Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Zjarrvënia e pyjeve në Shqipëri

    Forcat e policisë intensifikojnë punën për vënien nën kontroll të zjarreve dhe ardhjen në ndihmë të banorëve

    Përfundojnë në pranga 9 barinj zjarrvënës

    Forcat e policisë kanë intensifikuar punën duke bashkëpunuar me organet e pushtetit lokal, Forcat e Shërbimit Zjarrfikës si dhe forca të tjera të drejtuara nga Shtabet e Emergjencës, pranë Ministrisë së Brendshme, për shuarjen e menjëhershme të vatrave të zjarreve të konstatuara dhe dhënien ndidhmë të këtyre strukturave. Në një njoftim për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Tiranës thuhet se nga ana e strukturave operacionale të Policisë së kryeqytetit, është marrë informacion për autorët dhe shkaktarët e rënies së zjarreve, dhe falë masave të shpejta të marra është organizuar puna për parandalimin dhe goditjen e autorëve të vënijes së zjarreve të qëllimshme. Kështu, 7 persona janë shoqëruar gjatë 24 orëve të fundit nga forcat e policisë si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në disa fshatra të Tiranës.

    Sipas njoftimit për shtyp, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Nr.4, kanë kryer shoqërimin për zjarrvënie të qëllimshme të shtetasve Liman Dyzen Sina, 74-vjeç, Ylli Abas Sina, 38-vjeç, Latif Abas Sina, 37-vjeç, Dritan Abas Sina, 34 -vjeç, Sadik Avdyl Shkoza, 77-vjeç, Halit Mersin Qordja, 56-vjeç dhe Enver Hamit Sina, 64-vjeç, përkatësisht banues në fshatrat Pëcëllesh, Priskë dhe Fushë-Farkë. Sipas policisë, shoqërimi i tyre u krye sepse është dyshuar se më datë 28 gusht 2007 kanë vendosur zjarre të qëllimshme në fshatrat Pëcëllesh, Priskë dhe Gurrë. Në këto zona ka vatra zjarri, por nuk ka dëme në njerëz dhe banesa, ndërkohë që situata është duke u mbajtur në mbikëqyrje nga të gjiha shërbimet në mënyrë të pandërprerë.

    Pas kryerjes së hetimeve policore dhe veprimeve proceduriale, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës në ndjekje për konsumim të veprës penale të "Shkatërrimit të pronës me zjarr". Policia bëri të ditur se të lartpërmendurit u shoqëruan pasi në sajë të informacioneve policore të marra për to, rezultoi se janë barinj të këtyre fshatrave dhe janë të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në këto zona. Rreth orës 14.00' të ditës së mërkurë, në Gjen-Kodër, Fushë Prezë, efektivat e komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë morën njoftim se ka rënë zjarr. Menjëherë u shkua në vendin e ngjarjes nga ku rezultoi se kishte marrë zjarr një grumbull me mbeturina dhe ferra. U organizua puna për fikjen e zjarrit, i cili në orën 15.00', me ndihmën e menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe ndihmën e komunitetit përreth është mundësuar fikja e tij. Pas hetimeve dhe kryerjen e procedurave u konkludua se zjarri ka rënë si pasojë e shkaqeve natyrale dhe jo e qëllimshme.

    Ndërkohë, policia e Tropojës arrestoi mëngjesin e djeshëm dy persona, të cilët dyshohen si autorë të zjarreve të qëllimshme në pyjet e këtij rrethi. Zëdhënësi i policisë së Qarkut të Kukësit, Milazim Halili, tha se "Arif Geci, 30-vjeç, nga fshati Pac i komunës së Bujanit dhe Pashk Ndue Palaj, 46-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, u arrestuan për zjarrvënie të qëllimshme". I njëjti burim nuk bëri të ditur se në cilën zonë dyshohet të kenë kryer veprën penale dy të arrestuarit, por shtoi se hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë intensivisht. Zëdhënësi theksoi se situata e zjarreve në pyjet e rrethit të Tropojës paraqitet mjaft e rëndë dhe dyshohet se në shumë raste vatrat e zjarrit janë shkaktuar qëllimisht. "Të gjithë zjarrvënësit do të përballen me ligjin", përfundoi ai.

    Tropojë, digjen 4 shtëpi dhe pylli me gështenja

    Flakët e zjarrit në disa zona të rrethit të Tropojës u janë afruar edhe qëndrave të banuara. Përgjegjësi i Zyrës së Emergjencave Civile të rrethit, Selim Selimaj, tha se në orët e mbasdites është bërë e mundur ngritja e një prite, duke shfrytëzuar edhe një rrugë këmbësore për të izoluar flakët e zjarrit, me qëllim që të mos u afrohen pallateve në zonën B. Situata është mjaft e vështirë edhe në afërsi të fshatit Margegaj, ku flakët e zjarrit kanë përfshirë një bllok të madh gështenjash. Vazhdon të mbahet nën kontroll vatra e zjarrit në afërsi të fshatit Dushaj, duke larguar flakët nga shtëpitë e fshatit. Mesditën e sotme është krijuar një situatë mjaft e vështirë në fshatrat Valbonë dhe Berishë, pasi flakët e zjarrit kanë marrë përmasa të mëdha dhe janë krejtësisht jashtë kontrollit. Flakët kërcënuese të zjarrit po u afrohen banesave në të dy fshatrat, duke shkaktuar alarm te banorët. Gjatë 48 orëve të fundit, rrethi i Tropojes është përfshirë nga një numër i madh vatrash zjarri, ku janë shkrumbuar krejtësisht katër shtëpi në fshatin Dushaj i Epërm si dhe janë plagosur katër persona. Policia dyshon se pjesa më e madhe e zjarreve janë të qëllimshëm.

    Kukës, tre vatra zjarri, aktive

    Tre vatra zjarri vazhdojnë të jenë në aktivitet në pyjet e rrethit të Kukësit, ku më e rëndë situata paraqitet në komunën e Arrnit dhe në Surrojt, ku sipërfaqe të tëra janë përfshirë prej ditësh nga flakët. Drejtori i shërbimit pyjor në rrethin e Kukësit, Fatmir Gjana, tha dje se "tre vatrat e zjarrit ndodhen në Qafë Shllak, Arrën dhe Surroj. Në këto dy të fundit, flakët vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit". Në zonat e tjera, shtoi ai, siç është ajo e Gorajt, flakët janë drejt shuarjes. Situata është përmirësuar dhe në Qafë Shllak, gjë që ka detyruar policinë që të lejojë qarkullimin e boteve të ngarkuara me karburant në aksin rrugor Qafë Mali-Morin. Qarkullimi i këtyre mjeteve, me destinacion Kosovën, u ndërpre pak ditë më parë, pasi flakët në Qafë Shllak iu afruan rrugës kombëtare, duke përbërë kështu një rrezik për botet me karburant.

    Librazhd, rishfaqet një vatër zjarri

    Një vatër e re zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 15:00 në "Lugun e Spatharit" të Komunës Qendër të rrethit të Librazhdit. Burime të policisë pyjore bënë të ditur se punonjësit e pyjores dhe banorët nisën të shuajnë flakët me mjete rrethanore, pasi terreni ishte i vështirë dhe nuk lejonte futjen e asnjë mjeti zjarrfikës. Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri ka rrezikuar disa shtëpi në fshatin Polis, të Komunës Labinot Mal, të rrethit të Elbasanit. Ndërhyrja e zjarrfikësve si dhe e forcave të ushtrisë, të ndihmuara nga banorë të zonës, arritën të izolonin zjarrin dhe të shpëtonin shtëpitë nga djegia e sigurt.

    Vlorë, arrestohet në flagrancë duke i vënë zjarrin pyllit

    Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë një 57-vjeçar, duke i vënë zjarrin një pylli. Burime të policisë së Vlorës thanë dje se, Sotiraq Prifti, u ndalua në momentet që, po i vinte zjarrin një pylli, pranë rrugës kombëtare Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Aliban i komunës Novoselë, rreth 20 km larg qytetit të Vlorës. Sipas të njëjtit burim, mësohet se Sotiraq Prifti, u shoqërua në komisariatin e policisë, ku iu komunikua masa e ndalimit. Në ngarkim të tij, nisi çështja për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr.

    Dy helikopterë gjermanë për shuarjen e zjarreve

    Dy helikopterë gjermanë të specializuar kanë mbërritur të enjten në Shqipëri në ndihmë të operacioneve të emergjencës kundër flakëve që kanë rrënë në disa zona të vendit. Dy helikopterët janë pronë e një kompanie private gjermane dhe do të operojnë deri në plotësimin e kërkesave nga autoritetet shqiptare. Njëri prej helikopterëve të specializuar është stacionuar në një zonë kodrinore afër 15 km larg kryeqytetit Tiranë, në komunën Priskës, ku prej ditësh kanë rënë zjarrë masive në territorin përreth. Helikpoteri ka realizuar mbi 25 shkarkime të ujit në vatrat aktive të zjarrit. Helikopteri i dytë gjerman ka marrë si destinacion kryesor përballimin e situatës në pyjet e Pukës, një nga zonat më problematike të vendit, ku ndërhyrja nga ajri e domosdoshme për vetë terrenin e thyer dhe pamundësinë e depërtimit nga toka të ekipeve të specializuara të emergjencës civile.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 31-08-2007 më 18:57

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    PERKUJDESEN KESHILLTARET PER TEMAT!!

    TEMA ISHTE,ENVERISTAT SHQIPETARE ME SHKREPSE NE DORE DJEGIN SHQIPERIN!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    NJERI ENVERIST TJETRI PS-ist!!!

    NJERI ENVERIST TJETRI PS-ist!!!

    Fshatarët shkatërrojnë me zjarr pronën e njëri-tjetrit

    Dy zjarre në fshatrat e Mallakastrës. Policia: Të qëllimshëm

    Vetëm mbrëmjen e djeshme janë shënuar dy raste të rënies së zjarrit në ullishten pronë të dy shtetasve në dy fshatra të ndryshëm të Mallakastrës. Djegia e parë është shënuar rreth orës 19:00 në vendin e quajtur “Shëngjon” të fshatit Hekal ku ka rënë zjarri në ullishten dhe pemët frutore, pronë e shtetasit Mece Lutaj banor i fshatit Hekal. Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa rrënjë ullinj dhe 3 rrënjë dardhë. I dëmtuari ka lajmëruar zjarrfikësen, e cila nuk mund ti vinte dot në ndihmë për shkak të terrenit të thyer kodrinor. Zjarri është fikur nga vet i dëmtuari dhe të afërmit e tij rreth 2 orë më vonë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë së Mallakastrës, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore. Nga veprimet e para proceduriale, u konstatua se shkaku i zjarrit ka qënë i qëllimshëm dhe i vendosur nga shtetasi Fatmir Minaj 32 vjec banor i fshatit Hekal, i cili ka pasur grindje për shkaqe pronësie me të dëmtuarin. Pas veprimeve hetimore është bërë edhe arrestimi i autorit i cili akuzohet për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i KPP. Zjarri i dytë është shënuar rreht orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në fshatin kremenar të Mallakastrës. Ka qenë shtetasi Nuredin Jaupaj 70 vjeç, banor i fshatit Kremenar i cili i ka vënë zjarrin arës së shtetasit Dilaver Çela për shkak të grindjes për arsye pronësie që kishte me të. Si pasojë e flakëve janë djegur 7 rrënjë ullinj dhe një sasi e konsiderueshme bazë ushqimore lëndë e thatë për bagëtinë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë mallakastriote të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit, që akuzohet për veprën penale të “shkatërrimit të pronës së tjeteit me zjarr”, parashikuar nga neni 151

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Zjarr në Peshkëpi, asfiksohen 5 zjarrfikësit

    Anila Peçi
    05-09-2007

    Mesditën e djeshme flakët përfshinë fshatin Peshkëpi në Vlorë, duke vënë në rrezik banesat
    Zjarrfikësit mbetën të rrethuar nga flakët. Ndërhyjnë banorët dhe thërritet urgjenca

    Vlorë- Pesë punonjës të zjarrfikëses kanë mbetur të asfiksuar dje në përpjekje për të shuar një zjarr të fuqishëm që ra në Peshkëpi të Vlorës. Zjarrfikësit janë gjendur në një moment të rrethuar nga flakët, pa pasur mundësi shpëtimi dhe duke vënë seriozisht në rrezik jetën e tyre. Për fat ka qenë ndërhyrja e shpejtë e banorëve të fshatit që i ka larguar nga vatra e zjarrit dhe më pas ndërhyrja e urgjencës që u ka dhënë atyre ndihmën e parë mjekësore. Sipas mjekëve që ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të tyre, zjarrfikësit kishin mungesë të theksuar oksigjeni.

    Mesditën e djeshme një zjarr i madhra në fshatin Peshkëpi, ku nga flakët u shkrumbuan rreth 60 hektarë kullota si dhe disa pemë frutore të ndryshme. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dhe vetë specialistëve, zjarri doli shumë shpejt jashtë kontrollit, i ndihmuar edhe nga era që frynte, duke u përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme. Menjëherë është njoftuar stacioni zjarrfikës i Vlorës, i cili ka dërguar në fshatin Peshkëpi rreth 35 efektivë të saj si dhe 3 zjarrfikëset e Vlorës. Kjo pasi zjarri për shkak të erës së fortë që frynte ka nisur të përparojë shumë. Nisur nga kjo situatë, komandanti i policisë së zjarrfikëses, Petrit Çarçani, i ka kërkuar ndihmë komunës së Peshkëpisë e kryetarit të saj z.Sokol Hodo për të ndihmuar në parandalimin dhe shuarjen e zjarrit.

    Përveç efektivëve të zjarrfikëseve janë angazhuar rreth 40 banorë të fshatit Peshkëpi me në krye dhe kryetarin e kësaj komune për vetë rrezikshmërinë që kishte përhapja e flakëve, duke rrezikuar të digjej i vetmi pyll i zonës. Ndërkohë që flakët kanë rrezikuar seriozisht shtëpitë e banimit në këtë zonë, duke u afruar rreth 5 metra larg shtëpive. Të gjithë efektivat si dhe banorët e zonës kanë luftuar për rreth 4 orë me flakët për të bërë të mundur izolimin e vatrës. Së fundi zjarri është vënë në kontroll, por në vend po punohet edhe për të treguar kujdes se mos ka riaktivizim të vatrës. Për më tepër nga që shtëpitë e banimit janë fare pranë pyllit dhe për këtë mendohet se rreziku mund të jetë ende pranë. Ndërkohë policia po punon për të bërë të mundur kapjen e këtyre zjarrvënësve që duhet theksuar se ka disa ditë që në fshatrat përreth Peshkëpisë po vihet re një zjarrëvënie e theksuar.

    Shekulli
    #VamosArgentina

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Kryeministri paralajmëron hartimin e një strategjie për parandalimin e zjarreve, që d

    Kryeministri paralajmëron hartimin e një strategjie për parandalimin e zjarreve, që do të pasqyrohet edhe në buxhet

