Close
Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 297
  1. #281
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Ty s'po te vjen keq qe dhunohen keshtu eshtrat e Permetareve ( ku dhe ti ben pjese ) ?
    Kosina eshte fshat minoritaresh vllenj dhe une e njoh mire si fshatin dhe fshataret e tij. Bile kam qene ne Kishen e Shen Marise se Kosines ne gushtin e 1992, kur besimtaret e shkelen Kishen shekullore per here te pare. Dhe brenda saj pashe gropa te hapura nga ata fshataret e "pafajshem" qe "u behet vone per eshtrat e tyre" te cilet germonin me shpresen se do te gjenin florinj.

    Pra nuk jane greket ata qe kane vene kazmen te paret ne ate Kishe, jane vete ata cobente e Kosines qe sot u japin leksione patriotizmi juve qe nuk i njihni, se mua qe i njoh se cfare brumi jane nuk me japin dot leksione patriotizmi.

    Por meritat per kete furtune ne nje filxhan kafeje i ka Gazeta e Duces ne Tirane dhe jo ata fshataret e varfer te Kosines!

    Me vjen keq qe lexoj tek postimet e tua nje fryme shume tendencioze a thua se TI ke te drejte , je me i zgjuari dhe NE te tjeret dalim budallenj ...
    Nese ti zgjedh te behesh pjese e turmes, ky eshte problemi yt e jo i imi. Dhe po te lexosh ato qe une kam shprehur dhe ato qe rrodhen me kohe, doli fjala ime dhe jo fjala e turmes qe do nje shkak per te uleritur.

    Ky eshte dallimi midis nje njeriu qe gjykon me mendjen e vete situaten dhe atij njeriut te pushtuar nga emocionet e turmes ne rruge.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 25-05-2007 më 14:11

  2. #282
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    O Albo nuk kam lexuar ndonje shkrim tendin ku te flasesh mire per Shqiperine,po vetem grumbullon disa episode negative per te pikturuar sa me keq kete popull.Nuk e kuptoj pse e ben kete gje,ne jemi nje popull i cili gjithmone ka vuajtur dhe nami qe kemi s'eshte dhe aq i mire,kjo per disa eshte nje peshe e rende dhe jo te gjithe e perballojne,ti me dukesh nje nga keto persona dhe preferon te jesh nga ana e akuzes qe eshte pozicioni me i lehte,kam dyshimin se e ben vetem per te zgjatur diskutimin se jane te pakte ato persona qe kane keto mendime.Megjithate eshte e rendesishme qe te respektohen mendimet e te gjitheve edhe te turmes qe perben mazhorancen,sigurisht edhe te minorances.
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  3. #283
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    pyetja

    Majtasdjathtas
    Ty s'po te vjen keq qe dhunohen keshtu eshtrat e Permetareve ( ku dhe ti ben pjese ) ?

    pergjigjja



    Albo



    Kosina eshte fshat minoritaresh vllenj dhe une e njoh mire si fshatin dhe fshataret e tij. Bile kam qene ne Kishen e Shen Marise se Kosines ne gushtin e 1992, kur besimtaret e shkelen Kishen shekullore per here te pare. Dhe brenda saj pashe gropa te hapura nga ata fshataret e "pafajshem" qe "u behet vone per eshtrat e tyre" te cilet germonin me shpresen se do te gjenin florinj.

    Pra nuk jane greket ata qe kane vene kazmen te paret ne ate Kishe, jane vete ata cobente e Kosines qe sot u japin leksione patriotizmi juve qe nuk i njihni, se mua qe i njoh se cfare brumi jane nuk me japin dot leksione patriotizmi.

    Por meritat per kete furtune ne nje filxhan kafeje i ka Gazeta e Duces ne Tirane dhe jo ata fshataret e varfer te Kosines!






    Pra ty nuk po te vjen keq qe dhunohen keshtu eshtrat e Permetareve (ku edhe ti ben pjese)

    Dakort


    P.S. Askush nuk po akuzon "Greket" per ata qe ndodhi. Ketu akuzohen disa Shoviniste Greke dhe disa TE S H I T U R Shqiptare.
    2) Ortodokse, Myslymane , vlleh e ku e di une se cfare, .... Vllehet jane vellezerit tane, mos percaj, o njeriu pa nder e pa moral.

  4. #284
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Albo sinqerisht po me çudit se siç ke qene ti ne Kosine kam qene dhe une dhe nuk di te jete nje fshat vllehesh .....

    Ore Albo po kur i njohe fshataret e Kosines more djale kur ti ishe thjesht nje adoleshent apo dhe pse me moshe te vogel dije ti njihje mire te gjithe fshataret e Kosines ???

    Po me çudit lal se dhe pak me siper me kishe shkruar qe une jam i turmes....

    Nqs une jam njeri i turmes atehere Albo ta dish qe ti je njeri qe jeton me Legjenda urbane ...

    Nqs ata fshatare te gjore kane germuar token e Kishes per te gjetur florinj apo kushedi se çfare beji nje pyetje vehtes mbase gjen pergjigje se çfare kane germuar , germojne dhe vazhdojne te germojne ata qe nen petkun e Sherbetorit te Kishes misherrojne Magaliidene !!

    Uroj qe te jemi kuptuar.

    Pershendetje

    D.

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  5. #285
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Nuk e kuptoj kete vecim te "vlleheve"! Me sa kam lexuar, popullsia e vlleheve eshte autoktone te zones se Ballkanit qendror dhe perendimor (me prejardhje Ilire, ose Thrakase, ose te perzier) , gjuhesisht te latinizuar gjate periudhes romane...sidoqofte shume te afert me Shqiptaret ne prejardhje dhe doke. Ata jane pjese organike e kombit qe ne fillesat e krijimit te vetedijes kombetare (asnje nga shoket vllehe qe kam patur ne Shqiperi nuk e konsiderontre veten jo-shqiptar) dhe disa prej figurave me te rendesishme te Rilindjes ishin vllehe...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  6. #286
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Prifti I Skandalit ,brigadjer I Enverit!!! Na Mbyten Enverista!!!

    Skandali i Kosinës, rrëfehet prifti


    Lindita Çela
    27-05-2007







    Një vit pas skandalit të Kosinës, prifti Vasil Thomollari pohon se është paguar dhe ajo histori tashmë është mbyllur

    Rrëfehet prifti: Mora para për eshtrat

    “Për mbajtjen e eshtrave në kishë mora urdhër. Nga gërmimet thuhet se janë gjetur edhe florinj”

    PËRMET- Një vit më parë, tek endej kishës së Kosinës mes eshtrash të zhvarrosura, ai u etiketua si Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Tanimë që jehona e skandalit është shuar e akuza e “dhunimit të varreve” nuk çoi askënd në pranga, prifti Vasil Thomollari vendos të “rrëfehet”. Për situatën e nderë disa-ditore, kur autoritetet e shtetit nuk lejoheshin të hynin në kishë, Thomollari pohon se kishte marrë urdhër, pa dashur të tregojë prej kujt, ndërsa shton se për atë histori është paguar, e tashmë e konsideron të mbyllur. Prifti i Përmetit rrëfen edhe për marrëveshjen e fshehtë, që i ka mundësuar Kishës Ortodokse mbajtjen e Pallatit të Kulturës.

    Atë Vasili, pse nuk pranoni të zbatohet vendimi i Gjykatës për Pallatin e Kulturës?
    E para e punës, unë jam lodhur shumë nga kjo histori dhe nuk dua të flas. Unë do të them, që ta dish, një nga arsyet që ne nuk dalim është se e njëjta gjykatë ka dhënë dy vendime, edhe për kishën edhe për ata. Pra është e njëjta gjykatë, e cila na ka dhënë të drejtë ne në fillim, e më pas atyre. Si mund të dalim ne, kur ka dy vendime nga e njëjta gjykatë. Pas disa ditësh, mbushen plot 10 vjet që ne e kemi marrë këtë tokë edhe nga Komisioni i Kthimit të Pronave. I kemi paguar të gjitha detyrimet shtetit shqiptar. Tani është ankuar kultura gjasme.

    E pse thoni gjasme. Ajo ndërtesë ka qenë Pallat Kulture...
    Ne me bashkinë i kemi mbyllur punët. Kjo është pronë e bashkisë dhe jo e Drejtorisë së Kulturës. Për gjykatën, nuk flas unë as se është e mirë, apo e keqe. Po që ta dish, unë kam procesverbale të shkruara pro kishës nga e njëjta gjykatë, që me vendim janë shprehur kundra nesh.

    Ç’keni vendosur të bëni me zyrën e Përmbarimit, e cila kërkon të ekzekutojë vendimin?
    Perëndia e di. Ne i lutemi perëndisë të bëjmë më të mirën. Megjithatë ne dhe kryepeshkopi i kemi afruar Bashkisë që të ndërtojmë një objekt tjetër për qendër kulturore.

    Pse është kaq i rëndësishëm për ju ky objekt?
    Për ne, vendi i shenjtë mbetet i shenjtë ndaj dhe ne nuk mund ta lëmë. Këtu ka qenë një kishë e vogël e ndërtuar në shekullin 17, kemi dhe foto që e tregojnë një gjë të tillë. Është e vërtetë që këtë godinë e ka ndërtuar shteti, por ne i kemi paguar shtetit pjesën tonë. Më 26 maj të ’97, kjo godinë me vendim gjykate na është kthyer ne.

    Atë Vasili, a mund të na tregoni diçka për çështjen e Kosinës. Si lindi në të vërtetë ideja e zhvarrosjes së eshtrave?
    Unë them dhe po të betohem me shpirt se për Kosinën kam bërë përkujtimore dhe jam paguar për këtë punë. Ta dija, unë nuk ngatërrohesha me ta sepse e di mentalitetin e fshatarëve. Punën e Kishës e masin me atë të tenderit, sa marr unë ose sa marrin ata. Atje është folur se është gjendur flori. Kisha brenda është gërmuar e gjitha. Është shkatërruar, duke bërë gërmime nga brenda dhe nga jashtë dhe është folur se është gjetur edhe flori.

    Për këtë arsye ishte e kyçur dera e kishës?
    Unë u thashë atyre, në atë kohë mos i linin gazetarët në kishë se nuk doja. Urdhri për të mbyllur kishën është për të gjithë dhe këtë e kam dhënë unë. Aty nuk do të hyjë më asnjë gazetar, përveç personave të autorizuar.

    Ju i qëndruat mendimit se atje ishin eshtra të ushtarëve grekë, ndërkohë që ekspertiza tregoi se kishte edhe eshtra fëmijësh e grash. Tani që ka kaluar kaq kohë, a keni ndryshuar mendim për këtë çështje?
    Kosinën e njoh më mirë se fshatarët dhe them me bindje të plotë se atje ka qenë varreza e ushtarëve grekë. Varrezat fshati i ka poshtë. Në të vërtetë, unë nuk dua të di se çfarë janë këto kocka edhe pse janë përfolur aq shumë nga ju. Unë nuk kisha punë me këto eshtra. Unë isha i detyruar t’i mbaja në kishë dhe kam bërë shërbesa, për të cilat jam paguar. Vetëm kaq kam bërë. Atje u bë problem vetëm pse u gjet një varse.

    Po si është mbyllur kjo çështje?
    Tani nuk e di dhe nuk më intereson. Jam i pastër në këtë histori.



    Pas zhvarrimeve masive, në kishën e fshatit nuk kryhen më shërbesa fetare

    Kisha e “Shën Mërisë” e mbyllur prej 1 viti

    PËRMET- Kisha e “Shën Mërisë”, ndër më të vjetrat në Ballkan, i ka dyert e mbyllura. Prej një viti në këtë kishë jo vetëm që nuk mbahen më mesha, por rrallë herë priftit i shkel këmba në këto anë. Kisha e “Shën Mërisë”, edhe pse daton në vitet 1200, do të ishte krejtësisht e panjohur, nëse një prift nuk do të përfshihej në zhvarrime masive të eshtrave, për të cilat fillimisht u pretendua se i përkisnin ushtarëve grekë. Kundrejt parave, varrmihësit numëronin si ushtarë grekë edhe eshtrat e fëmijëve.

    Megjithëse ngjarja u konsiderua një skandal, ende nuk është shpallur ndonjë fajtor për dhunimin e varreve në fshatin e Kosinës. Prokurorja e rrethit të Përmetit, Silvana Pani, nuk pranon të flasë për këtë çështje, ndërkohë hetimet për të janë mbyllur. Nuk janë vetëm varrmihësit që u radhitën në “armatën” e priftit të Kosinës vetëm për para.

    Nga ajo sa është deklaruar në policinë e qytetit, shumica e punëtorëve kanë pranuar të bëjnë zhvarrime falë pagesës së mirë që iu ofrua. Madje, asokohe ata kanë nënshkruar edhe një kontratë në gjuhën greke, lidhur me paratë që do të merrnin. Por duket se nuk kanë qenë vetëm varrmihësit, ata që kanë dhunuar varret e Kosinës për para.

    Vetë prifti Vasil Thomollari pranon se ka bërë këtë punë për lekë. Ai thotë se ka qenë i detyruar të mbante eshtrat në kishë, edhe pse nuk përmend emra. Sipas Vasil Thomollarit, edhe kjo çështje, me ndihmën e Perëndisë do të mbyllet shumë shpejt, ashtu siç do të bëhet me shtëpinë e Kulturës në zemër të qytetit të Përmetit.

    I MOSHUARI

    Ballabani: Shteti s’na mbron, si mund të mbrojmë varret?!

    PËRMET- Është ndër më të moshuarit në Kosinë dhe njeh çdo pëllëmbë në fshatin e tij. Por një vit pas skandalit të zhvarrimit të eshtrave, Dionis Ballabani është tërhequr nga “lufta” në mbrojtje të paqes së përjetshme të të parëve të tij.

    Thotë se Kisha është më e fuqishme dhe ai nuk ka ndërmend të ngrejë ndonjëherë tjetër zërin kundër një prifti. “Kur këtë punë e ka mbyllur shteti, ç’mund të kërkoj unë më shumë. Këtu u bë hataja dhe askush nuk u dënua për këtë punë. Thanë se ishin ushtarë grekë, kur u gjetën kocka fëmijësh dhe pleqsh. Këtu nuk ka shtet dhe unë dua t’i ngrys i qetë ditët e mia ”- thotë Dionis Ballabani. Por megjithëse pohon se nuk ka ndërmend të përzihet me këtë histori, mjafton që njëri prej vendasve të thotë se eshtrat mund të ishin të grekëve dhe debati rikthehet sërish, njësoj si një vit më parë.

    Dionisi thotë me bindje të plotë se rreth kishës së “Shën Mërisë” në Kosinë nuk ka patur ushtarë grekë të varrosur. Këtë ai e di mirë, jo vetëm pse ka jetuar kohën e luftës, por shton se ky është një pretendim i ngritur nga kisha. Sipas tij, gjithçka bëhej për para, pasi kush gërmonte fitonte shuma të konsiderueshme. Por duket se janë të paktë tashmë të gjallët që mbrojnë varret e të parëve në Kosinë. E bija e Dionisit thotë se tashmë vendasit kanë ndërruar mendim, për shkak të parave që morën.

  7. #287
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga D@mian
    Nuk e kuptoj kete vecim te "vlleheve"! Me sa kam lexuar, popullsia e vlleheve eshte autoktone te zones se Ballkanit qendror dhe perendimor (me prejardhje Ilire, ose Thrakase, ose te perzier) , gjuhesisht te latinizuar gjate periudhes romane...sidoqofte shume te afert me Shqiptaret ne prejardhje dhe doke. Ata jane pjese organike e kombit qe ne fillesat e krijimit te vetedijes kombetare (asnje nga shoket vllehe qe kam patur ne Shqiperi nuk e konsiderontre veten jo-shqiptar) dhe disa prej figurave me te rendesishme te Rilindjes ishin vllehe...
    Une nuk i "vecova" vllenjte, une thashe qe fshati i Kosines eshte nje fshat i minoritetit vllah, kane qene dhe jane te tille, dhe kane traditen, gjuhen dhe zakonet e tyre, qe jo detyrimisht jane kryekeput si ato shqiptare. Kjo nuk eshte ofeze apo vecim, kjo eshte pasqyrim i realitetit pasi jam i bindur qe po te takosh edhe nje vllah nga Kosina, ai nuk e ka per turp te jete i tille, e ka per nder bile.

    Ofendimin nuk eshte respektimi i etnise se dikujt, ofendim eshte qe tu mohosh minoriteteve te vendit identitetin e tyre per hir te te qenit shtetas shqiptare.

    Albo

  8. #288
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    I shkreti rob qe denoncoi skandalin, tani rrezikohet me jete dhe nuk perfillet nga shteti. Sa keq, sa turp.
    Edhe nje cope prokuroreje e trashe i paska thene atij qe 'na ke hapur pune', nderkohe qe denoncuesi beri te ditur nje skandal qe neperkembte eshtrat e te pareve dhe dinjitetin kombetar, ne keto kerkime te perfolura te kockave te ketyre ushtareve pushtues greke.



    "Duan të më vrasin pas eshtrave të Kosinës"

    Vendosur: 31/07/2007 - 11:24
    • Denoncuesi i zhvarrimeve të eshtrave në fshatin Kosinë të Përmetit vitin e kaluar, Altin Ballabani, i drejtohet kryeministrit Sali Berisha për mbrojtjen fizike të tij dhe familjes.


    PERMET/ Piro Nase\

    Në një letër të përcjellë në mes të majit të këtij viti në adresë të kreut të ekzekutivit shqiptar i kërkohet këtij të fundit të ndërhyjë për të siguruar jetën e familjes Ballabani, e cila përgjatë 12 muajve të fundit është vënë në shënjestër nga eksponentë, siç pohon vetë ai, të vënë nga qarqe të ndryshme të lidhur me priftin ortodoks Vasil Themollari.
    Altin Ballabani, 36 vjeç, aktualisht jeton së bashku me familjen e tij në majat e larta të maleve të Përmetit në Dhëmblan në zonën e Malshovës në kufi me rrethin e Gjirokastrës me zonën e Zagories. Në një intervistë për gazetën, ai sqaron se fshehja e tij është ndërmarrë për t'i shpëtuar denigrimit të vazhdueshëm të njerëzve të vënë nga prifti Vasil Themollari.

    Si do ta konsideronit situatën e tashme kur kanë kaluar më tepër se një vit kur juve keni denoncuar priftin Vasil Themollari si autorin kryesor për zhvarrimin e eshtrave në fshatin Kosinë?

    Për mua nuk ka ndryshuar asnjë gjë, madje mund të pohoj se situata është bërë më e papranueshme se vitin e kaluar dhe këtë e bazoj në këto fakte. Vjet kur unë denoncova priftin Vasil Themollari, mendova se drejtësia do të jepte një vendim të merituar për autorët që abuzuan me këtë çështje, por me sa duket ndodhi krejt e kundërta. Eshtrat e të parëve tanë që u morën abuzivisht u futën në qeska të mëdha plastmasi dhe u transportuan në kishën e Kutalit e prej andej, siç na thanë se unë nuk i pashë, i mori Prokuroria, nuk kanë rezultuar të ushtarëve grekë siç pretendohej. Deri më tani nga sa kam marrë vesh unë, Prokuroria nuk ka marrë ndonjë masë ndaj të akuzuarve për këtë ngjarje dhe kjo më ka trishtuar pa masë.

    Mos doni të thoni se jeni penduar që denoncuat këtë ngjarje?

    Kryekëput po. E them me bindje të plotë se jam penduar plotësisht që denoncova zhvarrimin e eshtrave të të parëve tanë në Kosinë nga prifti Themollari dhe të tjerët që morën lekët për këtë. Këtë e pohoj tani pas një viti se vjet besoja se drejtësia shqiptare do të vinte në vend ato padrejtësi që u shkaktuan ndaj të parëve tanë në Kosinë. Jam mjaft i trishtuar dhe çdokush që mund të ishte në këtë gjendje që jam unë sot, do të ishte tepër i zhgënjyer. Ta dija se shteti nuk do të më përkrahte në këtë mënyrë, do të heshtja dhe asgjë nuk do të ndodhte me familjen time.

    Pse çfarë ka ndodhur me familjen tuaj?

    Asnjëri në fshat nuk na flet me gojë përveçse kushërinjtë por edhe këta të fundit na kanë dënuar për veprimin tim të vjetshëm, pasi ishte ai denoncim që kaloi me pasoja për mua, dhe familjen time dhe çdokush me mbiemrin Ballabani në Kosinë. Konkretisht çdokush që ka shkuar në Gjirokastër për të marrë një vizë në konsullatën greke, kjo i është refuzuar vetëm për shkak të mbiemrit. Afro katër njerëz të fisit tim nuk vijnë dot nga Greqia për në Shqipëri sepse kanë frikë se mos nuk u rinovohen kartat. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me njerëzit e fisit tim, kushërinj të dytë e të tretë që u është refuzuar viza në Gjirokastër dhe më janë hakërryer mua duke m'u drejtuar "ti e ke fajin që bëre atë denoncimin për eshtrat".

    Ku jetoni aktualisht ju dhe familja juaj?

    I detyruar për të qenë i gjallë për familjen dhe fëmijët e mi, unë jetoj në malet e Dhëmbelit në lartësitë e Përmetit në kufi me Gjirokastrën. Jam i detyruar pasi kërcënimet në adresën time janë pothuajse të përditshme prej 12 muajsh. "Do të varrosim të gjallë në dhe", "Je i vdekur ti bashkë me familjen tënde". "Do të t'i bëjmë sapun dy fëmijët e tu dhe pleqve do t'u rrjepim lëkurën" etj., kanë qenë kërcënime të vazhdueshme të bëra nëpërmjet telefonave celularë dhe unë për këtë kam informuar policinë, Prokurorinë dhe gjithë organet e shtetit, por këto të fundit nuk janë bërë merak fare për mua dhe në këto kushte unë mora rrugën në mal për të jetuar dhe siguruar jetën time dhe të familjarëve të mi.

    Si kanë reaguar organet shtetërore e konkretisht policia, Prokuroria etj.?

    Reagimi i tyre është i papërshkrueshëm saqë edhe juve vetë nuk do ta besoni. Kam marrë disa herë 129 policinë në telefon jam prezantuar kush jam, u kam thënë hallin që kam pasur dhe ma kanë kthyer "Ti je ai që denoncove eshtrat në Kosinë more qen hajde pa do ta shohësh ti". Eshtë me të vërtetë e pabesueshme por ja që është e vërtetë dhe jam në gjendje të përballem për të vërtetuar këtë që po ju them juve për gazetën "Panorama" që unë e blej përherë. Njëkohësisht edhe reagimi i Prokurorisë nuk ka qenë fort i mirë. Një prokuror në rastin konkret Silvana Pani nuk mund të më drejtohet mua me fjalët "ti na ke hapur një telash të madh me çështjen e Kosinës", apo dhe "nuk duhet të bësh publike faktet që di për mediat se na vë edhe ne në siklet".

    Cili ka qenë reagimi i banorëve të Kosinës për këtë çështje?

    Përveç familjarëve të mi dhe njerëzve të fisit tim, askush nuk më flet as mua as familjes sime në fshat. Të gjashtë burrat e Kosinës që hodhën firmat e tyre për zhvarrimin e eshtrave flasin lart e poshtë mjaft keq për mua. Katër punëtorët që zhvarrosën eshtrat e gjoja ushtarëve grekë, kanë marrë lekë dhe janë pajisur me viza ata dhe njerëzit e tyre nga konsullata greke në Gjirokastër. Kryeplaku aktual i fshatit i zgjedhur pas 18 shkurtit të këtij viti, Agim Aliu, është njëri prej personave që ka marrë lekë për zhvarrimin e eshtrave në Kosinë vitin e kaluar. Me të unë jam grindur fizikisht dhe disa herë ai më ka thënë "Ti na fute në telash me ato që ke thënë në media". Më ka rrahur ai dhe varrmihësit e tjerë po ku të ankohesh kur vetë shteti nuk të siguron jetën. Kërcënimet në adresën time sërish vazhdojnë. Madje disa herë kur unë kam shkuar në Përmet disa njerëz të dyshimtë me mjete luksoze më kanë ofruar të hipi në makinë por nuk kam pranuar. Vetë jam mbrojtur dhe shpeshherë më parë para se të shkoja në mal jashtë shtëpisë kam qëndruar roje herë unë, herë babai, herë mamaja.
    Po me priftin e Kosinës at Vasil Themollarin keni pasur kontakte fizike apo dhe në distancë?
    Disa herë kur ka ardhur në Kosinë, jam shkëmbyer me të por asnjëherë nuk i kam hedhur sytë pastaj ai ka qenë i shoqëruar me të tjerë persona sepse nuk qëndron kurrë vetëm ai. Më ironik është fakti se kur Vasil Themollari vjen në Kosinë, ulet në klubin që është ndërtuar së fundi nga një varrmihës kockash vitin e kaluar dhe thotë: "A e patë se kush ishte shteti shqiptar?", "Çfarë bëri me çështjen e eshtrave të Kosinës?". Kjo me të vërtetë është për të vajtuar. A thua se ky prift është gjithçka mbi tërë këtë shtet?! Unë vjet nuk e besoja kur mjaft njerëz më thoshin se prifti nuk është i vetëm por pas tij fshihen njerëz të fuqishëm.

    Cili ka qenë hapi juaj i fundit për të mbrojtur familjen tuaj?

    Në muajin maj i gjendur nën një situatë kërcënuese gjithnjë e në rritje, i jam drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, ku i kërkoja shpërnguljen e familjes sime nga Kosina në një vend tjetër kudo që të jetë vetëm e vetëm për t'i shpëtuar persekucionit dhe denigrimit gjithnjë e në rritje ndaj meje dhe familjes sime. Kryeministri para një muaji e gjysmë i ka dërguar një letër Prokurorisë së Përmetit dhe policisë së Gjirokastrës ku i bën të qartë përmbajtjen e letrës sime dhe rrugët që duhet të zgjidhen, si dhe sqarimin që duhet të më japin këto organe rreth pretendimeve të mija. Letra mban firmën dhe vulën e drejtorit të zyrës për marrëdhëniet me publikun në Këshillin e Ministrave, Elham Sharra. Deri më tani kur kanë kaluar afro dy muaj nuk është bërë askush i gjallë nga policia apo dhe strukturat e shtetit për të më mbrojtur mua. Meqenëse m'u dha rasti, i bëj thirrje zotit Berisha që të më sigurojë jetën time dhe të fëmijëve të mi para kërcënimeve që unë kam. Ai gjithmonë ka thënë se e lufton korrupsionin me të gjithë mënyrat, madje edhe për ata që e denoncojnë atë meritojnë shpërblimin. Unë nuk dua shpërblim por vetëm sigurimin e familjes sime për të jetuar vetëm kaq besoj se e kam të drejtë ta kërkoj nga zoti Berisha, i cili është i ndershëm. Kam të drejtë edhe unë të jetoj pa kërcënime. Ju lutem më ndihmoni sepse jam i papunë, nuk shkoj dot asgjëkund për të punuar, vetëm në mal që rris bagëtitë. Në Greqi nuk shkoj dot sepse me ato që ndodhën grekët nuk më japin vizë.
    © Gazeta Panorama

  9. #289
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ky Mr. Albo eshte me te vertete i cuditshem. Kur e ke vizituar Kosinen ti more djale? Po cilen Kosine njehere se ndoshta po flasim per dy fshatra te ndryshem sepse ne Kosine ka vetem Shqiptare Orthodoks dhe Shqiptare Muslimane. Ne Kosine nuk kam degjuar te flitet Vllahce as une edhe as te paret e mi. Ti kur i paske degjuar keto?
    Ndoshta pasi keni shkuar ju me priftin Thomollari ju keni mesuar te flasin Greqisht edhe Vllahce. Se ne Kosine ska patur edhe nuk ka Vllehe.
    Lehin zagaret e Greqise po ska lepuj ne Kosine, mbidheni mendjen, bejeni top!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  10. #290
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Une personalisht, nuk e di perberjen etnike te Kosines, por po te jete keshtu sic thote flory80, atehere 100 here me shume TURP shqipetareve qe jetojne atje!!

    Citoj:
    Asnjëri në fshat nuk na flet me gojë përveçse kushërinjtë por edhe këta të fundit na kanë dënuar për veprimin tim të vjetshëm

    prokuroria/policia
    "Ti je ai që denoncove eshtrat në Kosinë more qen hajde pa do ta shohësh ti"

Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Bashkim Gazidede prononcohet në media për ish-detyrën si kreu i SHIK
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 13:17
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •