UEFA heton Besėn e Kavajės
(Vendosur: 03/12/07) Skuadra shqiptare e Besės sė Kavajės po hetohet nga UEFA pėr trukim tė ndeshjeve nė garat evropiane.
Jetmir Halilaj
Revista gjermane “Der Spiegel” ka zbardhur dosjen qė ka pėrgatitur UEFA dhe tė cilėn ia ka dorėzuar Europolit pėr hetime tė mėtejshme. Bėhet fjalė pėr dy ndeshjet qė verdhezinjtė luajtėn nė turin paraeliminator nė UEFA kundėr Bezhanijas, ku Besa barazoi 2-2 nė transfertė dhe 0-0 nė fushėn e saj, duke eliminuar ekipin serb. Ndėr skuadrat janė pėrmendur edhe Besa e Makedonija. Lajmi ėshtė konfirmuar edhe nga gazeta gjermane “Bild”, tė dielėn. “Njerėzit kanė futur nga njė deri dy milionė euro nė njė ndeshje dhe kanė nxjerrė fitime kolosale”, thuhet nė dosjen e UEFA-s, tė zbardhur nga versioni online i revistės “Spiegel. Gjithsej janė 26 ndeshje qė po hetohen nga UEFA, 15 tė kėtij sezoni dhe 11 tė periudhės korrik 2005 - nėntor 2006. Sipas revistės “Der Spiegel”, bėhet fjalė pėr tė tri kompeticionet qė organizon ajo nė nivel klubesh: Ligėn e Kampionėve, Kupėn UEFA dhe atė Intertoto, si dhe kualifikimet pėr Euro 2008. UEFA ka konfirmuar hetimet pėr garat nė nivel klubesh, por edhe nė nivel pėrfaqėsuesesh.
Mafia e basteve
Sipas revistės “Spiegel”, sė shpejti do tė angazhohet edhe Interpoli pėr gjetjen e mafiozėve tė kompanive tė basteve, kryesisht nė Azi, ku kontrolli ėshtė mė i zorshėm nė krahasim me Evropėn. “Mė konkretisht, bėhet fjalė pėr 14 ndeshje kualifikuese tė Kupės UEFA, 8 tė Intertotos, 3 kualifikuese nė Champions dhe njė ndeshje kualifikuese pėr Euro 2008”, shkruhet nė versionin online tė revistės “Spiegel”. Raporti 96-faqesh i UEFA-s do tė zbulohet nė detaje nė numrin e sotėm (e hėnė) tė kėsaj reviste. Kjo ėshtė hera e parė qė UEFA ndėrmerr njė iniciativė tė tillė, pra hetimin e njė numri tė madh skuadrash, tė cilat dyshohen se kanė fiksuar qė mė parė rezultatet e ndeshjeve. Kjo ėshtė hera e parė gjithashtu qė njė klub shqiptar i nėnshtrohet hetimit tė UEFA-s, pasi megjithėse ka pasur vazhdimisht zėra se ndeshjet e ekipeve shqiptare luhen nė Evropė, ato asnjėherė nuk janė hetuar, jo vetėm nga institucionet vendėse, por as nga strukturat vendėse. Pėrveē skuadrės sė Besės do tė ketė edhe shumė ndeshje tė tjera (25), tė cilat do tė hetohen nga Europol (Agjenci Policore e Bashkimit Evropian). Nėse vėrtetohet se ndonjė nga skuadrat qė janė nėn hetim kanė trukuar takimet, atėherė ato do tė ndėshkohen shumė rėndė.
Dragusha
“Jam i sigurt se nuk ka pasur asnjė trukim apo shitje tė ndeshjes. Ne nė atė takim dhamė maksimumin dhe e nxorėm me djersė rezultatin pozitiv. Unė kam qenė mbrojtėsi i fundit dhe, sigurisht, nėse do tė kishte ndonjė aferė tė pistė, atėherė unė do tė isha nė dijeni”, ka thėnė pėr “Kohėn Ditore” ish-kapiteni i Besės, Alban Dragusha. Ai tani ndodhet nė Kosovė, pasi ėshtė pezulluar nga UEFA dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit pėr pėrdorim dopingu, madje rezultoi pozitiv pikėrisht pas testit antidoping qė iu bė nė pėrfundim tė ndeshjes Bezhanija-Besa 2-2.
Bizhdili: Pro hetimeve tė UEFA-s
Presidenti i klubit tė Besės, Nexhat Bizhdili, e ka pritur me mjaft qetėsi faktin se ekipi qė ai drejton ėshtė nėn hetim nga UEFA, sepse dyshohet pėr trukim tė ndeshjes me Bezhanijan. “Nuk jam aspak i shqetėsuar pėr iniciativėn e UEFA-s, madje mendoj se kjo ėshtė njė gjė e mirė, e cila i shėrben futbollit, ka thėnė Bizhdili pėr ‘Panorama’. Unė nuk jam kundėr hetimeve, madje mendoj se do tė ishte mirė qė ato tė mos pėrfshinin vetėm skuadra shqiptare, por tė shtriheshin edhe nė klube tė kampionateve tė tjera. Mendoj se pėrgjegjėsit pėr ata qė pėrfshihen nė tė tilla afera duhet tė vihen para pėrgjegjėsisė. Unė si president i Besės jam shumė i qetė, sepse mendoj se skuadra dha maksimumin nė ndeshjet qė luajti nė arenėn evropiane”.
Rreli pėrshėndet deklaratėn
“Dėgjova me vėmendje deklaratėn e kryeministrit dhe jam i kėnaqur nga ajo qė tha, sepse nė fund tė fundit ky ėshtė njė fakt qė shpeshherė nuk e pohojmė nė Shqipėri. Ajo qė ndodhi me pėrfaqėsuesen ishte njė turp dhe degjenerim jo sepse humbėm 6-1 apo 4-2, pasi nė futboll pranohen humbjet, por pėr shkak tė atyre fjalėve qė qarkulluan para apo pas takimit pėr fiksime ndeshjesh qoftė pėr qėllime dytėsore, siē janė bastet apo largimi i trajnerit. Besoj se ekziston potenciali si nga ana e shtetit, komunitetit futbollistik dhe FSHF pėr t’i rikthyer dinjitetin”.
Birēe kėrkon masa konkrete
“Deklarata e kryeministrit ėshtė mjaft e goditur, vjen nė ēastin e duhur, pasi vetė futbolli shqiptar ėshtė nė rrezik, e jo vetėm kombėtarja, nga ky keqmenaxhim qė po i bėhet kėtij sporti popullor nė vendin tonė. Ėshtė pėr tė ardhur keq se para se tė fliste kryeministri, duhej tė kishin folur instancat poshtė tij, siē ėshtė MTKRS apo tė tjera. Ajo qė unė shpresoj ėshtė qė kėto tė mos mbeten vetėm deklarata, por tė kalohet nė veprime konkrete dhe me plan tė gjerė. Kėto fjalė tė vlejnė si njė promotor pėr shkuljen e korrupsionit nga sporti dhe shpėtimin e tij”.
Bajko: Koha pėr dorėn e shtetit
“Ėshtė hera e parė nė kėto 20 vitet e fundit qė njė kryeministėr flet kaq hapur dhe drejtpėrdrejtė pėr njė problem qė po bėhet gjithnjė e mė evident. Z. Berisha ka folur si njė kryetar qeverie me legjitimitetin e plotė qė i jep detyra, sepse nė fund tė fundit sporti ėshtė njė sektorėt e jetės nė Shqipėri dhe si i tillė ėshtė edhe detyrim i qeverisė. Unė mendoj se zgjidhja pėr kėtė problem ėshtė se ka ardhur koha t’i kthejmė futbollit vlerat, profesionalizmin; Ėshtė koha pėr dorėn e shtetit dhe pėr tė vėnė para pėrgjegjėsisė shkaktarėt e kėsaj gjendjeje”.
“Berisha akuzon si Enver Hoxha”
Nėnkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braēe e cilėsoi tė turpshme deklaratėn e kryeministrit Berisha pėr klane mafioze nė ekipin kombėtar tė futbollit. Braēe e cilėsoi Berishėn djalin politik tė Enver Hoxhės, i cili ashtu si Berisha e ka cilėsuar ekipin kombėtar nė njė nga ndeshjet e tij nė vitet ’70 si armiqėsor. “Me fjalor tė tillė, me sulme tė tilla, apo me njė prezantim tė tillė, nuk shfaqet as presidenti i Kolumbisė Uribe. Babai i tij politik nė vitin 1973 ka bėrė tė njėjtin prononcim dhe ka bėrė tė njėjtin veprim pas humbjes sė kombėtares sonė kundėr Gjermanisė Lindore”, tha Braēe.
“Berisha, diktator edhe nė sport”
Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI-sė Petrit Vasili tha dje se “deklarata e Kryeministrit Berisha pėr kombėtaren e futbollit ėshtė njė deklaratė qė nuk kanė guxuar ta bėjnė as diktatorėt mė tė egėr tė vendeve mė tė praprambetura. Berisha ka dhunuar ndjenjat sportive tė komunitetit sportdashės shqiptar, pavarėsisht nga preferencat politike”. “Gjithė opinioni sportdashės duhet tė vihet nė alarm sepse po synohet instrumentalizimi dhe shpėrdorimi i futbollit , kėtij sporti tė dashur pėr mijėra e mijėra shqiptar, pėr qėllime tė ulėta politike si dhe pėr vendosjen e diktaturės politike dhe nė sport”, tha Vasili.
http://www.panorama.com.al/newsadmin...ew.php?id=8236
Krijoni Kontakt