Shėndetėsia, infrastruktura, arsimi dhe mbrojtja, pėrkėdhelen me mė shumė fonde buxhetore nė 2004
Buxheti 2004, parashikon 47.6 miliardė lekė shpenzime
Investimet e huaja nė buxhetin e shtetit ulen nė 24.2 miliardė lekė, reduktohen rreth 13.4 %
Bledjana Beqiri
Rreth 47.6 miliardė lekė parashikohen qė tė shpenzohen nė 2004 nga buxheti i shtetit pėr investime. Sipas Projektbuxhetit 2004, gjatė vitit tė ardhshėm parashikohet qė tė investohet rreth 9.8 miliardė lekė mė shumė, ku shpenzimet kapitale pritet qė tė zėnė rreth 5.79 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto nga 5.1 pėr qind qė pritet tė realizohet gjatė vitit 2003. Shėndetėsia, infrastruktura, arsimi, rendi dhe mbrojtja, si dhe investimet publike parashikohen qė tė jenė sektorėt mė tė pėrkėdhelur gjatė vitit 2004. Pjesa mė e madhe e investimeve, sipas Projektbuxhetit 2004, Programit Afatmesėm Buxhetor dhe Strategjisė Kombėtare tė Zhvillimit Ekonomik dhe Social, pritet qė tė shkojė nė kėto sektorė, tė cilėt parashikohet qė tė sjellin njė rritje mė tė qėndrueshme ekonomike prej rreth 6 pėr qind pėr tre vitet e ardhshėm. Programi i investimeve tė brendshme pėr vitin 2004 parashikohet qė tė arrijė nė total nė 23.4407 miliardė lekė ose rreth 10.4 pėr qind mė i lartė se buxheti i vitit 2003, ku financimi i brendshėm pėr shpenzime kapitale ishte vetėm 21.2 miliardė lekė. Sipas Projektbuxhetit 2004, rritja e financimeve tė brendshme nėpėrmjet buxhetit tė shtetit ėshtė rritur ndjeshėm pėr shkak tė rėnies sė theksuar tė financimeve tė huaja nė shpenzime kapitale. Pėr vitin 2004 shpenzimet e huaja janė parashikuar qė tė jenė nė masėn 24.2 miliardė lekė ose mė njė rėnie prej 13.4 pėr qind nė krahasim me buxhetin 2003. Projektbuxheti i vitit 2004 merr parasysh njė shifėr prej 24.2 miliardė lekė investime tė huaja, duke parashikuar disbursimet e pritshme nga marrėveshjet qė janė bėrė efektive.
Shėndetėsia
Rreth 17.320 miliardė lekė ose 10 pėr qind mė shumė fonde se njė vit mė parė ka parashikuar qeveria shqiptare qė ti akordojė sektorit tė shėndetėsisė gjatė vitit 2004. Pėrmirėsimi i shėndetit dhe cilėsisė sė shėrbimit pėr popullatėn ėshtė objektivi kryesor i qeverisė shqiptare. Kėto fonde do tė shkojnė pėr rritjen e eficensės, cilėsisė sė shėrbimeve nė spitale, garantimin e njė aksesi mė tė mirė nė shėrbime dhe barazi mė e madhe nė ofrimin e shėrbimeve tė kujdesit shėndetėsor, formimi i vazhdueshėm i stafit nė kėtė sektor, si dhe monitorimi i standardeve tė shėrbimit, janė objektivat qė synohen qė tė arrihen nėpėrmjet fondeve tė pėrcaktuara nga buxheti i shtetit. Sipas projektbuxhetit, projektet kryesore qė do tė financohen nė kėtė sektor do tė jenė tė lidhura me fuqizimin e spitaleve rajonale, pėrfundimin e investimeve nė infrastrukturėn spitalore, nė tė cilat ėshtė investuar ndjeshėm nė tė dy vitet e fundit. Ndėrkohė qė me financim tė huaj pėr vitin 2004 ėshtė parashikuar pėrfundimi i Klinikės sė Specialiteteve Kirurgjikale pranė Qendrės Spitalore Universitare (QSU), rikonstruksioni i spitalit tė Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit, ndėrhyrja e thellė infrastruktuorre nė QSU Tiranė, pajisjet mjekėsore pėr Maternitetin e Ri tė Tiranės dhe blerja e njė numri tė konsiderueshėm ambulancash.
Infrastruktura
Sektori i ujėsjellės -kanalizimeve do tė orientohet nė zbatimin e strategjisė sė furnizimit me ujė, infrastruktura urbane do tė orientohet nė sistemin-asfaltim rrugėsh nė qytet dhe pėr pėrfundimin e rrugėve nė proces, ndėrkohė qė ėshtė parashikuar ndėrtimi i banesave tė reja dhe blerje banesash pėr familjet qė kanė humbur shtėpitė nė skemat piramidale. Kurse nė fushėn e transportit rrugor dhe telekomunikacionit pėr vitin 2004 Ministria e Transporteve dhe Telekomunikacioneve do tė pėrqėndrohet nė sistemin rrugor dhe atė hekurudhor. Nė ndėrtim rrugėsh janė parashikuar objekte tė cilat kanė studime dhe projekte zbatimi tė gatshme dhe qė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre kanė filluar punimet, si nė akset Rrogozhinė-Elbasan, Lezhė-Shkodėr, Sopot-Tropojė dhe Has-Qafė Prush, si akse qė lidhin vendin tonė me Kosovėn dhe qė punimet kanė disa vite qė vazhdojnė, citohet nė Projektbuxhetin 2004. Ndėrkohė qė nė sektorin hekurudhor investimet do tė pėrqėndrohen nė riparime emergjente dhe plotėsime tė trasesė, nė portet detare janė bėrė parashikime pėr ndėrtim kalatash nė portet e Vlorės dhe Sarandės, nė aviacionin civil ėshtė parashikuar mbėshtetje buxhetore pėr tiu pėrgjigjur financimit tė huaj pėr ndėrtimin e aeroportit tė Kukėsit.
Bujqėsia dhe ushqimi
Pėr vitin 2004 programet prioritare tė sektorin e bujqėsisė dhe ushqimit do tė jenė rritja e shėrbimit tė inspektimit bujqėsor, sigurisė ushqimore dhe mbrojtjes sė konsumatorit, rehabilitimi dhe pėrmirėsimi i sistemeve tė ujitjes dhe kullimit, garantimi i funksionimit nomal i rrjetit tė hidrovorėve, si dhe ngritja dhe fuqizimi i infrastrukturės sė marketingut, promovimi i fermerėve dhe nxitja e pjesėmarrjes nė skemat e vetėfinancimit dhe mikrokredive.
Rendi dhe mbrojtja kombėtare
Rritja nė shkallė mė tė lartė e luftės dhe e krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė paligjshme, zbatimi i sistemit tė pagės pėr gradė nė Policinė e Shtetit, pėrmirėsimi i infrastrukturės nė policinė kriminale, qarkullimin rrugor dhe policinė kufitare. Projektbuxheti 2004 pėr sektorin e mbrojtjes parashikon rreth 10.230 miliardė lekė ose 800 milionė lekė mė shumė se viti 2003.
Drejtėsia
Pėrmirėsimi i vazhdueshėm i sistemit tė burgjeve, si dhe pėrmirėsimi i punės sė pėrmbarimit gjyqėsor me qėllim ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore. Projektbuxheti i vitit 2004 parashikon forcimin e mėtejshėm tė pavarėsisė nė sistemin e drejtėsisė.
Kultura
Shpenzimet nė kulturė do tė jenė rreth 3 pėr qind mė tė larta se njė vit mė parė. Kėshtu, sipas Projektbuxhetit 2004, shpenzimet pėr paga parashikohen qė tė kapin shifrėn 415 milionė lekė, me njė rritje prej 8 pėr qind nė krahasim me 2003, shpenzimet korrente do tė jenė 580 milionė lekė dhe shpenzimet pėr investime parashikohet qė tė arrijnė nė 730 milionė, shifėr kjo qė mendohet qė do tė pėrmbushė nevojat pėr investime tė kėtij sektori.
Arsimi
Hartimi i njė strategjie afatmesme dhe afatgjatė pėr reformimin e sistemit arsimor dhe shkencor, ristrukturimi i sistemit arsimor nga 8 -vjeēar nė 9 -vjeēar, pėrfundimi i reformės rrėnjėsore i sistemit tė kurikulave, thellimi i reformės sė arsimit tė lartė mbi bazėn e deklaratės sė Bolonjės, si dhe vazhdimi i reformimit tė sistemit tė kėrkimit shkencor janė objektivat kryesore qė qeveria shqiptare kėrkon qė tė arrijė pėr vitin 2004.
Krijoni Kontakt