    Qeveria, zjarrvënia do të konsiderohet krim i rëndë

    Qeveria do të hartojë një strategji të re, me qëllim parandalimin e zjarreve në të gjithë territorin e vendit. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, kryeministri Berisha, duke iu referuar situatës së zjarreve gjatë kësaj vere, theksoi se qeveria do të përfundojë para marsit të vitit të ardhshëm planin e masave për përballimin e situatave të krijuara në rastin e rënies së zjarrit. Kreu i qeverisë tha se duhet të shqyrtohet Kodi Penal, në mënyrë që zjarrvënia të përfshihet si një krim i rëndë. Gjithashtu, Berisha nënvizoi se do të hapet tenderi për marrjen me qira të avionëve dhe helikopterëve zjarrfikës për verën e ardhshme. "Është e domosdoshme që të fillojë puna e të hapet tenderi për kontraktimin e marrjes me qira të avionëve zjarrfikës "Canadair" dhe helikopterëve multifunksionalë, të cilët do të jenë të stacionuar në Shqipëri", u shpreh Berisha. Ai theksoi se për të siguruar një vëzhgim dhe kontroll më të mirë të zjarreve, është e domosdoshme që brenda një kohe të shkurtër, të gjitha kullotat dhe pyjet jashtë parqeve kombëtare t'iu kalojnë tërësisht autoriteteve vendore. "Duhet të përcaktohet ndërtimi i rrjeteve dhe pajisjet me mjetet e nevojshme për vëzhgimin e terrirorit. Sistemi i vëzhgimit duhet të bëhet nga bashkitë dhe komunat e vendit. Në asnjë rrethanë dhe rast, qeveria qendrore nuk mund të ketë kullotat e Nivicës apo Shishtavecit. Të gjitha pyjet, përveç parqeve kombëtare, qoftë edhe ato private, duhet të kenë statusin e tyre të qartë dhe të prerë", tha kreu i qeverisë, i cili shtoi se vera përvëluese që kaloi u karakterizua nga qindra zjarrvënie nga kriminelë piromanë dhe jo piromanë, të cilat dëmtuan sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh, ullishtesh dhe vreshtash, rrënuan dhjetra shtëpi dhe në disa raste rrezikuan edhe jetë njerëzish. Duke folur më tej për këtë çështje, kreu i qeverisë vlerësoi punën e Task-Force për përballimin e kësaj situate, duke nënvizuar se në tërësi ajo veproi me eficiencë në mobilizimin e mjeteve të brendshme dhe në gjetjen e mbështetjes nga vendet mike. Gjithashtu, kryeministri shprehu falenderimin e qeverisë shqiptare për ndihmën e çmuar financiare që dhanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Italia, Gjermania, Çekia dhe Ukraina, në ofrimin e mjeteve dhe pajisjeve zjarrfikëse. Kryeministri vlerësoi se pa këtë ndihmë, zjarret në Shqipëri do të kishin patur përmasa shumë më të gjera dhe dëmet e tyre do të kishin qenë më të mëdha. Më tej, Berisha vlerësoi se në tërësi parqet kombëtare janë ruajtur, por e vërteta është se klima imponon ndryshime rrënjësore të qeverisë shqiptare në dy drejtime: në drejtimin e energjisë, për të cilin qeveria po punon në mënyrë të vazhdueshme për një qëndrim të ri, dhe drejtimi i dytë kryesor është qëndrimi ndaj zjarreve. "Është tepër e rëndësishme që të ketë një trajtim të shumanshëm të problemit të zjarreve, ndërsa vlerësoj përpjekjet e ushtrisë, policisë, zjarrfikësve dhe rojeve të pyjeve për betejën e jashtëzakonshme dhe sakrificën në shuarjen e zjarreve. Zjarret janë fuqi e verbër, me një potencial shumë të madh shkatërrues. Duhet të ndërmerren të gjitha masat për hartimin e një strategjie, që do të pasqyrohet edhe në buxhetin e ardhshëm", tha kreu i ekzekutivit, duke shtuar se klima në vend dhe rajon po shkon drejt ngrohjes dhe për këtë arsye duhet përshtatur me të. "Këto masa kërkojnë mbështetje të plotë ligjore dhe buxhetore, programim dhe planifikim, në mënyrë që ato të jenë të kompletuara, së paku deri në marsin e vitit që vjen. Është e domosdoshme të bëhet një ripërtëritje e plotë në të gjithë shërbimin e zjarrfikësve. Ne duhet të synojmë një zgjerim të shpejtë të këtij shërbimi, rajonizim më të përshtatshëm të tij, stërvitje dhe furnizim më të mirë me pajisje", saktësoi Berisha, duke theksuar se të gjitha investimet duhet të adresohen në fuqizimin e repartit të zjarrfikëses.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Qeveria harton planin për luftën kundër zjarreve

    Kryeministri Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave se qeveria po përgatit me përgjegjësi të madhe një strategji dhe qëndrim të ri ndaj zjarreve. Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Oketa, Task-Force do të hartojë një strategji të re për përballimin me sukses verën e ardhshme të emergjencave të mëdha që mund të krijojnë zjarret. Duhet të rishqyrtohet riorganizimi i këtij sistemi- vlerësoi më tej Kryeministri- veçanërisht problemet që lidhen me gatishmërinë e tij. Kryeministri nënvizoi se për shkak të terrenit të thyer të vendit, të mendosh përballimin e zjarreve nëpërmjet zjarrëfikësve, është jo realiste. "Është e domosdoshme që të fillojë puna e të hapet tenderi për kontraktimin e marrjes me qira të avionëve zjarrëfikës ‘Canadair‘ dhe helikopterëve multifunksional, të cilët do të jenë të stacionuar në Shqipëri", u shpreh Kryeministri. Për të siguruar një vëzhgim dhe kontroll më të mirë të zjarreve, Kryeministri theksoi se është e domosdoshme që brenda një kohe të shkurtër të gjitha kullotat dhe pyjet jashtë parqeve kombëtare t‘u kalojnë tërësisht autoriteteve vendore. "Duhet të përcaktohet ndërtimi i rrjeteve dhe pajisjet me mjetet e nevojshme për vëzhgimit e territorit. Sistemi i vëzhgimit duhet të bëhet nga bashkitë dhe komunat e vendit. Në asnjë rrethanë dhe asnjë rast qeveria qendrore nuk mund të ketë kullotat e Nivicës apo Shishtavecit. Të gjitha pyjet, përveç parqeve kombëtare, qoftë edhe ato private duhet të kenë statusin e tyre të qartë dhe të prerë", nënvizoi më tej Kryeministri.

    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  7. #7
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    TEMA ISHTE,ENVERISTAT SHQIPETARE ME SHKREPSE NE DORE DJEGIN SHQIPERIN!

    Përfundojnë në pranga 9 barinj zjarrvënës
    keta barinjte , me duket kishin mbaruar shkollen e partise , madje zjarrin e ndezen pasi kishin lexuar nja nga veprat e xhaxhit ndersa kullosnin delet. Si mjet zjarrvenes u perdor "gazeta 55" qe kishin mare per nevoja personale.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    keta barinjte , me duket kishin mbaruar shkollen e partise , madje zjarrin e ndezen pasi kishin lexuar nja nga veprat e xhaxhit ndersa kullosnin delet. Si mjet zjarrvenes u perdor "gazeta 55" qe kishin mare per nevoja personale.
    Shoku Pali nga Korcaka bari ka qene , LLenka ka qene bareshe edhe ju mundeni

    te jeni bari !

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kostoja e zjarreve 8 milionë dollarë, digjen mbi 4 mijë hektarë pyje dhe kullota

    Në dy muajt e verës, 1036 vatra zjarri përfshinë vendin

    Më në fund u shuan, por jo nga ata që u vunë flakën dhe as nga zjarrfikëset, që nuk arritën t‘i kapin dot. Ishte shiu ai që i dha fund piromanisë në stinën e nxehtë që sapo lamë pas dhe instinkteve të shpërthyera në plot 1036 vatra zjarri, në pyje dhe kullota nga njerëz të papërgjegjshëm.

    Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, pas të dhënave të mbledhura nga drejtoritë e shërbimeve pyjore në rrethe ka bërë një bilanc të dëmeve të shkaktuara nga zjarret e qëllimshme thuajse në të gjithë territorin e gjelbër shqiptar. Mësohet se një material i tillë sapo ka përfunduar edhe në duart e Kryeministrit Berisha, që pas njohjes me vlerësimin e specialistëve për katastrofën e shkaktuar do të detyrohet të lëvrojë edhe fondet për emergjencat civile.

    Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, bëhet e ditur se vlerësimi aktual i situatës së dëmeve deri në ditën e djeshme është llogaritur në shifrat e 787 milionë lekëve të reja, ose rreth 8 milionë dollarëve.

    Ky bilanc zjarresh, që nuk kurseu asnjë territor të gjelbër të vendit nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, numëron rreth 1036 raste zjarresh, ku 980 prej tyre përfshinë kurorat e pyjeve të larta, që nga specialistët konsiderohen si më të vështirat për t‘u rikuperuar. Kjo edhe për shkak të kohës së gjatë që duhet të kalojë derisa një fidan të marrë trajtën e një peme të formuar mirë. Ndërkohë që numri i zjarreve në kullota arriti në 56 të tilla, në bilancin e bërë për këtë situatë nuk ka munguar as sipërfaqja e gjelbër e dhënë me bollëk nga natyra, por e shkrumbuar çmendurisht nga dora e njeriut. Janë djegur plot 1100 hektarë pyje të larta, si dhe 3050 hektarë pyje të ulëta dhe shkurre. Ndërkohë që, sipas përfaqësuesve zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ky numër mund të ndryshojë pas raportimeve që pritet të mbërrijnë sërish gjatë këtyre ditëve nga shërbimet pyjore në rrethe.

    Por nuk kanë munguar as personat-piromanë, që kanë përfunduar në duart e organeve të rendit dhe ligjit. Edhe ata janë konsideruar pjesë e këtyre statistikave, si një fatkeqësi natyrore gjenetike.

    Kështu, përfaqësuesit e ministrisë bëjnë të ditur se janë plot 180 raste zjarrvënësish që janë dërguar pranë organeve të prokurorisë për t‘u ndjekur më pas nga organet e drejtësisë.

    Shkak i zjarrvënieve në zona të ndryshme të vendit janë bërë konfliktet mes personave të ndryshëm, inatet personale, madje edhe kureshtitë për të parë avionët që tentonin shuarjen e tyre. Ndërkohë që ky fenomen i zjarrvënies ka filluar të intensifikohet vit pas viti në vendin tonë. Ndërsa në dy-tri vitet e kaluara problemi nuk mori përmasa të tilla, pasi barinjtë për të hapur kullota të reja digjnin shpatet e maleve, por pa shkaktuar dëme të konsiderueshme. Aktualisht pritet që edhe institucioni i zyrës së emergjencave civile të paraqesë një preventiv të shumës që do të akordojë jo vetëm për rimëkëmbjen e dëmeve, por edhe për ata banorë që kanë pësuar dëme materiale në pronën e tyre. A. Rr.

    Qëndrimi

    "Rigjenerimi i pyjeve kërkon fonde, kohë dhe përkushtim"

    Përfaqësuesit zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ende nuk kanë hartuar një plan veprimi për të rimëkëmbur zonat e dëmtuara nga zjarret e periudhës së fundit. Megjithatë, specialistë pranë kësaj ministrie pohojnë se menjëherë pas marrjes së informacioneve të plota nga ana e drejtorive të shërbimeve pyjore në rrethe, matrica do të plotësohet. Ndër hapat e parë që janë menduar të ndërmerren për të ndërhyrë, sipas këtyre ekspertëve, janë shpallja si prioritet i ministrisë, i rimëkëmbjes së zonave të gjelbëruara. Për këtë ata vlerësojnë se domosdoshmëria kryesore është pastrimi i pyjeve dhe kullotave të shkrumbuara dhe mbjellja e fidanëve të rinj, në mënyrë që të kryhet procesi i rigjenerimit. Megjithatë ata pohojnë se për të kryer një punë të tillë, nevoja për fonde nuk do të jetë aspak e vogël. Dhe po kështu, ky proces do të kërkojë kohë dhe përkushtim nga shumë struktura, ku ndër më kryesoret do të jenë ato të rretheve që janë përballur me zjarrvëniet masive.

    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rrezikohen shtëpitë e zonës dhe disa banesa që përdoreshin gjatë verës

    Zjarri djeg ullishten e Radhimës

    Dyshohet se flakët janë vënë qëllimisht nga persona të paidentifikuar

    Zona e Radhimës, disa kilometra larg Vlorës, është pushtuar nga flakët e zjarrit, duke kthyer sërish rrezikun e kaluar gjatë verës së nxehtë. Nga zjarri janë rrezikuar banorët e zonës si dhe disa shtëpi pushimi aty pranë. Flakët janë parë fillimisht nga disa banorë shumë pranë kësaj vatre zjarri dhe më pas nga mjaft pushues buzë detit dhe lokaleve në krahun tjetër të detit. Zjarri është konstatuar në orën 13:00 të ditës së djeshme, ndërsa është lajmëruar me urgjencë shërbimi zjarrfikës. Banorët e banesave pranë vendit ku është vendosur zjarri kanë qenë të rrezikuar plotësisht. Ata ishin të parët që kanë vrapuar, pa pritur shërbimin zjarrfikës, të shuajnë flakët me mjete rrethanore. Fëmijët janë larguar nga banesat e tyre, ndërsa prindërit kanë vrapuar me shkarpa në duar të shuajnë zjarrin, i cili nga çasti në çast i rrezikonte banesat e tyre. Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes, përballë hotel "Paradise Beach". Por terreni i thyer ka bërë që autoboti të mos ketë mundësi të ngjitet dhe gjithçka ka vijuar me mjete rrethanore dhe me llastikun e ujit, i cili mund të arrinte në lartësinë e zjarrit.

    Pas shirave të rënë këto ditë dhe rritjes së temperaturave, nisi përsëri fenomeni i vendosjes së zjarreve dhe kjo për arsye të rigjenerimit të kullotës. Barinjtë nuk e marrin parasysh se vendosja e zjarrit mund të sjellë dëme katastrofike, por vetëm për interesa personale. Mësohet se sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është rreth 30 hektarë, ndërsa dëmi është i madh, pasi janë djegur mjaft rrënjë ullinj dhe portokalle. Nga shërbimi pyjor mësohet se zjarri mund të jetë vendosur jo vetëm për djegien e kullotës, por edhe për arsye konfliktesh që bashkëfshatarët kanë me njëri-tjetrin. Autorët e vendosjes së zjarrit nuk janë identifikuar ende nga policia, ndërsa shumë banorë si dhe banesat e tyre janë rrezikuar nga djegia. Vatrat e zjarrit janë hapur më shumë, duke rrezikuar edhe sipërfaqe të tjera kullote, për shkak të terrenit të thyer, i cili e ka vështirësuar edhe shuarjen. Era, e cila ka shoqëruar gjithë ditën qytetin e Vlorës, bëri që vatra e zjarrit të hapet më shumë, duke rrezikuar me qindra rrënjë ullinj dhe portokalle si dhe mjaft banesa.

    Ndërsa në rrethin e Tropojës, ku zjarret qenë më të shumta, u shkrumbuan me qindra hektarë masive me gështenja, si dhe u dëmtua rëndë prodhimtaria e drurëve frutorë. Zjarret e mëdha dhe thatësira që lamë pas, kanë shkaktuar një dëm me pasoja mjaft të mëdha në prodhimet bujqësore dhe drurët frutore në rrethin e Tropojës. Më të prekurat gjatë kësaj vere rezultuan masivet e gështenjave, ku me dhjetëra ha të mbjella u dogjën, dëm i cili llogaritet në miliona lekë humbje.

    Gështenja, një pemë mjaft e kërkuar në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm, është një ndër burimet kryesore financiare për banorët e Tropojës, për cilësitë e rralla të drurit, aq i kërkuar në tregun industrial, kimik dhe ndërtimor.

    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •