Close
View RSS Feed

Shpirt Shqiptari

Njerėzimi po vdes nga etja pėr tė mėsuar tė vėrtetėn

Vlerėsoje Postimin


Mund ta kem dėgjuar kėngėn mė lart mbase 100 herė nė muajin e fundit nė kėtė teme nė forum. Eshtė kėngė shumė e veēantė. Shumė e thellė. Tė shtyn tė mendosh e reflektosh. Nuk ėshtė kėngė qė tė bėn tė kėrcesh apo tė qeshėsh e gėzosh. Eshtė kėngė shumė e trishtueshme. Kėngė vajtuese. Pasi e dėgjon je mė i prirur tė qash se tė qeshėsh.

Etja pėr tė mėsuar tė vėrtetėn

E gjeta veten duke reflektuar mbi kėtė kėngė. Pėrse vallė mė tėrheq kaq shumė? Personi qė e kėndon ėshtė askushi. Ai nuk ėshtė njė kėngėtar i mirėnjohur me famė botėrore. Kėnga nuk ėshtė prodhuar nė njė studio muzike prestigjoze, ėshtė prodhuar nė oborrin e shtėpisė tė tij. Kėngėtari nuk kėndon nė grup apo i shoqėruar nga njė orkestrim i bukur instrumentash. Ai kėndon vetėm duke luajtur njė mandolinė. Nė video nuk ka as femra tė bukura e as makina lluksoze qė tė ngopin me xhelozi shqisat e kujtdo qė e shikon. Njė lėndinė, njė qen, njė pemė. Pse vallė mė tėrheq kaq shumė kjo kėngė? Dhe duke parė qė ėshtė dėgjuar dhjetra miliona herė nė YouTube brenda njė kohe tė shkurtėr dhe renditet numėr njė nė iTunes, tregon qė nuk jam unė i vetmi qė jam marrosur pas kėsaj kėnge. Dhjetra miliona amerikane e njerėz nga gjithė bota kanė patur tė njėjtin reagim si unė.

Pas disa ēastesh meditimi nė heshtje, arrita tė kuptoj pse kjo kėngė ėshtė kaq e fuqishme dhe ėshtė kthyer nė himn pėr njerėzit nė Amerikė e nė mbarė botėn. Ajo ka brenda saj atė pėrbėrės qė na ėshtė mohuar pėr njė kohė kaq tė gjatė. Vargjet e saj janė tė mbushura plot e pėrplot me tė vėrtetėn! Dhe nė kėtė pikė nuk kuptova vetėm se sa e fuqishme ėshtė e vėrteta. Nė kėtė pikė kuptova se sa tė etur janė njerėzit pėr tė mėsuar tė vėrtetėn. Reagimi i tyre karshi kėsaj kėnge tregon se kemi tė bėjmė me njė njerėzi qė po vdes nga etja pėr tė mėsuar tė vėrtetėn. Kuptova se sa bosh dhe i rremė ėshtė realiteti nė tė cilin jetojmė. Bota nė tė cilėn jetojmė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse se kėshtjellė gjigande gėnjeshtrash qė nga jashtė duket e pamposhtur, por qė njė pikė uji prej burimit tė sė vėrtetės e rrafshon si kala rėre buzė detit.

E vėrteta ėshtė arma mė e fuqishme e njeriut

Le tė ndalemi pak edhe tek kėngėtari. Ai ėshtė njė amerikan qė jeton nė njė zonė rurale tė Amerikės. Ai i pėrket shtresės sė ulėt pėr nga ana ekonomike. Ai nuk ka mbaruar dy apo tre universitete. Ai ka bėrė punė tė rėndomta qė i kanė krijuar edhe probleme me shėndetin. Pėr mė shumė se njė vit ai nuk ishte dot fizikisht nė gjendje tė punonte falė problemeve tė shėndetit. Pasi u bė mė mirė, e gjeti veten tė depresionuar nė kulm. Ai nuk ėshtė as engjėll e as shenjtor. Ai jeton me demonėt brenda trupit tė tij si tė gjithė ne. Jeton nė njė shtėpi qė i ngjan mė shumė njė kasolle se sa njė shtėpie luksoze nė Amerikė.

Por ajo qė ėshtė e veēantė pėr kėtė djalosh amerikan ėshtė se edhe pse ai nuk e ka patur jetėn tė lehtė, burimi i depresionit tė tij nuk janė hallet e jetės sė tij. Burimi i depresionit tė tij ėshtė Amerika, ėshtė gjendja e mjerueshme e popullit tė tij. Kjo e shtyn atė tė kėndojė e vajtojė. Por teksa vajin e dhimbjes sė tij pėr Amerikėn e ndan me dėgjuesit e tij, ai nuk harron edhe t'i drejtohet Zotit. E gjithė kėnga nuk ėshtė gjė tjetėr veēse fjalė tė dala prej zemrės sė tij e drejtuar Zotit. Dhimbje nė fjalė. Fjalė tė dhimbshme qė lypin mėshirėn e Zotit. Njė lutje drejtuar Zotit pėr popullin e tij. Atė ndryshim pėr mirė qė nuk e sjellim dot vetė, ia kėrkojmė nė lutje Zotit!

Dhjetra miliona njerėz nė mbarė botėn dėgjojnė muzikėn e kėtij kėngėtari amator nė YouTube dhe iTunes por radiot dhe platformat e muzikės popullore nė Amerikė nuk e luajnė kėngėn e tij edhe pse dėgjuesit e tyre e pėlqejnė dhe e kėrkojnė me insistim. Pse vallė nuk e luajnė? Sepse kjo industri dhe kėto platforma nuk ekzistojnė pėr tė promovuar tė vėrtetėn. Pėrkundrazi, ato ekzistojnė pėr ti mbajtur njerėzit nė gjumė, pėr tė promovuar e avancuar realitetin e rremė. Interesi i tyre i vetėm? Paraja, pushteti, fama. Nuk u bėhet vonė pėr jetėt e njerėzve qė konsumojnė kėto kėngė pėrditė.

Dhe kėta producentė famozė studiosh muzike dridhen para njė djaloshi amerikan qė jeton nė njė cep tė humbur tė Amerikės. Ai ua ēorri maskėn me njė kėngė tė vetme. Ai u zgjoi nga gjumi gjenerata ta tėra njerėzish. Kėta njerėz tė zgjuar nga gjumi, e kuptojnė mė nė fund atė qė u mungon nė jetėn e tyre mė shumė se ēdo gjė. U mungon e vėrteta. E vėrteta si kripa e jetės.

Sprova e vėrtetė pėr secilin prej nesh

Falė kėtij meditimi kuptova edhe diēka tjetėr. Kuptova se ēfarė kurajo tė madhe ka ky djalosh amerikan qė kėndon kėtė kėngė. Sa prej nesh jemi kurajozė si ai? Sa prej nesh zgjedhim tė heshtim pėrditė kur nė shtėpi, shkollė, punė, dėgjojmė e lexojmė gėnjeshtra me bisht? Sa prej nesh ngrejmė zėrin dhe themi jo, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. E vėrteta ka ngelur jetim pasi ky brezi ynė ka humbur kurajon pėr tė mbrojtur tė vėrtetėn. Atė tė vėrtetė qė morėm nga familja. Atė tė vėrtetė qė trashėguam nga brezat para nesh. Atė tė vėrtetė qė sot rrezikon tė shuhet fare. Me faj nuk mund tė bėsh vetėm veglat e forcave tė errėsirės qė na imponohen me forcė pėr tė vrarė tė vėrtetėn dhe pėr tė na helmuar me gėnjshtra. Ne jemi bashkėfajtorė me ta pasi ne zgjedhim tė heshtim. E dėgjoj kėtė kėngė sa herė qė kam mundėsi si pėr ti dhėnė shpirtit tim kurajo!

E vėrteta ka ngelur jetim. Kush do ta mbrojė tė vėrtetėn?

Rifreskuar nė datėn 27-09-2023 ora 09:17 nga Albo

Fjalėt Kyēe: e verteta, jisu krishti, muzika Shto / Ndrysho Fjalėt Kyēe
Kategoritė
Politika , Feja , Familja

Komente

Trackbacks