Pyetja e kesaj teme eshte:
Kush grindet me shume?
Apo kush shkruan pa gabime drejtshkrimore?
Na jepni nje pergjigje.
Pyetja e kesaj teme eshte:
Kush grindet me shume?
Apo kush shkruan pa gabime drejtshkrimore?
Na jepni nje pergjigje.
JETEN TA JETOSH PA E VRARE
Baptist !
Personalisht kur hap forumi shqiptar ne rrjetin elektronik, e bej vetem sepse, me gjithe mend me dhimset ai vend.
Te pakten, jemi ne gjendje te dallojme se cili ofron e cfare ne kete faqe.Une njoh njerez qe j'u respektojne dhe nuk ka rendesi kush jane .Bile, shume here ju nxitin te debatoni qe te mesojne qofte nga juve apo nga disa te tjere, qe jane me kokrra ne fakt porse kane komoditetin e nje bagazhi qe do t'i vinte per ndihme
cdokujt qe di te marre njohuri dhe ku.
Tani ,sa per luften e pashpallur me Borix, nuk te jap te drejte,as nuk dua te jap nje pistolete, as dua te te sjell perpara Borix-in, thjesht desha te theksoj se debati na sjell interes ne pergjithesi dhe dhashe nje shembull.Une nuk njoh personalisht as njerin ketu,as Borix nuk e njoh thjesht cfare lexoj.
I nderuar dhe me bese qofsh!
Me respekt Dajo.
Me falni qe u largova nga tema por ...ma beri "borxh...." .
Ndryshuar për herë të fundit nga DAJO : 05-09-2007 më 12:12 Arsyeja: drejtshkrimi
me duket se ka dallime ne mes "trakteve" e "traktatit" besoje se nuk gabohem...
realisht duhet pranuar se te gjithe bejme gabime ne drejtshkrim!
cili shkruan me pak me gabime ne drejtshkrim??per mendimin tim BAPTIST eshte me i qarti!
me vjen mire per shqiptaret e kosoves,te cilet kan qene te okupuar me shekuj, te cilet kan pasur te detyruar gjuhen serbe ,dhe kane arritur te trashigojne shum pastert gjuhen dhe kulturen shqiptare,dhe per kete kan merit te madhe ju lumte!!
te gjith kemi rreth 15 vjet qe kemi dal ne kurbet,dhe kemi filluar te berziejm anglishten italishten apo turli lloj gjuhesh me gjuhen shqipe!!po kalove ne jug te grin greqishtja!!po dole ne veri te cajn koken me ndonje fjal serbe!andej nga mesi i shqiperise e berziejn me nga pak italisht!ky eshte problemi qe duhet shqetsohemi!pa leri ma medjat elektronike qe e kan ber corap fare!
kurse per zenkat ne forum;me teper kam konstatuar se zihen ata qe realisht nuk jane ne gjendje te perballohen me realitetin ,nuk kan aftesi intelektuale!po hyre me permend me emra ka plot!nuk po permend se fillon zhurma pastaj!
Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 05-09-2007 më 13:40
Ne ate rast, do te humbiste kuptimi i debatit, sepse do te fillonte nje lufte se kush do t'i bente lajka me shume tjetrit, sic ndodhe shumicen e kohes ne kete forum.Me vjen mire gjithashtu qe nuk nenshkruan traktat paqeje me Borix se do te na zinte gjumi te gjitheve.
Por, me Baptist, sic thote vete dhe Baptist, nuk kam lufte ne kuptimin e plote te fjales, thjesht ndaj nje teresi kendveshtrimesh te kunderta, gje qe here shpie ne listen e injorimit, here shpie ne pelqimin e debatit.
Per t'iu kthyer temes, me lejo te te bej nje pyetje, Dajo. A e kupton qe edhe sikur eksperti me i madh i gjuhes shqipe te merrte pjese ne keto diskutime, prape secili anetar do te ecte me te veten?
me falni qe po nderhyj ne debat !!! ska rendesi si shkruhet mendoj une !!! rendesi ka qe ajo qe shkruan ti te kuptohet nga ai qe do te kuptoj !!! mund te flasesh me shqipe te kulluar por ama as vete ai qe shkruan se merr vesh cfare ka shkruar ,,, ka te tjere qe shkruajne me 'gabime' por ama kuptohen fare qarte dhe mendimi i tyre absorbohet ose me sakte thithet nga nje pjese e mire e atyre qe duan te kuptojne !!! edhe nje gje tjeter pa debat pa perplasje nuk ka perparim mendoj une !!! kshu qe edhe nese baptist edhe borix debatoje kjo nuk do te thote qe ata po bejne lufte por eshte ne te mire te forumit qe keta dy persona ashtu si shume te tjere te debatojne midis tyre !!! me respekt SaS !!! shendet dashuri edhe para !!!
YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...
Darius & Baptist kam vene re.
"and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern
Me siguri ai qe shkruan me ngadal dhe qe ka me shum nevoje per ti formuluar fjalet , shkruan bukur dhe pa gabime .
UN\ne per veten time shkruaj perafersisht 110 fjale ne minut dhe ndonnje duke shkruajtur shpejte bej gabime
Per mendimin tim secili nga ne e shkruan gjuhen paster dhe gabimet vijne nga shpejtesi te cilen perdorim gjate te shkruarit e jo se nuk dime te shkruajme gjuhen tone paster dhe pa gabime .
Gostivari_usa
Mua me keni harruar ...:P
si dhe shume anetare qe shkruanin ne "kohen a arte"...
ArsGothicë
Pershendetje Gostivari_USA!
Nuk besoj se eshte shpejtesia shkaku i te shkruarit me gabime drejtshkrimore,pasi ,ai qe shkruan shpejt duhet te mesoje edhe cfare,edhe si te shkruaj.Nje lexues i thjeshte, nuk sheh sa shpejt shkuan tjetri,por cfare shkruan .
Ka njerez qe lexojne 200 fjale ne minute , por kjo nuk do te thote se kuptojne permbajtjen e plote te tekstit , nese ai eshte shkruar me gabime.
Mesa kuptoj nga leximet qe bej ketu ,problem me i madh eshte mungesa e njohjes se rregullave te drejtshkrimit ,se sa gabimet per shkak te shpejtesise ne shkrim.Megjithate ,ai qe shkruan shpejt,kur mbaron se shkruari, mund te bej nje korrigjim te shpejte, nuk humbet shume kohe besoj.
Respekte!
Paci bese!
Dajo.
Krijoni Kontakt