Close
Faqja 27 prej 38 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 378
  1. #261
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    interesant

    Mire qe ka shkruar per simbolet e Kosoves se si duhet te jene por ky profesor i nderuar nuk na jep asnje propozim se si duhet te jene simbolet e Shqiperise.Kur ai vete e pranon se kjo pjese e territorit te Shqiperise Etnike dikur quhej Dardani pse nuk na sugjeron qe te perdoren simbolet e Dardanise antike.Nuk besoj se Dardania antike te mos kete pasur simbole te veta
    Shume konfuz eshte profesori i nderuar ose LLapi per qellime te caktuara nuk na jep ndoshta shkrimin e plote por vetem ato qe i kane interesuar atij

  2. #262
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Kosova ka tashme simbolet e veta

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Kush te ka thene ore i uruar? Cilat simbole i ka tash Kosova....mos po mendon ato te Rahmetlise. Kosova nuk eshte prone private e askujt . Simbolet i nxjerr Shteti e jo personi.

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar mė parė nga faiksmajli
    Kush te ka thene ore i uruar? Cilat simbole i ka tash Kosova....mos po mendon ato te Rahmetlise. Kosova nuk eshte prone private e askujt . Simbolet i nxjerr Shteti e jo personi.
    Ai i Madhi, perfaqesonte Institucionin numer nje ne Kosove, prandaj edhe Flamuri dhe Hymni shteteror ekzistojne, pasi jane pranuar nga vete populli.

    Ate flamur e has kudo, ne shtepi, zyra, celulare, e kudo tjeter.

    Edhe hymnin tashme qytetaret e Kosoves e kane ne MP3-te, e ne celularet e tyre...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Arb, kjo qe thua ti eshte genjeshter.Populli nuk i ka pranuar keto simbole edhe nese te kujtohet populli i ka pas kalle e rrezuar pertoke keta flamuje te Rahmetlise.
    Asnje institucion i Kosoves nuk eshte marre deri me sot me simbolet e Kosoves.Simbolet nuk miratohen neper kafene e zyra private sic bente ai "i madhi"
    Asnje plebishit apo forme tjeter e berjes se simboleve nuk eshte mbajtur deri me sot.Po pritet seshpejti te vendoset per keto pune. Do te kete disa propozime e pastaj do te vendoset njera prej tyre.
    A kuptove tash?

    PS: Keto simbole qe thua ti .jane vetem te LDK-se, e LDk-ja nuk eshte i gjithe populli bile cdo dite e me shume po shkon duke u zvogeluar numri i anetareve te ldk--se.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga faiksmajli : 19-11-2006 mė 00:26

  6. #266
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Pse nuk po i sillni ju ketu propozimet e juaja per symbolet e shtetit te Kosoves, e ndoshta i shikojne keta politikanet tane qe "ndegjojne" popullin qe perfaqsojne dhe "marrin" parasysh ēdo idee te popullit te tyre "te dashur" pa bere vendime vetiake me kokefortesi politiko-egoiste.

    Sillni propozimet ketu ose hapni nje teme te re extra per propozime te symboleve te shtetit te Kosove, e leni keta pallavra LDK, PDK, AAK e ku ta di une, se populli duhet te vendose se ēfar symboli ose flamuri don ai, i cili flamur duhet pa tjeter te ket vetem ngjyrat KUQ e ZI dhe Shqiponjen dykrenare Shqiptare, por siē e dime te gjith duhet te kete dallim nga flamuri i Shqiperise.

    (qe te mos keqkuptohemi neve na duhen symbole per shtetin e Kosoves se symbolet e Kombit Shqiptar i kemi dhe s'ka bire nene qe i ndryshon)

  7. #267
    Besoj qe per sombolet te shtetit te Kosoves, duhet qe te gjithe qeveritaret dhe te gjitha partite relevante qe jane ne Kosove, te jene te njejtit pajtim per simbolet e ardhshme te Kosoves, te kene konzezuz te perbashket, se simbolet dhe hymni nuk jane prone private te ndonje individi apo partie, por ato jane prone shteterore.

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Simbolet e Kosovės





    Mehmet Kraja



    Nuk duhet tė jesh specialist i heraldikės, qė tė vėresh se stema aktuale e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrcaktuar me Kushtetutėn e fundit, pėrmban dy gabime elementare: sė pari, pėrkrenarja e Skėnderbeut nuk ėshtė dashur tė vendoset brenda shqytit, mbi kokėn e shqiponjės; dhe, sė dyti, shqyti nuk duhej tė pėrkufizohej me fileto ari, sepse kjo nuk ka asnjė kuptim, madje grafikisht qėndron shumė keq. Megjithatė, kjo ėshtė stema aktuale e Shqipėrisė dhe ndryshimi i saj eventual, kėrkon ndryshimin e Kushtetutės, qė domethėnė se ėshtė njė punė shumė e komplikuar dhe me mundėsi tė pakta qė tė bėhet nė njė tė ardhme tė afėrt.

    E sollėm kėtė shembull pėr tė treguar se nxjerrja e simboleve tė njė shteti ėshtė njė punė shumė serioze, e cila, pėrveē angazhimit tė faktorit politik, kėrkon durim dhe pak mė shumė dije, si dhe njė ambient tė pėrshtatshėm kulturor, nė tė cilin diskutimi pėr kėtė ēėshtje apriori nuk pėrjashton askėnd. Nė shtete tė ndryshme, diskutimi pėr simbolet zhvillohet pėr njė kohė tė gjatė, madje nuk pėrfundon as pas marrjes sė vendimit. Kjo nuk ka tė bėjė vetėm me anėn politike tė problemit, por edhe me njė mori ēėshtjesh tė tjera, ku pėrzihet edhe tradita, edhe bashkėkohėsia; pastaj mesazhi qė dėshiron tė japė njė komunitet shtetėror; pastaj origjinaliteti dhe veēantia. Pra, me simbolet shtetėrore nuk pėrfaqėsohet vetėm politika, megjithėqė ajo i pėrdor dhe i keqpėrdor ato mė sė shumti. Pėrfaqėsohet edhe dija, shkalla e njohjes sė problematikės, por, mbi tė gjitha, pėrfaqėsohen institucionet e shtetit dhe mėnyra e funksionimit tė tyre, mendėsia autoritare ose demokratike, mentaliteti konservator tradicional, ose i avancuar dhe bashkėkohor. Veēmas e rėndėsishme paraqitet mėnyra si ligjėrohen simbolet shtetėrore, sepse simbolika e tyre nuk ėshtė vetėm ēėshtje “shenjash”, por ka njė kuptim mė tė gjerė dhe pėrēon mesazhe gjithėpėrfshirėse.

    Veēmas e komplikuar paraqitet kjo ēėshtje nė rrethanat e Kosovės. Kosova pėr herė tė parė nė histori bėhet shtet, qė domethėnė se ajo nuk ka njė traditė qė duhet ndjekur. Lidhja qė ndonjėherė i bėhet asaj me Dardaninė antike historikisht ėshtė mjaft e mjegullt dhe pėrfshin brenda njė vazhdimėsi tė kėputur pėr njė kohė tepėr tė gjatė. Flamujt dhe stemat nuk janė traditė antike, janė mesjetare. Pra, nė kėtė pikė Kosova paraqitet pa traditė tė veten. Njė tjetėr problem konsiston nė diferencimin qė duhet tė bėjė Kosova ndėrmjet simboleve kombėtare dhe atyre shtetėrore. Nėse deri diku ėshtė arritur njėfarė pajtimi parimor se Kosova duhet tė ketė simbolet e veta shtetėrore, ende nuk ėshtė ndėrtuar konsensusi rreth shkallės sė diferencimit tė tyre nga simbolet kombėtare, veēmas kur bėhet fjalė pėr flamurin. Por akoma mė keq qėndron puna me konsensusin politik, sepse nė Kosovė tashmė janė pėrvijuar qartė tre blloqe kundėrshtues me njėri-tjetrin: njėri, qė kėrkon tė fuqizohen me ligj improvizimet e Rugovės sė ndjerė, i cili insistonte pėr vazhdimėsinė e palidhur antike-mesjetare-bashkėkohore tė Kosovės (sipas specialistėve tė heraldikės, simbolet e tij kanė gabime jo tė pakta); tjetri, qė i refuzon simbolet e Rugovės, sepse i quan partiake dhe kėrkon tė vėrė nė spikamė kontributin e jashtėzakonshėm tė UĒK-sė, e cila ndėrroi rrjedhėn e historisė mė tė re tė Kosovės (thonė se nė ngjyrat e simboleve tė saj, ndėr tė tjera, vėrehet edhe njė trashėgimi indirekte ideologjike); dhe, i treti, qė i refuzon tė dy zgjidhjet e para dhe ėshtė i lidhur nė mėnyrė emocionale me simbolet tona kombėtare, duke mos pranuar tė bėjė diferencimin artificial ndėrmjet simboleve kombėtare dhe atyre shtetėrore. Nė kėtė pikė, nė punėn e kėtij diferencimi, Kosovės i paraqitet njė vėshtirėsi plotėsuese, sepse ne e kemi shumė zor tė gjejmė njė rast analog, i cili do tė mund tė na shėrbente si shembull ose model. Shtete tė reja janė formuar deri vonė dhe vazhdojnė tė formohen akoma, por ato kryesisht janė shtete kombėtare, ose e konsiderojnė veten tė tillė, kėshtu qė, nė rastet e tyre, simbolet kombėtare janė bėrė vetvetishėm simbole shtetėrore; ose simbolet shtetėrore janė pranuar edhe si simbole kombėtare. Rasti ynė pėrmban nė vete njė dualizėm tė paharmonizuar dhe jo tipik, sepse shteti i ardhshėm i Kosovės as do tė jetė vazhdimėsi e ndonjė tradite tė mėhershme, as entitet i mėvetėsishėm kombėtar. Kosova do tė jetė “shtet politik”, nė kuptimin specifik tė kėsaj fjale dhe qytetarėt e saj tashmė e kanė pranuar kėtė fakt. Mbėshtetja nė masė e kėtij fakti vetvetiu ka krijuar konsensusin parimor se, Kosova do tė ruajė simbolet kombėtare, por do tė bėjė edhe simbolet e veta shtetėrore. Mėnyra dhe rruga si mund tė bėhen kėto simbole, nuk ėshtė e panjohur.

    Mjafton qė politika tė mos ngatėrrojė punė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #269
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    44
    Kotilla e Kretes,ajo e UJDIT dhe batakqinjeve te ngjashem dojne ta lejne Kosoven pa simbolet shtetrore.

    Kotilla e Kretes dojne Flamurit te ja vejne yllin e rusise
    Kotilla e UJDIT yllin e jugosllavise dhe
    Kotilla e batakqinjeve shishen e rakise.

  10. #270
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-03-2006
    Postime
    74
    Citim Postuar mė parė nga Tahir_Veliu
    Nuk do te quditesha sikurse ky diktatori Rugova ti detyroj nxenesit te kendojn:
    Tė na rrojė Rugova, tė na rrojė o pėrgjithmonė !

    o tahir ik e nrroje emrin e bane shqiptar dhe masanej fol per rugoven,
    rugova po munohet me te dhan krenarine qe ta ka marr lindorizma.
    Rugova asht nje kanunor i vertet se pse e sheh se sa shum e ka kerrusur islamizmi shqiptarin.Pra ai e di se eshte ajo nyja kanunore qe ja ndalon shqiptarit ramjen ne gjunj sepse po rave ne gjunj je i vdekun moralisht,dhe ne baze te kesaj duhet te filozofosh ti dhe te gjithper rugoven.Eshte e veshtire ti ndihmosh dikujt qe nuk pranon ndihmen

Faqja 27 prej 38 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Onomastikė - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shėn Albani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  2. Shqipėria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  3. Flamuri i Dardanisė mungon nė festimet e 28 nėntorit nė Kosovė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 19:34
  4. Rugova: Kosova duhet te kete flamur te vete
    Nga Shėn Albani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 14:51
  5. Emri ynė Dardan dhe krahina jonė Dardani
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 16-08-2004, 19:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •