
Postuar më parë nga
Albo
Po mire, kur Himara nuk paska popullsi minoritare, perse Himara flet greqisht, perse hap nje shkolle greke, perse ngre nje flamur grek karshi atij shqiptar, perse zgjedhesit e bashkise se Himares votojne per PBDNJ ne cdo zgjedhje dhe zgjedhin edhe kete minoritarin Bollano per kryetar bashkie?!
Kur ti japesh pergjigje kesaj pyetjes qe une te bera me lart, qe nuk ka nevoje per pergjigje, mbase e kupton qe Himara te pelqen apo nuk te pelqen ty banohet nga minoritare greke, dhe nuk te takon ty apo mua te flasesh ne emer te Himares, flasin vete himariotet me votat e tyre ne cdo zgjedhje qe mbahen ne Himare. Po te ishe burre me mend, do te lexoje verdiktin e shumices se himarioteve e do te heshtje.
Pra problemi nuk eshte se Himara banohet nga minoritare greke, problemi eshte se ti si Ermal nuk te pelqen qe Himara banohet nga minoritare dhe i ben qejfin vetes se sikur keta gjoja na qenkerkan shqiptare te greqizuar.
Ata minoritaret greke ne toke shqiptare dine qe ka me shume shqiptare ne Greqi, se sa greker ne Shqiperi. Vetem emigrantet e dy dekadave te fundit ne Shqiperi perbejne 5% te mbare popullsise se Greqise, ose 20% te gjithe popullsise se Republikes se Shqiperise.
Dhe me kete menyre te menduari qe ti trashegon nga epoka e komunizmit, ti duhet ti thuash faleminderit shtetit grek qe nuk i ka legalizuar emigrantet ne Shqiperi pasi ti je aq "patriot" sa kerkon te shqiptarizosh edhe minoritaret greke te Himares qe ta thone ne sy e me plot goje qe jane me kombesi greke e jo shqiptare.
Fqinji koprac qe mban ne gjirin e vete prej 2 dekadash 20% te mbare popullsise se Shqiperise e ne kembim kerkon respektimin e te drejtave te minoritet grek ne Shqiperi nga shteti shqiptar?! Shume nga ata me te cilet ti po diskuton ne kete teme jane nxenes ne shkollat e Greqise dhe kane kaluar rinine e tyre ne Greqi si nxenes apo si punetore.
Anetaresimi i Shqiperise ne BE kalon permes Athines, pasi Greqia deri dje ishte vendi i vetem Ballkanik anetar me te drejta te plota ne BE. Me pranimin e Bullgarise e BE, rruga e anetaresimit te Shqiperise ne BE kalon edhe permes Sofies dhe Bukureshtetit, pasi cdo vend anetar i BE mund te vere veton nese e sheh te arsyeshme.
Realiteti nuk ndryshohet me fjale qe burojne nga nje krenari boshe, realiteti pranohet per ate qe eshte dhe ndryshohet vetem me pune e bashkepunim, dhe nje rol te madh ne bashkepunimin midis popujve luajne minoritetet. Keshtu qe meso qe ti respektosh minoritetet dhe te vleresosh kontributin qe ato japin ne jeten e vendit. Pavaresisht nga kombesia e minoriteteve, ata jane te gjithe shtetas shqiptare. E ka emrin Unitet ne Diversitet.
Minoriteti grek ne Shqiperi nuk eshte nje kale troje, minoriteti grek ne Shqiperi dhe ata emigrantet shqiptare ne Greqi jane urrat me te forta te bashkepunimit midis dy popujve. Dhe keto ura duhen ndertuar, zgjeruar e forcuar, pasi jane ne interesin e te dyja paleve dhe mbi te gjitha, jane ne interesin e paqes rajonale.
Albo
Krijoni Kontakt