Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Uria e madhe shpirtėrore

Vlerėsoje Postimin
Nuk qėllon shpesh nė forumin shqiptar, qė njė temė e sapohapur tė vizitohet 10,000 herė nė vetėm pak ditė. Kjo ndodhi vetėm me temėn: "Tė mėsojmė t'i psalim Zotit"



Theodhor Peci, drejtuesi i korrit kishtar bizantin pranė Kishės Orthodhokse nė Tiranė, ka bėrė njė punė tė madhe dhe me shumė vlera. Njė dhuratė e ēmuar pėr brezat e sotėm e brezat qė do tė vinė pas nesh. Ai jo vetėm qė ka pėrkthyer nė shqip tė gjitha himnet kishtare tė vitit, por nė rregjistrime tė shkurtra 20 minutashe, na mėson tė gjithėve si ti psalim ato nė shqip, sipas traditės sė lashtė bizantine tė himnologjisė.

Kur e hasa nė YouTube nė faqen e Radio Ngjallja, qė ėshtė radioja e Kishės Orthodhokse nė Shqipėri, u mahnita nga thesari qė gjeta. Shpesh si besimtar orthodhoks, dhe si emigrant nė Amerikė, unė i dėgjoj himnet e Kishės nė gjuhėn anglishte. U mbrekullova kur i gjeta edhe nė shqip. Nėse nuk keni dėgjuar ndonjėherė himnet bizantine, ato konsiderohen mbase forma mė e lartė e adhurimit tė Zotit nė Kishė. Kėndohen nė korr me zė burrash, pa instrumenta, vetėm me zėrin e shpirtit tė njeriut. Nė tė njėjtėn kohė edhe u dėshpėrova. Shumė pak njerėz i kishin dėgjuar kėto himne nė YouTube, edhe pse Theodhori kish bėrė njė punė tė pėrkushtuar qė mund tė ketė zgjatur me vite tė tėra.

I solla tė gjitha videot e serisė sė mėsimeve se si t'i psaltim Zotit edhe tek forumi orthodhoks nė forumin shqiptar. Kur gjen njė thesar tė tillė shpirtėror, nuk mund ta mbash dot vetėm pėr vete. Duhet ta ndash edhe me tė tjerėt. Dhe Zoti duke parė dėshpėrimin tim nga qė shumė pak veta i kishin dėgjuar kėto mėsime vitin e fundit, bėri diēka qė unė nuk e prisja. Ajo temė brenda 3 ditėsh pas hapjes nė forum pati plot 10,000 shikime. Ishte tema mė e vizituar nė forum. Njerėzit sot nuk janė tė dhėnė pas thesareve shpirtėrore, janė tė dhėnė pas tė mirave materiale. Nuk e harxhojnė kohėn e tyre duke mėsuar diēka tė re, por e harxhojnė kot duke parė Big Brother nė televizor, ose duke u marrė me rrjetet sociale. Zoti mė dha njė mėsim tė mirė: mos u dėshpėro, pasi ti nuk shikon atė qė Unė shikoj! Ti shikon shthurrje e njė antipati ndaj tė mirės e tė bukurės, kurse Unė shikoj njė uri tė jashtėzakonshme shpirtėrore tek njerėzia e mbarė botės qė Kisha Ime nuk po e shuan dot!

Populli ynė shqiptar ka qenė njė nga shtyllat kryesore tė Perandorisė Romake Bizantine, qytetėrimit mė jetėgjatė nė historinė e njerėzimit, dhe vetė Kishės Orthodhokse. Shqiptarėt kanė dhėnė njė kontribut tė madh nė traditat e Kishės Orthodhokse, sidomos nė himnografi dhe nė ikonografi. Nga ky popull kanė dalė njerėz si Shėn Joan Kukuzeli qė ka dhėnė njė kontribut tė madh nė krijimin e pasurimin e himnografisė kishtare. Dhe ikonografė me famė botėrore si Onufri, qė na kanė lėnė vepra arti kishtare tė papėrsėritshme dot nga tė tjerė. Shqiptarėt kanė atė fjalėn, "Aty ku mė parė ka rrjedhur, do tė pikojė!" Qė do tė thotė, edhe pse brezat e vjetėr tė popullit tonė kanė krijuar kėto vlera universale pėr njerėzimin, edhe brezat tanė tė sotėm do tė ecin nė hapat e tyre e do tė prodhojnė vlerat e tyre. Dhe puna e pėrkushtuar e Theodhor Pecit na bėn tė gjithė tė ndihemi mirė.

Lutjet e tė parėve tanė nė qiell le tė ndriēojnė mendjet e zemrat e shqiptarėve sot!

Ndriēoje o Zot popullin tim shqiptar me Dritėn tėnde tė Pakrijuar!
Fjalėt Kyēe: Asnjė Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Kultura , Feja

Komente

Trackbacks