Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 80
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kosova ka me shume nevoje se kurre per urtesine e Ibrahim Kelmendit e te gjithe atyre shqiptareve me vizion per te ardhmen e Kosoves dhe shqiptareve si popull e si komb. E them kete, pasi shume kohe dhe energji marrin elementet e pagdhendur dhe ekstremiste si Albin Kurti e kompani qe jo vetem e acarojne situaten por vene ne medyshje edhe vete te ardhmen e shoqerise shqiptare ne Kosove.

    Si ta kuptojme pajtimin?

    Pajtimi nuk duhet pare as si pakt politik apo historik, as si nje shtrengim duarsh. Nuk duhet pare as si nje harrese e historise se shkuar. Perkundrazi! Pajtimi duhet pare si alternativa e vetme qe te dy popujt kane per te ndertuar nje te ardhme ne paqe e prosperitet. Dhe kete nuk e diktojne shqiptaret e serbet ne moshe madhore, kete e diktojne brezat e rinj te serbve e shqiptareve qe nuk duhet te rriten me urrejtje karshi njeri-tjetrit e nuk duhet te trashegojne mekatet e te prinderve te tyre. Keta breza te rinj meritojne nje jete ne paqe, pa provuar dhimbjet e plaget e luftes.

    Arsyeja tjeter madhore qe e dikton paqen midis dy popujve eshte implikimi i komunitetit nderkombetar ne kete konflikt. Nese NATO dhe te gjitha fuqite e medha te kohes ne te cilen jetojme nuk do te besonin se do te mund te vendosnin paqen midis dy popujve, ata nuk do te kishin nderhyre ne 1999 por do ti kishin lene serbet e shqiptaret te hanin koken e njeri-tjetrit. Vete implikimi dhe prania e tyre ne Kosove e Bosnje per me shume se 1 dekade tashme, eshte nje investim i jashtezakonshem si ne njerez si ne energji, si ne vlere monetare, qe edhe Evropa Juglindore te gjeje klimen e paqes e bashkejeteses ne epoken e re qe mbare bota po jeton. Nese shqiptaret e serbet do te vazhdonin te mbanin konfliktin e ndezur, atehere gjithe investimi nderkombetar ne kete pjese te globit do te shkoje dem dhe komuniteti nderkombetar do te largohet njehere e pergjithmone nga rajoni duke i etiketuar keta popuj si te pandreqshem.

    Nje arsye tjeter madhore se perse kjo inisiative per pajtim duhet te vije nga shqiptaret, pavaresisht se shqiptaret ne konfliktin e fundit ishin viktima e jo viktimizuesi, duhet te vije si rezultat i nje ndergjegjesimi te madh qe duhet te ndodhi ne rradhet e shqiptareve ne Kosove. E kam fjalen per faktin se sot Kosoven nuk e qeveris Beogradi, as Milloshevici, por e qeveris nje shumice absolute shqiptare karshi nje minoriteti serb. Sot bota e qyteteruar kur kthen syte nga Kosova, nuk pyet me se cfare kane per te thene serbet per Kosoves, pyet se cili eshte qendrimi qe shumica shqiptare mban ndaj minoritetit serb ne Kosove. Do te ishte fatale per Perendimin dhe te gjithe ato shtete qe kane investuar kaq shume ne Kosove nese nderhyrja e tyre ne Kosove do te interpretohej prej shqiptareve si nje drite jeshile per te zbrazur Kosoven nga minoritetet. Do te ishte fatale te ndalje nje genocid per ta zevendesuar me nje genocid tjeter me kah te kundert. E pare ne kete aspekt, thirrja e Ibrahim Kelmendit per kthimin e te gjitha familjeve serbe te shperngulura nga Kosova gjate luftes eshte nje thirrje per bashkejetese.

    C'lidhje ka pavaresia me pajtimin?

    Ne portalin e forumit, jo me kot kam hapur nje teme per diskutim "Cfare do te thote te jesh shtet i pavarur?" Per shume njerez te jesh nje shtet i pavarur do te thote qe te besh ne koken tende pa i marre leje askujt, por kjo eshte shume larg se vertetes historike. Te jesh nje shtet i pavarur do te thote te marre persiper pergjegjesine e sigurise se vendit dhe gjithe shtetasve dhe ti deshmosh te gjithe fqinjeve dhe botes qe je nje popull i denje per tu pranuar me te drejta te plota ne familjen ballkanike, evropiane apo boterore. Dhe ne kete pike, shpallja e pavaresise eshte vetem nje formalitet, por ajo qe do te kerkoje kohe eshte fitimi i besimit midis popujve, rritja e bashkepunimit dhe ndertimi i maredhenieve te reja te respektit reciprok.

    Nje Kosove e pavarur nuk do te thote aspak nje Kosove e zbrazur nga minoritetet. Nje Kosove e pavarur do te thote nje shtet qe garanton lirine e te gjithe shtetasve te vete, si shqiptareve, si serbve, si romeve, si turqve. Dhe ky respekt qe shumica shqiptare duhet te tregoje ndaj pakicave ne Kosove duhet te jete hapi i pare drejt rruges se bashkejetes ne paqe midis popujve.

    Paqja midis popujve nuk ndertohet as ne nje dite, as nga nje njeri i vetem. Ajo ndertohet me kohen fale njerezve paqedashes ne te dy anet e kufirit te cilet triumfojne mbi zerat e kokave te nxehta shqiptare apo serbve qe duan te shohin vetem lufte, zjarr, gjak ne perjetesi.

    Ibrahim Kelmendi me lart po jep shembullin e tij, e une uroj qe Kosova te kete me shume Ibrahim Kelmende e me pak njerez qe u fryjne flakeve te luftes.

    Albo

    Per hir te shume gjerave do te pajtohem me ty Albo at qe e tha.
    Per hir te kosoves per hir te ardhmes dhe per hir te brezave tane.
    Por kete inicijativ duhet te bejne shkijet se ata me shekuj kan vra na kan djeg dhe etj.
    Por dikush duhet te ben pe, dhe sikur gjithmon shqiptari duhet ta kalon neper shpin te vet,
    Vertet eshte qe nje prift ordotoks me ka then njehere drejtsia ekziston vetem ne at bote.
    Ani qe je pro grek pajtohem me ty per kete tekst
    me respekt nga prizrenasi
    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Per hir te shume gjerave do te pajtohem me ty Albo at qe e tha.
    Per hir te kosoves per hir te ardhmes dhe per hir te brezave tane.
    Por kete inicijativ duhet te bejne shkijet se ata me shekuj kan vra na kan djeg dhe etj.
    Por dikush duhet te ben pe, dhe sikur gjithmon shqiptari duhet ta kalon neper shpin te vet,
    Vertet eshte qe nje prift ordotoks me ka then njehere drejtsia ekziston vetem ne at bote.
    Ani qe je pro grek pajtohem me ty per kete tekst


    me respekt nga prizrenasi

    *************************************

    une;


    edhe une jam i ketije pajtimi, neve nuk duhet te marrim te paret iniciativen por ata !
    Tek e fundit, dikush te vjen me dhun ne shtepine tende dhe te thot se kjo eshte e imja !
    Ti, tani nga miresija thua, te pajtohemi ?

    Une kisha thene duhet marrur iniciativa tjera komunikimi si psh. nje tryez e rrumbullaket me nje permbajtje nga historija ku do dalim edhe ne edhe ata me argumente se si erdhi deri tek kjo armiqesi.
    Per ate qe ka pake njohuri, ai logjikon ndryshe; ketu behet fjale ne mes te pushtuarit dhe pushtesit.
    Cili duhet te merri iniciative per pajtim, a i pushtuari apo pushtuesi ?
    Derisa nuk eshte zgjidhur kjo qeshtje atehere keto biseda ketu dhe ky propozimi i z. kelmendi jane sikur te hapesh vrima ne ujė....
    Ku ta di une edhe sa luftra e sa gjenerata do shkojne deri sa serbet te mesohen se ballkani nuk eshte i tyre fare, a tjeter eshte se edhe ata kane te drejte jetese por vetem aty ku jane 99% serbe e jo aty ku nuk ka serb.
    Poashtu vlen edhe per neve, kerkohet e drejta e shqiptarve aty ku jetojne shumica shqiptare e jo atje ku kane jetuar para kush e di sa shekujve shqiptaret, e them per ti ikur nacionalizmi....
    Per mua serbet asnjehere nuk do behen njerez ne ballkane por do mbesin gjithnje agresor ne keto troje qe i kan pushtuar qysh nga invadimet e tyre te para drejte ballkanit.
    A di si do pajtohemi ne dy popujt ?

    Poqese serbet prodhojne ndonjehere, zoti e dijte se kur, ndonjė Sharl De Gol si franēezet qe iu tha algjerianve; A po e doni pamvaresinė ?
    Pra qe e keni pamvarsin edhe juve !

    Keshtu ndoshta do behej ky pajtim perndryshe jo !


    __________________
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 18-05-2007 mė 18:20

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    PAJTIMI ME SERBINĖ - NISMĖ ASPAK E QĖLLUAR, E PAARSYESHME DHE TEPĖR E NGUTSHME!

    Shkruajnė: Xhemil Zeqiri - Fadil Shyti - Mona Agrigoroaiei

    Ne, ju themi hapur se sot ka vetėm njė mundėsi pajtimi real me pushtuesit dhe kolonizatorėt serbo-sllavo-maqedonas (pa i harruar as ata malazezė e grekė): nėse kėto shtete koloniale terroriste pajtohen tė na i rikthejnė tė gjitha trojet shqiptare qė nga Pazari i Ri dhe Molla e Kuqe deri nė Veles e Manastir e qė nga Plava e Gucia deri nė Ēamėri, kur kėto shtete do t“ia njihnin tė drejtat e popullsisė shqiptare tė dėbuar prej vatrave tė tyre tė rikthehen nė trojet tė veta, tani tė kolonizuara, dhe do ta njihnin si tė ligjshėm ribashkimin kombėtar shqiptar. Pėr mė tepėr pozitive do tė ishte pajtim i mirėfilltė kėrkimi i faljes dhe dėmshpėrblimi nė mėnyrė proporcionale pėr popullin shqiptar pėr shfrytėzimin pėrtej 100 vjetarėve tė padrejtė tė trojeve shqiptare dhe pėr tė gjitha krimet dhe gjenocidin e ushtruar ndaj popullit tė pafajshėm shqiptar.

    Lidhur me nismėn e zotit Ibrahim Kelmendi, ish-veprimtar tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, pėr pajtim me popullin serb dhe Serbinė, vendosėm tė bėjmė kėtė:

    REAGIM

    I nderuari, Ibrahim Kelmendi!

    Pėr lėvizjen ēlirimtare tė shqiptarėve nė trojet e veta nė ish-Jugosllavi dhe pėrtej kufijve tė atdheut tė Shqipėrisė e andej Drinit dhe nė Diasporė, emri yt nuk ėshtė i panjohur pėr pėrpjekjet tua qė ke bėrė pėr ēlirim kombėtar dhe shoqėror, duke u radhitur herėt nė radhėt e para tė atyre bijve dhe bijave qė jetėn ia kushtuan lirisė sė Kosovės dhe viseve tė tjera tė okupuara nga shtetet okupatore sllave.
    Si njėri prej veprimtarėve tė orėve tė para, pėrkrah heronjve tė Kosovės Kreshnike, Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka, si njėri prej themeluesve prej Lėvizjes Popullore tė Kosovės, krejt natyrshėm e meriton respektin nga populli shqiptar. Pikėrisht pėr kėto ide dhe veprimtari vizionare, herake dhe pėrparimtare, konsiderojmė se ju keni bėrė shumė pėr Shqipėrinė Natyrore.
    Kjo dėshmohet edhe nga fakti se Serbia i vrau bashkatdhetarėt tanė tė ndritur, tė cilėt me vendosmėri po ecnin drejt bashkimit tė lėvizjes ēlirimtare si parakusht qė populli shqiptar tė bashkohet rreth njė force tė organizuar dhe tė bashkohet fort nė betejat e luftės pėr liri, tė cilat doemos do ta ēonin drejt fitoreve tė reja: lirisė dhe ribashkimit kombėtar.
    Thuhet njė fjalė e urtė jona popullore: “Trimi e ka fatin sa gryka e pushkės”. Mbase, kjo maksimė e madhe si njė gjerdan fishekėsh, mė sė miri do tė shkonte ty. Themi kėshtu, sepse duke e lexuar veprėn tėnde (do tė thoshim me njė biografi kolektive tragjike), me titull: “Atentatet”, vetėm fati ka dashur qė ty mos tė vriteshe nė natėn vrastare pėrkrah me shokėt veprimtarė. Mbase kjo as nuk qe fat i njė rruge tė shtruar me dafina, siē janė munduar ta paraqesin disa ithtarė tė LPK-sė, tė futur si mish i keq, nė radhėt e LPK-sė, dhe pastaj disa liderucė tė partive tė “pluralizmit” tė pasiviteteve ‘90-ta. Duke e njohur kėtė bagazh pozitiv tėndin, ne jo pak u befasuam, kur tani ke vendosur tė merr njė nismė tė tillė.
    Ajo nuk ėshtė aspak me vend dhe e qėlluar, ėshtė e dėmshme ata qė i marrin ato nisma. Ne, e kuptojmė thellė dėshirėn tuaj tė mirė pėr t“i pajtuar dy popuj, qė fatkeqėsisht gjatė historisė kishin dhe kanė deri sot konflikte dhe luftėra tė pandėrprera gjatė shekujve. Por, kjo ndodhi mbase jo pėr fajin e popullit tonė tė shumėvuajtur, tė cilit pushtues tė ardhur pėrtej Karpateve ia pushtuan trojet e tij etnike. Prandaj, ende pa u mbyllur ky proces i gjatė dhe tepėr i vėshtirė, pra pa u realizuar idealet e breznive tė tėra shqiptare qė luftuan dhe ranė nė altarin e atdheut pėr liri dhe ribashkim kombėtar, tė dilet me nismėn e pajtimit, kjo sipas mendimeve tona ėshtė hiē mė pak se foshnjėri morale dhe politike, qė nuk do t“ia dėshironim askujt, pėr mė tepėr nuk do ta dėshironim kėtė sėmundje nga viruset “demokratike” as ty.

    Konferenca e Londrės 1913

    Ne, nuk mund tė numėrojmė nga e dyta, por tė fillojmė nga e para:

    Ne, fillimisht, do tė duhej ta bėnim pajtimin brenda kombėtar, i cili jo pak na solli dhe po na sjellė vuajtje - gjak e lot. Pėr kėtė pajtim kishte pėrpjekje qė nga fillimi i viteve 90-ta, kujtojmė kėtu pėrpjekjet e intelektualėve tanė Akademik Rexhep Qosja e tė tjerė por, kėto pėrpjekje u goditėn pamėshirshėm nga politika e ashtuquajtur "demokratike", nga liderėt e partive nė pushtet nė Tiranė dhe nė Prishtinė. Gjendja ka mbetur pezull deri sot, jo pėr fajet e atdhetarėve tė devotshėm, por pikėrisht pėr fajet e devijatorėve mė skandalozė tė ēėshtjes kombėtare.
    Sot, tė kėrkosh pajtim me Serbinė, ėshtė nismė tejet e paqėlluar, sepse okupatorja Serbi, ende as nuk u pendua, as kėrkoi falje botėrisht pėr tė gjitha ato krime e spastrime etnike qė i bėri pėr mė tepėr se njė shekull nė trojet shqiptare, pėr mė keq; ajo ende po e vazhdon “kėngėn e vjetėr” tė nxitjes sė luftėrave tė reja duke u betuar rreth zjarreve pirateske, me kėngė tė egra ēetnike se “kurrė nuk do ta lėshojė Kosovėn”! Populli serb ende nuk ėshtė kthjellė mendėrisht sa tė heqė dorė nga planet e errėta kolonialiste qė tė parėt ia lanė si amanete nga mė tė kėqijat pėr pushtime tė tokave tė huaja. Populli serb fatkeqėsisht ende po i voton xhelatėt ēetnikė tė V. Sheshelit dhe “socialistėt” e S. Millosheviēit. Disa zėra tė vetmuar vėrtetė janė nė Serbi qė sot i shohin ca mė ndryshe situatat e krijuara pas luftėrave qė i humbi dhe i fitoi Serbia. Por, populli ynė thotė: “me njė lule nuk ēelė pranvera”. Nė Serbi tani sundojnė ferrat (dhe siē po shihet) nuk ka rreze drite nė horizontin e qiellit pus tė saj. Atje, egėrsisht po shkelen lulet qė kundėrmojnė paqe...
    Serbia, e humbi luftėn nė Kroaci dhe nė Slloveni, pjesėrisht e humbi edhe Maqedoninė dhe Malin e Zi. Themi pjesėrisht sepse kėto republika janė shpallur tė pavarura edhe me marrėveshjen qė e patėn me Serbinė. Kėto, dy ish-republika jugosllave ishin, janė dhe do tė jenė aleate besnike tė Serbisė dhe kurdoherė (me njė politikė dhelparake), kundėr popullit shqiptar. Serbia e fitoi luftėn nė Bosnjė, me ndihmėn e Rusisė dhe tė disa aleatėve tė saj evropianė. Bosnjėn e ndau nė tri pjesė dhe atje e fitoi njė “Republikė Serbe”, tė cilėn para luftės nuk e kishte. Serbia, sipas pėrpjekjeve tė ethshme qė po bėnė, ka rrezik serioz pėr ne shqiptarėt qė pjesėrisht luftėn do ta fitojė edhe nė Kosovė. Dėshmi e hidhur lidhur me kėtė, padyshim, ėshtė “zgjidhja e problemit tė Kosovės”, sipas Paketės sė Ahtisarit. Nuk po ndalemi shumė nė dėmin e pallogaritshėm qė do t“i kushtojė popullit shqiptar ky plan i zi; por vetėm do tė theksojmė se: kjo Paketė pa dorashka iu hapė rrugė serbėve qė ta ndajnė Kosovėn, nėn maskėn e decentralizimit, apo mė saktė, ta ndajnė sipas orekseve fashiste thjesht, sipas tekeve tė tyre politike, pra nė enklava serbe. Ndarja e Kosovės ėshtė fitore e pjesėrishme pėr Serbinė. Pavarėsisht retorikės zhurmuese optimiste tė “politikanėve largpamės” tė Kosovės, se: “nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės”, realiteti po shihet ndryshe.
    Pra, nė kėtė situatė, pajtimi me Serbinė, ėshtė hiē mė pak si njė ėndėrr, ndonėse pėr dikė mund tė jetė e kėndshme, realiteti nuk i qėndron besnik. pra ėshtė tepėr i hidhur.
    Ne, sipas traditave tė popullit tonė e kemi fort mirė tė njohur se kur dikush donė tė pajtohet me tjetrin njėri nga ata, pra vrasėsi (fajtori) duhet doemos t“i kėrkojė pajtim viktimės, (tė pafajshmit), e jo anasjelltas, siē po pretendon i nderuari ynė, “pleqnari modernist” alla demokrat, Ibrahim Kelmendi.
    Nėse, ne shqiptarėt kėrkojmė pajtim me Serbinė, ashtu padashur po biem pre e pranimit tė fajtorėve pėr tė gjitha ato konflikte dhe luftėra qė i patėm me serbėt.
    Ne, duke kėrkuar pajtim me serbėt, do tė kapitullojmė para bashkėsisė ndėrkombėtare pėr faktin se ata me tė drejtė do tė mendojnė: ja shqiptarėt paskan qenė ata qė deri sot e paskan trazuar Ballkanin, krejt paarsyeshėm.
    Pėr mė keq, ata do tė mendojnė: shqiptarėt tani po kėrkojnė pajtim pas humbjes sė tri luftėrave, atyre tani u paska hequr dehja e “pushtimeve tė trojeve serbe” etj. etj. Ata do tė mendojnė se: sikur, ne atyre u paskemi rėnė mė qafė, kurse ata qenkan detyruar tė vetėmbrohen...
    Prandaj, zotėri i nderuar, logjika e pajtimit edhe nga kėto aspekte morale dhe politike dhe strategjike nuk shkon!
    Nėse, sot liderėt politikė tė Shqipėrisė Natyrore, verbėrisht pa hezitim po e pranojnė Paketėn famėkeqe tė Ahtisarit, kjo nuk do tė thotė qė kjo tė kalojė aq lehtė aprovimin dhe zbatimin e saj nė trojet tona. Nė Shqipėrinė Natyrore, sot ka njė opozitė jo pa ndikim nė popull, por ajo qėllimisht ėshtė injoruar dhe po injorohet nga ēarqet e huaja ndėrkombėtare dhe nga pushtetarėt servilė tė tyre nė Tiranė, Prishtinė, Shkup dhe gjetiu... Por, mos tė harrojmė se kjo fatkeqėsi jo rrallė na ka ngjarė gjatė historisė sonė tė re, nė fillim shpėrfillja e pastaj ka ngjarė e kundėrta pėrqafimi i vizioneve tė opozitarėve atdhetarė, por tė mos harrojmė se kjo mbase na ka kushtuar shumė gjatė historisė, sepse kemi humbė shumė kohė, pėr realizimin e fitoreve tona!
    Ne, ju themi hapur se sot ka vetėm njė mundėsi pajtimi real me pushtuesit dhe kolonizatorėt serbo-sllavo-maqedonas (pa i harruar as ata malazezė e grekė): nėse kėto shtete koloniale terroriste do tė na i rikthenin tė gjitha trojet shqiptare qė nga Pazari i Ri dhe Molla e Kuqe deri nė Veles e Manastir e qė nga Plava e Gucia deri nė Ēamėri, do tė njihnin tė drejtat e popullsisė shqiptare tė dėbuar prej vatrave tė tyre tė rikthehet nė trojet tė kolonizuara dhe do tė njihnin si tė ligjshėm - ribashkimin kombėtar shqiptar. Pėr mė tepėr pozitiv do tė ishte fakti nėse ata do tė bėnin kėrkim-faljen dhe dėmshpėrblimin nė mėnyrė tė pėrpjesėtuar pėr popullin shqiptar pėr shfrytėzimin 100 vjeēar tė padrejtė tė trojeve shqiptare dhe pėr tė gjitha krimet dhe gjenocidin e ushtruar ndaj popullit tė pafajshėm shqiptar.
    Ndryshe, "pajtimin" nė stilin tė bashkim - vėllazėrimit tė urryer titist dhe tė kallajisjes sė tij, pra vazhduesit tė tij nė veshje "multietnike" tė Evropės Plakė, ne nuk e pranojmė. Nuk e pranojmė DOT, sepse ashtu shkelim mbi gjakun e qindra e mijėrave fėmijėve, tė rinjve e tė rejave burrave, e grave qė u vranė nga ana e makinerisė kriminale tė shtetit serb. Ne nuk mund tė shkelim ashtu mbi gjakun e dėshmorėve tė kombit qė me siguri do ta mallkonin dėshmorėt qė ranė nė shekuj; njė "pajtim" tė tillė qė do tė nėnkuptonte lėshim nga rruga kombėtare pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar dhe njėkohėsisht qė barazojnė ēlirimtarėt me pushuesit qė padrejtėsisht na akuzon neve se kemi tė njėjtėn urrejtje psikopatologjike me mitologjinė politike fashist-ekspansioniste tė shtetit serb, qė lejon ndikime tė pista nė trajtimin e popullit shqiptar nga ana serbe.
    Kjo nismė juaja nuk ėshtė aspak e hedhur pa qėllime tė caktuara... Ajo synon t“i hedhė hi dhe mjegull popullit, nė parapėrgatitje tė terrenit pėr pranimin e planit Ahtisari. E themi kėtė, sepse analizuam letrėn e dėrguar nė drejtim tė mesazhit pėrmes postės elektronike, dėrguar njėrit tė prej nėnshkruesve tė kėtij reagimi (M.A.), nė tė cilėn e paskeni ftuar pėr "realizėm", duke ia drejtuar pyetjen tė mėposhtme: "Pėrpiqeni 'tė diskreditoni' propozimin e Ahtisarit pėr “pavarėsi tė mbikėqyrur”. Dhėntė Zoti dhe u realizoftė kjo “pavarėsi e mbikėqyrur”. Meqė Ti Mona, je shtetase rumune, e lindur dhe e rritur atje, mendon se Rumania, duke u anėtarėsuar nė BE, nuk ėshtė detyruar tė pėrkufizoi pavarėsinė e vetė shtetėrore, siē ėshtė e detyruar Gjermania, Franca, dhe shtetet tjera anėtare?".
    Bėrja publike e kėsaj letre ėshtė masė parandaluese ndaj ideve tė tilla "naive" dhe qė dėshmojnė mosnjohuri trashanike tė proceseve politike brenda Kosovės dhe tė atyre nė nivelin institucional evropian.
    E para, ju po pranoni planin Ahtisari . Kjo do tė thotė se dhe pranoni planin e tij pėr "pavarėsi" me kokėn nėn Serbi, kėmbėt nė Bruksel me duar e kėmbė tė lidhura, po pranoni gjėra mė robėruese se sa Kushtetutėn e vitit 1974. Ēka do tė thoshin shokėt e juaj qė u vranė nga UDB-a serbe, nėse do tė dinė se paskeni ndryshuar tėrėsisht, duke pranuar lojėrat e pista tė pushtuesve dhe pėrkrahėsve tė tyre ndėrkombėtare?!
    E dyta, ne duhet t“ju pėrkujtojmė: ju qė jetoni nė Gjermani, e dini fort mirė se kur Gjermania e godet tryezėn me grusht nė organet e BE-sė, duke ditur si tė negociojė dhe si tė formulojė interesin e saj kombėtar nė raport me politikat tė ndryshme komunitare, zėri i saj dėgjohet, merret parasysh. Sa i pėrket Rumanisė apo cilitdo shtet tjetėr brenda BE-sė, kjo do tė varet nga mėnyra si do tė dijė tė gjejė vend nė kontekstin e institucioneve ndėrkombėtare.
    Njė gjė ėshtė e sigurt, dhe kjo po thuhet hapur jo rrallė se: ka dallime midis anėtarėve tė BE-sė dhe tė kolonizuarve nga BE-ja. Ka dallime midis anėtarėve qė (edhe pse kufizohen disa pjesė tė sovranitetit tė tyre), duke hyrė nė kėtė institucion ndėrkombėtar, por e bėjnė sipas dėshirės sė vet dhe atyre qė u imponohen me forcė njė sundim tė ri tė huaj; qė synon tė bllokojė dhe tė shuajė rrugėn e drejtė tė ēlirimit dhe ribashkimit kombėtar; qė nėnkupton edhe krijimin e shteteve etnike nė Ballkan, projekt ndaj tė cilit BE-ja, pra Evropa Plakė nė veshje "moderniste" po vazhdon taktikėn e sabotimit, shantazhit dhe luftės sė hapur politiko-psikologjike, nė kundėrshtim edhe me vlerat dhe parimet tė njė hapėsire tė pėrbashkėt evropiane. Ju rekomandojmė (juve dhe nxitėsve tė tuaj) tė lexoni libra qė merren me problemet e institucioneve komunitare, nė veēanti lidhur me Kėshillin e BE-sė dhe atje do tė shihni se shtetet anėtare po ndjekin interesin e tyre kombėtar nė formimin e politikave nėpėrmjet negociatave, ku nuk vazhdojnė vetėm taktikėn e humbėsit, siē po bėjnė politikanėt kolaboracionistė nga tė gjitha trojet shqiptare, qė po bien nėn ndikimin e qarqeve sllavo-greke.
    Mė shumė na ka habitur deklarata juaj tė datės sė 18 majit 2004 nė gazetėn "Koha Ditore", nė tė cilėn deklaroni se: "Bashkimi kombėtar do tė bėhet me hyrjen e BE dhe NATO-s" po thellon "ėndrra pelash" intriguese qė dalin nė kundėrshtim tė ribashkimit kombėtar.
    1. Kosova nuk mund tė integrohet nė BE dhe NATO, sepse nuk ėshtė subjekt i pavarur, aq mė pak nėpėrmjet zbatimit tė planit Ahtisaari. Asaj nuk i nevojitet pavarėsia formale, territoriale, por pavarėsia kombėtare, qė krijohet nėpėrmjet respektimit tė drejtės sė vetėvendosjes sė kombit shqiptar, kudo ku gjendet.
    2. Slogani "bashkim kombėtar pėrmes integrimit" ėshtė njė aksion dezinformativ tė ēarqeve agjenturore sllavo-greke dhe evropiane, qė kanė njė diplomaci thinjake, qė dinė t“i hedhin njėmijė e njė fije sherresh, pra tė hedhin kurthe tė tilla nė drejtim tė neutralizimit tė luftės politike e ushtarake anti-koloniale pėr zgjidhjen globale e ēėshtjes shqiptare. Shtrirja e fijeve tė "integrimit", pa ribashkimin kombėtar, ka dy qėllime: qė shqiptarėt tė "integrohen" nė njė "Federatė Ballkanike", nė udhėheqjen hegjemoniste serbo-greke dhe qė ata tė asimilohen ngadalė, por sigurt nė trojet e veta nė kolonizim tė drejtpėrdrejtė sllav. Parimi i vetėm dhe i palėkundshėm ėshtė se integrimi tė bėhet pas ribashkimit, jo para tij, pėr tė shpėtuar substancėn kombėtare shqiptare, pėr tė realizuar ēlirimin gjithėpėrfshirės kombėtar, njėsimin me shtetin amė Shqipėrinė dhe jo me njerkat vrasėse Serbi, Maqedoni, Mal i Zi dhe Greqi.
    Mjerisht, qėndrimet tuaja po tregojnė sinjale tepėr tė errėta, sepse nga njė veprimtar tė madh tė ēėshtjes kombėtare, tani jeni bėrė njė disfatist i mashtruar, prandaj e keni ngritur flamurin e bardhė tė kapitullimit dhe tė konformizmit. Ju kėshillojmė tė mendoni mirė para se tė merrni qėndrime tė tilla politike nė dėm tė ēėshtjes sonė kombėtare, sepse kėto e dėmtojnė rėndė ardhmėrinė tonė kombėtare dhe personalitetin tėnd si atdhetar.

    Danimarkė, Suedi, Rumani, 19 Maj 2007
    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  4. #34
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Shume filozofe kemi ne kete forumin tone qe na habisin me idete e tyre.po si mund te flitet per pajtim ne nje kohe qe konflikti me Serbine mund te shpertheje ne c'do moment.Per pajtim mund te flitet ne rastin kur Kosova do te ishte shtet i pavarur,e njohur edhe e pranuar nga Serbia dhe serbet.Por si gjithmone ne kerkojme me pak per vete se sa kerkojne te tjeret per ne.
    Disa ketu ta shpifin gjoja me mentalitetin e tyre mijra vjet drite larg mesatares,nje kategori qe eshte veshtire ta percaktosh,kozmopolite,levantine,neo-fanatike fetare, majmunllare,te virgjer edhe pse jane te te tridhjetat,apo te gjitha keto bashke?Ata te cileve i referohem do ta njohin veten.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga murik : 24-05-2007 mė 17:05

  5. #35
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Pergjigje derguar z-ri Kelmendit:

    I nderuar z.Kelmendi,
    Nisma juaj per pajtim me gjakataret serb mendoj se eshte humbje kohe,
    prandaj do ju sugjeroja juve qe ne vend se te merreni me pajtim shqiptaro
    -serb, te kushtoni me shume rendesi pajtimit ndershqiptare-gje per te cilen
    kemi nevoje.
    Qellimin qe ia keni vene Ju vetes, nuk do tia arrini kurren e kurres, jo
    sepse kete e refuzon populli shqiptar, por sepse gjakpiresit serbe do tju
    injorojne. Ne fund te fundit, ne nuk kemi nevoje te jemi iniciatore te nje"
    kerkese pajtimi" me ta (sepse ne nuk e terrorizuam popullin serb), po ata
    kryene gjenocid ndaj popullit te Kosoves.

    z-ri Kelmendi, me te vertete me habisin njerezit si ju, veproni pa pike
    logjike dhe vec sa per hater te trendeve "euro-integruese".



    P.S: dhe per fund do ju kisha lutur, nese eventualisht keni perkrahje nga
    qytetaret shqiptare (ashtu sic pretendoni ju), te beni publike letrat dhe
    komentet e tyre. thjeshte jam kurioz te dij, se ne cka e bazojne perkrahjen
    qe ia japin ketij projekti te paarsyeshem.

    Me rrespekt,
    Bashkim Ameti
    Shkup

    ...............................................
    dhe pergjigja e tij :

    I nderuar z. Ahmeti,

    ju falėnderoj pėr prononcimin Tuaj, edhe pse ėshtė refuzues.
    Letrat pėrkrahėse nuk do publikohen tani pėr tani, pasi do mund tė influenconin pėrcaktimin e tė tjerėve.
    Nuk ėshtė edhe aq keq tė influencohesh nga trendi "euro-integrues", pasi po dėshirojmė tė anėtarėsohemi nė Be, nė NATO dhe nė struktura tė tjera "integruese".
    Megjithatė, vazhdoj tė mendoj se nisma pėr pajtim ėshtė nė dobi aktuale dhe pėr tė ardhmėn e Kosovės.
    Me respekt
    Ibrahim Kelmendi
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Ibrahim Kelmendi

    Xhemil Zeqiri - Fadil Shyti - Mona Agrigoroaiei



    Kēyrni k'ta "kalemxhinjtė"e internetit,tue u shtye nėrmjet veti se cili asht ma kompetent pėr (mos) pajtim mes shqiptarėve e srbve!!!!
    Sa zor me pa ujin kah shterret,e k'ta kah myten n'ta!
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Shume filozofe kemi ne kete forumin tone qe na habisin me idete e tyre.po si mund te flitet per pajtim ne nje kohe qe konflikti me Serbine mund te shpertheje ne c'do moment.Per pajtim mund te flitet ne rastin kur Kosova do te ishte shtet i pavarur,e njohur edhe e pranuar nga Serbia dhe serbet.Por si gjithmone ne kerkojme me pak per vete se sa kerkojne te tjeret per ne.
    Konflikti midis serbve dhe shqiptareve mund te shpertheje ne cdo moment vetem nese nga Kosova largohen trupat e NATO. Fakti qe nuk ka shperthyer ne keto 8 vjetet e fundit tregon qe prezenca e trupave paqeruajtese te NATO(s) ne Kosove ka efektin neutralizues dhe krijon kushtet nevojme per rindertimin e jetes ne paqe.

    Pavaresia e Kosoves nuk eshte vetem nje arritje euforike, eshte edhe nje test qe historia ka rezervuar per ne shqiptaret ne syte e mbare botes se qyteteruar. A jemi ne nje popull evropian qe ndajme te njejtat principe e vlera sic jane bashkejetesa dhe toleranca nderetnike, nderfetare, apo jemi nje popull i prapambetur e prapanik qe pavaresine nuk e shikon si nje ftese per tu bere pjese e familjes se madhe evropiane por si nje drite jeshile per ta zbrazur Kosoven nga minoritetet e per tu hakemarre ndaj serbve ne perjetesi.

    Te gjithe ata qe punojne per pavaresine e Kosoves sot punojne me paramendimin se populli shqiptar eshte nje popull evropian qe i ndan ato vlera, dhe nje Kosove e pavarur do te sjelli stabilitetin dhe jo destabilitetin e metejshem te Ballkanit. Por kjo nuk do te thote se ne Kosove e Serbi nuk ka njerez te pagdhendur qe mundohen te mbajne te ndezura flaket e urrejtjes dhe luftes ne perjetesi. Mirepo keta nuk jane shumica, keta jane pakice e zhurmshme qe mbyt zerin e asaj shumices qe kerkon zgjidhje e paqe.

    Ata qe protestojne per largimin e trupave te NATOs ne Kosove dhe ata qe sulmojne me cdo mjet te mundshem institucionet e brishta demokratike te Kosoves jane ata qe nuk e konceptojne dot jeten e te ardhmen pa lufte e urrejtje ndaj serbve.

    Sa i madh eshte shansi historik me te cilin ne shqiptaret perballemi sot, per te ndertuar nje realitet te ri ne Kosove, aq i madh eshte edhe rreziku i shkaterrimit te ketij shansi fale injorances dhe driteshkurtesise kombetare dhe shpirterore te nje grupi te vogel shqiptaresh qe jane don-kishotet e koheve moderne.

    Nje Kosove e pavarur do te thote nje Kosove ne paqe, ne zhvillim dhe plotesisht e integruar ne familjen evropiane. Por jo te gjithe shqiptaret e perkufizojne "pavaresine" njesoj, dhe kjo eshte zemra e problemit.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-05-2007 mė 14:09

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kujt ia ben kete thirrje ky bir Shkine?

    Ky i. Kelemendi asnjehere s'ka qene i armiqesuar me Shkiet, por ka qene vegel e tyre per me shume se 3 dekada.

    Kush i jep atij te drejte morale qe te apeloj nje pajtim te ketille?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #39
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga Arb
    Kujt ia ben kete thirrje ky bir Shkine?

    Ky i. Kelemendi asnjehere s'ka qene i armiqesuar me Shkiet, por ka qene vegel e tyre per me shume se 3 dekada.

    Kush i jep atij te drejte morale qe te apeloj nje pajtim te ketille?
    A nuk po e sheh se ka edhe plot te tjere qe mendojne si ky kuckij sin.

  10. #40

    Thumbs down Ja pse gabojnė Ibrahim Kelmendi dhe bashkėkendimtarėt e tij, se ne duhet tė fillojmė

    1.Sepse nė pushtet janė ende Kriminelėt Serb!
    2. Sepse krimet e tyre nė Kosovė ishin tė tmerrshme!
    ... e fakte tjera!
    Pėr Shqiptarėt e ndershėm dhe tė ndėrgjegjshėm kjo ėshtė njė "tallje" e radhės!

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Realpolitika e Ibrahim Rugovės
    Nga biligoa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 11-04-2023, 07:41
  2. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  3. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •