Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 106
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,203
    Faleminderit
    0
    8 falenderime nė 8 postime

    turpi profesorave

    Sapo ndoqem emisionin top shou ne top cenel ku ishte i ftuar MATHIEU AREF.Besoj se shqiptaret u binden se cfare prefesoresh kemi ne.Sa here qe ata mernin fjalen me forcohesh mendimi qe jo vetem politikanet por dhe historiane ,linguiste e arkiologe e marin rrogen jasht shtetit.Dhe ne fund fare deshin te lanin m....n me sh....rre turp te kene.

  2. #22
    Cub Maska e imodhjom
    Anėtarėsuar
    11-03-2007
    Postime
    241
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg
    Sapo ndoqem emisionin top shou ne top cenel ku ishte i ftuar MATHIEU AREF.Besoj se shqiptaret u binden se cfare prefesoresh kemi ne.Sa here qe ata mernin fjalen me forcohesh mendimi qe jo vetem politikanet por dhe historiane ,linguiste e arkiologe e marin rrogen jasht shtetit.Dhe ne fund fare deshin te lanin m....n me sh....rre turp te kene.
    e kishin fajin edhe organizatoret,mire qe ai i shkreti nuk fliste mire shqip dhe ishte vetem por i kishin vene edhe ate perkthyesin e paafte.
    Historianet tane kane "trute e gomarit" nuk jane ne gjendje te mendojne po veten te riprodhojne ato qe ja kane mesuar te tjeret.

  3. #23
    Rise of Arbenia Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,607
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    E pash edhe une emisionin ata profesoret tane injorant po se po (perveq Neritan Cekes) por me nje gje nuk pajtohem as une me Aref qe ja kish fut kot qe kishe fjala skllav rrjedh nga gjuha shqipe dhe dmth pa llaf (dmth njeri pa fjale)

  4. #24
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,177
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga GL_Branch
    E pash edhe une emisionin ata profesoret tane injorant po se po (perveq Neritan Cekes) por me nje gje nuk pajtohem as une me Aref qe ja kish fut kot qe kishe fjala skllav rrjedh nga gjuha shqipe dhe dmth pa llaf (dmth njeri pa fjale)

    Vertet thua?

    Ky liber ia vlenka ta blesh atehere, humori origjinal mungon sot.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  5. #25
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,655
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E pashe edhe une.Ata profesoret me te vertete mu duken dobet ,pervec Cekes.Perse kembengulet akoma se nuk jane gjetur shkrime ilire, kur ne fakt kane gjetur plot ne Mesapi, Trake ,Dalmaci etj!!!!Mos pritet valle te gjendet nje enciklopedi e shkruajtur ne ilirisht per tu afirmuar kjo gjuhe??

  6. #26
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vertet thua?
    Ky liber ia vlenka ta blesh atehere, humori origjinal mungon sot.
    Ia vlen thua?
    Po si sia vlen merre librin dhe do qeshesh e do gajasesh me "madheshtine greke". Ti thua s ka humor origjinal. Ti e ke para syve sot e kesaj dite humorin origjinal te tipit Bollano, Dule, Karamele Janullatos etj. Sot ne driten me diell po perpiqen te te mashtrojne sy per sy jo me ketu e para 4-5-6 mije vjetesh. Merre librin dhe shkrihu duke qeshur me Herodotin "filobarbar", Tuqididin, Plinin e te tjere me rradhe. Nese e ke pare debatin asnje prej treshes, Korkut-Mancak-Ceka, nuk e hodhi poshte tezen, sepse nuk munden, perkundrazi pohuan se eshte ne drejtimin e duhur dhe se nuk eshte as i pari e as i fundit studim i tille, ku Ceka POHOI ne nja dy momente se shqiptaret jane parahelene dhe Iliret jane vazhdimesi pellazge, duke u mbeshtetur mbi prova arkeologjike te gjetura ne territorin tone. Prof. Mancaku e pranoi gjithashtu trinomin gjuhesor pellzag-ilir-shqiptar.
    Korkuti nuk e permendi asnjehere fjalen pellazg, sepse i presin ndonje rroge (se nje e merr nga shqiptaret nje kushedi se nga e merr, kushedi se nga kush lob ).

  7. #27
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,689
    Faleminderit
    20
    205 falenderime nė 148 postime
    Citim Postuar mė parė nga D@mian
    Vertet thua?

    Ky liber ia vlenka ta blesh atehere, humori origjinal mungon sot.
    Eshte gje e mire te qeshesh se boll kemi qare si popull. Po me pare une do lexoja librin per te pare sesa per te qeshur dhe sa seriozisht duhet marre.

    p.s. Personalisht nuk do qeshja me gjerat qe na kane bere per te qare per mijera vjet.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    Kreksi (20-06-2014)

  9. #28
    Rise of Arbenia Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,607
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga D@mian
    Vertet thua?

    Ky liber ia vlenka ta blesh atehere, humori origjinal mungon sot.
    Po, qka eshte ma e keqja mas pari fjala llaf eshte fjale turke/arabe , po shpresoj qe mos te kete edhe gabime tjera se boll entuziast isha per kete liber.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar GL_Branch pėr postimin:

    Kreksi (20-06-2014)

  11. #29
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,744
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    GL_Branch, nese ke gje per te thene per librin, psh ta elaborosh etiimologjine e parashtruar nga Mathieu Aref, vazhdo, nese ke ardhur ketu te komplementosh Muzafer Kokrutin, ajo eshte tjeter gje.
    Librin e kam ne Frengjisht qysh kur doli, dhe do e blej dhe ne shqip vec ne shenje rrespekti(duke qene se origjinalin e kam dhe e kam te lexuar) per ata qe kane punuar per ta perkthyer ne shqip qe ata qe duan te mesojne te mesojne, ata qe duan te tallin menderen, talleni, por vec veten tuj tregoni se kujt i perkisni.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  12. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    E pashe edhe une.Ata profesoret me te vertete mu duken dobet ,pervec Cekes.Perse kembengulet akoma se nuk jane gjetur shkrime ilire, kur ne fakt kane gjetur plot ne Mesapi, Trake ,Dalmaci etj!!!!Mos pritet valle te gjendet nje enciklopedi e shkruajtur ne ilirisht per tu afirmuar kjo gjuhe??
    Ne liber paraqitet nje fotografi e mbishkrimit ilir te Shkodres, nje alfabet ilir, pllake cuditerisht e zhdukur (keshtu e percakton Prof. Arefi).
    Nuk e di mos valle ka ndokush ndonje informacion me shume per kete, se mua me ka habitur mjaft (madje ngjanin edhe si shkronja semite, e thon qe e bene fenikasit alfabetin). Ju mirepresim!

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Konig pėr postimin:

    Kreksi (20-06-2014)

  14. #31
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,177
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Eshte gje e mire te qeshesh se boll kemi qare si popull. Po me pare une do lexoja librin per te pare sesa per te qeshur dhe sa seriozisht duhet marre.

    p.s. Personalisht nuk do qeshja me gjerat qe na kane bere per te qare per mijera vjet.
    Natyrisht qe ben mire te qeshesh .

    Darius, ti mendimin tim mbi studiuesit dhe "studiuesit" qe interpretojne historine e kombit shqiptar duke shkelur me te dyja kembet cdo ate qe quhet "common knowledge" te shkencave historike dhe gjuhesore, besoj se e di.

    Me thuaj ti vete, se sa seriozisht duhet marre nje "studiues" qe pretendon se mund te perktheje gjuhen Baske nepermjet Shqipes, apo qe shpjegon se "Sllav=s'ka llaf"? A e kupton se sa dem i pallogaritshem i behet historiografise shqiptare nqs "shkenca" e Arefit me shoke adoptohen si pikepamje zyrtare?

    E kush eshte ky Mathieu Aref? Nje kerkim i vogel ne internet nuk me nxorri asnje kredencial akademik per kete person qe eshte paraqitur si profesor Sorbonne, pervec nje diplome ne "Lettres et Architecture" nga nje universitet i Egjiptit. A mundet dikush te paraqese ndonje prove se ky njeri eshte historian i mirefillte? Apo kushdo qe shfaqet ne Arnautistan eshte ajo cka deklaron?


    p.s.: S'e kam personalisht me ty; ne fakt kam degjuar opinione pozitive per ty nga te njohur te perbashket. Thjesht ky eshte mendimi im (dhe nuk me kercet shume nese patriotet profesioniste ketu do vene ne dyshim atdhetarizmin tim ). Ndoshta po kalove ndonjehere ketej nga mehalla, e pime nje birre bashke dhe flasim
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar D@mian pėr postimin:

    Kreksi (20-06-2014)

  16. #32
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    12,689
    Faleminderit
    20
    205 falenderime nė 148 postime
    D@mian. Librin se kam lexuar dhe deri ne ate moment nuk mund te jap nje pergjigje. Thjesht pse ka nje fjale qe ai dedukton se mund te jete shqipe dhe kjo nuk duhet korrekte, nuk do te thote se libri apo studimi i M. Aref eshte rubbish. Per mua nuk perben asnje argument dhe kredencialet e panjohura te tij. Me kane mjaftuar shume studiues me kredenciale nga me madheshtoret qe kane dale spekulatore dhe ndrydhes te te vertetes historike. Flas te pakten nga eksperienca personale. Kur te arrij te lexoj librin atehere mund te diskutoj lirshem. (Genesis ka shume e shume me teper informacion per kete autor pasi ka lexuar librin ne origjinal dhe mund te japi mendimin e tij me te plote dhe te argumentur).

    p.s. birren do e pime patjeter sa te vij ne Mass... heren tjeter

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    Kreksi (20-06-2014)

  18. #33
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Mosha
    55
    Postime
    1,129
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    pershendetje-
    Ate temen qe e kishit mbyllur darius dhe ju moderator e pelqej dhe nje herit ishte nje teme ne pamje si e duplikuar .
    Kam kerkuar falje sepse kur kam lexuar disa tema kam verejt se ajo tem eshte e tepert ,ju falenderoj .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga XH.GASHI : 03-05-2007 mė 03:46

  19. #34
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Natyrisht qe ben mire te qeshesh .
    Darius, ti mendimin tim mbi studiuesit dhe "studiuesit" qe interpretojne historine e kombit shqiptar duke shkelur me te dyja kembet cdo ate qe quhet "common knowledge" te shkencave historike dhe gjuhesore, besoj se e di.
    Me thuaj ti vete, se sa seriozisht duhet marre nje "studiues" qe pretendon se mund te perktheje gjuhen Baske nepermjet Shqipes, apo qe shpjegon se "Sllav=s'ka llaf"? A e kupton se sa dem i pallogaritshem i behet historiografise shqiptare nqs "shkenca" e Arefit me shoke adoptohen si pikepamje zyrtare?
    Ti thua se demtohet historiografia dhe kete gje e argumenton me nje shembull nga gjuhesia (???), e cila ka vend plot per diskutim dhe eshte nje nga shtylle e fuqishme e provimit te trinomit pellazg-ilir-shqiptar.
    Demtimi vjen kur hidhen teza shkaterruese dhe studime disinformuese, si psh ILIRET erdhen ne Ballkan nga hici, nga e panjohura (si thone ca e ca, si puna e Korkutit qe thote parailiret dhe qe nuk e thote dot pellazg ).
    Aref ka punuar per 30 vjet dhe vetem puna e tij vlen per ta respektuar. Po c'behet nderkohe? I hidhen ne fyt sikur te ishte armiku me i madh i kombit shqiptar dhe sikur te kishte bere blasfemizmin me te rende ndaj shqiptareve. Ne te gjithe librat qe kane dale e dalin per Iliret asnje nuk kujtohet te beje ndonje rebelim te theksuar edhe pse ka pasur raste qe keto libra kane pasur disinformime. POR perderisa jeni te iliret beni c te doni(sepse ne kete rast nuk e vertetoni dot qe Apollonia apo Dyrrahu nuk ishin koloni, sepse behet fjale per egzistence qytetare nga shek VI pes. e ketej..me metoda datuese shume te varfera dhe me vjedhje kostante pasurish arkeologjike).
    Ne momentin qe do e kaloni kete prag dhe qe do thoni se ilire e pellazge jane nje, ateher ndryshon puna, aktivizohet mekanizmi i "mbrojtjes se historise kombetare"...dhe kjo behet me shume mjeshteri, duke vene ne plan te pare seriozitetin e studiuesve tane. Po mire, meqe kjo teze ESHTE POLTESISHT E PRANUESHME, pra PELLAZG=ILIR=SHQIPETAR, si e justifikon Akademia shqiptare egzistencen e saj? Ku jane librat serioze te akademikesve, qe te hedhim ne plehra ato te te huajve, perfshi ketu edhe Aref?
    A ka libra te tille?
    Ka nja nje..dy ...tre... nja ca pikeza uji ne oqeanin e studimeve qe jane bere per ballkanasit autoktone. Kur shume profesore te nderuar trasheshin ne zyra, kishte nga ata qe nxirrnin gure neper male, sepse ishin te internuar. Pilika ama e la testamentin. E tregoi lexuesi shqiptar vleresimin, le te mos e vleresoje me nder Akademia jone ceshtjen pellazgjike.
    Ka libra per parailire...sa turp ..shume turp...
    Ti thua ai shkel me te dyja kembet "common knowledge" te shkencave historike dhe gjuhesore.
    Ok...
    Ku dhe si?!
    Pasi te kete mbaruar kjo fillo dhe analizo fragmentet e historianeve te antikitetit te cilat Aref ti sjell te qarta (edhe herodoti s'kishte diplome historie)
    Ti thua se ai perkthen gjuhen baske?
    Aspak. Ai hedh mendimin se shqipja eshte FOSIL I GJALLE, jo indo-europianishtja (meqe jemi ketu kush ishte populli qe la shkrime ne kete gjuhe/ S ishte?! apo s kishte?!)
    Ti qesh me skllav.
    Ok. Ke te drejte deri ne provimin e te kundertes. Nese e provon fillo me te tjerat, por je ne nje liber me rreth 600 faqe dhe te gjesh dy fjale e te kapesh pas tyre si i mbyturi pas leshit t'kokes, s ka vlere te madhe


    [/QUOTE]E kush eshte ky Mathieu Aref? Nje kerkim i vogel ne internet nuk me nxorri asnje kredencial akademik per kete person qe eshte paraqitur si profesor Sorbonne, pervec nje diplome ne "Lettres et Architecture" nga nje universitet i Egjiptit. A mundet dikush te paraqese ndonje prove se ky njeri eshte historian i mirefillte? Apo kushdo qe shfaqet ne Arnautistan eshte ajo cka deklaron?
    p.s.: S'e kam personalisht me ty; ne fakt kam degjuar opinione pozitive per ty nga te njohur te perbashket. Thjesht ky eshte mendimi im (dhe nuk me kercet shume nese patriotet profesioniste ketu do vene ne dyshim atdhetarizmin tim ). Ndoshta po kalove ndonjehere ketej nga mehalla, e pime nje birre bashke dhe flasim[/QUOTE]

    Po Spiro Konda gjendet ne ndonje cep te universit elektronik? Pilika pak me shpesh po edhe ai jo sa duhet.
    Aref nuk eshte nje Pilke apo nje Konda, por ka bere perpjekje dhe pune te duartrokitshme. Edhe vete ai ne debat ishte i hapur per diskutim. Po c merr ne shkembim nje KUSH JE TI TE NA MESOSH NEVE. Meqe ai eshte askushi dil ti damian me ndonje studim marramendes. Ne te kundert mos hidhni poshte punen e te tjereve. Te pakten Aref eshte shqiptar(me veper e zemer), pjese e atyre qe jane ne zhdukje te vazhdueshme dhe qe nuk i ben te tille as gjuha dhe as "e verteta" e katredave evropiane.
    As Aristidh Kola nuk ishte ndonje akademik prestigjoz i akademive europiane apo amerikane, por a ka vler puna e tij. Normal qe po, pasi edhe pse jane kerkues dhe jo specialiste te mirefillte te nje fushe, ata kane sjelle shembuj lehtesisht te verifikueshem me referenca te sakta nga veprat e historianeve antike e bashkekohes.
    Ku qendron problemi nese del nje veper nga nje njeri pa kredencialet e duhura por per tezen e duhur?
    Nese teza eshte tejet e rrahur edhe me studime te tjera, atehere c'te keqe ka nje studim i papeshuar mire? Sikur te ecej me logjiken qe perdor ky zotni Damiani, do te duhej te shkruheshin me miliona faqe kunder filoserbeve dhe filogrekeve e kunder enciklopedirave qe e kane shfaqur Shqiperine si mos me keq. Por per keto se merr mundimin njeri te merakoset, pasi jane shume "kavaliere" keta akat tane.
    Meqe ti Damian, qenke ofenduar rende si shqiptar dhe si patrioto-studiues serioz po revoltohesh duke qeshur, une po te postoj edhe nje shkrim ne te cilin mund te gjesh jo vetem emra te mirefillte SHQIPTARESH, por mund te gjesh edhe nje enciklopedi, per te cilen si djale i drejte qe je, mund te ngresh ndonje proteste, te besh ndonje shkrim apo te gajasesh si zakonisht.

  20. #35
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ky shkrim te cilin e keni edhe teme me vete, tregon se si na ka vajtur filli gjithmone duke iu pershtatur vullneteve dhe studimeve "serioze" perendimore greke e me tej.

    ---------------

    Shqipėria dhe shqiptarėt nė optikėn e tė huajve


    MUZAFER XHAXHIU

    Kėtu e disa muaj mė parė kur botova nė njė nga gazetat tona shkrimin “Vėshtrim sinoptik i tezės sė prejardhjes sė shqiptarėve nga pellazgėt”, mendova se me tė do ta mbyllja serinė e sprovave tė mia tė botuara qė nga viti 1982 rreth kėtij problemi...

    ...Pikėrisht ato ditė mė ra nė dorė vepra “Gjuha e perėndive” e studiuesit albanolog Aristidh Kola, bir i arbėreshėve nė Greqi, lidhjet shpirtėrore tė tė cilėve me trugun shqiptar kanė mbetur dhe sot e kėsaj dite tė gjalla. Kjo, si dhe vepra tė tjera tė albanologėve klasikė qė nga Hani (shekulli 19 e kėndej) tė njohur tanimė nė historinė e kulturės shqiptare, po ashtu edhe ato tė Uindekens, Hyttenbah etj., tė botuara nė gjysmėn e dytė tė shekullit qė posa kaloi, apo ajo e Robert d’Anzhelisė, e Zahari Majanit, Xh. Katapanox, Saqellariut, V.Lapit, N. Vlora Falaskit etj., tė botuara kėto 30 vitet e fundit, janė njė prurje e rėndėsishme e veprimtarisė shkencore tė studiuesve shqiptarė, tė cilėt janė marrė drejtpėrdrejt apo mė sė shumti nė mėnyrė anėsore me ilirėt. Nė kėtė vėshtrim do tė pėrmendja helenistin e shquar Spiro Konda, Hasan Cekėn, Muzafer Korkutin, Neritan Cekėn, Moikom Zeqon, Spiro Kolekėn, Mark Tirtėn, Anton Paplekėn, Shaban Sinanin e mjaft tė tjerė, tė cilėt kanė shkruar pėr ēėshtjen nė fjalė nė shtypin e pėrditshėm apo dhe nė periodikėt shkencorė. Njė vend tė veēantė, krahas Spiro Kondės, zė studiuesi i palodhur dhe i pėrkushtuar Dhimitėr Pilika, i cili qė nė bankat e Liceut tė Korēės u tėrhoq nga historia e lashtėsisė sė popullit shqiptar, pėr t’u rritur nė vite si njė studiues me njė dije tė pasur, me njė informacion tė habitshėm tė dhėnash, tė shoshitura dhe tė ngritura mbi njė sistem tė arsyetuar shkencor. Shumė kėrkues ndaj vetes, s’reshti kurrė sė kėrkuari nė enigmėn pellazge me tė cilėn jetoi tėrė jetėn pėr t’u ndarė soje disa muaj mė parė. La pas vetes njė punė tė vėllimshme e shumė tė ēmuar, fatkeqėsisht nė dorėshkrim. Por “revenons a nos moutons” shprehje nė gjuhėn frėnge, qė fjalė pėr fjalė do tė thotė, “tė kthehemi te delet tona”, nė kuptimin figurativ: tė kthehemi aty ku e lamė bisedėn, tė kthehemi te problemi, shprehje qė Dhimitri e pėrdorte shpesh, sa herė qė nė ndonjė bisedė me tė ia ndėrprisje fjalėn pėr pellazgėt pėr tė biseduar pėr diēka tjetėr. Krahas studimeve tė kryera nga studiues tė huaj nė fushėn e historisė, tė gjuhės dhe tė kulturės nė pėrgjithėsi tė popullit shqiptar, studime tė bėra me objektivitet, me vlera shkencore, hasim aty-kėtu edhe vepra albanologėsh me qėndrime antishkencore dhe frymė antishqiptare. Shtrembėrime dhe pasaktėsi shkencore gjejmė rėndom edhe nė fjalorėt enciklopedikė tė hartuar nė vende tė ndryshme tė Evropės kur bėhet fjalė pėr Ilirinė sidomos, por dhe pėr Shqipėrinė nė pėrgjithėsi. Pa dashur tė paragjykojmė shkaqet e njė dukurie tė tillė, nuk mund tė rrimė pa vėrejtur tė paktėn se njė qėndrim i tillė objektivisht ėshtė diskriminim shkencor ndaj vendit tonė. Me enciklopedi tė tilla qė edhe nė Mesjetė tė ishin hartuar do tė ishin mė tė sakta, cėnohet rėndė kujtesa historike e botės shqiptare, sepse lexuesi i thjeshtė i masės, pėr tė ushqyer kureshtjen e tij kulturore, apo ai qė kėrkon tė iniciohet, tė orientohet dhe tė thellohet nė atė ēka shkencėrisht i intereson, informacionin e parė e tė drejtpėrdrejtė e merr nga enciklopedia. Nė tė pritet tė pasqyrohet sinteza, mendimi relativisht sa mė i saktė rreth temave dhe problemeve tė shtruara e tė rrahura nė vepra tė ndryshme studimore. Po “le tė kthehemi te delet tona”, te problemi sa tė sakta, objektive e informuese janė kėto enciklopedi lidhur me botėn shqiptare dhe historinė e saj. Nė njėrėn nga kėto, zėrit “Iliria” i kushtohem vetėm katėr gjysmėradhė (faqja ėshtė e ndarė nė dy kolona), teksa zėri “Jamet Nazr, lokalitet nė Mesopotami zė tetė gjysmėradhė, lumi Oder nė Gjermani zė gjashtė tė kėtilla. Ja ē’thuhet gjithė gjithė pėr Ilirinė: “Krahinė e gjerė malore nė V.P. tė Greqisė, nė lindje tė Adriatikut dhe nė jug tė Danubit. Mbretėri e Ilirisė. Histori: Mbretėria e Ilirisė e formuar nė vitin 1816 me krahinat ilire dhėnė Austrisė. Kryeqytet Lubjana. (Botim i vitit 1939). Nė enciklopedinė e njė vendi tjetėr tė Evropės (Botim i vitit 1968) lexojmė: “Iliria. Krahinė ballkanike malore pranė Adriatikut, qė pėrfshin Istrian, Karinthinė, Karniolėn. Kryeqytet Laibach (Lubjana). Sot Iliria ėshtė e ndarė midis Italisė, Jugosllavisė dhe Austrisė”. Nė njė enciklopedi tjetėr lexojmė pėr Ilirinė qė shtrihej nga Kroacia deri nė Shqipėri”. Iliria, e pushtuar nė veri nga venetėt dhe nė jug nga japigėt, nė shekullin VII para erės sė re u kolonizua nga grekėt. (Botim i vitit 1974). Ēinformimi dhe kundėrthėniet s’kanė tė mbaruar. Nė njė enciklopedi (botim i vitit 1959) lexojmė: pozicioni gjeografik: Bregdeti i Adriatikut, deri nė lumin Danub dhe nė grukėn e lumit Po. Ilirėt nė lindje kufizohen me trakasit, nė veriperėndim me keltėt. Fiset mė tė njohur janė venetėt, japidėt, sic, aftariotėt, dalmatėt, istrasit, ilirėt, liburnėt. Tjetėr: krahinat ilire pėrbjėnė njė njėsi shtetėrore, vasale e Francės, e krijuar nga Napoleoni I mė 1809. Pėr gjuhėn ilire thuhet se nga tė gjitha kėto janė ajo e mesapėve dhe e japigėve (Italia e Jugut). Por mė e njohur midis tyre ka mbetur ajo e venetėve. Nė kėtė amalgamė tė dhėnash nga kėto dhe enciklopedi tė tjera tė pacituara ėshtė e vėshtirė tė krijsh njė vizion tė qartė pėr ilirėt nė pėrgjithėsi, kur nė kontekst me ta as qė pėrmenden shqiptarėt, pa le tė thuhet ajo qė tanimė historia e ka vulosur. Lexojmė nė njė enciklopedi tjetėr, ku Ilirisė i kushtohen 6 gjysmėradhė, ku s’pėrmendet gjėkund Shqipėria, veē flitet pėr Ilirinė si vend me popullsi sllave. (Fjalor Enciklopedik i njė vendi tė skajit perėndimor tė Evropės). Njė tjetėr rast. Po nė kėtė fjalor enciklopedik vetėm dy gjysmėradhė zė “Skėnderbeu (Gjergj), hero shqiptar; luftoi tėrė jetėn e tij kundėr zgjedhės otomane (1414 - 1467). Po kaq vend zė dhe tragjedia Semiramida e Voltrit! Nocioni senat zė 24 radhė. Shpjegohet ē’ėshtė senati. Pozicone absurde e paradoksale nė mjaft prej kėtyre Enciklopedive. Ndarsa po nė fjalorin enciklopedik tė lartpėrmendur lexojmė pėr: “Pellazgėt, popull shumė i lashtė, qė pushtoi nė kohėt prehistorike Greqinė, arkipelagun bregdetar tė Azisė sė Vogėl dhe tė Italisė. Kjo popullsi primitive, pa dyshim, nuk arriti tė formojė njė trup tė njėsuar kombėsie; ajo u dėbua apo u skllavėrua nga helenėt. Para se tė pushtoheshin trojet e tyre nga grekėt, pellazgėt, bujq dhe paqėsorė, kishin ngritur rreth qytezave tė tyre mure ciklopike, tė formuar nga blloqe shumė tė mėdha gurėsh, tė pashkatėrrueshėm, megjithėse ishin ndėrtuar pa ēimento. Ėshtė arritur tanimė nė njė mendim tė pėrbashkėt pėr tė mbajtur Trakasit e lashtė, frigjasit, lidiasit, karianėt, etruskėt, epirotėt, ilirėt, italiotėt (samnitėt, oskėt) etj. si dhe shqiptarėt e ditėve tona, degėzime pak a shumė tė pėrziera tė pellazgėve. Gjiri i Volosit sot nė juglindje tė Tesalisė, i formuar nga deti Egje, sė lashti quhej gjiri pellazg”. E cituam tėrėsisht zėrin pėr pellazgėt, ēka pasqyrohet nė thelb edhe nė studimet pellazgjike, pėr tė treguar se kumtet qė jepen pėr historinė e shqiptarėve nė shekuj janė shumė kundėrthėnėse, tė ēekuilibruara, tė hallakatura, me shpėrpjestime tė ēuditshme sa i takon vendit qė zėnė zėrat nė fjalė nė kėta fjalorė enciklopedikė. Po nė kėtė fjalor, zėrit Shqipėria i kushtohen vetėm 6 gjysmėradhė. Kongos Belge 18 gjysmėradhė. Po nė kėtė fjalor si zė tė veēantė, pėr Skėnderbeun ka vetėm 2 gjysmėradhė: “Skėnderbeu (Gjergj) hero shqiptar: luftoi gjithė jetėn e tij kundėr zgjedhės otomane (1414 - 1467)”.

    Poema epike gjermane “Nibelungen” zė 16 radhė, Nioba, heroinė e mitologjisė sė lashtė zė 10 radhė. Shembuj tė tillė mund tė sjellėsh me qindra. Si t’i kuptojmė atėherė kėto tė dhėna tė ēuditshme tė autorėve nė zėrat qė flasin pėr historinė e Shqipėrisė, qė s’pėrputhen kurrkund me faktet reale dhe analizat e studimeve tona nė kėtė temė, tė bėra me kompetencė dhe pėrgjegjėsi shkencore? Hamendėsime mund tė bėhen gjithfarėsh, vetėm njė gjė dihet me siguri, qė njė qėndrim i tillė i papėrfytyrueshėm cėnon dinjitetin e njė populli, i cili i ka dhėnė Evropės qė nga brigjet e Egjeut nė ato tė Atlantikut jo pak vlera tė ēmuara nė qytetėrimin e saj, duke dėshmuar shpirtin e tij tė madh, fisnikėrinė dhe virtytet e larta morale, ēka ka frymėzuar nė shekuj dijetarė tė mėdhenj, historianė, gjuhėtarė tė shquar, poetė dhe shkrimtarė nė zė tė kthejnė sytė nga Shqipėria dhe tė ngrenė nė drejtim tė saj hymne e peane madhėshtore. Pa u kthyer nė ato qė tanimė dihen, do tė shtoja dhe qė edhe sot e kėsaj dite nuk rresht interesi ndaj Shqipėrisė. Kėto ditėt e fundit mėsojmė nga shtypi ynė, se kishte bėrė vizitėn e saj tė dytė nė Shqipėri studiuesja italiane e antikitetit, prof. Silvia Ronkei. Nė intervistėn e saj dhėnė gazetarit Francesko Mannoni, thotė midis tė tjerave: “Kaq pranė Italisė, kaq e pėrfolur, por, nė tė njėjtėn kohė, kaq e panjohur dhe enigmatike”. Studiuesja shumė e njohur e qytetėrimit bizantin, S. Ronkei mbeti e mrekulluar nga vizitat e saj nė Shqipėri, e cila “ėshtė njė ndėr qytetėrimet e pakta, e cila ka kaluar nė mėnyrė direkte prej paganizmit dhe animizmit nė ndarjen e feve, kryesisht islame e ortodokse, andaj dhe ruhen dimensionet e magjikes”. Ėshtė ky njė vrojtim interesant dhe i mprehtė qė tregon atė moment tė rėndėsishėm kulture, qė tė cilėn ne krenohemi, tolerancėn fetare. Studiuesja mahnitet “ndėrsa dėgjon pėrrallat dhe legjendat qė tregohen nė shtėpitė gjirokastrite” dhe arrin nė idenė se “feja e vėrtetė e shqiptarėve nuk ka ndryshuar kurrė, ka mbetur gjithmonė ajo pagane”. Nė fakt, shqiptari nė rrjedhėn e shekujve e deri tani vonė ėshtė betuar mbi gurin, zjarrin, diellin etj., ēka i lėshon fijet e saj nė lashtėsinė pellazge. Studiuesja Silvia Ronkei mbeti e befasuar nga ēka pa dhe dėgjoi: “... gjatė gjithė udhėtimit kam gjetur njė miqėsidhe mikpritje tė mrekullueshme, pavarėsisht varfėrisė ekstreme, jo vetėm nė vendbanimet fshatare, por dhe nė ato urbane. Dhe kjo bie nė kontrast me imazhin qė ne kemi pėr shqiptarėt”. “Njė udhėtim nė Shqipėri na ndihmon tė kuptojmė se cili ėshtė nė tė vėrtetė populli shqiptar. Raporti me njerėzit ka qenė kaq i kėndshėm, saqė, vetėm pėr kėtė, u rekomandoj tė gjithėve tė vizitojnė Shqipėrinė”. Tė gjitha kėto kumte tė studiueses sė shquar italiane, Silvia Ronkei, dėshmojnė se realiteti duhet njohur jo vetėm racionalisht, por dhe emocionalisht, ēka do tė ishte njė rrethanė lehtėsuese, edhe pse jo tėrėsisht justifikuese, pėr ato mangėsi, pasaktėsi dhe shtrembėrime tė vrejtura nė fjalorėt enciklopedikė tė lartpėrmendur. Ėshtė njė moment i rėndėsishėm psikologjik me ndikim tė ndjeshėm pozitiv njohja nga aftėr e diēkaje pėr tė clėn do tė shfaqėsh njė mendim. Po nga shtypi ynė ditėt e fundit na u bė e njohur se qenka zbuluar dorėshkrimi nga albanologu tepėr aktiv Robert Elsie njė vepėr me titullin “Historia e Shqipėrisė” e murgut francez Zhan-Klod Faveirial, e vitit 1884, e para vepėr e plotė pėr historinė e popullit tonė deri nė atė kohė. Zh.K. Faveirial, pas njė udhėtimi nė Bullagri, Maqedoni, Greqi e Turqi, nė vitin 1884 vizitoi dhe Shqipėrinė. Nė parathėnien e veprės sė tij shkruan:

    “Dhe qė atėherė lindi ideja pėr tė studiuar nėn dritėn e historisė njė popull qė nxirrte para nesh njerėz kaq tė mirė, shfaqte kaq madhėshti dhe na ngjallte kaq nderim”.

    Autori punoi pesė vjet rresht (e mbaroi mė 1889) pėr tė dhėnė njė vepėr tė shkruar me objektivitet shkencor dhe me ndjenjėn e ngrohtė nė mbrojtje tė tė drejtave dhe lirisė kombėtare tė shqiptarėve, nė mbrojtje tė gjuhės dhe tė qytetėrimit tė tyre tė lashtė pellazgjik. Nė fjalėn e tij “Pse e shkrova Historinė e Shqiptarėve”, botuar nė gazetėn “Panorama” 29 qershor 2004, autori Zh.K. Faveirial na lė shteg tė kuptojmė se sa realist dhe dialektik ėshtė nė gjykimin e fakteve historike, madje me njė paraprirje tė tyre me njė tingėllim aktual. Duke folur pėr politikėn dinake levantine tė Perandorisė Bizantine, autori shkruan se pėr shkak tė saj “u shkatėrruan monumentet... jo vetėm njėjtėn fetare tė popullit shqiptar, por pothuaj tė tė gjithė Gadishullit Ilirik”. Mė tutje shėnohet se “peng i grindjeve fetare, tė dhunshme e shekullore, midis Romės e Bizantit, ka qenė Iliria”. Mė tutje: “Pra ēėshtja kryesore e Bizantit ėshtė qė, tė mbetej zotėruese e Ohrit, dhe tė mos i lejonte Ilirėt tė krijonin njė shtet mė vete”.

    Nė fjalėn hyrėse nė vepėrėn “Historia e Shqipėrisė” Faveiriali flet edhe pėr gjuhėn e pellazgėve “si gjuha e parė e ardhur nė Greqi dhe Itali, dhe tė clėn shqiptarėt e pėrcjellin natyrshėm, si e vetmja e folme e ruajtur deri nė ditėt tona”. Vrojtimet e tij pėr pasurimin e leksikut tė gjuhės shqipe puqen me ato tė gjuhėtarėve tanė, tė bėra pas njėqind vitesh. Dashuria pėr Shqpėrinė dhe shqiptarėt e frymėzon murgun e mirė tė hedhė dhe disa ide tėpėr tė diskutueshėm lidhur me Homerin dhe letėrsinė grek nė pėrgjithėsi nė favor tė tezės sė “pėrpara shkollave greke, pra ka pasur shkolla pellazgjike, dhe njė literaturė tė madhe dhe tė pėrkryer”, nga tė cilat, duke parafrazuar mendimin e tij, pėr tė mos u zgjatur, ka dalė Homeri dhe u ngjiz letėrsia greke.

    Gjithsesi, pėr tė pasur njė ide tė plotė rreth veprės sė Faveirialit “Historia e Shqipėrisė” na duhet leximi integral i saj. Nga sa jemi nė dijeni, ajo, sapo ėshtė shkundur nga pluhuri njėqindvjeēar pėr tė folur edhe nė gjuhėn shqipe, pėrkthimi do tė bėhet nga Ndriēim Kulla.

    Poeti i shquar francez Gijom Apoliner (1880 - 1918) nė njė skicė letrare kushtuar mikut tė tij Faik Konicės, shkruan:
    “Shqiptarėt janė njerėz fisnikė, kurajozė... Njė shqiptar qė kam njohur gjatė qėndrimit nė Bruksel, mė ka lėnė mbresa tė paharrueshme pėr njė komb, qė bashkė me skocezėt, janė ndoshta popujt mė tė vjetėr tė Evropės”.

    Kėto vitet e fundit, nė njė takim nė Universitetin e Tiranės, shkrimtari i shquar francez, akademiku, Moris Dryon, i njohur tanimė nė vendin tonė, nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, midis tė tjerash tha: “Vendi juaj ėshtė plot me qytetėrimet e Mesdheut, qė nga thellėsia e mijėvjeēarėve janė takuar aty. Kudo toka juaj mban gjurmėt e tyre. Gjyshėrit tuaj kanq qenė nė Luftėn e Trojės tė prirė nga Akili; dhe mbreti juaj legjendar, Pirroja, solli qė andej vejushėn e Hektorit, Andromakėn. Homonimi i tij Pirroja II, disa shekuj mė vonė, do tė pėrmendet pėr fitoret e tij nė Peloponez dhe nė Italinė e Jugut. Olimbia, nėna e Aleksandrit ishte nga dera juaj, dhe mund tė thuhet fare mirė qė ishte gjysmėshqiptar Aleksandri qė pushtoi gjysmėn e botės. Nė ēdo etapė tė madhe, nė ēdo kthesė tė madhe tė fatit evropian, ju dalloheni”.
    Nė takime tė ndryshme kulturore shkencore, nė organet e shtypit, nė median elektronike, nė vepra tė boturara, nė botėn jashtė, nuk mungojnė lajmet dhe vlerėsimet pėr pėrfaqėsues tė shquar tė kulturės, tė letėrsisė, tė arteve pamore, tė muzikės, tė skenės (koreografi, aktrim etj.). Por tė gjitha kėto nė fjalorėt enciklopedike kalojnė nė heshtje. Nė faqet e tyre nuk gjen njė Aleksandėr Moisi, njė Karl Gegė, njė Tefta Tashko, njė Ismail Kadare e tė tjerė, apo piktorėt ikonografė Onufrin, David Selenicėn, Konstandin Shpatarakun, tė cilėt kanė lėnė gjurmė nė artin e madh tė ikonografisė jo vetėm nė atdheun e tyre, por dhe nė kishat e manastiret e Greqisė, tė Maqedonisė dhe mė gjerė. Afresket e tyre tė niveleve botėrore janė vlerėsuar lart nga specialistė dhe personalitet tė artit dhe tė kulturės botėrore. Kėto ditė mėsojmė nga shtypi pėr njė marrėveshje midis fondacionit “Trashėgimi pa kufi” me qendėr nė Paris dhe Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Tiranė, pėr resaturimin e afreskeve dhe tė kishave nė Voskopojė. Kryetarja e kėtij forumi, Beatris de Dyfor, kur i pa, i quajti kėto afreske “tė mrekullueshme, pėrrallore”. Do tė ishte me vlera tė shumanshme mundi pėr tė mbledhur dhe sistemuar nė njė botim akademik ē’ėshtė thėnė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt nė rrjedhėn e historisė sė tyre nga tė huajt. Sidomos sot do tė ishte shumė e dobishme.

    gazeta panorama - /2004-08-06

  21. #36
    Rise of Arbenia Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,607
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    NE PARAHELENET?

    FORUM NE TOP SHOW / Shqiptarėt, a janė populli mė i vjetėr, jo i vetėm, i Ballkanit?


    Na ka mikluar herė pas here ideja e tė qenit njė popull i lashtė. Dhe jo vetėm ne shqiptarėve. Nė kėtė cep tė Evropės jemi zėnė shpesh, duke u kapur gjithsecili tek ato qė mendon se janė rrėnjėt e tij. Jemi ne para grekėve? Jemi bashkėkohės me grekėt? Na kanė ngushtuar sllavėt dhe grekėt, duke na spostuar nga ato qė dikur kanė qenė hapėsirat e katragjyshėrve tanė? "Shqipėria-Odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen" e studiuesit francez me origjinė shqiptare, Mathieu Aref, botuar nga shtėpia "Plejad", na e pėrkėdhel goxha sedrėn nė kėtė drejtim, duke thėnė se ne jemi populli mė i vjetėr, jo vetėm i Ballkanit, por i mbarė Evropės. Pėrveē entuziazmit, libri risolli edhe njėherė polemikat. Ndėrsa ne, nė "Top Show", tentuam qė kėto polemika t‘i zbresim nga katedrat nė sy tė publikut. Qėllimi ynė nuk ishte tė provonim vėrtetėsinė dhe seriozitetin e tezės sė zotit Aref. Natyrisht qė kjo nuk mund tė bėhet nė dy orė emision. Nė kėtė minutazh tentuam njė pėrballje debati midis profesorėve tė nderuar, pėr disa ēėshtje qė, pėr hir tė sė vėrtetės, nuk dėgjohen sot pėr herė tė parė. Mendojmė qė ėshtė shumė e rėndėsishme tė flitet publikisht pėr disa ēėshtje, sidomos kur lidhen drejtpėrdrejt me kulturėn. Nė kėtė kuptim, emisioni i mbrėmjes sė djeshme ishte nė vazhdėn e debateve tė ngritura nga "Top Channel" dhe nga media tė tjera tė shkruara pėr tema, qė kanė interes kulturor, po aq sa edhe kombėtar. Libri "Kodi i Da Vinēit", megjithėse njė roman artistik (fiction) pėrfshiu nė njė debat tė gjerė botėn akademike, teologjike, studiues tė ndryshėm kėtej dhe andej Atlantikut. Njė debat i ashpėr, qė kishte brenda dhe paragjykime, por qė megjithatė, thuheshin nė sy tė publikut. E pra, kjo ėshtė e rėndėsishmja. Njerėzit flasin dhe debatojnė, pasi kultura e debatit nuk e lė mendimin tė flejė. Nė pėrgjithėsi ne, qė ende shumė gjėra i lėmė tė kalojnė apo zhytemi nė zhurmėn e fjalėve tė ditės, kemi shumė pėr t‘u stėrvitur nė kulturėn e debatit dhe, pėr ta kthyer atė nė njė mėnyrė tonėn tė natyrshme tė tė jetuarit. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr nė qė pretendojmė Evropėn si "mė tė vjetrit e saj" apo si "bijtė e saj tė humbur" qė "duam tė rikthehemi nė shtėpi". Nė shtėpinė ku ne duam tė shkojmė, mendimi gjallon, debati e bėn atė publik dhe tė respektueshėm, pavarėsisht na pėlqen apo jo. Kjo ishte dhe ėshtė arsyeja e vėrtetė e "Top Show"-t.

    Alban Dudushi: Teza mbi origjinėn ilire tė shqiptarėve duket se ėshtė tashmė e mbėshtetur si gjuhėsisht, ashtu edhe historikisht. Deri kėtu kanė shkuar zbulimet dhe studimet deri sot?

    Muzafer Korkuti (drejtor prej shumė vitesh i Institutit tė Arkeologjisė: Jo, sepse do tė kishte marrė fund puna e studiuesve. Tė rėndėsishme janė tė rejat, jo ato qė janė tashmė tė ditura. Cilat janė tė diturat? Prejardhja e shqiptarėve prej ilirėve ėshtė tashmė njė ēėshtje e pranuar nga tė dhėnat arkeologjike, etnologjike gjuhėsore. Ndėrsa prejardhja e ilirėve, formimi i tyre, origjina, ėshtė e diskutueshme.

    Dudushi: Kur flasim pėr prejardhjen e shqiptarėve prej ilirėve ēfarė kemi parasysh?

    Neritan Ceka (arkeolog): Ėshtė njė problem i zgjidhur tashmė, tė paktėn nga pikėpamja arkeologjike, vazhdimėsia nga ilirėt te shqiptarėt dhe nuk ka njė popull tjetėr tė ardhur qė zhduk ilirėt. Ėshtė e qartė gjithashtu, edhe ardhja e popujve sllavė nė shek. VI, tė cilėt thjesht kanė shkatėrruar dhe nuk janė instaluar nė kėto troje. Ēfarė ka ndodhur mė pas, ėshtė njė vazhdimėsi e asaj qė quhet kultura e Komanit, qė mbush njė boshllėk nga fillim shek. VII-1081 kur pėrmenden pėr herė tė parė arbrit, paraardhėsit tanė. Lashtėsia e njė kombi ėshtė gjithmonė relative. Nė arkeologji bėhet fjalė pėr civilizime apo kultura, qė janė njėsi etnike, qė identifikohen nė bazė tė kulturave materiale, gjurmėve, objekteve, riteve, nderimeve tė perėndive. Ėshtė vėshtirė tė pėrcaktosh fillimet e njė etnosi. Ne kemi folur nė arkeologji pėr fillimet e etnosit ilir, lidhur me dyndjet indoevropiane tė vitit 2200-2000 para erės sonė. Pra, nga pikėpamja arkeologjike, ilirėt dėshmohen para grekeve, por nuk mund tė themi se ata qė ishin pėrpara ilirėve ishin identikė me ilirėt apo se ata bėjnė njė njėsi lehtėsisht tė identifikueshme. Ėshtė shumė e vėshtirė qė fjalėve tė trashėguara nga e kaluara, t‘u bėsh shtresėzimin e fjalėve qė do t‘i quanim pellazgė.

    Dudushi: Ballkanologu grek, Arqile Lazaru, nė njė intervistė pėr emisionin "EXCLUSIVE" nė "Top Channel", pretendon se kufiri natyror midis Shqipėrisė dhe Greqisė, ėshtė lumi Shkumbin. I referohet historianit francez, Masu, sipas tė cilit, nė rrugėn "Egnatia" janė gjetur vetėm emėrtime dhe mbishkrime greke. Pohon gjithashtu, se sipas studiuesve Hamon, Rusu dhe italianit Karlo Tajavini, vėrtetohet se shqiptarėt nuk janė pasardhės tė ilirėve. Sipas tyre, thotė ai, ka ekzistuar fisi Dardan midis Sofies dhe Beogradit, mė pas ky fis zbriti nė Shkup dhe u vetėquajt shqiptar. Pra, sipas tij, duam apo nuk duam, Vorio-Epiri ėshtė tokė greke.

    Pėllumb Xhufi: Ky zotėri grek nuk ėshtė i informuar ose ėshtė i informuar nė atė nivel, nė tė cilin nė Greqi gjen tė informuar dhaskalėt e fshatit. Pa dashur ta fyej, por gjėra tė tilla nuk i dėgjon nga profesorėt grekė, me tė cilėt kemi pasur vazhdimisht kontakte. Duke e nisur nga e para, Vorio-Epiri ėshtė njė nocion i ri, i 1913-ės dhe ėshtė njė koncept i qartė politik dhe nuk ka tė bėjė aspak me etnicitetin e njė krahine. Ky term lindi pėr herė tė parė nė ambientet e Ministrisė sė Jashtme greke dhe u pėrdor nga shtabet e ushtrisė, kur u pushtua Epiri Jugor, Ēamėria. Dhe kėtu doli pretendimi tjetėr i grekėve pėr tė pushtuar pjesėn tjetėr tė Epirit, qė ata e quajtėn Vorio-Epir. Kjo shpikje qė nga ky moment u bė flamuri i betejave tė ardhshme tė shtrirjes sė shtetit grek pėrtej kufijve tė tij natyralė. Epiri vetė ėshtė njė nocion historik i pėrdorur nė antikitet, u harrua nė mesjetė, nė kohėn e humanizmit u ripėrdor. Qartėsisht, nė dokumentet vėrtetohet qė nė Epir identifikohet popullsi shqiptare. Shekulli XI, njė peshkop grek e quan Ēamėrinė e sotme si njė trevė tė jetuar nga barbarėt, nė kuptimin e njė popullsie jo-greke. Shekulli XIII, ky territor tregohet i banuar nga shqiptarė. Ballkanologu grek, nė fakt, nuk u referohet fare baballarėve tė historisė greke. Nuk i gjen kėto teza as te Lambros, i cili ka qenė Kryeministėr i Greqisė dhe nuk mbahej pėr ndonjė filoshqiptar i madh, por kur bėn histori nuk mund tė bėnte karagjozin. Babai i shkencave historike greke, Athanas Psalidha, shek XIX, pasi bėn historinė e gjithė Shqipėrisė sė Jugut, tregon qė tė gjithė flasin shqip deri poshtė nė Prevezė. Epiri, sipas tij, do tė thotė Shqipėri. Ky pra ėshtė koncepti i historiografisė greke, ky ėshtė dhe sot. Pra, Vorio-Epiri ėshtė njė krijesė qesharake, e tillė u trajtua edhe nė Konferencėn e Paqes 1919. Ka njė thėnie lapidare tė njė autori tė fundshekullit XIV, sipas tė cilės: "Shqiptarėt janė farė ilire".

    Dudushi: A ėshtė zgjidhur pėrfundimisht prejardhja e gjuhės shqipe?


    Seit Mancaku (profesor i gjuhėsisė): Sa pėr ēėshtjen e kufirit mes Shqipėrisė e Greqisė, janė vetė autorėt e lashtėsisė greke, vetė baballarėt e historisė greke, qė kur paraqesin situatėn e Ballkanit, thonė se fiset ilire shtriheshin nė veri, qė nga Istria deri nė gjirin e Ambrakisė nė jug. Madje, kur anijet hynin nė gjirin e Ambrakisė, thuhet qė nga e djathta kishin grekėt, nga e majta kishin barbarėt, pra popullsinė jo-greke. Studiuesit e sotėm grekė, duke u ndjerė keq nga ky fakt i vetė grekėve, janė pėrpjekur tė sajojnė njė kuptim tjetėr tė fjalės ‘barbare‘. Pra, sipas tyre, grekėrit e vjetėr, "barbaros" nuk e kanė pėrdorur nė kuptimin gjuhėsor, por atė kulturor, se fiset qė ishin nė veri tė kėtij kufiri kishin njė nivel kulturor tė ulėt. Gjė kjo e sajuar dhe qė nuk shkon fare. Nga pikėpamja gjuhėsore, fjalėt e ballkanologut grek (qė nė fakt nuk ėshtė kompetent pėr kėtė ēėshtje, pasi ėshtė profesor i rumanishtes) janė shumė tė gabuara, sepse Shkumbini ėshtė kufiri i dy dialekteve tė shqipes dhe jo i Shqipėrisė me Greqinė, midis gegėrishtes dhe toskėrishtes. Dy dialektet e shqipes janė njė dėshmi shumė e qartė e autoktonisė shqiptare dhe e prejardhjes prej ilirėve. Dy dialektet tona kanė veēori tė tilla, qė tregojnė se janė formuar shumė herėt. P.sh. njė nga tiparet kryesore qe rotacizmi qė ėshtė kthimi i n-sė nė r, ose i a-sė nė ė, (ranė-rėrė), ky tipar ėshtė i hershėm dhe nuk kishte si tė formohej, nėse shqiptarėt nuk do tė ishin kėtu, edhe nė Toskėri, edhe nė Gegėri.

    Problemi i etnogjenezės sė gjuhės shqipe ėshtė kompleks dhe historik. Qėkur lindi gjuhėsia historiko-krahasuese, pasi u pėrcaktua karakteri indoevropian i gjuhės shqipe, problemi themelor ishte ai i prejardhjes sė saj. Pėr tė shpjeguar kėtė, studiuesit u nisėn nga gjendja e Gadishullit tė Ballkanit nė periudhėn antike. Katėr kanė qenė popujt kryesorė nė kėtė kohė: ilirėt nė perėndim tė gadishullit, trakėt nė lindje, grekėt nė jug dhe makedonasit e vjetėr midis trakasve dhe ilirėve. Me metodėn e pėrjashtimit, greqishtja pėrjashtohet nga mundėsia pėr tė qenė burim, pasi janė gjuhė shumė tė ndryshme, makedonishtja nuk mund tė merret nė konsideratė, pasi u greqizua mjaft shpejt, pra mbetet ilirishtja dhe trakishtja. Edhe kėtu kėto tė dyja ndahen, pasi ilirėt janė shumė tė vjetėr dhe kanė banuar nė kėto troje, ku banojnė shqiptarėt sot dhe nė asnjė dokument historik nuk njihet qė tė jetė bėrė ndonjė shpėrngulje e mėvonshme. Hani, njėri nga themeluesit e albanologjisė, solli njė sėrė argumentesh nė mbrojtje tė tezės ilire. Veēanėrisht, me prejardhjen e shqipes prej ilirishtes ėshtė marrė profesor Eqrem Ēabej.

    Dudushi: Teza e deritanishme ėshtė qė popullsitė parahelene nė fakt janė popullsi tė vdekura. A ka vend pėr t‘u vėnė nė dyshim kjo tezė?

    Mathieu Aref (studiues francez me origjinė shqiptare): Deri tani ėshtė folur pėr ilirėt dhe kjo nuk mė habit shumė, sepse pellazgėt konsiderohen popull i zhdukur. Nėse mėnjanohet ekuacioni pellazgė-ilirė-shqiptarė arrijmė nė njė rrugė pa krye. Duke qenė se pellazgėt janė konsideruar njė popull i zhdukur me trup dhe me shpirt, atėherė kėtu ndėrpritet gjithēka. Homeri thotė se gjuha e Zeusit ishte gjuha e pellazgėve dhe Dodona, qendra e tempullit tė pellazgėve. Homeri flet pėr pellazgėt dhe gjuhėn e tyre, pasi toponime dhe emra shpjegohen me anė tė gjuhės paradreke, qė ka ekzistuar nė kėto troje. Nėse shpjegojmė emėrtimet falė shqipes, emėrtimet pellazge ishin tė hershme dhe shpjegohet direkt prejardhja prej pellazgėve. Nėse, duke u nisur nga arkeologjia nuk ka gjurmė tė lėna, nuk ėshtė njė argument pėr tė shpjeguar qė ilirėt nuk janė pasardhėsit e pellazgėve.

    Dudushi: Pellazgėt ėshtė njė emėr gjenerik (i pėrgjithshėm) apo ėshtė njė etni e cila ėshtė e ndarė nė fise dhe dialekte?

    Aref: Qė ėshtė njė term i pėrgjithshėm, kjo ėshtė pranuar nga tė gjithė. Por unė kam njė koncept tė ndryshėm pėr termin gjenerik, nga ajo se si e pėrdorin tė tjerėt. Tė gjithė quheshin pellazgė, por janė tė ndarė nė fise qė flisnin tė njėjtėn gjuhė, nė dialekte tė ndryshme. Pellazgė vjen nga SHPELLAGJI qė do tė thotė njerėz tė ardhur nga shpella. Vetė Zeusi, sipas mitit, kishte lindur nė njė shpellė. Askush nuk e ka marrė nė konsideratė kėtė element, meqenėse janė mėnjanuar tė gjitha studimet pėr pellazgėt.

    Dudushi: Pra, ka pasur njė shmangie, njė mosnjohje. Nė librin tuaj thuhet qė shumica e shqiptarėve nuk janė marrė fare me gjuhėn shqipe dhe kjo ka qenė arsyeja qė i ka bėrė ata tė gabojnė...

    Aref: Ata kanė pėrzier gjithēka, se nė fakt pellazgėt pėrbėheshin nga dy grupime tė mėdha etno-gjuhėsore. Nė perėndim, ilirėt dhe nė lindje trakėt. Shumica e studiuesve mendojnė se trakėt nuk kishin asnjė lidhje me ilirėt. Por kjo ėshtė e gabuar, pasi trakėt kishin lidhje me pellazgėt, ashtu si etruskėt dhe tirenianėt. Pellazgėt ėshtė njė emėr pėrmbledhės, por qė pėrfshin njė shumicė tribush.

    Dudushi: Ėshtė njėsoj si tė thuash shqiptarė dhe pastaj tė thuash gegė e toskė?

    Aref: Po. Sepse kishin tė njėjtėn gjuhė dhe kulturė, por me dialekte tė ndryshme. Pellazgėt shtriheshin nga Atlantiku deri nė Detin e Zi dhe kjo shihet nė emėrtime e toponime.

    Ceka: Ka pasur interes pėr trinomin pellazgė-ilirė-shqiptarė dhe me kėtė janė marrė shumė studiues, sidomos pėr tė parė lidhjen midis ilirėve dhe popullsive paraardhėse. Rezultatet nė pėrgjithėsi kanė qenė: Bazuar nė vendbanime shumė shtresore ka njė lloj vazhdimėsie siē ėshtė Maliqi, qė fillon me Neolitin e vonė, vazhdon pa ndėrprerje nė periudhėn e Neolitit, nė bronz, pra mund tė ndiqet vazhdimėsia e jetės. Kurse nė vendet fqinje, pika tė tilla tė forta qė tregojnė vazhdimėsi, janė veēanėrisht nė Thesali, nė Maqedoni ose nė zonėn e Bullgarisė nė Karanovo, nė zonėn e Serbisė dhe rezultatet janė tė ngjashme. Nė fund tė Neolitit ka njė ndėrprerje tė kulturave, por arkeologėt kanė konstatuar qė nė Kamnik ka njė vazhdimėsi nga kultura e Neolitit nė Eneolit, nė zonėn e Shqipėrisė mbetet njė pjesė e kulturave tė mėparshme, qė mund tė jenė asimiluar nga popullsia e ardhur. Rezulton njė lidhje mes ilirėve (jo mė tė hershme se viti 2200 para erės) dhe pellazgėve, e provuar nga arkeologjia. Ky ėshtė njė konkluzion korrekt. Kjo vėrteton qė ne jemi parahelenė. Por nuk ėshtė ndonjė meritė e madhe tė jesh shumė i hershėm, se me kėtė, nė fakt, del qė ne jemi evropianėt e parė dhe tė fundit nė dyert e Evropės sė sotme.

    Mancaku: Nuk ėshtė se u anashkalua ēėshtja e pellazgėve, por pėr tė kaluar aty duhej tė vėrtetohej mė parė lidhja e shqiptarėve me ilirėt, gjė qė tashmė ėshtė arritur. Edhe nga gjuhėtarėt ėshtė njohur ekzistenca e njė substrati paragrek kėtu nė Ballkan. Hani nė 1854 pranon qė ilirėt dhe epirotėt e maqedonėt kishin njė prejardhje mė tė largėt pellazgjike. Kjo ide u pėrqafua edhe nga rilindėsit. Rilindėsit, me entuziazėm e vėrtetuan pėr tė ringjallur ndjenjėn qė ne jemi shumė tė lashtė dhe pėr tė zgjuar optimizmin kombėtar. Nuk mund tė shkojmė mė tutje nė vėrtetim pėrtej ilirėve, pasi nuk kemi argumente gjuhėsore. Profesor Arefi pėrdor metoda tė ndryshme dhe mjaft herė tė lė tė kuptosh se ajo qė ai e quan pellazgjishte ėshtė ajo qė mbahet si indoevropianishtja. Kur themi qė shqipja lidhet me indoevropianishten, ne kėtė lashtėsi kemi parasysh. Tė mė falė profesor Arefi, por krahasimet gjuhėsore nė veprėn e tij ēalojnė mjaft. Nuk mund tė thuhet qė pellazgė shpjegohet me shpellė, sepse shpellė vjen nga greqishtja spelajon, nė latinisht spelagus. Nuk mund tė shpjegohet emri i Athinės me E thėna. Vetė kėto emra janė tė rinj, nyja pėrpara pėr shembull, nuk ėshtė e kohės kur ėshtė themeluar Athina.

    Aref: Nuk jam dakord me tė, pėr sa i takon indoevropianistikės, pasi kjo ėshtė njė shkencė e re e fundshekullit XIX. Kur flas pėr shtrirjen nga Atlantiku nė Detin e Zi, nuk flas aspak pėr indoevropianishten. Sigurisht qė nuk ka shkrime pellazgjike, ashtu si nuk ka edhe shkrime ilire. Nuk ėshtė argument, qė meqė kėta dy popuj nuk kanė gjurmė tė shkruara nuk kanė ekzistuar. Kjo ėshtė arsyeja qė zbuloi kėtė gjė, duke thėnė qė gjuha shqipe ėshtė njė fosil i gjallė. Meqė gjuha pellazge nuk ekziston ose mund tė jenė grekėt qė e kanė zhdukur, ne gjejmė fare lehtėsisht emrat mitologjikė, siē ėshtė Athina, qė shpjegohet me anė tė gjuhės shqipe. Shkencėtarėt e kanė pranuar pėrmes greqishtes, por pėrmes njė gjuhe tjetėr parahelenike. Shpjegimet paraindoevropiane apo indoevropiane janė semantizma. Jam dakord me Cekėn qė shpjegon se nuk ka boshllėk etnokulturor nga Eneoliti nė bronz. Shkencėtarėt fshehin njė fakt, atė qė grekėt janė njė populli ri i Ballkanit, i ardhur kėtu nė shekujt IX-VIII para Krishtit.

    Korkuti: Arefi, nė librin e tij nuk shfrytėzon punėn e bėrė dhe pėrfundimet e arritura deri tani. Ai nuk u referohet kėtyre rezultateve. Pra, tė njihet ajo qė ėshtė arritur dhe mbi atė tė argumentohet. Sipas shpjegimit tė tij, pellazgėt janė shpellarė. Nėse do tė pranojmė kėtė hedhim poshtė faktin qė ilirėt kanė qenė njė qytetėrim. Bylisi kishte teatėr, po ku u zhvillua nė shpella? Nuk mund ta shohim kėshtu procesin e vazhdimėsisė, pa kaluar nga njė etapė nė tjetrėn. Ēabej ka thėnė qė shqipja ėshtė bijė e ilirishtes. A mund ta them kėtė pėr parailirėt? Natyrisht qė jo. Pasi kėtu bėhet fjalė pėr elementė tė epokės parailire. Rėndėsi ka procesi qė ndodhi dhe se ēfarė pėrfituam ne nga ky substrat parailir, indoevropian apo pellazg, ta quajmė si tė duam, sikundėr pėrfituan trakėt nga kjo nėnshtresė paleoballkanike.

    Aref: Zoti Korkuti qenka zėdhėnės e tė pranuarės gjithėsisht. Nuk ka shumė imagjinatė nė trajtimin e ēėshtjes. Nuk ndjek rrugėn qė tė ndjek atė qė ka thėnė dikush dhe ta marrė atė tė mirėqenė. Korkuti kėrkon tė gjejė morrat nė kokė. Nuk ėshtė njė argument pėr tė shkatėrruar tezėn time fakti qė nuk pranohet shpjegimi i pellazgėve me shpellarė. Nuk bėhet fjalė pėr kaos, pasi pranohet qė shqiptarėt janė pasardhėsit e ilirėve, mirėpo meqė nuk fakte parailire nuk mund tė kemi lidhje. Emrat pellazgė shpjegohen me anė tė shqipes.

    Dudushi: Nė fakt, cilat janė metodat qė ju kanė ēuar juve nė pėrfundimin se ne jemi pasardhės tė pellazgėve?

    Aref: Fillova kėrkimet nėse grekėt ndodheshin kėtu para shekullit VIII, cilėt ishin mikenasit dhe ē‘prova kishte. Nuk gjeta asnjė provė. Kėshtu fillova tė studioj pėr pellazgėt, tė cilėt mė ēuan tek Iliria dhe Shqipėria. Pėr sa u takon mikenasve ka njė keqkuptim tė madh, tė krijuar nga Turqididi. Turqididi ka thėnė nė librin e tij tė parė kapitulli III, ka kapėrcyer katėr shekuj. Kėta janė 4 shekujt e errėt, pėr tė cilėt nuk kemi thuajse asgjė pėrveē linearit B. Lineari B ėshtė deshifruar nga Shaduik dhe ata kanė plotėsisht tė drejtė qėkur e kanė quajtur greqishte tė vjetėr. Por nuk u kuptua qė kjo greqishte e vjetėr, nė fakt, ishte pellazgjishtja e vjetėr. Herodotin e kanė trajtuar si barbarofil, sepse foli pėr pellazgėt si popullsi parahelene. Me tė drejtė ka pohuar qė pellazgėt u dhanė grekėve njė pjesė tė gjuhės dhe mitologjinė. Por si mund tė hidhet poshtė kjo qė ka thėnė babai i historisė, tė tjerė e deri te Turqididi? Unė mbėshtetem te tė vjetrit dhe jo te tė rinjtė qė kanė thėnė gjithēka pa kundėrshti. Miqtė nuk do tė mė kundėrshtojnė qė te mikenasit ndodhen shenja, si shpata, anije qė datojnė shekullin XVI para Krishtit nė zonėn e Shqipėrisė. Ndėrkohė qė tė gjithė studiuesit kanė pranuar se nuk ka asnjė gjurmė nė Shqipėri nė shekujt XVI-XV para Krishtit. Termi mikenas erdhi nga Shliman, i cili gjeti kėto mbetje nė Mikenė, sepse po tė kishte qenė nė Korint do t‘i kishte quajtur korintas. Qė prej Shlimanit, ky u quajt rėndom qytetėrimi mikenian dhe ky ėshtė keqkuptimi i madh qė ka ndodhur. Kėto qė po them mbėshteten nė pesė fusha: histori e vjetėr, arkeologji, antropologji, mitologji, linguistikė. Secila nga kėto fusha ēon ujė nė mullirin e tjetrės.

    Ceka: Kam idenė qė ne flasim nga dy botė tė ndryshme. Nuk rezulton nė formimin tim qė qytetėrimi mikenas tė jetė formuar dhe ndikuar nga ai pellazg, por nga njė popullsi e ardhur nė Greqi rreth vitit 1800 dhe shkrimi linear B, qė ėshtė i ndryshėm nga ai A, ėshtė pranuar se ėshtė grek dhe e vėrtetuar nga dokumentet mė tė lashta tė greqishtes. E vetmja gjė qė na bashkon, ėshtė e vėrteta historike qė shqiptarėt vijnė nga ilirėt dhe kjo ėshtė e vėrtetuar katėrcipėrisht. Ėshtė e vėrtetė qė nė territorin ku shtriheshin ilirėt ka njė vazhdimėsi tė padokumentuar tė asaj qė mund ta quajmė pellazgji.

    Aref: E thashė qė ka njė keqkuptim dhe mikenasit nuk janė grekė. Ne kėtu kemi opinione krejtėsisht tė kundėrta. Unė nuk mbėshtetem nė disa historianė, tė cilėt kanė thėnė ca gjėra qė pėr mua janė tė pavėrteta. Fakti ėshtė qė ata kanė thėnė pėr mikenasit se janė grekė dhe ata janė nė tė vėrtetė. Herodoti e ka thėnė me tė drejtė dhe ndoshta ai e njihte pellazgjishten, sepse ka shumė rajone qė ishin tė banuara nga pellazgėt. Po ky Herodot ka thėnė qė ilirėt ishin njė popull i pavarur, por problemi ėshtė se nuk ėshtė dėshiruar tė kuptohet domethėnia e fjalėve tė Herodotit. I pavarur do tė thotė i lirė = ilirė. Kėtė nuk e pranonte vetėm Herodoti, por tė gjithė. Sot nuk e kuptoj pėrse nuk e pranojnė.

    Mancaku: Na ndajnė metodologji tė ndryshme pune. Nė bazė tė disa tė dhėnave gjuhėsore ka disa elemente tė greqishtes sė vjetėr, qė nuk shpjegohen dot me greqishten e sotme dhe as nė linjėn nga indoevropianishtja nė greqishten e sotme. Kėto i atribuohen njė substrati paragrek. Metodologjia e punės e kėrkon qė kėto elementė tė substratit paragrek, tė evidentuar nga mjaft studiues, tė krahasoheshin me disa elementė tė trakishtes, ilirishtes, qė tė mund tė plotėsohej e rindėrtohej pellazgjishtja. Mirėpo, qė tė bėhej kjo, duhej tė kishim elemente tė njohura nga trakishtja, ilirishtja edhe ato elemente arkaike tė greqishtes sė vjetėr, tė mund t‘i krahasonim, nė mėnyrė qė tė rindėrtonim njė gjendje tė pellazgjishtes. Gjė qė nuk e kemi. Mikenishtja nuk mund tė hidhet poshtė me njė pohim, qė nuk ėshtė greke. Mikenishtja ėshtė pranuar se ėshtė njė dialekt arkaik i greqishtes, por jo njė gjuhė krejt e veēantė.

    Aref: Indoevropianishtja ėshtė vėnė nė diskutim nga shumė studiues. Reinfu thotė qė indoevropianizmi duhet zėvendėsuar mė mirė me evropianizėm. Ēka do tė thotė qė kishte popull autokton nė Evropė dhe jo pushtime hipotetike. Kėtu qėndron problemi dhe prej kėtu kanė filluar tė gjitha keqkuptimet dhe gabimet.

    Gazeta Shqip (03.05.2007)

  22. #37
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mancaku: Na ndajnė metodologji tė ndryshme pune. Nė bazė tė disa tė dhėnave gjuhėsore ka disa elemente tė greqishtes sė vjetėr, qė nuk shpjegohen dot me greqishten e sotme dhe as nė linjėn nga indoevropianishtja nė greqishten e sotme. Kėto i atribuohen njė substrati paragrek. Metodologjia e punės e kėrkon qė kėto elementė tė substratit paragrek, tė evidentuar nga mjaft studiues, tė krahasoheshin me disa elementė tė trakishtes, ilirishtes, qė tė mund tė plotėsohej e rindėrtohej pellazgjishtja. Mirėpo, qė tė bėhej kjo, duhej tė kishim elemente tė njohura nga trakishtja, ilirishtja edhe ato elemente arkaike tė greqishtes sė vjetėr, tė mund t‘i krahasonim, nė mėnyrė qė tė rindėrtonim njė gjendje tė pellazgjishtes. Gjė qė nuk e kemi. Mikenishtja nuk mund tė hidhet poshtė me njė pohim, qė nuk ėshtė greke. Mikenishtja ėshtė pranuar se ėshtė njė dialekt arkaik i greqishtes, por jo njė gjuhė krejt e veēantė.
    ne kete fragment kane harruar te shtojne pyetjen e Dudushit:
    PO NE SHQIP SHPJEGOHEN

    Dudushi nuk mori pergjigje sepse profesori "harroi" ose "u hutua" pas fillit te mendimit

  23. #38
    Cub Maska e imodhjom
    Anėtarėsuar
    11-03-2007
    Postime
    241
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    kishte nje fragment gjat emisionit kur njeri nga folesit (arkeologu tjeter,jo neritan ceka) tradhtoi veten duke dhene te kuptonte qe autoret e lashtesise nuk i kishte lexuar ndonjehere drejtpersedrejti por me sa kuptova kishte lexuar interpretime(shpjegime) te tyre nga autore bashkohore(konkretisht citoi nje emer rus ne mos gaboj).
    Dhe me e bukura qe shabllonizmin e tyre e nxirrnin si vlere,ndersa arefin e shkrete qe c'fare nuk kishte studiuar per te bere ate pune e nxirrnin si budalla.

  24. #39
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,744
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Ceka:Por nuk ėshtė ndonjė meritė e madhe tė jesh shumė i hershėm, se me kėtė, nė fakt, del qė ne jemi evropianėt e parė dhe tė fundit nė dyert e Evropės sė sotme.


    ????????????????/
    Ku mund ta gjej videon e ketij emisioni ? (Ama ka ngel shiksi Alban Dudushi me zgjidh historine shqiptare - tani vec t'ja fusim rakise me pak meze dhe u bo edhe antarsimi i Shqiperise ne Europe).
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  25. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Hyllien pėr postimin:

    Kreksi (20-06-2014)

  26. #40
    Cub Maska e imodhjom
    Anėtarėsuar
    11-03-2007
    Postime
    241
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    Ceka:Por nuk ėshtė ndonjė meritė e madhe tė jesh shumė i hershėm, se me kėtė, nė fakt, del qė ne jemi evropianėt e parė dhe tė fundit nė dyert e Evropės sė sotme.


    ????????????????/
    Ku mund ta gjej videon e ketij emisioni ? (Ama ka ngel shiksi Alban Dudushi me zgjidh historine shqiptare - tani vec t'ja fusim rakise me pak meze dhe u bo edhe antarsimi i Shqiperise ne Europe).

    ketu mund te shkarkohet,por nuk e kane vene akoma emisionin me arefin.zakonisht i vene nja 1 jave mbasi dalin ne tv...
    http://www.top-channel.tv/13/topshow.html

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Perse gjuha greke ne K.O.A.SH?
    Nga sabah08 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 15:02
  3. Kadare: Poshtėrimi i Ballkanit
    Nga dodoni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 18:57
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 19:07
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •