarjen e ndodhur nė Itali. "Shumė kemi dėgjuar e kemi parė, po si kjo fatkeqėsi asnjėherė. Ai nuk ishte djalė i keq. Tė paktėn nuk dukej i tillė", vazhdon ai. Teksa kėrkon tė hysh nė shtėpinė e Demēollėve me origjinė nga Korēa, ai tė bėhet barrierė. Kėrkon tė mbajė larg lajmit tė kobshėm Diturinė, nėnėn e dy viktimave. Ajo nuk duhet ta mėsojė ende ngjarjen. Ai dhe fqinjėt e tjerė presin ardhjen e njėrit prej djemve tė Diturisė, Lorencit, qė pritej tė mbėrrinte me avionin e linjės Bolonja-Rinas bashkė me njė fqinjin e tij, edhe ai emigrant nė Itali. Po ardhja ka vonuar. Lorenci, qė do tė ketė dhe barrėn e madhe pėr t‘i treguar nėnės vakinė qė e ka gjetur familjen e tyre dhe pesė mbesat, fėmijėt e Arit dhe Vjosės, nuk ka arritur tė kapė avionin, duke shtuar orėt e padijes pėr nėnėn qė qan pėr plagosjen e sė bijės dhe "vetėvrasjen" e dhėndrit, babait tė dy mbesave tė saj adoleshente. Gra tė shumta tė fqinjėve janė mbledhur nė njė nga dhomat e shtėpisė, ku Dituria jeton e vetme. Tė gjitha tentojnė ta mbajnė me shpresa nėnėn dhe insistojnė qė dhe gazetarja tė heshtė. Gjėma nuk duhet tė jepet nė asnjė mėnyrė prej tyre, as prej ndonjė tė huaji tjetėr, ndėrsa nėna parandien fatkeqėsinė e madhe.




    Amaneti: Po mė vrau Ēlirimi mė mbaj afėr vajzat


    Nėna e Vjosės tregon pėr parandjenjėn e keqe tė sė bijės



    Vdekja e vajzės dhe djalit i ka ndodhur nė 55-vjetorin e lindjes. Ėshtė e rrėnuar, e ka nėnkuptuar atė qė ka ndodhur, edhe pse nuk ia kanė thėnė tė vėrtetėn e hidhur. Paradite, ndėrsa nė Itali ndodhte tragjedia, ajo kishte marrė fqinjėn Lulėzimen, bijtė e sė cilės ndodhen nė Itali bashkė me tė vetėt, duke e ftuar tė festonin pėr kėtė pėrvjetor. Megjithatė, rrugės pėr nė Durrės i ka thėnė se nuk ndihej mirė. "Mė kėputen gjunjėt. Kam parė Danenė nė ėndėrr". Sa herė qė shihte tė shoqin e vdekur 5 vjet mė parė nė ėndėrr diēka ogurzezė ndodhte. Ndonėse kishte dalė pėr tė festuar ditėlindjen nuk ndihej e qetė. Ishte dhe dita e gjyqit tė sė bijės nė Itali. Prej 5 vjetėsh nėna e 6 fėmijėve qėndron e veshur me tė zeza nė nderim tė kujtimit tė bashkėshortit qė e la tė vetme, ndėrsa ka bėrė gati dokumentet pėr tė shkuar pranė fėmijėve nė Itali. Ajo ėshtė ulur nė qendėr tė dhomės e rrethuar nga gra qė i japin kurajo. 55-vjeēarja pėr "Shqip" hedh dritė mbi njė marrėdhėnie abuzive dhe jetėn e sė bijės tė kaluar mes frikės sė vdekjes nga i shoqi, pėr vete dhe tė vėllezėrit. Nėpėrmjet gazetės kėrkon qė ambasada ta ndihmojė dhe tė shkojė nė Itali pėr tė parė tė bijėn gjallė, "nė ēastet e fundit tė jetės sė saj".

    Si shkonte Vjosa me Ēlirimin?

    Keq. Pas vdekjes sė burrit tė gjitha ndryshuan, morėn pėr keq. Kėto 4 vitet e fundit martesa e tyre shkonte keq e mė keq. Ēupa ndihej e kėrcėnuar dhe gjithnjė mė thoshte: Po mė vrau, amanet vajzat. A thua ta ketė vrarė? Ne nuk e donim atė fejesė se ai ishte dorė tjetėr. Ishte ēam, ne jemi korēarė, po vajza deshi. Dhe unė e desha dhėndrin se u fut nė derėn time qė 18 vjeēe, i ri fare. E zeza nėna e tij. Mė dhimbset dhe ai… Nuk ia desha tė keqen. Tani kanė lėnė rrugėve vajzat, Jolėn dhe Tisėn.

    Ē‘bėnte Vjosa nė Itali kohėt e fundit?

    Jetonte nė njė qendėr sociale, se iku ngaqė burri e rrihte. Ka tre muaj qė ka filluar punė nė njė azil qė tė fitonte ca para, po kishte frikė. Ndėrsa dy gocat rrinin me tė atin.

    Kur u nda Vjosa nga Ēlirimi?

    Kanė 11 muaj tė ndarė. Ishin nė gjykatė sot pėr tė vazhduar ndarjen. Ēupa donte tė merrte vajzat vetė. Nuk e di a ėshtė gjallė. Ai e ka vrarė. E ndiej. E thoshte gjithmonė. Ajo kishte lajmėruar dhe policinė. Nuk e di si ndodhi kjo. Edhe djemtė m‘i ka kėrcėnuar. Nė telefona dhe me gojė. Arin (viktima) ma morėn peng kėtė verė. E ēuan nė bregdet, po s‘i bėnė gjė shyqyr. Tė gjitha tė kėqijat mė erdhėn pasi vdiq burri. Sa ishte gjallė burri, ai e kishte frikė dhe s‘bėnte dot gjė.

    Djemtė i kėrcėnonte, sepse mbronin motrėn e tyre?

    Jo, ne asnjėherė nuk e donim divorcin pėr shkak tė fėmijėve. Edhe Vjosa kishte frikė se ai do i vriste vėllezėrit. U thoshte gjithmonė qė mė rrini larg se do tė vriteni dhe ju. Aman tė paktėn tė mė lėnė ta shoh gjallė vajzėn. Ta gjej me frymė.

    Kur e ke parė pėr herė tė fundit?

    Ah, ka tre vjet qė nuk ka ardhur, se nuk e lė ai. Ka 3 vjet qė s‘e shoh ēupėn me sy, kurse ai erdhi mė takoi para gushtit. Mė erdhi nė shtėpi.

    Ē‘tė tha Ēlirimi kur erdhi tė takoi nė verė?

    Mė tha se do tė martohej me njė tjetėr dhe se kishte ardhur tė shihte njė tjetėr nuse nė Durrės. I thashė: Mirė, bėj ē‘tė duash vetėm mendo pėr dy vajzat e tua, pėr moshėn qė kanė. Mė tha se ai donte vetėm ēupėn time, Vjosėn. Por e ėma dhe motrat ia shkatėrruan martesėn dhe marrėdhėnien me tė. Ato nuk e deshėn. Mė tha qė po tė dojė Vjosa ai kthehet prapė me tė. Mė tha qė nuk do i bėnte mė gjė, pastaj thoshte se do e vriste. Mė tha se dhe fjalėt e rėnda i kishte nxjerrė vetė pėr tė qė ta poshtėronte, sepse e donte shumė dhe s‘donte ta humbte. Nuk e di.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e francezi
    Anėtarėsuar
    25-03-2005
    Postime
    32
    NGUSHELLIME FAMILJAREVE TE PERSONAVE QE VDIQEN.

    PS:saper mendimin qe po na turperojn un jam kunder se ai nuk vuri bombe e vrau njerez italian ne mes sheshit kto jan gjera qe ndodhin qe sigurisht jane shume te keqia por ne nje moment llogjika te le dhe gjithēka perfundon keq por kjo sdo te thote qe na turperuan ajo vajza apo ai ēuni (rahmet pasēin) pse italianet nuk i kane bere apo vazhdojn ti bejne kto gjera pse anglezet e greket u turperuan te ne kur u kapen ato tre pedofilet qe perfitoshin me femijet e jetimores?Atyre si ēahet trapi fare se njeriun e perfaqson vetvetja dhe popullin kultura historia dhe gjith popullata e tij jo kokrriza te prishura.

  7. #17
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga francezi Lexo Postimin
    NGUSHELLIME FAMILJAREVE TE PERSONAVE QE VDIQEN.

    PS:saper mendimin qe po na turperojn un jam kunder se ai nuk vuri bombe e vrau njerez italian ne mes sheshit kto jan gjera qe ndodhin qe sigurisht jane shume te keqia por ne nje moment llogjika te le dhe gjithēka perfundon keq por kjo sdo te thote qe na turperuan ajo vajza apo ai ēuni (rahmet pasēin) pse italianet nuk i kane bere apo vazhdojn ti bejne kto gjera pse anglezet e greket u turperuan te ne kur u kapen ato tre pedofilet qe perfitoshin me femijet e jetimores?Atyre si ēahet trapi fare se njeriun e perfaqson vetvetja dhe popullin kultura historia dhe gjith popullata e tij jo kokrriza te prishura.
    shume e drejte.para pak kohesh u denua nje iraken se vrau gruan dhe e dogji.(ne gjermani shkak divorci)nuk jemi vetem ne shqiptaret.gra gjermane kane mbytur femijet e vet, gje qe ne nuk do e benim kurre,prandaj mos i futni te gjithe me nje thes se nuk ka pyll pa derra

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e vesaaa
    Anėtarėsuar
    25-02-2007
    Vendndodhja
    U.K. London
    Postime
    27
    Turpi nuk duket ndryshe...

  9. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    E tmerreshme. Dhe sa kohe akoma do te vazhdojme te degjojme te tilla histori shqiptaresh.....?!!!
    Avash mer. Pse Histori Shqiptaresh ? Keto jane drama njerezore qe ndodhin kudo. Ne te tilla raste shikohesh se car populli je, nese do rrish prane kesaj tragjedie dhe te mbeshteses me cdo kusht te mbijetuarit dhe mos kerkosh fajtore te VDEKUR, apo do fillosh te shpifesh dhe te shash popullin.

    Kur Koreani CHO vrau mbi 30 vete ne Virginia Tech doli vete Presidenti i SHBA-ve dhe tha qe as mos te mendohet te shkruhet apo veprohet kunder Koreaneve, apo te "stigmatizohen", dhe ashtu ndodhi. Un kam sot e kesaj dite shume shoke Koreane qe punojne ne vende shume te larta ne shoqerine Amerikane dhe jane te integruar plotesisht saqe nuk dallohen dot nga Amerikanet dhe kur vjen puna, ne rastin e tragjedise nuk pashe njeri te distancohet dhe te mos identifikohet me popullin e tij dhe ne veshtiresira te tilla.

    Edhe dicka tjeter, femra nuk duhet te lejohet te mbaj femijet nese gjehet fajtore. Jane bere pa pike pergjegjesie. Shkojne pijne, pallohen, ngelen me barre, e qujn perdhunim, dhe marrin simpatine e shoqatave te ndryshme lart e poshte. Femijet nuk mund ti mbeten automatikisht femres, ashtu si dhe pasuria e burrit ne rast se eshte fajtore. Kjo vlen dhe anasjelltas, edhe pse kshu ka qene gjithmone me burrat qe jane ndeshkuar me mosmarrjen e femijeve edhe kur femres i esht tek ta kaloj gardhin.

    Kjo vlen dhe per shefat e tjere qe na rrokanisin ketu per "turp" apo per "turp shqiptaresh". Italiani vete po e perjeton kete tregjedi me tone tragjedie, nderse ju filluat me SHPIFJE dhe INATE. Dikush shkon deri atje sa te shaj komunizmin(jo ketu por ne vende te tjera qe po degjoja) !!!! Keto jane gjera qe ndodhin, kane ndodhur dhe do ndodhin me shpesh ne te ardhmen me ndryshimet qe po ndodhin(lirimi absolut i femres, heqja e pergjegjesive nga cdo aksion qe njeriu merr, mbeshtetja ndaj pederasteve, homoseskualeve, transeksualeve, legalizimi i drogerave, shumefishimi i shoqatave te ndryshme psikologjike/sociologjike etj etj). Dikush siper e tha mire per gjermanet e austriaket, se si kane vrare e mbytur femijet e tyre qe jane tamam gjera te semura dhe psikopatie. Sot ne Shkoder nje emigrant ne angli tentoi te futet ne gjykate me arme me te njejtin motiv, per ndarje. Keto jane probleme qe do shtohen si pasoje e transformacionit te tipit "hiq breket e futu ne Europe me cdo kusht" qe duam te bejme ne, pa pare aspektet sociale, qe eshte se shqiptari gjithmone familjen e ka vene ne plan te pare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 18-10-2007 mė 07:57
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #20
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Kronika e zeze eshte e mbushur plot,edhe me Italiane,kujtoj rastin e adoleshentes(Novi Ligure) qe vrau te jemen dhe vellain,dhe me mijera raste te tjera,Il mostro di Firenze e keni degjuar,i dhane 7 burgime te perjeteshme,ne Shqiptaret nuk kemi mostro te pakten..................tutto il mondo e un paese thone keta
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tahir Zemaj
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Vritet nga Policia Maqedone nje i ri Shqiptar
    Nga dardani8 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 14:49
  4. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojė qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •