Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 80
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nese fal njera pale e tjetra hesht, nese kerkon pajtim njera pale e tjetra kthen shpinen, nese zgjat doren njera pale e tjetra fsheh pabesine, nese, ...nese, ... nese, ..., per cfare fillese atehere behet fjale? Fillese per harrese!? Ketu s'kemi te bejme me pajtimin brenda origjines, por me pajtimin ndernacional, qe kursesi s'arrihet me fillesa te tilla te njeanshme dhe utopike. Realiteti eshte kaq i hidhur, sa zor te embelsohet me doza te tilla te sheqerosura. Per me konkretisht dhe saktesisht, rilexoni ju lutem bili99.
    ----------------------------------------------------------------------------------------------
    LUMTURIA IME DO FILLOJE VETEM ATEHERE KUR TE MBAROJE VUAJTJA TUAJ,
    ASHTU SIKURSE VUAJTJA IME DO MBAROJE VETEM ATEHERE KUR TE FILLOJE LUMTURIA TUAJ(nga mua)

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Kosova ka me shume nevoje se kurre per urtesine e Ibrahim Kelmendit e te gjithe atyre shqiptareve me vizion per te ardhmen e Kosoves dhe shqiptareve si popull e si komb. E them kete, pasi shume kohe dhe energji marrin elementet e pagdhendur dhe ekstremiste si Albin Kurti e kompani qe jo vetem e acarojne situaten por vene ne medyshje edhe vete te ardhmen e shoqerise shqiptare ne Kosove.

    Si ta kuptojme pajtimin?

    Pajtimi nuk duhet pare as si pakt politik apo historik, as si nje shtrengim duarsh. Nuk duhet pare as si nje harrese e historise se shkuar. Perkundrazi! Pajtimi duhet pare si alternativa e vetme qe te dy popujt kane per te ndertuar nje te ardhme ne paqe e prosperitet. Dhe kete nuk e diktojne shqiptaret e serbet ne moshe madhore, kete e diktojne brezat e rinj te serbve e shqiptareve qe nuk duhet te rriten me urrejtje karshi njeri-tjetrit e nuk duhet te trashegojne mekatet e te prinderve te tyre. Keta breza te rinj meritojne nje jete ne paqe, pa provuar dhimbjet e plaget e luftes.

    Arsyeja tjeter madhore qe e dikton paqen midis dy popujve eshte implikimi i komunitetit nderkombetar ne kete konflikt. Nese NATO dhe te gjitha fuqite e medha te kohes ne te cilen jetojme nuk do te besonin se do te mund te vendosnin paqen midis dy popujve, ata nuk do te kishin nderhyre ne 1999 por do ti kishin lene serbet e shqiptaret te hanin koken e njeri-tjetrit. Vete implikimi dhe prania e tyre ne Kosove e Bosnje per me shume se 1 dekade tashme, eshte nje investim i jashtezakonshem si ne njerez si ne energji, si ne vlere monetare, qe edhe Evropa Juglindore te gjeje klimen e paqes e bashkejeteses ne epoken e re qe mbare bota po jeton. Nese shqiptaret e serbet do te vazhdonin te mbanin konfliktin e ndezur, atehere gjithe investimi nderkombetar ne kete pjese te globit do te shkoje dem dhe komuniteti nderkombetar do te largohet njehere e pergjithmone nga rajoni duke i etiketuar keta popuj si te pandreqshem.

    Nje arsye tjeter madhore se perse kjo inisiative per pajtim duhet te vije nga shqiptaret, pavaresisht se shqiptaret ne konfliktin e fundit ishin viktima e jo viktimizuesi, duhet te vije si rezultat i nje ndergjegjesimi te madh qe duhet te ndodhi ne rradhet e shqiptareve ne Kosove. E kam fjalen per faktin se sot Kosoven nuk e qeveris Beogradi, as Milloshevici, por e qeveris nje shumice absolute shqiptare karshi nje minoriteti serb. Sot bota e qyteteruar kur kthen syte nga Kosova, nuk pyet me se cfare kane per te thene serbet per Kosoves, pyet se cili eshte qendrimi qe shumica shqiptare mban ndaj minoritetit serb ne Kosove. Do te ishte fatale per Perendimin dhe te gjithe ato shtete qe kane investuar kaq shume ne Kosove nese nderhyrja e tyre ne Kosove do te interpretohej prej shqiptareve si nje drite jeshile per te zbrazur Kosoven nga minoritetet. Do te ishte fatale te ndalje nje genocid per ta zevendesuar me nje genocid tjeter me kah te kundert. E pare ne kete aspekt, thirrja e Ibrahim Kelmendit per kthimin e te gjitha familjeve serbe te shperngulura nga Kosova gjate luftes eshte nje thirrje per bashkejetese.

    C'lidhje ka pavaresia me pajtimin?

    Ne portalin e forumit, jo me kot kam hapur nje teme per diskutim "Cfare do te thote te jesh shtet i pavarur?" Per shume njerez te jesh nje shtet i pavarur do te thote qe te besh ne koken tende pa i marre leje askujt, por kjo eshte shume larg se vertetes historike. Te jesh nje shtet i pavarur do te thote te marre persiper pergjegjesine e sigurise se vendit dhe gjithe shtetasve dhe ti deshmosh te gjithe fqinjeve dhe botes qe je nje popull i denje per tu pranuar me te drejta te plota ne familjen ballkanike, evropiane apo boterore. Dhe ne kete pike, shpallja e pavaresise eshte vetem nje formalitet, por ajo qe do te kerkoje kohe eshte fitimi i besimit midis popujve, rritja e bashkepunimit dhe ndertimi i maredhenieve te reja te respektit reciprok.

    Nje Kosove e pavarur nuk do te thote aspak nje Kosove e zbrazur nga minoritetet. Nje Kosove e pavarur do te thote nje shtet qe garanton lirine e te gjithe shtetasve te vete, si shqiptareve, si serbve, si romeve, si turqve. Dhe ky respekt qe shumica shqiptare duhet te tregoje ndaj pakicave ne Kosove duhet te jete hapi i pare drejt rruges se bashkejetes ne paqe midis popujve.

    Paqja midis popujve nuk ndertohet as ne nje dite, as nga nje njeri i vetem. Ajo ndertohet me kohen fale njerezve paqedashes ne te dy anet e kufirit te cilet triumfojne mbi zerat e kokave te nxehta shqiptare apo serbve qe duan te shohin vetem lufte, zjarr, gjak ne perjetesi.

    Ibrahim Kelmendi me lart po jep shembullin e tij, e une uroj qe Kosova te kete me shume Ibrahim Kelmende e me pak njerez qe u fryjne flakeve te luftes.

    Albo

  3. #23
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Keto imazhe...

    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    Postimet e mia nuk kane pse fshihen ne menyre "skutherore" ose "skytherore", dhe sa here te fshihen nuk do ngurroj ti postoj dhe nje here tjeter.

    Nuk mund te kete pajtim pa patur PAVARSI, pa patur ekonomi te zhvilluar nga te dya palet. Gjaku i Kosoves ende rrjedh dhe akoma nuk eshte thare. Akoma familjaret e viktimave nuk kane gjetur trupat ku ti qajne ato, akoma Serbia nuk dorezon kriminela lufte te denuar nga cdo gjykate nderkombetare, dhe ne duhet te presim ne shtepine tone Serbine ? Heren e fundit qe i pritem, rreth 1500 vjet me pare, nodhi ajo qe sot jemi katandisur ketu ku ndodhemi.
    .................................................. .................................................. .....

    Keto imazhe kane ndodhur..dhe shqiptaret qe me te vertete jane njerez nuk falin gjakun e "huaj"............se kjo i ka ndodhur dikujt tjeter...dhe jo" kosmopolitaneve te urte dhe te edukuar."..qe e kane shume kollaj te falin...falja e krimit pa denim eshte legjitimim i krimit, udhe e lene hapur qe te perseritet...dhe jo qytetrim por primitivizem...jo kulture dhe jo urtesi por servilizem, cmenduri..dhe pandieshmeri njerezore....
    I propozova une cka duhet te beje ai I. Kelmendi....te behet advokat i drejtesise..jo pajtues per gjakun e pafalur......dhe kjo s'eshte nxitje per lufte qe ketu dikush thote....KJO ESHTE GARANCE SE S'DO TE KETE ME LUFTE ..dhe kjo nuk e ndal pavarsine e Kosoves..por e shpejton..ndal vetem nje gje serbet qe sillen sikur s'ka ndodhur kurrgje ..sikur fantomet i kane bere krimet...bile bile sot ende sillen si viktima ne Kosove..."Sulmi eshte mbrojtja me e mire" dhe kete e bejne serbet ne vend qe ta bejne shqiptaret qe ne dore kane te verteten si argument te pakontestueshem...dhe institucionet nderkombetare nuk duan shume argumente vetem nje fotografi si kjo e postuar nga Genesis ketu...por, nese te beje ai Zotria at qe duhet..te perdori argumentin se kurre ..kurre me nuk do te jetoje me bishat qe sot therin foshnje dhe neser shetisin ne qytet te buzeqeshur..barbaret...kanibalet e vitit 2000.. nese cdo imtesi nese mund te kete imtesira ne krime cnjerezore dokumentohet, ai qe ka kryer krimin del para gjyqit, denohet...populli serb deklarohet ne te gjitha instancat se distancohet nga pjella e e vet e keqe......dhe njeqind vitet e ardhshme te lindin dy gjenerata qe se paku mos te jene prekur ne kohen qe ata jetojne..dhe Ketu behet fjale per pajtim....i perzieni konceptet.......Krimineli eshte me i forte ne tavolinen e negociatave pikerisht se viktimes nuk i vlen pese pare gjaku...KUSH DO TE RESPEKTOJ NJE POPULL TE CMENDUR QE ENDE NUK I DI VARRET E PJESTARVE TE VET DHE DO MIQESI ME ATE QE S"DO TE JETE KURRE MIK...BILE EDHE ATHERE JO...
    KOSOVA E KA PAVARSINE POR NE VEND QE TE PUNOJNE KONKRETISHT TE ELIMINOJNE SERBINE NGA TAVOLINA KU EDHE NUK E KA VENDIN KETA ALAMET POLITIKANESH-GJENIALASH JANE DUKE E LENE HUMBSIN E LUFTES =- SHTETIN FASHIST SERB TE UDHEHEQI LOJEN NE TAVOLINE.....DHE NUK E DI A E MBANI MEND PSE?..PIKRISHT NGA FALJET E SHQIPTARVE PA DALE BARE MBI VARR....PO TI KISHIN BERE KETO ME KOHE...BASHKESIA NDERKOMBETARE DO TE ISH E DETYRUAR TE NJOHI PAVARSINE PA TAVOLINE NEGOCIATASH MES PUSHTUESIT-KOLONIZATORIT QE HUMBI LUFTEN..po kETE LUFTE TE HUMBUR NGA BASHKESIA NDERKOMBETARE ....NE ME GJAKUN PESE PARE I ULEM NE TAVOLINE ME DINJITETIN TONE TE VETSHKELUR...NE INFERIORET E PADINJITET .. NE ME KOMPLEKSIN E PERJETSHEM TE ROBIT..OH,POPULLI IM IMJERE..........
    DHE QE TE MOS MBESIM TE MJERE PERJETSISHT...BESONI SE KOHA E MJERIMIT MBAROI............BESO..
    .................................................. .................................................. .......................
    Dhe koha e mjerimit mbaroi njehere e pergjithmone...Serbia do te mbesi tek pashalleku i Beogradit...se as aty bile nuk e ka vendin...dhe ardhmeria e popullit tim eshte eshte e shkelqyer ..vetem guxim duhet sot edhe me shume se kur behej lufta, me shume dinjitet duhet sot.... dhe nese nuk keni armen te veni para drejtesise barbaret..u lutem heshtni...dhe mos tregoni kultur mbi varre pa emer...mbi emra pa varre....nese nuk mundoheni tia ketheni dinjitetin e shkelur njeqind vjet nga serbia popullit te raskapitur ..mos vazhdoni tia shkilni edhe me keq.....heshtni dhe gje mos beni me shume dobi i sillni....................
    .................................................. .......................
    Nderkaq qe vuejtjet dhe ...durimi...qofshin te kaluara per Kosoven..eshte nje kohe tjeter tani, eshte koha e kethimit te dinjitetit ...eshte koha e mbijeteses..koha e Sulmit si mbrojtje..Sulmit me te verteten..

    ...............Ti bera gjitha rremuje
    dhe ty,
    gjurma tu zhduk
    si ne uje.

    I bie ares mes per mes
    e gjer ne brez,
    e permbi brez,
    humbas
    me gaz
    ne grurin tim,
    te babes tim,
    te birit tim;
    sot e perjete,
    jete pas jete!

    Dhe ndie qysh flet,
    me ze te qete,
    im at vete
    nga balta poshte:

    " Ta mbroni dhene,
    ku eshtrat kam,
    ku hi e toke
    e pluhur jam......" M.Kuteli

    E dhimbshme shume.Kerkoni t"ju falim cka?...u munduat te na zhdukni nga faqja e dheut..fal qofshi keni te drejte ne nuk hidhrohemi ju provoni sa te doni se ne kemi harruar cka ka ndodhur dhe qe te mbesim gjalle si shqiptar pa dinjitet qe jemi duhet te na djegish prape..duhet katalizator per ne se ndryshe s'dime c'jemi...dhe ne nuk e mesojme historine ne liber...dhe nuk e mbajme mend kur e perjetojme.........



    Me nderime per njeriun e Ri Shqiptar,..dinjitoz ,te qytetruar,qe te fal kur duhet te denon kur duhet , mban anen e drejtesise gjithmone pa marre parasyshe interesat dhe rrethanat , mbane koken lart dhe ndihet me me vlere se pjestaret e fqinjeve te vet se ata kane paraardhsit barbar jo shqiptaret, shqiptaret ne biografine kombetare kane vepra fisnike, per njeriun e Ri shqiptar qe e meson historine dhe nuk e len ti perseritet.....
    .


    bili99,USA













    .................................................. ..................................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 18-05-2007 mė 00:33

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    para se te jepni receta mire eshte te degjoni bashkatdhetaret tane nga kosova sikurse rtp drin m ose arb e deqanas se kush eshte ki m.uti ibrahimi i kelmendit ..

    albua si duket ska lexuar disa tema ketu ku ja kemi bere dhe ketij vampiri rongenin..

    ma kadal djema..

    tregoni dicka juve qe ju permenda..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga letra e Ibrahim Kelmendit
    Sado qė nga ana serbe kemi vetėm disa zėra tė vetmuar qė kėrkojnė falje pėr krimet e bėra nga regjimi serb ndaj popullit shqiptar (gjatė viteve 1989-1999)
    per mos me dal rrenc coll ni shemull le ta paraqet Ibrahim Kelmendi per mi mshtet ket thonje ||| masnej me kto fjal sikur po t'len me kuptu se nuk kan nevoje me kerku falje shkijet per t'zezat si i kan bo para 1998-tes |||

    Citim Postuar mė parė nga letra e Ibrahim Kelmendit
    Pajtimi ndėrmjet popullit shqiptar dhe serb nuk i amniston krimet e individėve dhe tė forcave kriminale.
    me kto fjale po t'len me kuptu se Shqiptarte si i kan mrojte shpijat e tyne jon t'njejte si shkijet si tuj dashte me pushtu me ushtri kan vra njerz t'pafajshem se te dy paret kan pas njerz e "forca kriminale" ||| lirimtarte e mrojtsit Shqiptar jon kon n'vetmrojtje kshtu si nuk kan naj faj si me kerku falje |||

    Citim Postuar mė parė nga letra e Ibrahim Kelmendit
    Tė gjithė bashkėqytetarėt serbė tė Kosovės i ftojmė tė kthehen nė shtėpitė dhe tokat e tyre nė Kosovė;
    perpjestimi osht 1 shka me s'paku 5 Shqiptar si e kan lone Kosoven ||| po I.K. paska zgedh mej kthy shkijet ||| po shihet si e ka mar malli po edhe qashtu osht moda pej t'hujve e krejt politikante Shqiptar pe bajn ||| po n'cillat toka e shpija dojn me u kthy ata shkije? ||| masi vec kohen si e ka jetu I.K. po e ngjehka ateher e paska fjalen per toka t'Shqiptarve si jon shperngul n'Turqi me dhune pej shkinie e n'ven t'tyne shkijet kan pru koloni t'shkive |||

    Citim Postuar mė parė nga letra e Ibrahim Kelmendit
    Zotohemi se fqinjėt e tyre shqiptarė do t’i mirėpresin dhe do t’u ndihmojnė nė mėnjanim tė frikės dhe tė vėshtirėsive tė tyre fillestare, deri edhe nė strehim, derisa tė rindėrtohen shtėpitė e tyre tė dėmtuara nga lufta ose nga ndonjė shqiptarė i irrituar prej tmerreve dhe frustrimeve hakmarrėse tė luftės.
    n'cfare cilsie po zotohet I.K. n'emen t'Shqiptarve? ||| edhe pse po munohet me zvoglu dhunen e shkive tuj shkru se vecse "ndonjė shqiptar" munet me u ni "i irrituar prej tmerreve dhe frustrimeve hakmarrėse tė luftės" thu se nuk osht kon pune e madhe se shkijet "vec" 70% t'Kosovse e kan shkatrru e i kan vra me dhjetra mijra Shqiptare e i kan njek permi ni milion ||| nese kish me shkru per Kinez edhe ju kish fale sikur t'ju kish drejtu disa milion pej tyne si "ndonje" po per Shqiptar ni e dy milionshi osht cashtje mbijetese |||

    Citim Postuar mė parė nga letra e Ibrahim Kelmendit
    Ftojmė tė gjithė bashkėkombėsit tanė vullnetmirė, tė cilėt dėshirojnė ta pėrkrahin nismėn tonė pėr pajtim me popullin serb, qė tė angazhohen pėr shndėrrimin e kėsaj nisme nė lėvizje tė gjerė qytetare pėr pajtim ndėrmjet popullit serb e popullit shqiptar.
    kjo fillese munet me u perkrah vecse pej atyne si jon skllav ||| Shqiptarte jon vullnetmire edhe e dojne lirine ||| nese shkijeve nuk ju pelqen kjo pune ateher osht vshtirsi e shkive ||| cdohere Shqiptarte e sidomos Kosova mas luftse t'funit kane deshmu se mirpret njerz te cfardo lloji e ngjyre ||| fjala kyce osht "njerz" |||

    shkijet kan vshtirsi me kon njerz ||| nese dijne me kon t'njejte si krejt qytetarte tjere t'Kosovse ateher trajtohen si krejt tjerte ||| po nese ja msyjne Kosovse me qellime t'panryshume me kolonizu e me sundu ateher munen me shku te shpija e I.K. se paska toke me ju jep po mos t'ja msyjne tjeter ku se hajne dhe |
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ibrahim Kelmendi me lart po jep shembullin e tij, e une uroj qe Kosova te kete me shume Ibrahim Kelmende e me pak njerez qe u fryjne flakeve te luftes.
    une uroj qe Kosova te jet e gatshme sa ma pare te meret me shkije sikurse u mur me shkije Kroacia e Sllovenia ||| pra ||| une uroj qe Kosova te ket sa me shume Rrahim Adema, Agim Ēeka, Valon Ahmeta e Berat Shala se vecse ateher Kosova munet me u liru pej shkive sikurse u liru Kroacia ||| me u liru e me hy n'Evrope si Sllovenia |
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  7. #27
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nuk e besoj se Serbia ka me ndonje interes per tu pajtuar me Kosoven.Afrimi i Serbise me BE-ne do te bente qe Serbia ta humbte interesin iminent per tregje drejt Kosoves apo Shqiperise.Kosova ka me shume interes qe te pajtohet tani qe eshte e pavarur dhe ka nje nje pozite te tille strategjike qe e ben te domosdoshme nje hapje ndaj Serbise.Sigurisht qe korridori Durres-Prishtine-Beograd do te ndihmonte ne kete drejtim, pra qe ta ulte emergjencen e Kosoves ndaj Serbise dhe te shtonte interesin e Serbise drejt jug-perendimit.Per me teper hapja e Serbise ndaj Kosoves do te thoshte nje rritje te instabilitetit ,korrupsionit,kriminalitetit te organizuar ne Serbi.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Populli serb si Komb mban pergjegjesi per veprime gjenocidale te pa numerta kunder fqinjeve te vet keto 100 vitet e fundit
    E kam theksuar disa here ne tema te tjera dhe po e permend prape: Mos ngaterroni nje komb dhe nje popull me bemat e nje pjese te vogel kriminale te saj. Marrim analogjine e Gjermanise naziste, ku nuk mund te cilesohet i tere populli gjerman si kriminal vetem se nje rreth i ngushte injektoi ato paradigma. Kjo do te thoshte qe Shqiperia e pasluftes nuk duhej te vendoste marredhenie me Gjermanine? Ndodhi e kunderta, sepse eshte jashte normales te akuzosh nje komb e nje popull te tere ne emer te disa krimineleve te zinj.

    Por, me shqetesuese eshte nje ndodhi qe me ka rastisur kur po udhetoja ne nje autobus nga Boston ne New York. U ul prane meje nje vajze, studente, dhe u prezantuam. Pas rreth dy oresh me shprehu dicka: "Sa me the qe ishe shqiptar, mendimi i pare qe me erdhi ishte te nderroja vend." Sigurisht, nuk mundem ta pergjithesoj, por ekziston nje lloj fobie ne nen-vetedijet e dy popujve ne fjale. Megjithate, kjo ka ekzistuar edhe ndermjet cifuteve dhe gjermaneve ne dekadat e para pas luftes. Dua te them se nje 'pajtim' midis popullit serb dhe atij kosovar eshte ende ne nje proces te zbehte formimi, per arsye te se shkuares aspak te larget e te erret dhe per arsyen e shkeputjes eventuale te Kosoves nga Serbia.

    Per disa eshte i pakonceptueshem nje pajtim i popujve, sepse ekzistojne elemente nacionaliste me shkalle te ndryshme ndikimi ne politike-berjen serbe, dhe kjo eshte nje pengese qe duhet tejkaluar fillimisht nga populli serb, i cili duhet te bej hapin e pare ne pajtim (pasi te kete kerkuar nje falje te sinqerte per te shkuaren e zymte).
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #29
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    JO, PERGJITHSIMIT dhe PO PERGJEGJESISE KOLEKTIVE,

    Citim Postuar mė parė nga Borix
    E kam theksuar disa here ne tema te tjera dhe po e permend prape: Mos ngaterroni nje komb dhe nje popull me bemat e nje pjese te vogel kriminale te saj. Marrim analogjine e Gjermanise naziste, ku nuk mund te cilesohet i tere populli gjerman si kriminal vetem se nje rreth i ngushte injektoi ato paradigma. Kjo do te thoshte qe Shqiperia e pasluftes nuk duhej te vendoste marredhenie me Gjermanine? Ndodhi e kunderta, sepse eshte jashte normales te akuzosh nje komb e nje popull te tere ne emer te disa krimineleve te zinj.

    Por, me shqetesuese eshte nje ndodhi qe me ka rastisur kur po udhetoja ne nje autobus nga Boston ne New York. U ul prane meje nje vajze, studente, dhe u prezantuam. Pas rreth dy oresh me shprehu dicka: "Sa me the qe ishe shqiptar, mendimi i pare qe me erdhi ishte te nderroja vend." Sigurisht, nuk mundem ta pergjithesoj, por ekziston nje lloj fobie ne nen-vetedijet e dy popujve ne fjale. Megjithate, kjo ka ekzistuar edhe ndermjet cifuteve dhe gjermaneve ne dekadat e para pas luftes. Dua te them se nje 'pajtim' midis popullit serb dhe atij kosovar eshte ende ne nje proces te zbehte formimi, per arsye te se shkuares aspak te larget e te erret dhe per arsyen e shkeputjes eventuale te Kosoves nga Serbia.

    Per disa eshte i pakonceptueshem nje pajtim i popujve, sepse ekzistojne elemente nacionaliste me shkalle te ndryshme ndikimi ne politike-berjen serbe, dhe kjo eshte nje pengese qe duhet tejkaluar fillimisht nga populli serb, i cili duhet te bej hapin e pare ne pajtim (pasi te kete kerkuar nje falje te sinqerte per te shkuaren e zymte).
    .................................................. .................................................. ............

    Gjermanet si komb kane qene pergjegjes per veprime gjenocidale cnjerzore..se s'ka si ndryshe me nje pakice ..nje grusht njeres.. te mesysh te shkelish boten nen kembe..nje grusht kane qene ata qe kane hequr dore nga kombi i tyre i cmendur dhe i manipuluar me urrejtje deri ne palce, pra grushti si Bertold Brehtit dhe te tjere ka qene pakice absolute qe eshte dasht te leshojne atdheun dhe te heqin dore nga vetvetja... dhe fal atyre fisnikve mbeti KJO FARE RREGULLE E MOSPERGJITHSIMIT ..qe per mendimin tim ka perjashtim si cdo rregull tjeter qe ne perkthim del keshtu: nje popull qe nuk ka as 10 intelektual qe distancohet nga krimet qe populli vet i ka bere kunder te tjereve,qe s'ka as nje institucion qe distancohet nga felliqsirat e kombit vet..qe ne nivel shtetror,institucional, akademik ..nuk distancohet..nuk kerkon falje..nuk pendohet...ende i thur mit krimit..epe ,thur histori te re "madheshtore" per ate qe ka bere keto 20 vitet e fundit --VETVETIU PERGJITHSOHET DHE KRENOHET PER ATE, une vetem e kam emeruar drejt ashtu sic ai thote se eshte, me emrin qe atij i pelqen ta therras...emrin qe ai ka zgjedhur dhe qe e mban per ndere dhe me krenari....

    Gjermanet si teresi kombetare jane denuar nga bashkesia nderkombetare..me sankcione te llojllojshme si shtet ...dhe nencmim dhe neperkembje si komb...KURSE NGA VIKTIMA qe hoqi me shume nga te gjithe ne luften e II-te Boterore edhe sot gjurmohet ndonje krim, ndonje e vertete...qe mos te mbesi gje pa zbuluar....Gjermanet nuk mund kurre ta shlyejn at kapitull historie ,por u sollen perpara gjyqit si teresi...dhe ne nje shkalle te larte dhe te shtrenjte paguan..dhe bile edhe sot paguajn..vertete nuk u sheruan plaget e popujve qe hoqen por , u be nje emertim i vertete ne mes te Kriminelit dhe Viktimes....gje qe s'eshte bere ne rastin e kosoves ..se s'ka si ndryshe te ulet ne banken e te akuzuarit Ai qe mbi kurriz mbarte vellaun e vrare, ne dore foshnjen e ngrire nga te ftohti.
    dhe ruante kolonen e popullit te raskapitur tek e conte drejt Shqiperise Drejt Shpetimit....Sot rrin me nje banke me Ata qe e ndiqnin, ia kerrcnonin me zhdukje gjithe kombin...........................
    ,................................................. ............
    Tash ne nuk thirrim per lufte, dhe jo per paragjykime dhe hic bile per Pergjithsim..
    qe une personalisht e kam tejkaluar ate shume perpara z.IK..qysh ne shkolle te mesme...Kur 10 vete vrasin nje njeri ..te gjithe denohen..s'ka pergjithsim ketu ka pergjegjesi individuale...per secilin pjesmarres te krimit....

    Dhe asnje serb nuk ka vrare pse ka qene i detyruar ..a e dini pse ?...Kerkush nuk mund te te detyroje te vrasish, presish, dhunojsh..te pijshe gjak bashke me raki...kete vetem ti mundesh ta besh tjeter kurre s'mund te te detyroje...Une vete kam sherbyer ne ushtrine jugosllave ..dhe atehere ne ate kohe kam qene 19 vjecar...lufte nuk ka pasur por,ka qene viti 1981..kerrcnime ka pasur...KESHTU KAM MENDUAR ATEHERE..DHE SOT..DHE NJE PARIM SI I RI, SI NJERI ,SI SHQIPTAR E KAM PASUR..C"KADO QE TE NDODHI KUSH NUK DO TE MUND T'ME DETYROJE TE VRAS..NJE GJE MUND TE ME BEJNE ..TE ME MARRIN JETEN DHE JA KU E KANE..POR TE ME DETYROJNE TE MARR JETEN E TE TJEREVE KURRE JO..KURRE......


    p.s.
    dhe ketu trajtohet nje ceshtje shume e rendesishme per mendimin tim,dhe s'ka gje personale as me ndonjerin ne ''forum"...dhe as me z. I.Kelmendi...qe permendet disa here kushtimisht vetem e vetem si nismetar ..i kesaj ceshtje qe ne kuvendojme,dhe une per ceshtjet flas jo per njerezit..dhe ashtu nga kendveshtrimi im ..si une i konceptoj...dhe lus edhe te tjeret te bejne te njejten gje te trajtojne ceshtjen...qe eshte Falja dhe Pajtimi perpara shume perpara Denimit te Krimit, bile pa Denuar Krimin...dhe pajtimi si proces eshte i paevitueshem ,krimi kurre i paharrueshem...dhe 100 vjet histori barbare e serbve ndaj shqiptareve ..le te jete ne memorjen e shqiptareve per jete....nese ne duam te jemi te barabarte ne Ballkan....dhe populli im i dashur nese perton te lexosh historine tende te pakten mbaje mend ate histori qe jeton, perjeton....

    Me nderime per nderin e te qenit njeri,
    bili99,USA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 18-05-2007 mė 10:01

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Z.Albi! Respektoj logjiken tuaj dhe do deshiroja qe ajo te shtrihej pertej anes tjeter, aty ku me dekada te tera ka vepruar antilogjika. Bile me sa shoh, kjo antilogjike vazhdon ende, sepse eshte vazhde e kokfortesise se qarqeve serbe per te mos e leshuar Kosoven. Pajtimin dhe mirkuptimin e vendosin vete popujt, pasi eshte ne vete natyren dhe shpirtin e tyre, logjika e bashkjeteses. Pra s'mund ta vendose nje, dy apo me shume individe. qofte dhe organizate me me shume individe. Nuk ja ka nevojen populli kosovar Ibrahim Kelmendit, por ky ja ka nevojen ketij populli. Kjo s'do te thote kursesi mospajtim, por korektese marredheniesh, qe me kalimin e kohes do hyjne ne rrjedhen e tyre normale.
    Pershendetje nga Mondi

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Realpolitika e Ibrahim Rugovės
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 11-04-2023, 07:41
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •