Ky eshte problemi i rinise sone shqiptare sepse sja kane fare haberin , nocionit i te qenit psikolog, sepse cdo njeri perballet me situata te ndryshme , ankthi emocionesh , depresione te shkalleve t endryshme dhe sidoqofte vete kurre nuk arrin ti mposhte pa ndihmen e dikujt t especializuar ne kete fushe. Prandaj seshte e thene qete shkuarit tek psikologu te ben te ndjehesh i/e cmendur aspak eshte absurde nese cdo kush nga ne ka kete mendim, situata stresante kalojme perdite dhe nje keshillim nuk na demton perkundrazi na lehteson dhe na ben te nxjerrim jashte efektet apo mendimet negative qe na shqetesojne. Por ndodh qe dikush kalon nje gjendje te thelle depresioni acute apo kronik , atehere keshilla e psikologut eshte rekomandimi tek psiqiatri i cili sugjeron marrjen e anti depresanteve apo medikamenteve t etjera te ketij lloji, prandaj kurre mos ngaterroni psikologun me psiqiatrin , se sa arrijme te mposhtim idete fikse apo negative e kemi ne ne dore t emos arrijme deri aty te behemi vartes i substancave dhe medikamneteve, prandaj keshillimi, terapia ekspresive reale apo cognitive na ndihmon te gjeme veten dhe te ndjehemi njelloj me realitetin.do tju keshilloja te lexoni me shume per psikologun dhe ndihmen qe ofron ai tek individet.
Me respekt Rakel (Psikologe Klinike NY)
Krijoni Kontakt