Kompania Irlandeze fton shkenctaret te testojne teknologjine e "energjise se lire"
Dublin- Nje kompani irlandeze ka hedhur dorashken e sfides per komunitetin shkencor ne mbare boten qe te provojne teknologjine qe kane shpikur dhe qe sipas tyre prodhon energji te lire (free energy).
Kompani, Steorn, thote se zbulimi i tyre bazohet ne bashkeveprimin e fushave magnetike dhe mundeson prodhimin e nje energjie te paster te lire dhe te vazhdueshme - - nje koncept ky qe sfidon hapur te gjitha rregullat thelbesore te fizikes.
Kompania deklaron se kjo teknologji mund te perdoret per te furnizuar me energji praktikisht cdo pajisje qe nga celularet deri tek makinat.
Steorn shpalli lajmin dhe sfiden e saj ndaj komunitetit shkencor ne revisten The Ekonomist duke cituar fituesin irlandez te cmimit Nobel George Bernard Shaw i cili ka thene: "Te gjitha te vertetat e medhaja fillojne si blasfemi".
Sean McCarthy qe eshte drejtuesi ekzekutiv i Steorn u shpreh se sfida i eshte drejtuar 12 fizikanteve te njohur sot ne bote qe te testojne ne menyre rigoroze teknologjine ne menyre qe kjo e fundit te filloje te futet ne prodhim.
"Ajo qe ne kemi arritur te zhvillojme eshte nje menyre per te ndertuar fushat magnetike qe kur ju te udhetoni perreth tyre, duke filluar dhe ndaluar ne te njejten pike, ju keni fituar energji," shprehet McCarthy.
"Kjo energji nuk konvertohet nga burime te tjera si ajo perbrenda magnetit. Praktikisht krijohet. Dhe ne momentin qe teknologjia fillon funksionimin e saj prodhon nje nje burim konstant energjie te paster dhe te lire," i tha ai radios Irlandeze RTE.
Link origjinal i lajmit: Irish company challenges scientists to test 'free energy' technology
Krijoni Kontakt