pak nga fundi ja ka fut kot ky...
pak nga fundi ja ka fut kot ky...
Dokumentet e para mbi familjen e Kastriotėve, flasin pėr gjyshin e Skėndėrbeut i cili kishte nė zotim "feud" 2 fshatra nė zonėn e Dibrės sė vogėl, mes tyre fshati Sinė qė ekziston akoma. Sipas Marin Barletit.
Nė Dibėr u ndal Skėndėrbeu nė radh tė par kur u rikthye nė atdhe. Nėse do gėrmonim mė shumė, do tė ishte e vėshtirė tė gjenim fakte tė tjera tė besueshme nga burime tė dyshimta.
Fryma mistike qė gėlltiti Skėnderbeu
Nga Gėzim Llojdia
Skėnderbej. Kėshtu gjėndet i shkruar emri i kryeheroit shqiptar. Ka vijuar nė kėtė
formė tė shkruhet: Skėnderbe . Besohet se do tė shkruhet pikėrisht kėshtu: Skėnderbe. Rrjedhoja. Skėnderbej ėshtė emėr i muslimanizuar.
Ndėrtimi i emrit. Pėrbėrėsit e kėtij emri janė:emri Iskėnder. Cka do tė thotė nė mos gabojmė Aleksander. Dhe titulli =bej.
Rishfaqet Ekrem B. Vlora me kėtė arsyetim, shqyrtimi i titullit bej. Kjo ka ndodhur nė njė period tė caktuar tė shek. XIV. Titulli bej, saktėson ai, ka prejardhje tataro-turke. Fillimisht kuptimin princ. E. Vlora, saktėson se osmanėt ua dhanė kėtė titull, qė nė fillim tė pushtimeve tė tyre (1450), mėkėmbėsve tė sulltanit, nė qėndrat administrative ushtarake, civile... Skėnderbeu e mori kėtė titull. Arsyet. Pėr trimėri nė luftimet e zhvilluara nė Azinė e Vogėl dhe nė Ballkan.
Emri: Skėnderbej. Nė ēorbitale shekulli vėrtitet, ekzistenca?Diku thellėsi shekujsh. Shek. XV. Dikur ky emėr na zgjon hapėsirat. Dikur-burim i pashtershėm. Dikur, ky emėr, i njohur nėpėr tė gjitha kronikat e kohės. Dikur ka qėnė njė pozicion ushtarak nė njė nga ushtritė mė tė llahtarshme tė perandorisė, armatės sė pathyeshme tė jeniēerėve.
Njė emėr. Bashkėjeton. Me njė titull. Jetė. 600 vjetė. Vendosur dhunshėm. Dhimbshėm pa dėshirėn e vet.
Gjėndet fakti. Skėnderbeu, ka qėnė bektashi. Me bindjen e vet. Nė shekullin e XV. Skėnderbeu, hyri nė bektashizėm. Flasin kronikat e kohėve. Nga kohėshekulli XV. Nė perandorinė osmane ka hyrė emri Skėnderbe. Nė trupat jeniēere Skėnderbeu ka patur pozicionin e komandantit nė armatėn e trupave tė shėnuar. Emri: Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Emri i krishter: Gjergj Kastrioti. Ai musliman: Skėnderbej.
Historia e ngritjeve dhe zbritjeve tė emrave. Kur njėri prej kėtyre emrave regjistronte pėrndritjen. Tjetri munxosej. D. m. th e robėronte errėsira. Ngrihej emri tjetėr. D. m. th e kishte pėrzėnė errėsirėn Skishte mė kohė tė treste dhimbjen. Ndėrkaq pllakosje muzgjesh binin pėrmbi emrin tjetėr. Kyēej goja pėrdhunshėm emrit tjetėr. Qė tė limitojmė , tė gjykojmė. Cdo orbitale kohe vendoste emrin e vet.
ZĖ NJĖ HISTORI EMRASH
1-Gjergj Kastrioti. Konsiderohet emri i parė i vendosur nga fjala atėrore nė kullėn arbėrore. Ky emėr u pėrdor dhe jetoi pėrveēse nė copėzėn e parė tė jetės rreth moshės 9 vjeēare, pėr periudhėn tjetėr humbi, u zhduk pa gjetur mė parė arsyet, pra ka tė bėjė me errėsirėn, qė i ra dhe e pėrpiu, pas kohės 9 vjeēare.
2-Skėnderbej . Ėshtė emri i dytė. Ėshtė emri musliman, qė e njohėn turqitė nė kohėn e ardhjes nė kryeqėndrėn e perandorisė, Adrianopojė. Kreu operacione luftimi nė Azinė e Vogėl dhe nė Ballkan.
3-Bashkėudhėtar-emrash:Gjergj Kastrioti-Skėnderbej. Njė shumicė kohe kanė udhėtuar tė dy emrat. Emri i krishter, zgjoi ėndėrrat nė fillesė. Emri musliman shoqėroi njė copė udhė perandorie. Turpėrisht, osmanėt i fshehėn emrin. Mė tej. Kronikat shkruheshin me trajtėn:Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Rrallė: Gjergj Kastrioti. Akoma mė rrallė Skėnderbej Kastrioti. Shkruesit. Emrin e parė e gjenė tė shkruar nė tė shumtėn e kronikave pėrtej Adriatikut, dhe ato tė kohės shqiptare. Sidomos priftėrinjt katolikėt e cilėsonin kėshtu. Kuptohet edhe sėra e shqiptarėve shkrues. Emri i dytė. Ėshtė pėrdorur vetėm nga A. Tomorri, klerik bektashi shqiptar.
Skėnderbe, pothuajse pėrbėn palcėn e kronikave tė gjithė kohėrave.
Pika e rėndesės. Shpirti. Ka tė dhėna, qė flasin. Skėnderbeu ka patur njė ngritje nė epet e sipėrme tė shpirtit. Madje mundet tė jetė afruar edhe pikės sė rėndesės shpirtėrore. Skėnderbeu kėtė pėrvojė shpirti e mori nė kohėn e qėndrimit nė perandorinė osmane. Por koha e saj mundet tė llogaritet kur ai aderoi nė bektashizėm. Njė rrugė shpirti. Bashkėshoqėroi trupat jeniēere tė formėzuara nga fryma e bekuar e Haxhi Bektashit.
1-Skėnderbeu e braktisi kėtė armatė natėn e vitit 1443. Atje pėr ku ishe nisur: Mirėvafshė!Duke i dhėnė njė herė, pėr tė fundit herė lamtumirė, fytyrės sė trupave special. Kėtyre vijėzueseve, tė perandorisė krahėgjerė.
Besimi nė fe. I pėrkiste bektashizmit. Myhib, grada qė pėrvetėsoi. Aderoi nė kėtė tarikat. Mbeti nė Adrianopojė, copėra vitesh tė mbertura pas.
2-Si historia e Skėnderbeut. Diēka e pėrafėrtė. Pėrkon. Imazhi i Ali Pashait tė Tepelenės. Taēi . Nė kokė zbulonte njė lloj pėrkatėsie fetare. Ai ishte bektashi . Mori dorė. Grada: myhib i Shememi Baba Krujės.
Vijėzimi. Dy kohė. Me perandorinė brenda qerthullit tė saj. Kundėra perandorisė. Nė mėvetėsi.
Ka njė lidhje tė qėndrueshme Ali Pashai. Me bektashinjtė formėzoi njė lidhje kundėr osmanėve. Qeverisi pėr kohėn. Zhaurimėn e jetės. Ndėrprerė tragjikisht. Kokė e kriposur nė Stamboll. Trupi , pėrhumbi nė ftohtėsin e tokės sė vet.
3-Naim Frashėri . Nėnpunės i lartė i perandorisė osmane. Por ishte bektashi dhe shkroi pėr zgjimin e shqiptarėve. Ishte bektashi. Myhib i Baba Alush Frashėrit. Vdiq njė mėngjes tė ftohtė tetori. Por mbeti poeti i pafundėsive.
Edhe njėherė pėr emėrtimin: Skėnderbeu i krishterė
Aktulisht, po gjenė citime tė kėtilla, qoftė nėpėr mediumet apo nė botimet e shumta:Skėnderbeu i krishter. Njė emėr musliman, qė u fut nė kronikat e mėvonshme tė krishtera. Rikthimi nė Arbėri. Rrethimet rrėmintare. Gjunjėzimi, qė i bėri perandorisė. E megjithėatė ende vijohet tė shkruhet kjo fjalė, qė tingėllon e ēuditshme:Skėnderbeu i krishterė. Emri Skėnderbe ishte vendosur nė kohėn e gjatė ku u rrit dhe pėrfundoi nė rradhėt e jeniēerėve. Por me largimin, aktin qė ndėrmori Skėnderbeu njė mbrėmje tė vitit 1443, i vendosi lidhje me vendet e krishtera pėrtej detit, qė synonin rrėzimin e perandorisė osmane, qė atė kohė mbante dhe ndėrkaq luante edhe rolin e lidershipit tė botėror islamik. Skėnderbeu ngriti murre qėndrese pėr krishterimin. Por njėkohėsisht kjo shėrbente mbrojtje dhe pavarėsi pėr vendin e tij. Prej kėsaj krishterimi pėrfitoi pėr ta afruar nė gjirin e vet. Lidhjet, dekorata e Papa Piut, ikja atje pas vdekjes sė tij tė fėmijėve tė vet, varrosja nė katedralen e Shėn Nikollės nė Lezhė, dėshmojnė realisht se ky kryehero ndonėse ruante njė emėr musliman dhe njė titull bej ai vdiq si i krishterė. Ky realitet, njihet sot.
Kėshtu, qė nga historia thėnia mė e saktėsuar pėr emrin e kėtij kryeheroi do tė shkruhej: Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Bashkėudhėtisht ky emėr ka qėndruar nė kronikat e tė shumtave nė kohėra, si mėrmėrima e pafundėsisė pranverore.
Nė tė vėrtet emri Skėnderbe e mbylli epopen e vet atė natė tė uruar, kur ai braktisi armatėn jeniēere nė kronikėn e vitit 1443. Ndonėse ky emėr nuk u harrua, ai ashtu u pėrdor edhe kur ai ishte mbrojtėsi mė i madh i krishterimit. Thirrej Skėnderbe. Edhe nė botime tė huaja, ndėrkaq ai pėrdoret dhe do tė pėrdoret. Mė realiste do tė ishte pėrdorimi: Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Ky emėr do tu shkonte mė tepėr shtat tė gjitha periudhave, qė pėrshkoi kryeheroi i kombit. Jashtė kėtij emri asgjė nuk harrohet. Ai i pėrfshinė brenda tė gjitha. Edhe tė krishterin, edhe bektashiun. Simbolika e tij ėshtė gati e thjeshtė . Ėshtė ripėrcjellja e njė emri tė ēuditshėm , ku ndėrthurren krishterimi dhe bektashizmi:Gjergj Kastėrioti-Skėnderbeu.
Njihet ndėrkaq fakti se emri atėror rrojti fare pak. Tė paktėn u fol ashtu nė 9 vite tė jetės nė Arbėri. Dritėsimi i tij ishte kaq, por mė tepėr kapi pėrmasa pas shumė kohėsh. Ky emėr u shua, u nxor me pėrdhunė nga drita duke e zhbėnė nė errėsirė nė kohėn e perandorisė ku ai jetonte atje. Megjithėse ai i braktisi trupat speciale dhe erdhi nė viset e veta, ai thirrej Skėnderbe. Edhe nė mjaft kronika ai thirrej po kėshtu: Skėnderbe. Ashtu, siē ishte thirur nė Adrianopojė. Ėshtė e ēuditshme historia e kėtij emri. Ai mbart figurėn e njė njeriu, qė kishte luftuar pėr perandorinė, por njė ditė u rikthye nė viset e veta duke bėrė rezistencėn mė tė madhe, duke e gjunjėzuar perandorin nė kėtė copėz tė Europės juglindore. Por ishin qėllimet fisnike . Pėrzurjen ose mė shkoqur shporrjen nga kėto vise tė kėmbės pushtuese osmane. Mbajtja larg e kombit tė vet nga perandoria osmane.
Jeta e Skėnderbeut. Jeta e njė kryeheroi. Ėshtė vazhdimėsia e pandėrprerė e njė jetė tėrmetore. Me dy pjesė. Njėra nė Adrianopojė, jeniēerė, komandant nė kėto trupa. Princ dhe udhėheqės i njė populli nė njė hark kohe ku ruhet brenda ¼ e shekullit.
1-Urat nga ku kanė kaluar botimet, qė kanė dashur tė sjellin, Skėnderbeun. Shtjellojnė pėrveēėse trimėrisė, rrethimeve, ndihmėn krishterimit, rrėzimet e perandorisė pėrpara Krujės, por njė pjesė e jetės, qė ka fėrfėllitur nė Adrianopoj mbetet e strukur, nė vite tė jeniēerllėkut. Mungojnė faktet pėr adoleshencėn, jeniēerllėkun nė Adrianopojė. Kėtė urė , do tė shėnoja. Njė soj ure tip pasarel, gjysėm tė varur e tė kėputur .
Kujtime tė gjymtuara, rrjeshta tė humbur. Fjalė tė njėjta. Pra u rrėmbye, u rrit nė perandori, ishte jenicerė, u dallua pėr trimėri. Pikėrisht kėtu nė kėtė kohė ka ngecje tė mullirit nė vend. Detaje tė harruara se ishte bektashi, apo ishte harresė e qėllimshme?Duhet pėrmendur pėr suprizėn e mirė, qė studjuesi serioz M. Zeqo, e thot hapur kėtė fakt tek Syri. . . . . .
Cfrikė ka po tė rajvizosh gjėrat e vėrteta ?Tė ringrihet ashtu siē ka qėnė. Se edhe ai shekull me inicialet XV i atill ishte. Shkruhen dhjetra dėshmi, pėr kėtė shekull tė ndarė nė religjone me armiqėsi tė hapėta. Por brenda kėsaj kohe ėshtė korracuar edhe koha e Skėnderbeut. Ėshtė njė kohė e papėrsėritshme shqiptare, tė paktėn pėr atė gjatėsi 500 vite sfilitje.
2-Ekzistenca e njė fakti . Ndėrkaq ėshtė njė pikė. Besimi, qė adhuroi. Regjistroheni: Bektashizmi. Edhe po tė donte brenda asaj korrace tė fortė nuk tė jepej tjetėr. Por ai aderoi nė bektashizėm me bindjet e veta nė mėnyrė tė pashmangshme. Brenda kėtij trėndafili tė pastėr nė kopshtin e islamit do tė gjente urėn e madhe, qė rajvizohej si urė shpirti e ndritshme, e kthjelltė e stuhishme. Skėnderbeu veproi si tė gjithė bektashinjtė. U pranua aty, por ngjiti njė shkallinė tė tij, u bė myhib.
3-Cfarė regjistronte tarikati bektashi pėr Skėnderbeun ?
Bektashizmi ishte tarikat i fuqishėm dritėsor, qė ringriti me trupėn speciale perandorinė siē ishin jenicerėt me kulme tė larta, por ky pėrbėrės ishte ai, qė i filloi krisjen mė tej ēarjen e pandalshme, armiqėsinė e hapur perandorisė osmane.
Arshiva ka tė regjistruar humbje , qė do tė quhen tė rėnda, ndonėse pėr osmanėt, ėshtė njė defter me kapak tė zinj.
Ikja e Skėnderbeut, hapi gropa tė mėdha nė trupėn speciale osmane. Korpusi special, qė se treti dot ikjen e tij, apo xhindosja e sulltanit nė Adrianopojė. Dhimbja e vdekjes, qė zuri korpusin e bekuar , apo pritja e ėndėrruar e kokės sė Skėnderbeut nė Adrianopojė, qė sarriti kurrė.
4-Njė farė pashai i Janinės me emrin Ali. Njohur me mbiemrin Tepelena. Kokėrisuri Ali pashai i vuri pushkėn perandorisė. Kufiri, juaj qė nga sot kalon tek thana. Ky ishte gjykimi i tij. Rrėfimet lexojnė nė shtetin e tij njė aleancė me bektashinjtė shqiptarė, armiq tė perandorisė. Qeverisja ishte produkt i kėsaj ure. Pėrfundimi:kriposur , varrosur koka nė kryeqėndrėn Stamboll. Trupi, prerė e gjymtuar, baltosur nė ishullorin e Janinės.
5-Bektashinjtė e teqeve shqiptare. Nė ditėt e pėrndritjes sė kombėtare, kryen divorcin me bektashizmin turk thotė njė studjuese e huaj N. Clayer. Bektashizmi shqiptar pėr kėto arsye kishte kultivuar shqiptarizmin pa e ndarė detyrėn e shenjtė. Kėshtu edhe Skėnderbeu , ai u brumos me cilėsi mė tė larta morale dhe shpirtėrore pikėrishtė nga bektashizmi. Dhe tė gjitha kėto lėndė nė njė trajtė tjetėr i pėrdori nė kohė, kur u bė princ i Arbėrisė.
6-Ka njė pyetje tepėr serioze: A do tė llahtarisej dot perandoria nga njė emėr tjetėr shqiptari nė kohėn e Skėnderbeut ?
Nė ēastet e pambarimit tė librit. Gjejmė kėtė pėrgjigje pėrkohėsishtė:Shtetasit e tjerė, qė rronin nė kėto vise aty kishin qėnė edhe mė parė. Ndonjė rebelim i vogėl . Ngrinte krahėt e njė mėngjezi. Kishte ndodhur . Dhe ndodhte. Por jo me kėto pėrmasa sa koha e rezistencės sė Skėnderbeut. Rebelėve , pėrgjithėsisht u zgjidhnin shurdhimin e jetės. Ose i kishin zmbrapsur me intriga. Pra a mundej dot njė shtetas tjetėr brenda kėtyre viseve pa kėto vyrtyte , pa kėtė ngritje shpirti tė mbante kaq larg perandorinė pėr njė kohė jo tė vogėl siē ishte njė e katėrta e shekullit? Rezistenca e brendshme pothuajse ishte rrėzuar. Nekrologjinė e saj, e shkruante ēdo kohė, perandoria. Nėpėr murre tė vjetėra .
7-Ardhja e Skėnderbeut nė Arbėri si ardhja e Mesia
Ardhja e dytė e pritshme shfaqet njė ardhje qiellore. Ai nuk ishte ai foshnja i verbuar nga dielli i tokės tonė. N. F ka ndėrtuar kėtė ardhje. Tjetėr sua. Zbriste njė pėllumb i shkruar. Brenda kėtij deti gjejmė. Dy fjalė me njė kuptim. Edhe pėllumb, edhe i shkruar. Pėllumbat janė shpirtėra qiellor. Kur janė tė shkruar. D. m. th janė tė shėnuar. Pra janė shkruar. Ky rast i pėrmbledh tė dyja kuptimet. Nė pikėzim tė vesės, ai mbrinte si njė pėllumb i shkruar. Pra ai ishte qiellor. I bardhė dhe zbriste prej andej. Sepse sundimtarėt e kėtij lloji, vėrtet jetojnė nė tokė, por shpirtin e kanė tė ngėrthyer nė qiell.
Pėr tė kuptuar Naimin, do tė citoja: ēpėrfaqėson pėllumbi i shkruar. Mesazhsjellėsit e njė lajmi historik. Thuhet se shenjtorėt pėrdorin pėllumbat pėr habere tė gėzueshme. Madje ata u rrinė shenjtorėve nė supe , pėrmbi kokė, duke guitur tėrė kohėn. Ndėrkohė thuhet se shėnjtorėt kanė njė komunikim me pėllumbat. Me kėta shpesė tejet tė ēuditshėm tė urtė e misterioz.
8-Kohėsjellėsit. Koha kohėn priste. Pritja pėr ardhjen e Skėnderbeut kė nuk mundoi. Dita , ditėn e priste. Nata, ditėn e priste syhapur. Ora, orėn e priste. Minuta, minutin e priste. Sekonda, sekondėn e priste. Ardhė Mesai shqiptar. Skėnderbeu, krahėshkruar.
Kėtė e lexojnė kalkulimet e bėra. Tė gjitha lėvizjet e tij. Fati i parathėnė, luftrat, qėndresa, mėnēuria, trimėria, pamja fizike, fuqia qė posedonte shqyrtojnė se ai ishte njė njeri pėrtej horizontit tė njeriut tė zakonshėm. Dimesionet e tij mund tė renditen pa frikė tek njerėzit e jashtėzakonshėm, ose tė ardhur . Pse tmerroheshin turqitė nga emri Skėnderbe. Njė njeri i zakonshėm nuk do tė ngjallte dot kaq shumė tmerr perandorisė , ngase sepse ata e dinin ku ishte edukuar Skėnderbeu. Cfrymė mistike kishte gėlltitur nė vite. Nėpėr peragmente tė zverdhur flitet se nė rrethimet e Krujės i bėnė edhe magjira. Njė njeri i zakonshėm, pėrveēse do tė ishte njė pikė e vetmuar, do tė ishte rrėzuar pėrpara hordhive me kėto sulme, presione shpirti, frikėra e armata, jo njė herė por qindra herė. Ashtu si nė tė vėrtet u rrėzuan ata, qė ngritėn krye pas shuarjes sė Skėnderbeut. Por Skėnderbeun nuk e rrėzuan dot. Cili ishte ēelėsi, qė mbajti kyēur qėndresėn shqiptare ?Fuqia e Skėnderbeut. Ajo gjėndej brenda zemrės sė zemrės. Ishte burim i pashtershėm energjie. Ishte dritėza, qė dikur ai kishte thithur nė kohėn , qė aderoi nė bektashizėm. Aq e madhe ishte kjo forcė sa udhėrrėfenjėsi i vet Alijel Aala Baba i ka thėnė sulltan Muratit II, se rikthimi i Skėnderbeut nė Adrianopojė ishte gjė qė sbėhej. Udhėrrėfenjėsi ishte fetar i thellė dhe e njihte pikėn e horizontit shpirtėror tė Skėnderbeut. Kėshtu ai ja tha me ndershmėri sulltanit , por ky i fundit i hidhėruar e dogji tė gjallė, udhėrrėfenjėsin bektashi tė Skėnderbeut, nė njė xhami aty nga viti 1445. Bektashinjtė thonė se udhėrrėfenjėsi ėshtė ai, qė i njeh lėvizjet sizmike tė njė shpirti.
Pikėrisht kėto lėvizje shpirti kur u harmonizuan me ato tė vendit tė tij, kapėrcyen pėrmasat e tė zakonshmes. E gjithė kjo histori, qė vėrtitėm lexon pėrveēse njė udhėheqės, apo princ tė vėrtetė, kėtu nuk gabohet po tė pėrmendet se ishte njė njeri i ardhur, diku mes tė shenjtėve.
E Premte, 13 Korrik 2007-gazeta ndryshe
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 14-07-2007 mė 20:50
Greket thone me te madhe qe Skenderbeu ishte grek....kane nje gje per tu admiruar qe e propagandojne shume mendimin e tyre....tani kane filluar dhe ne internet ne forume te specializuara
www.macedoniaontheweb.com (Forum)
nqs duam ti mbushum mendjen njeri tjetrit ( jo per mungese respekti ) por une e kam te mbushur, qe eshte shqiptar.......ka te tjere qe as qe e dine....kush di anglisht le te hyje tek ai forum dhe ti mbush mendjen botes.
Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė njė libėr ndryshe
Dr. Musa AHMETI
Ideja se ėshtė thėnė gjithēka qė duhej tė thuhej pėr Gjergj Kastriotin Skėnderbeun dhe se ajo qė do tė shkruhet tani e tutje nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pėrsėritje, kopjim apo vetėm harxhim kohe ėshtė e gabuar, tendencioze, qėllimkeqe dhe e pavend. Duhet tė kalojė edhe shumė kohė, tė shpenzohet shumė mund, tė sfidohen shumė burime, dorėshkrime, dokumente dhe literaturė tjetėr, ndoshta edhe disa breza, qė tė thuhet diēka e ngjashme, por, asnjėherė nuk do tė ndodhė qė pėrfundimisht u tha dhe u shkrua gjithēka pėr Skėnderbeun. Njė pohim tė tillė e pėrforcon edhe mė shumė vepra Skėnderbeg /Scanderbeg/ e autorit Skėnder Blakaj, botuar nė Prishtinė nga Shtėpia Botuese Arbi ltd nė bashkėpunim BKUK. Kjo vepėr nuk ėshtė befasi, nuk ėshtė rastėsi, nuk ėshtė diēka e papritur, por vazhdim i njė pune tė filluar para shumė vitesh nga autori qė shkruan Njohja ime me Gjergj Kastriotin Skėnderbeun ėshtė e hershme. U thellua gjatė pėrgatitjes sė serialit dokumentar televiziv (...) pėr arbėreshėt e Italisė, mė 1976-n, [f. 341], pėr tu vazhduar mė vonė po nga i njėjti autor me ribotimet fototipike-anastatike kapitale tė historisė shqiptare dhe albanologjisė nė pėrgjithėsi, tė Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia. [Botimi i parė: Vindobonae, 1913-1918; vėll. I-II, ribotimi: Tiranė-Prishtinė, 2002] si dhe Illyrici Sacri. Venetiis, 1751-1819, vėll. I-IX, ribotimi: Prishtinė, 2004.
Struktura
Vepra qė kemi nė duar, Skėnderbeg /Scanderbeg/ ėshtė botim luksoz, me njė pėrgatitje profesionale, me pėrkushtim dhe durim tė madh, e ndarė nė pesė kapituj - tėrėsi tė veēanta, brenda tė cilėve ka nėnkapituj tė shumtė, tė cilėt nė raste tė caktuara paraqesin edhe tėrėsi nė vete, [f. 6-352]. Autori duke dashur tė orientojė drejt lexuesin e pasionuar, por edhe studiuesit dhe historianėt, specialistėt dhe tė interesuarit e tjerė, qė nė parathėnie tėrheq vėmendjen Libri nuk ėshtė as krejt botim i ashpėr shkencor me fusnota e shėnime, as antologji mendimesh e pjesėsh artistike pėr Skėnderbeun, e as album i llojit qė i njohim. Ėshtė diēka ndėrmjet [f. 21], pra njė sprovė pėr njė qasje tė re tė tė gjitha atyre qė janė tė njohura, ose mė saktė e atyre qė autori, Skėnder Blakaj i vė nė qendėr tė librit tė tij, pėrkatėsisht, 65 autorė tė ndryshėm tė cituar, kush mė shumė e kush mė pak, nė gjuhėn shqipe tė gjithė dhe njė pjesė e tyre edhe tė pėrkthyer nė anglisht. Pastaj kemi njė paraqitje pėr herė tė parė [pėrveē botimit tė parė nė origjinal] nė njė vend, tė gravurave tė mrekullueshme nga shek. XVI, nė tė cilat simbolika dhe gjuha e artit shprehin namin qė kishte Marin Barleti, libri i tij dhe subjekti qė trajtohet nė tė, Skėnderbeu, nė atė shekull, pėr intelektualėt gjermanė dhe zviceranė, si dhe 291 ilustrime qė ka tėrė libri, tė ndara sipas kategorive nė: 201 gravura; 44 faksimile-ilustrime; 25 fotografi; 14 portrete; 7 piktura; 5 frontespice dhe 2 medaljone.
Burimet
Rrethanat historike, nė tė cilat kaloi populli shqiptar nėn sundimin dhe okupimin e perandorive tė mėdha, nėn administratėn fetare tė Vatikanit, Bizantit dhe Stambollit, nėn ndikimin kulturor tė gjuhėve greke, latine, turke e sllave, krijuan zbrazėti tė shumta pėr periudha tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare. Burimet e shkruara, kryesisht u ruajtėn jashtė Shqipėrisė, nė shtete tė ndryshme nė arkiva dhe biblioteka tė shumta, shtetėrore, kishtare, por edhe private dhe kryesisht nė gjuhė tė huaja. Njėri nga dokumentet mė tė rėndėsishme pėr familjen e Kastriotėve, ngase pėr herė tė parė gjejmė tė shkruar emrin e saj, ėshtė dokumenti nr. 1019, nga fondi i dokumenteve tė Vjenės, i lėshuar me 2 shtator tė vitit 1368, qė ruhet nė Arkivin Historik tė Dubrovnikut. Pėrveē rėndėsisė se, pėr herė tė parė pėrmendet emri Kastriot, ky dokument ka edhe njė rėndėsi tjetėr tė veēantė, ngase leximi, transkriptimi dhe pėrkthimi i tij ėshtė bėrė nė mėnyrė tė gabuar, veēanėrisht nga studiuesit e huaj, gjermanė, tė cilėt nuk e njihnin me themel sllavishten. Kjo gjė ka nxitur studiuesit sllavė, qė tė nxjerrin pėrfundime tė gabuara, se Skėnderbeu qenka me origjinė sllave! Autori S. Blakaj, nė veprėn e tij, nė nėnkapitullin Gabime nė vepra dhe nė shkrime pėr Skėnderbeun [f. 327-335], jep kontributin e tij nė kėtė fushė, duke nxjerrė pėrfundime tė reja, duke bėrė disa korrigjime dhe saktėsime tė disa prej autorėve qė nga Marin Barleti e deri te disa nga shkrimet e viteve tė fundit. Ėshtė shumė me vend pohimi i autorit Skėnder Blakaj historianėt kanė shumė punė [f. 342]. Pėr tė ndriēuar nė pėrgjithėsi, njė epokė tė caktuar apo njė personalitet tė veēantė, tė shquar nė histori, siē ėshtė Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, domosdo duhet mbėshtetur nė burime dokumentare qė ruhen nėpėr arkiva tė ndryshme, qofshin ato tė botuara, pjesėrisht tė botuara apo tė pabotuara; tė cilat janė si njė hallkė ndėrlidhėse nė mes historisė kombėtare shqiptare, me historinė e vendeve tė Ballkanit, Lindjes sė Afėrme dhe Europės nė veēanti.
Pyetjet qė imponohen
Nėnkapitulli Disa nga pyetjet qė imponohen [f. 324-327] ėshtė njėri ndėr pjesėt mė tė realizuara tė veprės. Nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė autori ngre problemet thelbėsore me tė cilat sot ballafaqohen studimet skėnderbegiane. Ėshtė e pazgjidhur ende origjina e Kastriotėve, edhe pse ata pėr herė tė parė pėrmenden nė jug tė Shqipėrisė, nė Kaninė, nė vitin 1368, aleancat antiosmane [f. 324] nuk janė ndriēuar sa duhet, ku pas kėrkimeve dhe studimeve tė arkivave turke dhe tė tjera, mendojmė se do tė kemi njė saktėsim jo vetėm tė aleancave dhe rezistencės antiosmane, por edhe vitin e dorėzimit tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut te sulltan Murati II, gjė qė do tė sqaronte shumė dilema, vitin e lindjes, ndoshta edhe vendlindjen, por edhe miqėsinė e fėmijėrisė me Mehmetin II, qė ne mendojmė se ėshtė reale dhe e qėndrueshme, zotėrimet [f. 325] dhe territoret e principatės sė Kastriotėve, fati i vėllezėrve tė Skėnderbeut, qė ne pohojmė me siguri, se dokumentet aragoneze, venedikase dhe ato nga Vatikani, qė sė shpejti do ti botojmė, japin pėrgjigje pėrfundimtare pėr kėtė ēėshtje, po ashtu, nga tė njėjtat arkiva marrim pėrgjigje dhe pėr fėmijėt e Gj. K. Skėnderbeut; ndėrsa me interes tė veēantė janė problemet rreth tradhtisė sė Skėnderbeut nga Moisi Golemi dhe Hamza Kastrioti! S. Blakaj, me tė drejtė pohimet e autorit turk, S. Kylēe i vė nė pikėpyetje, duke lėnė hapėsirė pėr njė debat tė mirėfilltė shkencor nė tė ardhmen.
Portretet dhe simbolet
Me interes tė veēantė ėshtė nėnkapitulli Pamja, portretet dhe simbolet e Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Jemi tė bindur se rezultatet do tė ishin edhe mė bindėse nėse Skėnder Blakaj do tė kishte pasur mundėsi tė konsultonte veprat qė ruhen nė Biblioteca Apostolica Vaticana, si dhe disa nga veprat mė tė rėndėsishme qė ruhen nė Bibliotekėn Kombėtare tė Tiranės apo tė ndonjė bibliotekė tjetėr ndėrkombėtare, qė kanė tė bėjnė me kėtė problematikė, ose me Heroin tonė Kombėtar nė pėrgjithėsi. Njė ndėr ēėshtjet qė ėshtė debatuar mė sė shumti janė vulat e Gj. K. Skėnderbeut. Qė nga koha kur ato i zbulon pėr herė tė parė sllovaku Pavel Jozef Shafariku, i boton me faksimile Aleksa Iviqi, dhe pėrfundimisht dy studiues shqiptarė, Dhimitėr Pilika dhe Tefik Geci, kjo temė ka marrė njė rrugė tė mbarė qė njėherė e pėrgjithmonė tė zgjidhet. Ne kemi pasur nė dorė tė gjitha vulat origjinale tė stampuara nė letėr prej dylli tė kuq qė ruhen nė Arkivin Historik tė Dubrovnikut, si tė Gj. K. Skėnderbeut, ashtu edhe tė Gjon Kastriotit. Vulat e Skėnderbeut janė dy llojesh: vula shtetėrore dhe ajo private. Pėr kėto vula, studimin mė serioz deri sot e ka bėrė Tefik Geci. Natyrisht qė kanė shkruar edhe tė tjerė, mė vonė, por, tė gjithė kanė kopjuar ose pėrshtatur rezultatet e T. Gecit, shpesh duke mos e cituar atė fare. Edhe S. Blakaj nė f. 339, merret me vula duke cituar autorė qė nuk e kanė pasur nė dorė asnjėherė origjinalin e tyre, pėrveē qė kanė konsultuar punėn e tė tjerėve dhe si duket ky ėshtė shkak qė aty jepen disa tė dhėna tė sipėrfaqshme dhe jo shumė tė thelluara. Pėrveē nesh, viteve tė fundit me kėto vula nė Arkivin e Dubrovnikut nė mėnyrė intensive ėshtė marrė edhe Dritan Egro dhe arkivisti me origjinė shqiptare Niksha Selmani. I ka konsultuar edhe O. J. Schmit, por, asnjėri nga kėta deri sot nuk i ka botuar ato ose faksimilet kolor tė tyre, tė cilat i kanė tėrhequr nga ky arkiv, nga ku edhe ne disponojmė disa kopje.
Gravurat
Qėllimisht pėr fund kemi lėnė kapitujt III dhe IV, tė cilėt janė edhe boshti substancial i veprės, respektivisht, xhevahiret e vėrteta dhe tė paēmueshme, tė cilėt S. Blakaj, bashkė me bashkėpunėtorėt e tij, i ka sjellė me mjeshtėri dhe cilėsi tė lartė profesionale nė radhė tė parė pėr studiuesit dhe historianėt. Botimi i gravurave ėshtė gjė shumė e rrallė dhe tepėr e vėshtirė. Pėrveē punės kėmbėngulėse profesionale, kjo punė kėrkon edhe shumė kujdes gjatė pėrgatitjes, si dhe kritere tė rrepta shkencore pėr tė ruajtur autenticitetin dhe origjinalitetin e tyre. Me sa na ėshtė njohur ne, kjo ėshtė punė pioniere nė kėtė fushė; pėrkatėsisht botimi i tė gjitha gravurave nga vepra e Marin Barletit ėshtė rasti i parė nė historiografinė shqiptare pėr njė vepėr tė tillė. Pėrveē kėsaj, Albulena Blakaj ka sjellė tė pėrkthyera nga gjermanishtja nė shqip veprėn e M. Barletit [ne jemi tė mendimit se mbiemri i Barletit duhet tė jetė i tillė e jo Barleci!] nga viti 1533, e cila nga latinishtja ishte pėrkthyer nga Johan Piniciani nė gjermanisht [f. 17, 117, 124, etj., shih f. 117-264]. Jemi tė vetėdijshėm pėr punėn e vėshtirė gjatė pėrkthimit, por Albulena Blakaj ia ka dalė me sukses tė bėjė njė pėrkthim cilėsor dhe mjaft tė suksesshėm.
Si pėrmbyllje, mendojmė se fjalėt e autorit Skėnder Blakaj janė aq tė fuqishme dhe domethėnėse pėr tė gjithė ne, qofshim lexues tė zakonshėm, specialistė, historianė a albanologė, shqiptarė a tė huaj, sa i sjellim nė tėrėsi: Nė qoftė se ky botim (...) duke sjellė Gjergj Kastriotin Skėnderbeun dhe Marin Barlecin, secili aq i madhėrishėm nė rolin dhe nė atdhedashurinė e vet, duke e sjellė nė njė formė paksa mė ndryshe tė zakonshmet, si njė pasqyrim tė respektit qė u kanė bėrė kėtyre tė dyve kombet e mėdha, siē janė gjermanėt, ta zėmė, dhe nėse kėsisoj, kryeprotagonisti i historisė sonė dhe autori i tij i mrekullueshėm, pos kėnaqėsisė sė lexuesit pėr libėr, na e rrisin edhe mburrjen pėr ta e pėr vetveten, atėherė mundi nuk ka shkuar kot.
Ėshtė e pazgjidhur ende origjina e Kastriotėve, edhe pse ata pėr herė tė parė pėrmenden nė jug tė Shqipėrisė, nė Kaninė, nė vitin 1368, aleancat antiosmane [f. 324] nuk janė ndriēuar sa duhet,
mos do na dale mallakastriot (malli(ose mali) i kastrioteve) tani![]()
Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!
Kastriotet jane Maqedonas, bije te nje fare shume te lashte dhe mbreter te padiskutueshem te gjithe Emathise. Por ske cte besh, historine e ke te imponuar ta shkruash brenda territorit qe ke, dhe cfaredolloj gjeje qe ka mbetur jashte, mbetet jashte edhe pse duhet te jete brenda(psh Troja dhe disa orakuj kyc qe jane shpier ne Greqi).
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Nga: studiuesi Agim Boba
Anetari i Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkencave
New York, me 19 shkurt 2006
Perpara se te flasim mbi rolin dhe mbeshtetjen qe i dha populli i trevave te Dibres Kryetrimit Skenderbe, e shoh te nevojshme te ndalem se pari mbi origjinen e Kastrioteve.
Tendenca per ti paraqitur kastriotet me origjine jo shqiptare, pati qe ne shekullin e Skenderbeut nga boshnjaku Johan Toni Marknoni, icili hodhi tezen se Skenderbeu ishte me origjine boshnjake.
Me pas, ne fillim te shekullit 18-te , u gjet nje akt i nje sundimtari serb te Vlores, hartuar ne vitin 1368, te cilin e ka nenshkruar si keshilltar i Kanines njefare Branilo Kastrioti.[1][1] Disa historian Evropian nder te cilet: J. Marnoviē, J.ph Fallmerayer, C Hopf, J. E Pisko etj, u perpoqen edhe kete here per t’ia rrembyer kombit Shqiptar, udheheqesin legjendar me te madh te kohes, ashtu siē bene me Leken e Madh dhe Pirron, duke fantazuar se gjoja ky Branilo, duhet te kete qene gjyshi i Skenderbeut. Menyra se si ato u perpoqen ta argumentonin ishte mendimi se emri Branilo ishte emer serb, prandaj edhe Katriotet deshen t’i paraqesin si serb ashtu siē bene me Millosh Kopilin ne betejen e Fush- Dardanise (pra Fush-Kosoves).
Ndersa ne vitin 1870 historiani grek Margaritis Dimitzas hodhi tezen se Kastriotet qenkan me origjine Greke[2][2] me qe sipas tij mbiemri Kastrioti (vjen nga greqishtja chastriotis ) qe do te thote banor i keshtjeles. Por te dyja keto teza nuk e paten jeten e gjate meqe nuk u gjet ndonje shenje qe Branilo ka qene gjyshi i Skenderbeut, ndersa, persa i perket tezes se Margaritis, Mendoj se fjala Kastriot vjen nga fjala kast + prapashtesen i’ot.
Pra kast, ne shqipen e vjeter ( do te thote qellim) kete fjale ne e hasim edhe sot ne zona te ndryshme te vendit,si p.sh. kast- mire, kast-keq, kast- lig, kasti- im, ose per rastin konkret kast + iot dhe nga bashkimi eshte futur “r” ne mes i-se dhe t-se duke u shqiptuar Kastriot.
Megjithate duhet theksuar se ne lidhje me tezat greko-sllave mbi perkatesine etnike te Kastrioteve, eshte per tu pershendetur kontributi i pa diskutushem qe dha Fan Noli dhe Athanas Gegaj duke sjellur deshmi te dores se pare, pohimin e vet se Skenderbeu ishte shqiptar, pasardhes i Epirioteve te lashte.
Pasi u zgjidh ēeshtja e origjines etnike te Kastrioteve, filloi diskutimi mbi origjinen e tyre krahinore. Ne lidhje me kete teze pati mjaft sorollatje boshe, dhe rruga qe u zgjodh qe e gabuar, sepse shumica e historianeve renden pas degesh dhe jo pas rrenjesh. Te ēudit fakti se si disa historiane shqiptare, se bashku me Iinstitutin e Historise u referohen tezave te disa historianeve te huaj per te gjetur vendlindjen e Kastrioteve ne Shqipri. Keshtu ato u sorollaten lart e poshte duke i marre me radhe rrethet e Veriut nga Mati, Shkodra, Puka, Mirdita dhe Hasi i Prizenit pa nxjerre gje ne drite.
Meqenese u krijua ky boshllek secila krahine nga keto qe permendem, e ndjente veten krenare ta nxirrte origjinen e Kastrioteve nga gjiri i saj.
Albanologu i njohur J. Von Han gjate udhetimt te tij neper Shqiperi (nga mezi i shek.18) degjoi ne lidhje me vendin ku kishte lindur Skenderbeu tri fshatra te ndryshme[3][3], ne Kastrat te Mbishkodres, ne Stelush te Matit, dhe ne Ikballe te Pukes.
Amin Boue thote se kish degjuar se Skenderbeu kish lindur ne fshatin Kastrit te Mirdites. Por keto ishin thjeshte gojdhena, ku secila nga keto zona udhehiqej nga deshira per ta pasur Skenderbeun te vetin.
Ne lidhje me pretendimin per origjinen e tij nga Mati, kemi te bejme me perkthimin e gabuar te Marin Barletit nga latinishtja e fjales Aemathia, e cila eshte emertim i lashte i Maqedonise, ndersa historianet mesjetar quanin Maqedoni edhe Shqiperine e Mesme, jo ne kuptimin Emati pra (ngaMati).
Me vone nga nje njoftim i botuar ne fillim te shekullit 17-te nga Boshnjaku Euseb Fermenxhin thuhet: se Kastriotet ishin nga fshati Kastriot ne provincen az te Epirit. Ketu eshte fjala per emertimin has nga ku disa historjan shqiptare me ne krye Prof. Aleks Buden filluan ta kerkojne origjinen e Kastrioteve ne Has te Prizenit.
Nje tjeter njoftim i ngjashem me te vjen nga Petro Lukari ne Analet e Rraguzes, ku perveē saj shton se fshati Kastrat ndodhet prane lumit Drin. Ketu duket qarte se Lukari dhe Fermenxhin perserisin njeri-tjerin, por Lukari eshte me afer se vertetes sepse prane drinit ndodhet Kastrioti. Ndersa keto emertime jane preznt edhe sot ne zonen e Qidhnes. Buze Lumit Drin ne kufi me fshatin Sine ndodhet fshati Arr-as (As i thate quhej ne kohen e Skenderbeut pjesa Fushore e Qidhnes ku ndodhet fshati kastriot).
Pra tezat e hedhura se Skenderbeu ishte nga fshatrat Kastrat i Mbishkodres, Kastrat i Hasit dhe Kastrit te Mirdites nuk mund te pranohet sepse nga fshati Kastrat nuk mund te dale emri i banorit Kastriot, por siē thame me lart keto emertime vijne nga fjala kast plus prapashtesen sipas rastit.
Ndersa per variantin nga Ikballa e Pukes nuk kemi ndonje te dhene tjeter perveē rastit qe permend J.Von Han ku ndonje banor i Ikballes mund te kete shprehur deshiren e tij.
Keto teza qe permendem me lart, per mendimin tim, nuk paraqisin ndonje prove , prandaj ngelen ne kuadrin e gojdhanave, meqe edhe autoret e tyre jane te huaj.
Ndersa nga deshmite e shqiptareve, me e hershmja eshte deshmia e bashkekohesit te Skenderbeut, fisnikut Gjon Muzaka i cili pas vdekjes se Skenderbeut mergoi ne Napoli, dhe me 1510, shkroi nje testament per femijte e tije, ku nder te tjera, permendet edhe nje e dhene me rendesi per gjyshin e Skenderbeut. Ai thote se gjyshi i zotit Skenderbe quhej zoti Pal Kastrioti, dhe ky nuk kishte ne perdorim me teper se dy fshatra te quajtura Sina dhe Gardhi i poshtem ne Dibren e Poshtme. Te dyja keto fshatra ekzistonin ne shekullin e Skenderbeut. Kjo vertetohet nga defteri musafal i vitit 1467, ku te dy fshatrat jane te shenuar ashtu siē shkruan Gjon Muzaka.
Ne mbeshtetje te saje nje njoftm tjeter na vjen nga humanisti italian Refael Voleterrano, ku ne vepren e tij me titull “Komentatoret”qe u botua ne fillim te shekullit 16-te, ai nuk e quan Gjonin te atin e Skenderbeut me mbiemrin Kastrioti, por Gjon Dibrani.
Ndersa per vazhdimsine e fisit Kastrioti ne kete zone ne ndihme na vjen edhe nje dokument tjeter i kuvendit nderkrahinor, qe u mbajt ne Dukagjin te Matit ne vitin 1602. Ketu ka nenshkruar si perfaqsues i Qidhnes Jozef Kastrioti. Kjo provon se ne harkun
kohor mbi 200 vjet nga Pal Kastrioti e deri ke Kostandini, Qidhna vazhdon te kete ne gjirin e saje fisniket e Kastriotit.
Ketyre te dhenave u shtohet edhe nje argument tjeter, eshte fjala per nje vendim te senatit te Shen Markut, me te cilin u jepet Gjergj Kastriotit dhe vellait te tije Stanishi Kastriotit, qytetaria e Venedikut, me 20 shkurt 1445. Vendimi i cileson te dy vellezerit zoter te Dibres dhe te Matit nga qe Kruja ne kohen e Skenderbeut, siē shkruan Barleti bente pjese ne krahinen e Matit. Ne kete vendim shohim se vellezerit Kastrioti me pare ishin zoter te Dibres dhe pasi shtine ne dore Krujen, u bene zoter edhe te Matit.
Ne mbeshtetje te ketyre te dhenave qe permendem me siper, per vendlindjen dhe vendbanimin e Kastrioteve ne treven e Dibres se poshtme, flet qarte toponomastika
historike ne krahinat e Muhurrit dhe Qidhen. Ne lidhje me kete, nje njohes i mire i toponimeve dhe traditave te kesaj zone Hazis Ndreu Sqaron se: ne krahinen e Murrit,
toponimet nisin me dy Mazrekat: Mazreka e poshtme dhe Mazreka e Eperme ku sot gjenden shenja muresh, kisha e Shenmerise, toponimet Palpus pusi i Palit (eshte fjala per P. Kastriotin ). Dy mazrekat dhe toponimet qe u permenden ne anen veriore jane
gjeografikisht te gershetuara me; Gardhin e Poshtem dhe Gardhin e Eperm, Sinen e Poshtme dhe Sinen e Eper te Qidhnes.
Kjo e dhene na ben te mendojme se kastriotet erdhen nga Murri me mbiemrin Mazreku.
Ne ndihme te ketyre toponimeve na vihet edhe nje dokument i gjonit te Aragones ku permendet Kostandin Mazreku Kastrioti... i nje gjaku me Gjergj Mazrek Kastriotin Skenderbeun. Krahas kesaj, sipas tradites popullore te kesaj zone, nuk perjashtohet mundesia qe dikush nga vellezerit Kastrioti te jete quajtur Mazrek dhe sipas tradites Jane perdorur emri i babes dhe emri i fisit. Kete tradite e hasim ne fillim te shekullit 20-te nga nje pinjoll tjeter i kesaj zone Gjenerali me shajak Elez Isuf Ndreu, i cili njihet me emrin Elez Isufi (pra Isuf quhej i ati).
Ndersa per toponimet, ne zonen e Qidhnes kemi; kepi iSkenderbeut , Kroi i Ton Zotit (keshtu e thirrte populli Skenderbeun) Kalaja e Skenderbeut e cila u ndertua nga Skenderbeu, Gurra eSkenderbeut, qe gjendet ne qafe te Kalase, kater kishat e Sines dhe te Gardhit etj. Ndersa persa i perket fshatit Kastriot nuk eshte shenuar ne asnje defter Turk, shkaku dihet, ishte vendlindja e Skenderbeut.
Por ne traditen gojore te popullit toponimet per Gjon Kastriotin vijne deri ne ditet tona. Fshati Kastriot eshte 8 km ne veri te qytetit te Peshkopise. Toponimet nisin me Perroin e Kastriotit, Kalaja e Gjonit , Kulla e Gjonit ose Kodra e geshtenjes, Zabeli iGjonit, Kopshti i Gjonit, Pusi i Gjoni te cilin e mbajne mend me uje dhe Guri i Luftes etj. Toponim i fshatit Kastriot flet qare per autentitetin e fisit te kastrioteve si Dibane, duke i marre ne lidhje te pa shkeputura qe nga Mazreket, Sinat dhe Gardhi i poshtem. Kete e perforcon edhe afersia gjeografike ndermjet tyre.
Persa i perket vendlindjes se Gjergj Kastriotit Skenderbe, H.Ndreu shkruan[4][4]: jane dhjetera tregimtare (nga Dibra e Eper deri ne Lure) qe thone se vendlindja e Skenderbeut eshte Kastrioti. Keto toponime dhe deshmi, si ajo e Gjon Mezakes dhe e deshmive te tjera, jane me se te mjaftueshme per te vertetuar origjinen dibrane te Kastrioteve.
Krahas tyre une desha te shtoj edhe disa prova te tjera si:
1-Ardhja e Skenderbeut nga Nishi direkt ne Diber[5][5]dhe jo ne Has apo ne ndonje krahine tjeter, qe mund te shkurtonte mjaft kohe per te marre Krujen, tregon se kete detyre madhore ai nuk mund ta kryente pa ndihmen e gjakut te vet.
2- Pritja madheshtore qe i bene Skenderbeut vellezerit dibrane, dhe gadishmeria qe ato treguan per tu vene nen komanden e tij.
3-Dergimi i komisionit nga Kruja per ne Diber me ne krye Hamzan, per tu dhene dibraneve lajmin e marrjes se Kujes.
4-Ndertimi i kalase se fshehte nga Skenderbeut ne zonen e Qidhnes.[6][6]
5-Sherbimi i Raposhit (i vellai i Skenderbeut) si murg deri sa vdiq ne Manastirin e Qidhnes.(Noli f 25)
6-Mbajtja nga Skenderbeu krahas keshillit te shtetit edhe nje kshille tjeter siē e quan Barleti, keshilli i shokeve te tije dibrane...(f.477)
7-Gjate pergatitjes per beteje kunder galeve ne Itali Barleti thekson: Skenderbeu rruget qe ngelen te hapura i plotesoi me dibranet e vet.(f.574)
8-Veēimi qe u ben Barleti viseve te Qidhnes duke e quajtur viset e Skenderbeut. (f.695)
9-Shifrat shume te uleta te popullsise ne mjaft vendbanime te Dibres sipas defterit turk i vitit 1467, ku pjesa dermuse e vendbanimeve nuk kane me shume se 10 shtepi, ndersa jane fare te pakta ato qe kane mbi 20 shtepi, kjo tregon se Dibra kishte kishte sherbyer si baza kryesore e furnizimit me ushtare.
10-Ēfryerja e inatit nga Sulltan Mehmetit nga qe nuk arriti ta marre dot Krujen, (Noli f.103) ku me 1 gusht 1466, u nis per tu hakmarr drejt Qidhnes. Pasi shtiu ne dore kalane theri pa meshire 8,000 burra, afro 20.000 gra, pleq, dhe femi qe ishin mbledhur ne fushat rreth e rrotull, dhe i ngopur me gjak u kthye ne Stamboll. Kjo deshmon me se miri se Skenderbeu ishte nga kjo zone sepse rruga per ne stamboll nuk kalonte nga Qidhna por ai e lakoi me qellim hakmarrje kunder te afermeve dhe gjakut te Skenderbeut.
Krahas ketyre dhjete pikave e shoh te nevojshme te shkepus edhe disa rrjeshta nga fjalimi i Skenderbeut para princave te beslidhjes pas masakres se Qidhnes. ( sipas Barletit.f.631) Ku nder te tjera Thekson: ky, ( S.Mehmeti II) duke u larguar qe kendej
si ndonje i xhindosur e krejt pa shprese per shkak te pikellimit e hidhrimit, pas sulmit qe beri para pak kohe me tere ushtrine e vet kunder meje dhe qe si doli ashtu siē e priste, vrau dhe zhduku me hekur 8.000 burra nga te mite, pa zene ne goje grate dhe femijte...
Keto po te ishin gjalle dhe ti kisha une tani, me siguri qe nuk do te ishte aspak nevoja te lypja ndihmen e tjeterkujt.
Siē shohim nga keto rrjeshta qe shkeputem nga fjalimi i Skenderbeut para princave te beslidhjes kemi dy te dhena me interes:
se pari ai i quan te vetet popullin e Qidhnes, se dyti ai na verteton se Dibra ishte baza kryesore e furnizimit te ushteise me ushtare.
Duke pare te gjitha keto deshmi e prova, duke shpresuar se ka edhe te dhena te tjera qe jane lene ne harrese, me te drejte ēdo njeri mund te pyese!.. Perse eshte lene pa u deklaruar deri sot vendlindja e Heroit tone Kombetar?.. Mos valle historianet tane nuk diten?..
Une do te thoja me plot bindje se ato e kane ditur shume mire, por kane dashur ta fshehin te verteten. Historianet tane per 50 vjet kane pasur ne plan te pare ideologjine pa lene pas dore edhe krahinizmat. Dhe kur historia udhehiqet nga ideologjia, aty nuk mund te pretendohet per histori kombetare, por per nje histori partiake te tipit bolshevik. Keshtu ne pamundesi per ta tjetersuar siē bene me Ilaz Pash Dibren (Kryetarin e Lidhjes Shqiptare te Prizenit) u perpoqen ta lene pa origjine.
Krahas saje ato paten edhe nje hall tjeter “ te madh” sepse pikerisht po nga kjo zone ishin ato qe i dhane plumbin e pare komunizmit, oficerrat madhor Halil Alia e Selim Kaloshi, Po nga aty ishte edhe fisniku Gjeneral Dali Ndreu dhe per ato ishte e veshtire te deklaronin se nga kjo zone ishte edhe Babai i kombit shqiptar.
Prof. Kristo Frasheri ne shkrimin: “Nga cili vend i Shqiperise ishin Kastriotet”, ne mes te tjerash thekson: “Me dy nentor 1985, ne fshatin Sine te rrethit te Dibres u perurua muzeu i Kastrioteve, nje muze lokal me permasa modeste, por me nje permbajtje te madhe historike. Ai i kushtohet familjes se shquar te Kastrioteve dhe vendlindjes se Gjergj Kastriotit Skenderbe.
Dime se Skenderbeu lindi ne vjeshten e trete, pra nentor te vitit 1405, por akoma nuk kemi ndonje te dhene per daten, nuk perjashtohet mundesia qe Skenderbeu te kete kombinuar ditelindjen e tije me diten e ngritjes se flamurit pra 28 netori, por ketu ka vend per holumtime sidomos ne arshivat osmane.
Perveē toponimeve mbi origjinen e Kastrioteve, ne Diber kemi edhe nje grup tjeter toponimesh qe flasin per luftratat, kalate dhe vendqendrimet e Skenderbeut. Keto i hasim ne Bulqize, Gryken e Madhe, Golloborde, Reke, Koxhaxhik, Kater Gryket, Muhurr, Qidhen e deri ne Lure etj. Nepermjet ketyre toponomeve populli i trevave te Dibres i ruan te gjalla betejat legjendare qe zhvilloi per 24 vje rresht ne lufte kunder turqve.
Nga 26-te beteja qe Skenderbeu beri kunder turqeve, 17 prej tyre u zhvilluan ne trevat e Diberes ku nuk lihet pa permendur roli paresore qe luajti populli i ketyre trevave ne mbeshtetje kryetrimit Skenderbe. Lavdia nuk mungoi si nga Barleti ashtu edhe nga kundershtaret.
Ja si konfirmohet ne dokumentin e nje kndershtari i cili thote: Ne qofte se ai (Skenderbeu) Fillimisht ia doli te heqe qafe pashain e Krujes, duke i treguar nje ferman te rreme, marre me force sekretarit te sulltanit, ne te vertete ai ne saje te Dibres konsolidoi pushtetin e vet per tu bere balle gjate 24 vjeteve ushtrive tona. Midis tije dhe gjeneraleve tone, perfundimi varej gjithmone nga sundimi ne dy Dibrat. Atje eshte zemra e Shqiperise.
Skendrbeu i futi ne dore keshtjellat e Petreles, Petralbes, Tornaēi, Stellushit dhe pas pak kohe ate te Sfetigradit, brenda nje muaji, me nje shpejtesi prej furtune qe perfshin ē’do gje perpara, dhe priste me padurim rastin te ndeshej me armikun. Rasti per te provuar ushtrine e re nen udheheqjen e Kryetrimit nuk vonoi.
Sulltan Murati II dergoi ne Qeshor te vitit1444, nen komanden e Ali Pashe nje ushtri prej 25.000, vetash, nga te cilet 15,000 ishin kalores dhe 10,000 kembesore. Ushtrite u rreshtuan perballe njera- tjetres ne Fushe te Dibres. Skenderbeu e ndau ushtrine ne tri pjese, Ne krahun e djathte la te vepronte kapedanin e tije, Moisiun e Dibres.
Ne lidhje me rregullimet qe beri Moisiu me luftetaret dibrane, Barleti shkruan[7][7]...daē vere kalores, daē kembesore ne vije te pareapo te dyte ēdo gje e ke siguruar me ta. Ata si lajthiti kurre fati, s’u shpeton kurre fitorja nga duart...” Ushtria shqiptare korri fitoren e pare madheshtore mbi ushtrine turke.
Ne vitet 1445-46 Sulltani dergoi dy ushtri tjera kunder Sqiperise, por qe te dyja pesuan fatin e te pares.
Ne korrik te vitit 1448, nje ushtri e madhe osmane me ne krye Sulltan Muratin e II-te rrethoi Sfetigradin. Moisi Golemi i kishte marre te gjitha masat e furnizimit me luftetar e ushqime. Ja se si e pershkruan Barleti kete rast “...e gjithe roja e qytetit perbehej nga ushtare dibrane, te cilet Moisiu i kishte zgjedhur per kete pune, si njerez me luftarek te Epirit nga gjithe popullsite e tjerate mbreterise....”Ajo krahine ka dy Dibra...Dibra e poshtme eshte e rrethuar me fusha pjellore, qe prodhon ēdo gje. Arber dhe Epiriot banojne ne ate vend, popuj shume trima ne lufte, me armet e te cileve ne radhe te pare e shpetoi dhe e rriti Kastrioti mbreterine dhe i doli mbane ēdo pune te rende e shume te veshtire, duke i pasur keshtu si ndonje Kolofon. [8][8]Qekendeje ai pati gjate gjithe kohes burra te shquar e fort te gatshem te cilet i sherbyen ēeshtjes epirote jo me pak si kapedane se sa si ushtare’.
Ndersa historiani turk Kemal Peshazade shkruan: “Ne ate vend ndodhej nje keshtjelle e forte qe ishte e njohur me emrin Koxhaxhik. Ajo ishte e mbushur plot me te rinje trima nga vendi i Juvan-ilise, te cilet ishin si Luane qe te shqyeni .Nga pikepamja e fortesise, Qielli asaje nuk ia kishte pare shoqen”.
Keshtu rrethimi i Sfetigradit zgjati dy muaj rrjesht dhe pa sukses. Me ne fund turqit gjeten kanalin qe ēonte uje ne kala, dhe me nderprerjen e ujit, Kalaja ra ne duart e Osmanve sipas kushteve qe u vendosen.
Luftetaret dibrane nen udheheqjen e Moisiut luftuan me vetmohim te larte duke siguruar gjithmone fitore. Sulltani duke pare se ishte e pa mundur qe ta mposhte me lufte Skenderbeun filloi provat me ane te dredhise.
Nuk kaloi shume kohe dhe Moisiut i premtohen ndere te medha nga ana e Tiranit. Pas humbjes se Skenderbeut ne Berat, Moisiu kaloi ne anen e turqeve.[9][9] Kjo e deshproi shume Skenderbeun, i cili sapo e degjoi vajti ne Diber, por atje gjeti besnikrine e pa tundeshme te popullit te dibrane. Ato nen udheheqjen e vellezerve Berisha ishin organizuar me se miri te gatshem per lufte. Kjo besnikeri u duk qarte kur ne shkurt te vitit 1456, kur M.
Golemi ne krye te nje ushtrie osmane vjen ne Diber. Luftetaret dibrane dhane prova duke luftuar me nje terbim te papare kunder ushtrise turke dhe e shkateruan krejtsisht. Me pas Moisiu u kthye deke i rene ne gjunje Skenderbeut (sipas zakonit) me brezin e lidhur ne
qafe. Ai e fali duke ia kthyer te gjitha privilegjet. Moisiu luftoi me besnikeri deri sa u zu rob ne betejen e Vaj-kalit Bulqize se bashku me gjeneralet e tjere.
Meqe jemi te betejat, ketu ka vend per te diskutuar per vendzhvilimin e tyre, sepse ka edhe paqartesira.
Barleti e len te pa percaktuar vendin e sakte se ku u zhvilluan mjaft beteja e sidomos betejat e zhvilluara ne dy Dibrat. Ai mjaftohet duke thene se kjo ose ajo beteje u zhvillua ne Dibren e Siperme apo te Poshtme. Nje fenomen i tille shfaqet qe ne betejen e pare, ku ai shkruan se ajo u zhvillua ne Dibren e Poshtme, 80 mije hapa larg Krujes ne nje kodrine te mbuluar me ferra ose, me drejt, prane nje pylli plot me drunj shume te dendur[10][10]. Ndersa Biemi na thote se kjo beteje u zhvillua ne fushen e Terviollit ne Diber te Siperme.
Fusha e Tervjollit e kish marre kete emer ngaqe ka shme volle[11][11] per rreth sepse populli e thirr edhe me nje emer tjeter; Fusha e Kalase. Siē duket emrin Fusha T’ Vollt eshte emer i dyte, qe e mori pasi u shkatrua nga sllavet ne shekullin e 7-te qyteti Vali[12][12] dhe ne germadha e tije mbine shume volle te cilat bejne fruta mjaft te shishme.
Ndersa populli i Bulqizes e kujton kete beteje nepermjet vargjeve te kenges:
“Prej Terviolle n’Qafe Petralba,
Gjith Terviolla n’gjak asht la,
Me xhenaze mbush kala,
Nje pllame toke pa t’vdek nuk ka”[13][13]
Siē shohim nga vargu i pare “prej Terviolle n’Qafe Petralba” petralba eshte Guri i Bardhe dhe Plani i Bardhe ne Mat, ndersa ne ate kohe per hire te qytetit eshte quajtur e gjith zona Petralba, ndersa qafe petralba eshte Qafa e Bullit e cila ndan Matin me Bulqizen. Nga keto vargje qe na vijne nepermjet popullit te bulqizes meqe Petralba dhe Bulqiza jane zona kufitare provojne se beteja e pare u be ne kete vend.
Sipa ketyre te dhenave ne baze te nje studimi te kryer nga mesuesi i popullit Selim Alliu ne perkujtim te kesaje beteje eshte ngritur nje permendore ne Bulqize, ne vendin e quajtur Ura e Qytetit.
Barleti na tregon vetem per dy beteja te zhvilluara ne zonen e Bulqizes, por toponimet dhe gojdhenat qe qarkullojne ne popul dhe pozicioni gjeografik flasin per me shume beteja te zhvilluara ne kete zone, te cilat kerkojne nje vemendje me te madhe dhe nje
studim me shkencor, sepse ky vend ishte si ure kalimi per te shkuar me shpejt ne Kruje, si nga Ohri, ashtu edhe nga dy Dibrat.
Barleti e fillon me betejen e Vajkalit[14][14]. Ne lindje te Vajkalit, ne kufi me me fshatin Dragu gjenden Guret e Skenderbeut. Me kujtohet se kur isha i vogel dhe po kaloja aty me xhaxhain tim Arif Boba dhe me kureshtjen e nje femije e pyeta: “Xhaxha, keto gure Skenderbeu i ka nxjerre nga toka?.. Jo me tha ai... dhe duke me tin e malit qe bien thike mbi rruge. Ato jane rrezuar prej andej per t’i hedhur kunder turqeve.
asi kalon Fushe-Bulqizen ne veri- lindje te Fushes se Tervjollit tek Ura e Qytetit, ngrihet thike nje mal gelqeror i cili quhet Mali i Temles, dhe pikerisht ne maje te ketij mali, qe bie thike mbi ure, ndodhet nje kala natyrore qe populli e thirr Kalaja e Skenderbeut.
Sipas tregimit nga te vjeterit thuhet se Skenderbeu u zuri pusi turqeve, por u diktua prej tyre dhe e rrethuan duke menduar se do t’i mbarohet ushqimi, dhe do te dorzohet. Por Skenderbeu mblodhi grurin qe kishin ne torba ushtaret ia dha ta haje nje pele te bardhe, dhe pasi e ngopi mire e rrezoi nga maja e malit qe bie thike mbi rruge, kur i plasi stomaku kafshes turqit pane vetem grure dhe nga habia pyeten njeri-tjetrin ēfar eshte kjo, pele apo dhi, dhe nga ky rast fshati qe ndodhet aty mori emrin Peladhi.
Per sa i perket emrit Vajkal, nje njohes i mire i historikut te ketije fshati, Mustafa Mira, tregonte se: Ne lufte e siper me turqit kali i Skenderbeut u godit per vdekje dhe
nga qe i erdhi shume keq per fatin e kalit, Skenderbeu thirri: vaj kali. Nga ky moment vendi mori emrin Vajkal.
Barleti (f.608) ne lidhje me kete rast, nder te tjera shkruan:’’... ndersa po luftonte,(eshte fjala per Skenderbeun) pra, Keshtu ndermjet armiqeve me te dendur, kali i tije i shpuar per vdekje nga barbaret, u perplas mbi trungun e nje druri te vjeter dhe ra perdhe. Ai, gjithashtu , u perplas... ‘’
Siē shohim ngarja tregohet pothuajse e njejte si nga gojdhena qe na vjen nepermjet zotit Mira ashtu edhe nga Barleti, por ketu kemi nje lajthitje te Barletit per vendndodhjen. Kete ngjarje te njejte na e pershkruan edhe nje bashkohes tjeter i Skenderbeut, humanisti
ishquar Dhimiter Frangu, por edhe ky i fundit nuk e emerton vendin. Pra ketu del qarte se deri ne kete beteje ky vend nuk quhej Vajkal, dhe populli pas vrasjes se kalit te Kryetrimit e pagezoi kete vend me emrin Vajkal. Me sa duket Barleti dhe Frangu nuk e paten kete deshmi. Kjo vjen se ato shkruajten pas disa dekadash dhe si rrjedhim ka dhe mosperputhje, siē ndodh edhe me data dhe vendngjarje te ndryshme, te pa ndriēuara mire.
Por ketu, siē duket ēorientimi i Barletit vjen edhe nga nga nje fshat tjeter qe ndodhet 8 kilometer ne lindje te Vajkalit, ne brinje te Fushes se Terviollit, me emrin Valikardhe.
Ky fshat e mori kete emer pasi u dogj nga sllavet gjate dyndjes se tyre, i qytetit Vali.
Pas shkaterrimit te qytetit banoret e tij u shperndane dhe krijuan vendbanime te reja si: Valikardhe, nga Vali-ka-ardh si banore te ardhur nga Vali, Dushaj, Koēaj, Qyraj, Vali- i Martaneshit nga Vali-mat-an-nesh, te ardhur nga ana tjeter prandaj u quajt Martanesh etj. Me keto emra ato jane edhe sot, ndersa fshati Dragu ka qene i banuar me perpara.
Megjitheate duhet pranuar se vepra e Barletit ka edhe paqartesira qe mund te korrigjohen vetem duke marre librin e Barletit ne dore, dhe duke i shkelur vend per vend trojet per re cilat ai flet, kuptohet duke bere edhe krahasime me bashkohesit e tije qe kane shkruajtur pa lene menjeane edhe gojdhenat popullore, vetem keshtu mund te hidhet drite mbi qoshet e pa ndriēuara mire.
Duke u nisur nga keto paqartesira, disa historian te huaj kaluan ne ekstrem gjate vleresimit te vepres se Barletit. Mua me duket absurde te quhet vepra e Barleti “nje roman” siē shkruan Karl Hopi, (Hopf) apo “e pa vlere” siē jane shprehur disa historian kritik, si Spondani, Yhiboni, Jorgo etj
Kjo ka ardhur per arsyea se keto historian nuk i kane njohur aftesite luftarake te popullit shqiptar dhe terrenin ku u zhvilluan betejat, sepse ato e kane studiuar Barletin nga studiot e tyre pa e marre mundimin te shkelin vendngjarjet.
Per kete me bind fakti se nga menyra se si e pershshkrua Barleti terrenin ne nje beteje kunder Ballaban Pash Bedres ne Vajkal-Bulqize, (11.618-19) meqenese une e njoh pellembe per pellembe kete vend, ai ma sjell para syve ate terren edhe tani qe ndodhem ne nje kontinent tjeter.
Krahas do paqartesiravet te vogla qe ekzistojne, une do te thoja se edhe keshtu siē e kemi Barleti mbetet babai i historiografise Skenderbegiane, sepse po te mos ishte Barleti, Skenderbeu do te ishte i panjohur nga bota, dhe vetem nje mit per shqiptaret.
Si rezultat i kesaj vepre, sot Skenderbeu njihet si nje nder gjeneralet me madhore qe ka njohur bota, si burre shteti refomator, si mbrojtes i vetem i qyteterimit evropian dhe i krishterimit nga dy sulltanet me te eger te kohes, Muratit e Mehmetit te II-te.
Francezi Robert d’ Angely ne “Enigma” shkruan: “Aleksandri i Madh, Skenderbeu, Bonoparti-Kapedane shqiptare qe imituan njri-tjetrin. Vertete ashtu siē e fitoi betejen
Aleksandri kunder Darit te Persise duke e sulmuar personalisht Darin, te njejten gje bente edhe Skenderbeu kunder pashallareve. Skenderbeu thoshte se; po u pre koka trupi bie vete. Duke qene se ky strateg i madh kishte nje strategji luftarake te parritshme, ajo
studiohet sot ne Akademine ushtarake amerikane me te njohur ne bote “West Point” si lende e veēante, “Arti ushtarak i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut”.
Si burre shteti Refomator eshte i pari princ evrupian qe i hapi lufte feudalizmit. Ndryshimet qe ai beri ne Shqiperi u bene pas tre shekujsh ne France dhe shume me vone ne Gjermani.
Ne perfundim, ne rast se Evropa dhe kristianizmi, duhet t’i jete sado pak mirenjohes popullit shqiptar per mbrojtesin e pamposhtur qe i dha, Shqiperia duhet t’ia dije per nder Dibres dhe Dibra Kastriotit.
Prandaj meqe akoma nuk kemi rene ndakort per origjinen dhe vendlindjen e Skenderbeut, i propozoj ketije Simpoziumi dhe nepermjet tije Istitutit te Historise, Akademive se Shkencave ne Tirane dhe Prishtine, te shenohet me germa te arta se Gjergj Kastrioti Skenderbe u lind ne Nentor te vitit 1405 ne Kastriot te Dibres, ndersa ne Kastriot te ndertohet nje muze moderrn, krahas atije modest te Sines ne nderim te vendlindjes se Heroit tone Kombetar, themeluesit te shtetit te pare, dhe Babait te kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.
KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKĖNDERBEUN NĖ MEJDAN?
Prof.Dr.Hysamedin Feraj
Debati i sotėm pėr Skėndertbeun nuk ka asnjė lidhje me Skėnderbeun real, por me pėrdorimin dhe pėrdoruesit e tij. Skėnderbeu real mund tė pėrdoret dhe ėshtė pėrdorė pėr politika shumė tė ndryshme dhe tė kundėrta. Skėnderbeu ka bėrė luftė kundėr fuqisė mė tė madhe tė kohės, kundėr superfuqisė botėrore. Prandaj ai mund tė pėrdoret si shembull i luftės kundėr superfuqive dhe tė bėhet thirrje “hajde t’i shpallim luftė fuqisė mė tė madhe tė kohės tonė, SHBA-ave, si Skėnderbeu fuqisė mė tė madhe tė kohės sė tij. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike ėshtė kundėr Skėnderbeut!’. Kėshtu u pėrdor, pėr shembull, nga Enver Hoxha pėr t’iu shpallė luftė dy superfuqive. Skėnderbu u bashku me papatin kundėr rilindjes europiane dhe Europės moderne. Prandaj ai mund tė pėrdoret si shembull pėr luftėn kundėr modernitetit europian dhe tė bėhet thirrje ‘hajde t’i bashkohemi reaksionit europian kundėr rrymave moderne e modernizuese europiane si Skėnderbeu qė u bashkua me Papėn nė luftėn kunėr pėrpjekjeve europiane pėr ndarjen e kishės nga shteti, sekularizimin, rilindjen, humanizimin, iluminimin dhe sot pasmodernizimin!’. Kėshtu mund tė pėrdoret sot nė luftėn ndaj filozofive europiane pasmoderne, pėr shtrirjen e tė drejtave dhe lirive njerėzore nė grupet sociale, kulturore etj., tė shtypura nga modernja. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike ėshtė kundėr Skėnderbeut. Skėnderbeu ka vrarė masivisht shqiptarėt qė ishin kthyer nė fenė islame. Prandaj Skėnderbeu mund tė pėrdoret pėr tė bėrė thirrje qė tė masakrohen masivisht pakicat fetare siē masakroi Skėnderbeut fshatarėt mysliman tė rrethit tė Krujės. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike ėshtė kundėr Skėnderbeut! Skėnderbeu e ka ndėrruar fenė disa herė dhe mund tė bėhet thirrje ta ndėrrojmė fenė pėrditė ‘si Skėnderbeu!’. Kush ėshtė kundėr kėsaj sjelljeje ndaj fesė ėshtė kundėr Skėnderbeut! Skėndėrbeu ka luftuar pėr lirinė e atdheut kundėr islamikėve dhe tė krishterėve. Prandaj sot mund tė bėhet thirrje tė luftohet pėr lirinė e atdheut pavarėsisht nga feja. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike ėshtė kundėr Skėnderbeut! Skėnderbeu u pėrpoqė tė krijojė e forcojė shtetin shqiptar. Prandaj sot duhet tė pėrpiqemi pėr krijimin dhe forcimin e shtetit shqiptar. Kush ėshtė kundėr kėsaj politike ėshtė kundėr Skėnderbeut!
Skėnderbeu...
Siē shihet mundėsitė e instrumentalizimit dhe pėrdorimit tė Skėnderbeut pėr politikėn e ditės janė tė shumėta, gati tė pafundme. Prandaj debati i sotėm pėr Skėndėrbeun nuk ka asnjė lidhje me vlerėsimin ose pėrshkrimin e Skėnderbut real, por me vlerėsimin e pėrdoruesve tė sotėm tė Skėnderbut. Debati pėr Skėnderbeun nuk ka lidhje me Skėnderbeun por me dy politika qė u propopzohen sot shqiptarėve: njėra, shqiptarocentrike, qė vė nė qendėr shqiptarėt dhe gjithēka tjetėr e sheh nė shėrbim tė kombit shqiptar; tjetra, katolikocentrike, qė vė nė qendėr fenė katolike ndėrsa kombin shqiptar e sheh nė shėrbim tė katolicizmit botėror. Rryma katolikocentrike u propozon shqiptarėve tė kthehen nė katolik. Kaq ėshtė programi i tyre politik. Ky ėshtė qėllim normal i kishės katolike kudo nė botė dhe Vatikanit: tė kthej sa mė shumė njerėz nė kėtė botė nė fenė katolike. Tė tjerat pastaj janė mjete pėr arritjen e kėtij qėllimi. Skėnderbeu pėr ta ėshtė mjet, vegėl: Skėnderbeu pėrdoret pėr t’ua mbushė mendjen shqiptarėve tė kthehen nė katolik. Ndjenjat kombėtare tė shqiptarėve preken si mjet pėr t’i shty tė kthehen nė katolik. Dijet manipulohen qė t’i shtyjnė tė kthehen nė katolik. Situata politike e shqiptarėve manipulohet pėr t’i shty tė kthehen nė katolik. P.sh. bėhen pėrpjekje ta kuptojnė situatėn e vet sikur janė para alternativės tė zgjedhin: ose katolik dhe bashkim kombėtar, ose jokatolik dhe as bashkim kombėtar. Kėshtu ndjenja kombėtare pėrdoret nė shėrbim tė kthimit nė katolik pavarėsisht vullnetit, dėshirės dhe zgjedhjes sė tyre tė lirė. Pavarėsiht edhe se nuk ndodhen nė kėtė situatė. Gjithė kėto aspekte, mjete kur shkruhen, kur shkruhet pėr secilėn duket sikur ka njė debat tė madh, interesant, tė larmishėm etj. Nė fakt ėshtė fare e thjeshtė, vetėm njė kėrkesė: kthehuni nė katolik. Kombi, pavarėsia, bashkimi, Skėnderbeu, Nėnė Tereza pėr ta s’kanė asnjė rėndėsi veēse si vegla. Rryma katolikocentrike nuk interesohet as pėr ndjenjat dhe mendimet e katolikėve shqiptar. Qendra e saj ėshtė kthimi i shqiptarėve jokatolik nė katolik, ndėrsa vetė katolikėt nuk vlerėsohen ndryshe vetėm se si vegla pėr kthimin nė katolik tė tė tjerėve. Kjo rrymėė bėn qartė dallimin ndėrmjet dy grupeve katolikėsh shqiptar: katolikėt qė kanė vėnė fenė mbi kombin osa kundėr kombit - tė cilėt i vlerėson lartė; dhe katolikėt qė kanė vėnė kombin mbi fenė - tė cilėt i urren. Nė kėtė tė fundit pėrfshihen katolik tė tillė si Pashko Vasa, Fishta, Mjeda etj. Deri tani vlerėsohej Bajraktari i Mirditės, por nuk ėshtė ēudi tė filloi tė urrehet sapo tė bėhet gjėrėsisht e ditur se edhe ai ka luftuar krah Sulltanit dhe ka pasė titullin pasha me tre tuje. Ndjenjat e popullsisė shqiptare katolike po ashtu nuk kanė rėndėsi. Kėshtu p.sh. katoliku Skėnderbe vlerėsohet lartė nga rryma masonike, por nuk ėshtė vlerėsuar kėshtu nga shqiptarėt katolik si popullsi. Katoliku Dukagjin nuk vlersohet nga masonikėt edhe pse ėshtė vlerėsuar nga popullsia shqiptare katolike (dhe jokatolike). Ku shihet kjo? Nė faktin se tė dy kanė lėnė nga njė Kanun. Nė popullsinė katolike shqiptare Kanuni i Skėndėrbeut nuk ka pasė asnjė respekt a ndikim. Ndėrsa Kanuni i Lekės ka qenė gjithė jeta e tyre (juridike, morale, kulturore, civile etj.). Por ndjenjat e popullsisė katolike shqiptare, autoriteti i padikutueshėm i shprehjes ‘Kėshtu e ka lėnė Leka’ etj., nuk kanė rėndėsi pėr katolikcentrikėt sepse qėllimi nuk janė katolikėt shqiptar, por kthimi i sa mė shumė njerėzve nė katolik (si statistikė, si shifra jo si njerėz me ndjenja, me shpirtė, me histori etj., - sepse kėto janė kombėtare). Mirėpo dihet se Skėnderbeu dhe Dukagjinėt nuk kanė shkuar aq mirė - se p.sh. Skėnderbeu iu nėnshtrua Vatikanit pa marrė parasysh rrjedhojat pėr vendin dhe popullin e vet, ndėrsa Dukagjinasit menduan pėr vendin e popullin shqiptar pavarėsisht ambicieve tė Vatikanit, Skėndėrbeu kish miqėsi familjare e politike me serbėt, dėrsa Dukagjinasit jo etj., – aq sa Vatikani gati i shkishėroi pse kundėrshtonin politikėn shkatrrimtare tė Skėnderbeut. Pra, dukagjinasit nuk i ka dashtė shumė Vatikani dhe i ka dashtė populli; Skėnderbeun nuk e ka dashtė aq shumė populli por e ka dashtė Vatikani. Rryma e sotme katolike do tė harroj Dulagjinasit dhe tė glorifikoj Skėnderbeun krejt pavarėsisht ndjenjave tė popullsisė katolike shqiptare.
Rryma katolikocentrike ėshtė bėrė vegėl e nacionalshovinizmav e serb e grekė. Pavarėsisht se qėllimi kryesor i katolikocentrikėve mund tė jetė kthimi i sa mė shumė njerėzve nė katolik, nė kontekstin e sotėm rajonal e shqiptar, mė shumė se kėtij qėllimi i shėrben nacionalizmit serb. Sot nacionalizmi serb e quan tė humbur Kosovėn pavarėsinė e sė cilės nuk mund ta ndaloj. Nacionalizmi i sotėm serb ėshtė nacionalizmi pasvarėsisė sė Kosovės. Mbas pavarėsisė sė Kosovės nacionalizmi serb dėshiron dhe punon pėr konfliktimin brenda shqiptarėve. Me kėtė pengon bashkimin kombėtar dhe krijimin e njė shteti e kombi seriozisht rival e konkurues, ruan mundėsinė e futjes nė konflikt tė dy shteteve tė vogla shqiptare dhe sundimin mbi tė dyja, argumenton aftėsinė e vet parashikuese se pavarėsia e Kosovės shton pasigurinė e grindjet nė rajon, se shqiptarėt e Kosovės e Shqipėrisė nuk shkojnė mirė as me njėri-tjetrin, se ndoshta Serbia duhet rikthyer nė Kosovė. Tani, rryma katolikocentrike e di se gjasat pėr rikthimin masiv tė shqiptarėve nė katolik janė zero, duke e ditė se shqiptarėt katolikė janė njė pakicė fetare e parėndėsishme dhe mbi tė gjitha kur edhe brenda katolikėve shqiptar masonėt katolikocentrikė janė njė pakicė e vogėl. Ēka synohet prej tyre ėshtė krijimi i njė klime acarimi, stresi nė radhėt e shqiptarėve dhe, aq sė tė munden, tė nxisin vija konflikti ndėrmjet shqiptarėve siē kėrkohet nga nacionalizmi serb. P.sh. njė prej veglave tė masonerisė katolikocentrike, K. Myftaraj, i referohet drejtpėrdrejtė udhėzimit tė Koshtunicės pėr kthimin e konfliktit nga serbo-shqiptar nė brenda-shqiptar dhe menjhėrė mbas kėsaj vetė Myftaraj kėrkon fillimin e luftės Gegni-Toskni. Propaganda qė filloi nė kėtė drejtim ėshtė shpifje dhe logjikisht kontradiktore gati deri nė humoristike. Kėshtu p.sh. vetė e vė fenė mbi kombin, pastaj kėrkon qė nė emėr tė kombit shqiptarėt tė kthehen nė katolik! Myftaraj lavdėron Skėnderbeun katolik dhe kėrkon qė shqiptarėt tė kthehen nė protestan sipas shembullit ...tė Skendėrbeut e Nėnė Terezės! Me kthimin nė katolik shqiptarėve u premtohen shumė tė mira, ndėrsa shqiptarėt shohin se kjo rrymėė nuk ka asnjė ndjenjė respekti pėr ndjenjat e katolikėve qė janė! etj. Por propaganda e nacional-shovinizmit serb pėr periudhėn post-pavarėsi e Kosovės nuk shqetėsohet pėr saktėsinė faktike apo logjike, sa pėr arritjen e qėllimit: tensionin, acarimin, stresin dhe konfliktin brenda-shqiptar. Tė tjerat e dinė vetė serbėt. Kjo veprimtari u shtua nė prag tė vitit 2005 sepse mendohet se Kosova mund tė marrė pavarėsinė. Fakti se u shtua ėshtė mobilizimi i dy gazetave mė tė mėdha tė afėrta me PD-nė: ‘TemA’ e Mero Bazes dhe ‘55’ e Fahri Balliut. Deri tani rryma katolikocentrike ka qenė propagandar kreysisht nė gazeta lokale, ndėrsa tani janė mobilizuar gazetat kryesore dhe propagandistėt kryesor tė PD-sė, Mero Bazse dhe Fahri Balliu. Kėsaj rrymėė serbofile katolikocentrike iu kundėrvu, si gjithnjė, qė nė fillim Abdi Baleta. Mero i nxori nė mejdan... Skėnderbeun! Kėshtu, rikthimi tek skėnderbeu s’kishte ndonjė lidhje konfliktin e sotėm qė ėshtė ndėrmjet nacionalizmit shqiptar, pėrfaqėsuar nga Baleta, dhe nacionalshovinizmit serb pėrfaqėsuar nga PD dhe Mero Baze e Fahri Balliu. Por Skėnderbeu mund tė pėrdoret pėr gjithēka dhe Mero vendosi ta pėrdorė nė shėrbim tė nacionalshovinizmit serb. Edhe diskutimi i Baletės nuk ka asnjėlidhje me Sekdėnrbeun real por me pėrdorimin e tij nga Baze dhe tė tjerėt nė shėrbim tė nacionalshovinizmit serb kundėr tė cilit del Baleta. Se si mund tė pėrdore dhe ėshtė pėrdorė Skėnderbeu ėshtė njė ēėshtje e gjatė, e cila ėshtė trajtuar para pesė vitesh nė artikullin “Mbi debatin pėr Skėnderbeun” botuar nė “Rimėkėmbja” janar-shkurt 2000. Ky artikull do tė ribotohet kėtu si pėrgjigje nė ēėshtjet e debatit tė rikthyer pėr tė. Artikulli do tė jepet pa ndryshime, ndonėse shumė aspekte tė prekura nė tė ndėrkohė janė vėrtetuar e rivėrtetuar nga shkrime shkencore, dhe asnjė nuk ėshtė cėnuar shkencėrisht. Do tė ribotohet ashtu, pa ndryshime, edhe sepse shumė vetė e kėrkojnė, ose ankoheshin se nuk e gjejnė. Ky do tė jetė njė rast edhe pėr ta.
Portreti i heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti gjendet nė galerinė Uffizi nė Itali, mė saktėsisht nė Firence, midis portreteve tė panumėrta personalitetesh. Ky fakt thekson edhe mė tepėr rėndėsinė dhe famėn e heroit tonė legjendar. Ky portret ėshtė njė nga dėshmitė mė me rėndėsi tė historisė shqiptare dhe ndoshta i vetmi portret origjinal i Skėnderbeut.
Gjergj Kastrioti ėshtė pikturuar nė gjysmė profil, nė moshė tė madhe, me flokė e mjekėr tė thinjur. Manteli dhe bereta nė ngjyrė gri janė tė stilit venecian.
Krijimi i kėsaj galerie tė famshme nė tė tėrė botėn e qytetėruar daton 1560-1580 dhe pėr kėtė meritėn e ka familja Medici e nė veēanti duka Cosimo I. Kjo galeri ėshtė kryevepra e arkitekturės fiorentine tė shekullit XVI. Ajo ngrihet midis Palazzo Vecchio dhe lumit Arno.
Pėrveē galerise Uffizi Gjergj Kastrioti eshte edhe muzeun etnografik nė ish-Pallatin Perandorak nė Vjenė, sot Biblioteka Kombėtare (Neue Burg, Museum für Völkerkunde). Ketu ndodhet pėrkrenarja dhe shpata origjinale e Skėnderbeut, e vendshikuar prej dekadash.
What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn
Krijoni Kontakt