Arbėria e kohės sė Skėnderbeut
Kur flitet pėr Arbėrinė e viteve 1400 nuk duhet tė gabojmė ta pėrfytyrojmė vendin e vogėl qė njohim sot, Shqipėrinė. Arbėria e 1400-ės, parashtesojmė se nuk flitet pėr njė madhėsi gjeopolitike kombėtare siē kuptohet nė ditėt tona, pėrfshin tė gjithė viset e banuara nga arbrit, tė cilat jo gjithnjė kishin nė krye arbėr dhe ku Shqipėria e ditėve tona pėrbėn vetėm rreth 25 pėrqind tė asaj hapėsire.
Duket e nevojshme, pėrpara se tė vazhdohet mė tej, tė jepet njė renditje e shkurtėr historike mbi arbrit duke u pėrpjekur pėr tė pėrcaktuar identitetin e tyre.
Ata janė pasardhėsit, sigurisht me ndikime jo vendimtare, por tė rėndėsishme, sllave, greke e romake, tė fiseve tė lashta ilire qė popullonin pėrpara mėsymjeve barbare ato pjesė tė Ballkanit ku nuk kishte as grekė, as dakė, as maqedonas, domethėnė deri edhe tė sotmet Kroaci, Slloveni, Bosnjė dhe Hercegovinė, Maqedoni dhe Shqipėri, Mal i Zi, Kosovė dhe Serbi. Me pushtimet sllave, njėmijė vjetėt qė ndajnė fundin e lashtėsisė me epopenė e Skėnderbeut janė histori tragjike e fillimit tė shuarjes sė njė populli, tė njė trungu etnik vendės. Sidoqoftė nė 1400-ėn kemi njė Arbėri pa dyshim mė tė madhe dhe mė tė fortė nga Shqipėria e sotme e cila bėhet gati pėr tė pėrballuar njė prej provave mė tė ashpra tė kėsaj periudhe, sulmin otoman, nėn udhėheqjen e njė princi me tipare thuajse legjendare.
Gjėja e parė qė tė habit nga kjo periudhė ėshtė rizbulimi i katolicizmit si faktor bashkimi pėr njė popull tė pėrēarė kurrė vėrtet tė bashkuar ndonjėherė. Njė faktor qė s'mund tė hidhet poshtė nėse do tė donim tė pėrligjnim plotėsisht aftėsitė qėndruese qė karakterizojnė arbrit e kėsaj periudhe. Aftėsi qė mbėshteteshin nė bashkimin. Nė disa kohėra ndėrhyrja e Papės do tė jetė vendimtare pėr ruajtjen e kėtij bashkimi.
E dyta ėshtė aftėsia e jashtėzakonshme e princit qė udhėhoqi arbrit nė luftė. I farkėtuar nė shkollėn e luftės tė hierarkive ushtarake otomane qė i vogėl, u bė nė gjendje tė shpikė dhe zbatojė i pari strategji tė tilla qė nė rrjedhėn e historisė do tė kenė shumė fat, duke u bėrė kėshtu kryekomandanti mė i madh qė ka ekzistuar ndonjėherė qė ka udhėhequr njė ushtri tė vogėl mbrojtėse.
Krijoni Kontakt