Ndryshe nga c'pritej, kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, eshte shfaqur dje i terhequr ndaj vendimit te nxjerre, nje jave me pare nga KRRT-ja e Tiranes. Menjehere pas deklarates se kryeministrit Nano, nje dite me pare, kryetari Rama ka zhvilluar mbledhjen e radhes te KRRT-se, e cila ishte planifikuar te behej ne fund te javes. Gjate mbledhjes se djeshme ai ka pohuar faktin se kjo eshte nje ceshtje, e cila eshte shqyrtuar ne mbledhjen e shkuar te KRRT-se dhe eshte protokolluar si e tille. Ai ka sqaruar se eshte diskutuar qe dy kullat jane godina pa leje, jashte kushteve urbanistike dhe nuk jane ruajtuar distancat nga ndertimet e tjera. Por ka nje element qe do te vertetoje fjalen e Edi Rames. Ne fund te mbledhjes, ai u ka percjelle banoreve mesazhin "Takohemi kur te bjere termeti". Ne kete menyre ai la te nenkuptohej se dy kullat nuk mund te prishen nga askush, por do te shemben nga lekundjet sizmike. "Pas sugjerimit, puna jone ka mbaruar, tashme vendimi yne eshte marre, duhet te jete tjeterkush qe duhet te ekzekutoje ate"- ka thene ai. Legalizimi eshte nje proces i kushtezuar dhe nuk eshte i lehte te kryhet. Ne kete menyre ai sqaron se legalizimi i dy plallateve nuk mund te behet lehte prej firmes. "Bombat sociale nuk mund te kthehen ne varr masiv. Une nuk kam kurajo civile te krijoj nje varr masiv," ka thene Rama duke lene te nenkuptohej se siguria e dy pallateve nuk eshte ne normat e duhura. Por nuk ka lene pa nxjerre akuza ndaj qeverise duke thene: "Shteti ka 12 vjet qe nuk pergjigjet per demet, ka 12 vjet qe strukturat shteterore qendrojne ne vend dhe i lene problemet pezull". Situata e krijuar sipas tij, do te sherbeje si mesim i mire per shkelesit e ligjit. Ai ka mohuar idene se prishja e dy kullave eshte qellim apo vullnet i tij i verber. "Nuk ka kenaqesi personale apo kolektive ne kete ceshtje". Por, ai gjithashtu ka shpjeguar kater pika, qe jane detyra te bashkise. Sipas tij, bashkia ka per detyre dhe pergjegjesi te kontrolloje gjithe qytetin dhe te ndaloje qe ne lindje cdo ndertim te paligjshem. Urdhrin per prishjen e dy kullave nuk e ka kerkuar Bashkia e Tiranes, por eshte ligji ai qe kerkon shembjen e tyre. Qe pas ngjarjeve te fundshtatorit Bashkia e Tiranes ka nje plan veprimi per zonen e Selites dhe si ne cdo rast, kur ka nje territor te demtuar, vendoset per t'i rikthyer ne territoret e meparshme. Detyre e bashkise, sipas Rames, eshte identifikimi ne vend i shkeljeve, kur ka ankesa nga qytetaret ne drejtim te urbanistikes dhe ndertimeve. Nuk eshte detyre e bashkise te njoftoje qytetaret dhe t'u terheqi vemendjen notereve per paraqitjen e aktmareveshjes, duke i konsideruar banoret si viktima te mosnjohjes se ligjit. Bashkia eshte angazhuar per nje permiresim te plote te zones se Selites, te rrjetit dhe infrastruktures. Mbledhja me pas ka vazhduar me shqyrtimin e ceshtjeve te radhes.
Krijoni Kontakt