Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Shqipëri-Izrael, tani lëvizja pa viza

    Shqipëri-Izrael, tani lëvizja pa viza


    Lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë përfiton së fundmi edhe një destinacion tjetër jashtë europian, Izraelin. Këshilli i Ministrave vendosi dje miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet tij dhe Qeverisë së shtetit të Izraelit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe të zakonshme. Ky vendim është në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare ", me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave. Ai shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së marrëdhënieve mes dy vendeve që këtë vit kanë hapur edhe ambasadat reciproke.

    1 Tetor 2007
    Albania

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Eshte vertet nje hap i madh ky per shtetin tone , sic edhe shkruan ne lajmin me lart ky veprim e lidh edhe me shume shtetin tone me shtetet tjera ne kete rast me Izraelin , atdheu jone ka nevoj per keto lloje hapa pasi kjo jep vullnet dhe siguri per te ardhmen e Shqiperis ne BE , edhe njeher po e theksoj eshte teper lajm pozitive dhe hap pozitiv per vendin tone , kjo e shtyn shume perpara Shqiperin dhe bie ne sy te mire tek vezhguesit nderkombetar te BE-s.
    Sui generis

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Nje hap shume pozitiv.Bravo Izraeli
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #4
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Shumë lajm interesant ky lajm. Kam dashur shumë të shkoj në atë vend.





    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  5. #5
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anëtarësuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    i kan hjek se nuk guxojn me shku ne izreal hahah

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-09-2007
    Vendndodhja
    Closed Account
    Postime
    15
    Mjafton qe shqiptaret mos ta mendojne Izraelin si Greqi apo Itali.

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    E mendoi mire Izraeli kete muhabet se kohet e fundit Shqiperia po eksporton lloj sorolloj fanatikesh e ekstremistesh pervec qe shume te tjere marrin pashaporta shqiptare pa problem fare!

    Nejse faleminderit Izraelit, jam i gezuar qe mund te shikoj Jeruzalemin pa problem (nese lajmi eshte i sakte dhe une e kuptova mire)

    Saper Izraelitet le te vijne disa turiste se ngelen tu i hedh leket ne Greqi e Itali. Ne keto kohe krize mbi ekonomine boterore Shqiperia ka cmime te lira dhe nje Riviere qe pret eksplorim... urojme t'i gjej bashkia e Vlores sinagoget nga i ka dhe t'i fusi nje dore restaurimi!

    flm

  8. #8
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shqipëri-Izrael, tani lëvizja pa viza


    Lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë përfiton së fundmi edhe një destinacion tjetër jashtë europian, Izraelin. Këshilli i Ministrave vendosi dje miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet tij dhe Qeverisë së shtetit të Izraelit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe të zakonshme. Ky vendim është në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare ", me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave. Ai shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së marrëdhënieve mes dy vendeve që këtë vit kanë hapur edhe ambasadat reciproke.

    1 Tetor 2007
    Albania
    Po Izraeli e ka marre vesh kete vendim ,apo jo?
    Nese po, atehere do te jete me te vertete nje hap shume pozitiv drejt hapjes se tij (Izraelit)me boten muslimane(ne fakt atheiste ne rastin Shqiperi).
    Megjithate,eshte nje hap shume i drejte me kah lindjen dhe me qellim perendimin i qeverise shqiptare dhe per kete, pergezime!

  9. #9
    i larguar :-)) Maska e albunkers
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Vendndodhja
    .............
    Postime
    139
    un do ti uroj pune te mbare ambasadorit te shqiperise ne izrael,,, profesorit tim qe me ka bere mesim dy vitet e para ne universitet,,, shpresoj qe gjithcka te shkoj mire ,,, shume mire qe i kane hequr vizat,,, le ta beje kushdo,,, edhe timori lindor.... nuk jemi ende ne ate pozite sa te zgjedhim me ke ti heqim vizat e me ke jo...
    .....................................

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    E postoj kete lajm pasi ka pak sa lidhje me temen.

    Rregullat e reja për në BE

    LEHTESIMI I VIZAVE/ Qeveria ratifikon marrëveshjen. Miratohet edhe nga Komisioni i Jashtëm në Bruksel. Ja kush përfiton


    Qeveria ka miratuar dje vendimin për lehtësimin e vizave shengen për një kategori të caktuar. Në bazë të këtij vendimi, tashmë nevojiten më pak dokumente për të marrë një vizë në një afat tepër të shkurtër kohor në dyert e cilësdo ambasade të huaj të vendosur në Tiranë. Kryeministri Berisha dhe kabineti i tij kanë përcaktuar dje në mbledhjen e qeverisë kategoritë e atyre që do të përfitojnë nga lehtësimi i vizave, llojet e vizave që do të lëshohen për këta persona, tarifën që duhet të paguajnë, kohën që duhet të presin jashtë dyerve të ambasadave dhe dokumentet që shqiptarët duhet të paraqesin pranë ambasadave të huaja për të marrë një vizë. Do të përfitojnë nga ky vendim, biznesmenë, gazetarë, akademikë, studentë, pjesëtarë të delegacioneve zyrtare, por gjithashtu, edhe familjarë dhe të afërt të qytetarëve shqiptarë me banim të ligjshëm në një nga vendet e BE-së. Duke iu referuar vendimit të qeverisë, për familjarët e emigrantëve shqiptarë do të mjaftojë vetëm një ftesë ose garanci nga i afërmi i tyre, e cila do të jetë e thjeshtë dhe nuk do të përmbajë vetëm elementet kryesore identifikuese dhe nuk do të ketë nevojë për konfirmime të tjera. Kështu, e shprehur më thjesht, të gjithë ata që kanë një njeriun e tyre në një nga vendet e BE-së do ta kenë më të thjeshtë për të marrë një vizë brenda 3 deri 10 ditëve dhe për këtë duhet të kenë vetëm garancinë dhe duhet të paguajnë tarifën prej 35 eurosh në ambasadën ku do të marrin vizën.

    Përfituesit

    Në kategoritë e përzgjedhura, për të cilat reduktohet në maksimum numri i dokumenteve për marrjen e një vize janë familjarët dhe të afërmit e emigrantëve shqiptarë me banim të ligjshëm në një nga vendet e BE-së, pjesëtarë të delegacioneve zyrtare, biznesmenët, gazetarët, akademikët, studentët, sportistët, përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Po kështu, do të ketë lehtësira edhe për të përndjekurit politikë që do të marrin pjesë në veprimtaritë e organizuara në kuadrin e statusit të tyre, shoferët e transporteve ndërkombëtare, të sëmurët dhe personat që i shoqërojnë ata dhe një pjesë e caktuar e turistëve.

    Lloji i vizave

    Me viza deri në pesë vjet do të pajisen bashkëshortët dhe fëmijët e emigrantëve me qëndrim të ligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian. Viza me afat pesëvjeçar do të ketë për ministrat, deputetët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe funksionarët e tjerë të lartë. Biznesmenët, gazetarët dhe studentët do të pajisen me viza nga një deri në pesë vjet në rast se do të justifikojnë nevojën për udhëtime të shpeshta dhe nuk kanë pasur probleme me respektimin e ligjit kur kanë qenë pajisur me viza një ose dyvjeçare. Sipas relacionit të përgatitur nga qeveria shqiptare do të ketë edhe viza njëvjeçare, madje edhe me një afat më të shkurtër se një vit. Në këtë kategori përfshihen sportistët, të përndjekurit, një pjesë e turistëve, përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe ata gazetarë apo akademikë që duan të ikin në një nga vendet e BE-së vetëm për të marrë pjesë në ndonjë seminar.

    Tarifa dhe koha

    Do të mjaftojnë vetëm 35 euro për të marrë një vizë një deri 5-vjeçare. Kjo tarifë është standarde për të gjitha kategoritë, përjashtuar fëmijët nën 15 vjeç dhe pensionistët, të cilët do të mënjanohen nga taksa e vizës dhe do ta marrin atë gratis. Afatet e pritjes për marrjen e vizave do të jenë fikse. Për praktikat normale, vizat do të vonohen maksimumi 10 ditë, për praktikat që kërkojnë vërtetim, bëhet fjalë për ato kategori ku ka dyshime të bazuara dhe vërtetohet personi që ka dërguar ftesën ose garancinë, viza shengen do të vonohet deri në 30 ditë. Ndërsa për rastet urgjente, viza do të jepet brenda ditës ose mund të vonohet vetëm për tri ditë maksimumi.



    Ja si do të përfitohet viza për kategoritë e përzgjedhura


    Këshilli i Ministrave ka përcaktuar dje edhe dokumentet që duhet të paraqesin në ambasadë kategoritë përfituese. Të afërmit e emigrantëve duhet të sigurojnë vetëm një kërkesë me shkrim nga personi pritës ose e quajtur ndryshe ftesë nga njeriu i tyre në një nga vendet e BE-së. Studentët aktualë dhe ata pasuniversitarë, nxënësit dhe mësuesit shoqërues që ndërmarrin udhëtime për qëllimin e studimit ose trajnimit arsimor duhet të përgatisin një kërkesë me shkrim ose një vërtetim regjistrimi nga universiteti, akademia, instituti, kolegji apo shkolla pritëse. Gjithashtu, avantazh do të jetë edhe nëse sigurohet libreza e studentit ose vërtetimi i lëndëve që do ndiqen. Sportistët duhet të kenë me vete një kërkesë me shkrim nga organizata pritëse, autoritetet kompetente, federatat kombëtare sportive ose komiteti kombëtar olimpik i shteteve anëtare. Personat e përndjekur për motive politike gjatë regjimit komunist duhet të kenë me vete në ambasadë një vërtetim të lëshuar nga Instituti për Integrim i Personave të Persekutuar në pajtim me nenin 3 të ligjit nr. 7748, datë 29.07.1993, që tregon statusin e të përndjekurit politik. Po kështu ish të burgosurit politikë duhet të sigurojnë edhe një ftesë nga një autoritet kompetent, organizatë ndërkombëtare ose kombëtare ose nga një institucion evropian për pjesëmarrje në aktivitete në lidhje me statusin e tyre. Procedura do të jetë e thjeshtë edhe për shoferët që kryejnë shërbime transporti ndërkombëtarë të mallrave dhe pasagjerëve në territorin e shteteve anëtare në automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë. Ata duhet të kenë me vete vetëm një kërkesë me shkrim nga Shoqata Kombëtare e Transportuesve të Republikës së Shqipërisë që parashikon transport ndërkombëtar rrugor, që cakton qëllimin, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e udhëtimeve. Personat që udhëtojnë për turizëm duhet të paraqesin në ambasadë një vërtetim ose faturë nga një agjenci udhëtimi ose operator i turit të akredituar në shtete anëtare në kuadrin e një bashkëpunimi konsullor lokal që konfirmon rezervimin e një udhëtimi të organizuar. Po kështu edhe gazetarët apo akademikët duhet të kenë një kopje të ftesës zyrtare shoqëruar me atë origjinale për t‘u drejtuar pranë një ambasade për të kërkuar vizë shengen. Po kështu, kjo kategori duhet të sigurojë edhe një shkresë zyrtare që vërteton se kërkuesi është gazetar apo akademik dhe shkon në destinacionin përkatës për arsye pune. Të drejtë për të dërguar ftesën ose garancinë kanë vetëm ata shtetas shqiptarë që banojnë në një nga vendet e BE-së. Këta persona, duhet të kenë të paktën 90 ditë që jetojnë në mënyrë të ligjshme në një nga këto vende, për të tërhequr më pas familjen e tyre. E.A


    Të drejtë për të dërguar ftesën ose garancinë kanë vetëm ata shtetas shqiptarë që banojnë në një vendet e BE-së. Këta persona, duhet të kenë të paktën 90 ditë që jetojnë në mënyrë të ligjshme në një nga këto vende, për të tërhequr më pas familjen e tyre



    Marrëveshja, në fuqi më 1 janar 2008


    Marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian mbi lehtësimin e lëshimit të vizave është nënshkruar më 18 shtator 2007, në Bruksel. Mekanizmi i lehtësimit të pranuar në këtë marrëveshje konsiston në reduktimin maksimal të dokumentacionit për kategori të përzgjedhura, që kontribuojnë në shkëmbimet mes Shqipërisë dhe vendeve të BE-së. Kjo marrëveshje konsiston gjithashtu, se lëshimi i vizave afatgjata me shumë hyrje-dalje, njëvjeçare, dyvjeçare deri në pesëvjeçare për kategoritë e përzgjedhura si edhe për personat që kanë respektuar ligjet e migracionit, për hyrjen, qëndrimin dhe daljen nga vendet anëtare. Do të mbahet e pandryshuar taksa e vizës, e cila do të vazhdojë të jetë 35 euro. Do të përjashtohen nga kjo taksë fëmijët dhe pensionistët. Gjithashtu, do të ketë reduktime të afateve të pritjes, të cilat do të jenë nga 3 deri në 10 ditë. Në raste të veçanta për ndonjë paqartësi dhe kohë për vërtetim të dokumentacionit duhen 30 ditë për të marrë vizën. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë pas datës në të cilën palët njoftojnë njëra-tjetrën për përfundimin e procedurave të nevojshme ligjore, e parashikuar të jetë data 1 janar 2008.

    Balkanweb.
    Sui generis

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  4. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  5. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •