Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Per mendimin tim, njeriu me trim dhe luftetari me i denje, me aq sa kam lexuar dhe di une , ka qene Hasan Riza Pasha. Trimeria dhe zgjuarsia e tije ne ruajtjen e shkodres, kur kjo qe e rrethuar nga ushtria malazeze, ka bere buje jo vetem ne shqiperi po ne te gjithe europen ne vitet 1911-12.
    Den Boss, kam lexuar dhe një biografi të Hasan Riza pashës.Ai ishte në të vërtetë vetëm nga e ëma shqiptar, por ishte shumë i afërt me ushtarët e tij, i vizitonte në spital kur ishin të plagosur.
    Është interesant një duel me topa që kishte bërë me malazezët.Ai ishte vendosur me disa topa dhe ushtarë në një shpat, ndërsa në shpatin përballë ishin vendosur malazezët gjithashtu me topa.Për një kohë të gjatë ishin gjuajtur ballë për ballë me topa, derisa i kishte shkatërruar fare malazezët.

  2. #12
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    ore, po tema eshte per njesite luftarake dhe jo pepinot dhe hasanat dhe kolokotronat. dhe te gjithe keta qe kene shkruar, me disa perjashtime jane "gjenerale" dhe jo ushtare. tani mund te themi se ska njesi te mire pa koke e mire but anyway.


    Theban Sacred Band - Ieros Loxos - Ceta e shenjte

    njesi luftarake e Tebes, gjate kohes qe mbizoterimi i Spartes ne Greqi ishte ne lekundje. Perbehej nga 300 veta. Ka mbizoteruar mendimi qe ishin homosexuale, ne kuptimin qe kishte homosexualiteti ne ato kohe ne Greqine e lashte, perbere nga 150 cifte.(pesonalisht jam i ketij mendimi). Shkelqyen ne Leyktra, nen Epaminonden (nje gjeneral innovativ) ku munden Sparten, ku mbanin krahun e djathte, krahu i nderit ne betejat mes falangave (phalax) sic ishin gjithe betejat ne Greqine e vjeter. Ishin njesia e pare e Tebes, gjate hegjemonise te saj te shkrurter.
    U shkaterruan nga Maqedonsit nen Filipin, mbase nga Alexandri qe udheheqte kavalerine e rende maqedonse, ne Haroneia (Xarwneia). Megjithese beteja ishte e humbur, kjo njesi ngaqe nuk dorezohej u rrethua dhe u shkaterrua deri ne fund.

    per me shume
    http://en.wikipedia.org/wiki/Sacred_Band_of_Thebes
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  3. #13
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Po këta ishin homoseksuale mer, skishin lidhje me ushtri e strategji.
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 05-10-2006 më 13:30

  4. #14
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga bayern
    Kjo temë ne fakt i përket me shume divizioneve që kan shkruar historië e luftes ne planetin tokë.
    Kur mendoj ne keso lloj temash dhe saktesisht per artin luftarak per divizione ceta apo ushtri. Secila e ka nje gjeneral i cili ka merita sa e gjithe ushtria e tij.
    Por pa qene ky gjeneral nje njeri i admirueshem edhe privatisht nuk mund ta quash si nje nder me te medhenjte e llojit.
    Ketu po rendis per nga kronologjia dhe jo per nga pesha vetem dy.
    I pari qe ka keto kualitete te paarritshme eshte mbreti yne Pirro Epiroti. Nje gjeneral, nje mbret dhe nje njeri i paperseritshem, nje ushtar qi me famen e tij shkathtesine mendore ne te gjitha sferat e jetes i linte large gjithe konkurentet e tij edhe per nga fama. As Aleksandri as Hanibali nuk krahasohej me te. Nje vecanti qe sadopak pershkruan karakterin e tij me vlere te pacmueshme verehet ne lutjet e tij qe ia kushtonte perendise. Dhe ai lutej keshtu:
    O Zot ma fal shendetin, tjerat i bej vet.
    Ne kohen kur gjithe mbreterit e botes luteshin per fitore, per ar e pasuri tjera dhe per pavdekesi.

    Nje tjeter i koheve pak me moderne eshte gjenerali gjerman Erwin Romel i njohur me nofken e armikut si "dhelpera e shkretetires". Per madheshtine e tij njerezore dhe ushtarake mund te lexoni kudo. I tradhetuar nga vet Fyreri pa furnizime te asnje lloji me muaj te tere, pa benzine ne mes te shkretetires i spiunuar per pozicionin e ndodhjes i shkruante letra te shoqes per cdo dite, ndersa ishte rrethuar nga te gjitha anet prej forcave te aleances, me njesine e tij prej 200 tenkisteve zbuloi rrethimin gjeti krahun me te ligshte shpertheu frontin dhe erdhi ne Berlin me gjase pa e humbur asnje ushtar. Pas nje jave e merr gestapoja ne shtepi dhe ai nuk kthehet me kurre.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Nuk e theme se ishte ushtarakë, gjeneral apo kapedan por ishte trim (azgan si askanusi) ishte trim mbi trima, njeri ndërë "Shtatë Samurajet e Shqiptarisë" qe kur ishte e duhur e deomosdoshme ai ngrente armet pern nder, per fqinje apo per nje bari të thjeshte shqiptar duke i dal ne mbroje te nderit nje nmotres se shkretë, per t'ia sheruar vuajtjet e saje qe kishte mbetur pa vëlla, ai kishte guximin qe të hakmerrej ndaj hordhive te egra sllave qe digjnin e plaçkisnin shtepite shqiptare, ai ishte trim mbi trima qe andej nga len dielli e preron hana Osa Kuka nuk bën më nana as nder begler as nder kapetana....

    Ka rendesi akti i tije heroik sepse ai derisa pati arm e municion luftoi dhe nuk u dorzua por kur i erdhi fundi e pa qe po rrethohet nga bandat e huaja dhe e dinte se do ta rjepnin per se gjalli, ai zgjodhi qe te futet ne Kulle te Barotit dhe aty me mjetin qe pati ngat veti, me eshke i dha zjarrin bureve te mbushura me barot derisa qindra bandita kishin rrethuar kullen edhe nga kulmi qe ta zën te gjalle Osa Kuken por nuk ia arriten !

    Per nje qastë u dridh kulla, u dridh edhe Vraninba e shkretë, u dridhen edhe femijët në djep por nuk e mori ne qafë as kendin as gra as femijë, e per mua ky eshtë akti me heroik qe tregoi nje hero yni i te gjitha koherave !

    Lavdi ô trim mbi trimat, Osa Kuka !


    P.s; kjo ngjarje ndodhi diku kah viti 1910 ne trojet tona.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 05-10-2006 më 15:35

  6. #16
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Citim Postuar më parë nga alibaba
    Po këta ishin homoseksuale mer, skishin lidhje me ushtri e strategji.
    hahahhaha hahahahah

    te falet, te falet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 06-10-2006 më 13:48
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  7. #17
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    megjithese sot ushtaret me te pergatitur dhe me te miret ne bote mbahen SAS-et angleze, per mua asnje s'ua kalon Danezeve .Kam pasur fatin te bej stervitje me Ranger-et daneze dhe kur i kam pare me ngjanin si male e jo si njerez ( une vete jam 1.84m ). Aty e kam kuptuar pse tmeroheshin aq shume romaket nga teutonet dhe cimbret e Teutobodit dhe gjithashtu e tere Europa nga Vikinget .

    P.S . ballkanasit jane nga ushtaret me te mire ne bote gjithashtu : Shqiptaret , Malazezet, Jugosllavet e tjere dhe Hungarezet sidomos

  8. #18
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    [QUOTE=thorgal]megjithese sot ushtaret me te pergatitur dhe me te miret ne bote mbahen SAS-et angleze, per mua asnje s'ua kalon Danezeve .Kam pasur fatin te bej stervitje me Ranger-et daneze dhe kur i kam pare me ngjanin si male e jo si njerez ( une vete jam 1.84m ). Aty e kam kuptuar pse tmeroheshin aq shume romaket nga teutonet dhe cimbret e Teutobodit dhe gjithashtu e tere Europa nga Vikinget .

    Po po ama romaket u qajten t'emen.

    P.S . ballkanasit jane nga ushtaret me te mire ne bote gjithashtu : Shqiptaret , Malazezet, Jugosllavet e tjere dhe Hungarezet sidomos

    Pse bene sallate shope, ne evrope kishte vetem dy vende prej nga furnizoheshin ushtrite mercenare me ushtar, ose ne shqiperi ose ne zvicerr. Dhe ne gjithe lufterat regjionale luftonin ose mercenare shqiptare me ata zvicerran ose shqiptare me shqiptare.
    Kur ka luftuar sllavi a greku mos me bej per te qeshur. Dhe nder malazes, veq fisit kuq tjeter kush s'lufton. |Pse perndane meritat e njerit ndaj atyre qe s'ju takojne?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #19
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    e verteta eshte se ua qajten teutonet dhe cimbret ne fillim , pastaj keta u instaluan ne tokat me te mira te italise veriore dhe s'benin gje tjeter vec hanin e pinin ... etj , derisa u plogeshtuan nga jeta e lehte dhe me ne fund pas shume vitesh Romaket i munden ne beteje por asnje as burrat , as grate as femijet s'iu ra ne dore i gjalle romakeve

    P.S. per pjesen tjeter , malazezet kane luftuar shume kunder turqve gjithashtu , pastaj eshte thjesht nje mendim a nje konstatim i imi

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Mos te harrojmi se perpose ilirve, ne kohen romake kishte ushtare te perkryer edhe ne radhet tek daket(dacet) te cilet luftonin me nje strateegji të veçantë edhepse me ne fund bien me se voni ner thundren impoerialiste romake.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. “Ushtria Ballkanike e Napoleonit”: 3000 ushtarë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 28-07-2013, 17:45
  2. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  3. Një çift i ri i përkryer
    Nga hysnib në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 21:47
  4. Perendi i perkryer edhe njeri i perkryer
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-09-2004, 10:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •