K R E U III
NDRYSHIMET NĖ STRUKTURĖN FETARE TĖ POPULLIT SHQIPTAR. PĖRHAPJA E FESĖ ISLAME
(SHEK. XV - XIX)
Depėrtimi i islamit nė tokat shqiptare
Vendosja e sundimit osman nė tokat shqiptare u shoqėrua me ndryshime tė thella jo vetėm nė fushat politike, shoqėrore dhe ekonomike, por edhe nė strukturėn fetare tė popullsisė. Pėrkatėsia e krishterė e shqiptarėve (pjesėrisht nė ritin ortodoks dhe pjesėrisht nė atė katolik) filloi tė cenohej nė dobi tė pėrhapjes sė islamit, fe zyrtare e shtetit osman. Kontaktet e shqiptarėve me fenė islame janė mė tė hershme sesa pushtimi osman i tokave shqiptare, pėrderisa qė nė kohėt paraosmane kėto toka janė shkelur herė pas here nga tregtarė, forca ushtarake apo pėrfaqėsues tė tjerė tė botės orientale-islamike. Megjithatė, fillimet e islamizimit tė popullsisė shqiptare nė trajtėn e njė procesi historik, kohėsisht janė tė lidhura me fillimet e vendosjes sė sundimit osman nė Shqipėri.
Pjesa e sipėrme e piramidės shoqėrore, fisnikėria shqiptare, ishte e para qė provoi dukurinė e kalimit nė islamizėm. Qė nga gjysma e dytė e shek. XIV, kur inkursionet osmane drejt Ballkanit dhe Shqipėrisė sa vinin e dendėsoheshin, princat shqiptarė u shtrėnguan, kush mė herėt e kush mė vonė, tė pranonin suzerenitetin e sulltanit dhe, si vasalė tė tij, tė dėrgonin djemtė e vet si pengje pranė oborrit osman. Kėtu, pasi ktheheshin nė myslimanė dhe merrnin edukatėn pėrkatėse, ata ngarkoheshin me shėrbime tė caktuara ushtarake e civile, duke arritur nė shumė raste edhe nė funksione tė larta, si sanxhakbejlerė, subashė etj. Ndėr pinjollėt e islamizuar tė familjeve feudale shqiptare tė dėrguar pranė oborrit tė sulltanit si iēoglanė ishin edhe Gjergj Kastrioti (i islamizuar me emrin Skėnder), njė nga djemtė e Gjon Kastriotit, Jakup Beu, i biri i Teodor Muzakės (nė fund tė viteve 30 tė shek. XV qeveritar i Sanxhakut Shqiptar), i vėllai, Kasem Pasha, njė nga komandantėt mė tė shquar tė Muratit II dhe tė Mehmetit II; dy djemtė e Gjin Zenebishit (njėri prej tyre, i quajtur Hasan Beu, nė vitin 1455 mbante funksionin e subashit tė Tetovės) etj. Islamizimi i njė pjese tė elitės feudale shqiptare qė nė dhjetėvjeēarėt e parė tė sundimit osman formoi kėshtu kontingjentin fillestar tė popullsisė sė islamizuar shqiptare.
Dinamika e procesit tė islamizimit nė hapėsirėn shqiptare u pėrshpejtua me vendosjen pas vitit 1402 tė njė detyrimi tė veēantė tė quajtur devshirme. Sipas kėtij detyrimi, familjet e krishtera tė vendeve nėn sundimin osman, periodikisht duhet tė jepnin djem (devshirė) pėr tė mbushur repartet e jeniēerėve (axhemiogllanė) ose pėr nevoja tė tjera tė pallatit sulltanor (iēogllanė).
Shqipėria ishte njė ndėr vendet e pushtuara, ku detyrimi i devshirmesė u zbatua me rigorozitetin mė tė madh. Detyra e mbledhjes sė djemve tė krishterė dhe e dėrgimit tė tyre nė Stamboll i ngarkohej njėrit prej funksionarėve tė korpusit tė jeniēerėve, i cili, i pajisur me ferman tė sulltanit dhe i shoqėruar edhe nga njė sekretar, shkonte nė tė gjitha krahinat, tė cilat fermani nė fjalė i ngarkonte me detyrimin e devshirmesė. Nė bashkėpunim me kryepleqtė (koxhabashėt) i dėrguari i Stambollit mblidhte kryefamiljarėt e ēdo fshati dhe u kėrkonte tė sillnin pranė tij tė gjithė djemtė e moshės 12-15 vjeē. Mes kėtyre djemve zgjidheshin mė tė mirėt pėrsa i pėrket paraqitjes fizike dhe aftėsisė pėr tė pėrballuar sakrificat. Zakonisht merrej njė djalė pėr ēdo familje tė krishterė, qoftė kur familjet kishin disa, qoftė kur kishin edhe njė djalė tė vetėm. Djemtė e pėrzgjedhur, pasi visheshin me njė livre cohe tė gjatė deri nė tokė dhe u vendosej njė kėsulė me pupėl nė kokė, dėrgoheshin nė kryeqytetin e perandorisė. Ditėn qė arrinin kėtu, shpėrndaheshin dy nga dy nėpėr familjet e atjeshme dhe pastaj, tė prirė prej agait (komandantit) tė jeniēerėve, kalonin pėr shikim pėrpara sulltanit, i cili mė tė pėrshtatshmit i mbante nė sarajet e veta, ndėrsa njė pjesė tjetėr ua kalonte pėr stėrvitje instruktorėve tė posaēėm. Teprica u jepej familjeve osmane nė Rumeli dhe Anadoll, ku mėsonin turqishten, kryenin punė tė ndryshme bujqėsore etj. Edhe kėta tė fundit, sipas nevojave tė pallatit tė sulltanit dhe tė korpusit tė jeniēerėve, nėse kishin mėsuar mirė gjuhėn, brenda 2-3 vjetėsh mund tė merreshin nga familjet pėr tu pėrfshirė me shėrbim pranė institucioneve tė mėsipėrme.
Njė sasi jo e vogėl djemsh nga familjet e krishtera, pasi ktheheshin nė myslimanė, dėrgoheshin me shėrbim edhe pranė pallateve tė sanxhakbejlerėve ose bejlerbejlerėve. Kėta tė fundit quheshin gulamė dhe shfaqen dendur nė defterėt osmanė tė shek. XV si zotėrues timaresh.
Praktika e devshirmesė, e cila vijoi deri nga fundi i shek. XVII, luajti rolin kryesor nė krijimin e shtresės ushtarake shqiptare si pjesė pėrbėrėse e klasės ushtarake osmane. Elementėt e islamizuar nga trevat shqiptare, tė cilėt u edukuan pranė pallatit sulltanor ose pranė sarajeve tė qeveritarėve osmanė tė provincave, pėrgjithėsisht, ose mbushėn korpusin e jeniēerėve (ushtrisė osmane), ose formuan aparatin qeverisės tė shtetit osman nė Shqipėri. Duke qenė e inkuadruar nė hierarkinė osmane, kjo pjesė e popullsisė shqiptare u bė zotėruese e timareve, zeameteve dhe haseve, dhe luajti kėshtu njė rol tė madh pėr shtrirjen e islamizmit edhe nė pjesėn tjetėr tė popullsisė.
Njė pjesė e fisnikėrisė shqiptare deri nė fillimet e shek. XVI mundi ta ruante identitetin e vet fetar tė krishterė, edhe pse ishte zotėruese e timareve. Zotėruesit e krishterė tė timareve tė quajtur ndryshe timariotė tė krishterė ekzistuan vetėm pėrkohėsisht si kategori shoqėrore. Lejimi i ekzistencės sė pėrkohshme tė timariotėve tė krishterė nga ana e shtetit osman ishte jo vetėm shenjė e demonstrimit tė njė farė tolerance fetare, por edhe njė rrugė pėr integrimin gradual nė sistemin e timarit tė kėsaj kategorie shoqėrore, me qėllim islamizimin dhe osmanizimin e ardhshėm tė saj. Burimet dokumentare tė shek. XV shėnojnė mjaft raste tė kalimit tė timareve nga duart e timariotėve tė krishterė nė zotėrim tė pasardhėsve tė tyre tė islamizuar.
Timariorėt e krishterė formonin njė pakicė nė krahasim me timariotėt shqiptarė tė islamizuar. Kjo duket qartė jo vetėm nė sasinė e timareve qė zotėronin, por edhe nė sasinė e taksave qė ata merrnin nga kėto timare. Kėshtu, p.sh., nė Sanxhakun Shqiptar, nė vitet 1431-1432, nga 335 timare qė numėroheshin gjithsej, vetėm 56 syresh u pėrkisnin zotėruesve tė krishterė, ndėrsa nga 107 zotėrues timaresh tė regjistruar mė 1485 nė sanxhakun e Shkodrės, vetėm 16 syresh ishin tė krishterė. Megjithatė, kishte krahina ku gjatė shek. XV numri i timariotėve tė krishterė ishte relativisht i madh. Nė viset e Krujės dhe tė Dibrės nė vitin 1467, nga 40 zotėrues timaresh gjithsej, vetėm 16 syresh ishin myslimanė, ndėrsa pjesa tjetėr ishin timariotė tė krishterė. Pėrgjithėsisht procesi i kalimit nė islamizėm tė timariotėve tė krishterė nuk zgjati mė shumė se dy breza qė prej momentit tė pėrfshirjes sė tyre nė sistemin e timarit, gjė qė flet pėr atė se fisnikėria shqiptare u islamizua relativisht shpejt. Me shuarjen e kategorisė sė timariotėve tė krishterė nė fillimet e shek. XVI ishte arritur islamizimi tėrėsor i klasės feudale shqiptare. Edhe pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė familjeve feudale shqiptare tė Arianitėve, Dukagjinėve, Muzakajve etj., pas shtypjes sė qėndresės antiosmane tė shek. XV ose u larguan nga Shqipėria, ose u bėnė pjesė e popullsisė sė islamizuar, duke krijuar kėshtu bazėn e nevojshme pėr fillimin e depėrtimit masiv tė islamit nė shtresat e tjera tė popullsisė shqiptare. Kjo lidhej jo me peshėn numerike qė feudalėt zinin nė tėrėsinė e shoqėrisė shqiptare tė kohės, por me ndikimin e fuqishėm shoqėror dhe politik qė ata kishin nė mesin e popullsisė.
Depėrtimi nė shkallė tė gjerė i fesė islame nė radhėt e popullit shqiptar gjeti shprehje pikėsėpari nė qytete. Me vendosjen e sundimit osman, qytetet shqiptare filluan tė funksionojnė si qendra administrative, ekonomike dhe kulturore tė sistemit tė ri politik. Nė pėrshtatje me rolin e tyre ekonomik e shoqėror, nė qytete u pėrqendrua jo vetėm shumica e personelit administrativ e ushtarak osman, por edhe kleri islamik bashkė me institucionet e kultit qė u shumuan me shpejtėsi.
Qytetet kryesore shqiptare, si Elbasani, Berati, Prizreni, Shkodra, Vuēiterna (sot: Vushtria) etj., u bėnė seli e dinjitarėve kryesorė tė pushtetit provincial osman, si e sanxhakbejlerėve, allajbejlerėve, kadilerėve etj. Qytete tė tjera mė tė vogla u shndėrruan nė qendra tė kazave apo tė nahijeve. Nga ana tjetėr, degėt kryesore tė veprimtarisė ekonomike nė qytete, zejtaria dhe tregtia, filluan tė modelohen nė pėrputhje me kėrkesat e ushtrisė dhe tė funksionarėve tė pushtetit osman nė provinca dhe nė qendėr. Nė kėto rrethana, fillimi i rimėkėmbjes ekonomike dhe shoqėrore tė qyteteve shqiptare nė fund tė shek. XV dhe nė fillim tė shek. XVI pėrkon nė kohė edhe me fillimet e depėrtimit tė islamit nė masėn e gjerė tė popullsisė qytetare. Ndėrsa pėr mjaft qendra qytetare fillimet e kėtij procesi vėrehen vetėm nė vitet 20-30 tė shek. XVI, pėr disa tė tjera duket se feja e re ka nisur tė zbresė nga parėsia e islamizuar nė masėn e popullsisė qytetare tė krishterė, tė paktėn qė nga vitet 80 tė shek. XV.
Kėshtu, p.sh., qytetet e Vlorės, Gjirokastrės dhe Beratit ende nė fillim tė shek. XVI nuk kishin tė regjistruar asnjė shtėpi myslimane (kėtu pėrjashtohet klasa ushtarako-administrative dhe klerikėt myslimanė, tė cilėt nuk regjistroheshin nė defterėt osmanė, sepse nuk bėnin pjesė nė popullsinė taksapaguese). Ndryshe nga qytetet e lartpėrmendura, qė nė vitin 1485 qyteti i Shkodrės numėronte 26 shtėpi myslimane, ndėrsa qyteti i Pejės 23 syresh. Pėr mė tej, nė qytetin e Vuēiternės mė 1487 ekzistonte bashkėsia e myslimanėve me 33 shtėpi nga 107 shtėpi qė kishte gjithsej qyteti; po kėtė vit, nė qytetin e Prishtinės numėroheshin 51 shtėpi tė islamizuara nga 299 shtėpi qė kishte gjithsej qyteti; ndėrsa qyteti i Tetovės qė mė 1468, kishte tė regjistruara 41 shtėpi tė kthyera nė islame nga 264 shtėpi qė numėronte gjithsej ky qytet.
Islamizimi i popullsisė sė qyteteve shqiptare kryhej pėrmes dy rrugėve: e para, nėpėrmjet kalimit nė islam tė vetė popullsisė banuese nėpėr qytete dhe, e dyta, pėrmes lėvizjes mekanike tė popullsisė fshatare drejt qyteteve. Veēanėrisht pėr disa qytete rruga e dytė, d.m.th., ardhja nė qytet e elementėve tė sapoislamizuar nga rrethinat fshatare, evidentohet qartė nė dokumentacionin historik tė kohės. Gjallėrimi i veprimtarisė ekonomike nė qytete krijoi mundėsi pėr ardhjen dhe punėsimin kėtu tė zejtarėve tė specialiteteve tė ndryshme nga fshatrat pėrreth. Mirėpo pėr personat e ardhur nga fshati pėrqafimi paraprak i islamit donte tė thoshte lehtėsim i hyrjes sė tyre nė qytet, pas sė cilės ata fitonin edhe statusin e qytetarit (shehirliut).
Krijoni Kontakt