XHUFI:
Mė duket se kjo nuk ėshtė diēka simbolike, por ka tė bėjė me historinė tonė, me ndjenjat shumė tė thella tė shqiptarėve, qė lidhen me rolin qė ka patur kleri grek nė historinė tonė, me pėrplasjet qė ka pasur midis ortodoksėve shqiptare dhe Patriarkanės Greke dhe Klerit ortodoks grek, me tentativat pėr tė penguar emancipimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, dhe akoma me keq me implikimin e Klerit grek nė aktivitete anti-shqiptare, qė nė kohėn qė kur nuk ishte krijuar shteti shqiptar, por edhe mė vonė. Pra, janė gjėra tė dokumentuara, tė publikuara dhe tė njohura pėr tė gjithė. Madje do tė thosha se kėto janė tė publikuara edhe nga autorė greke.
Nė radhė tė parė, unė nuk jam shumė i bindur se Hirėsia e tij ėshtė pranuar nga besimtarėt, ėshtė pranuar nga Patriakana e Shenjtė e Stambollit, ėshtė pranuar nga qeveria shqiptare, qė pėrbėjnė tre kushtet pėr fronėzim tė njė kryetari kishe. Tė paktėn pėrsa i pėrket qeverisė shqiptare. Madje mė kujtohet mjaft mirė qė nė kohen e emėrimit, (dhe ka qenė data 2 gusht) dhe unė nuk e harroj, se e kam ndjekur me shumė vėmendje kėtė moment, Kryeministri i Shqipėrisė mund tė fajėsohet mė tė drejtė qė u fsheh duke u strukur si struci, u zhduk nga qarkullimi dhe nuk pati asnjė dalje publike pėr njė emėrim i cili u kontestua fuqishėm.
U kontestua nga ortodoksėt shqiptarė dhe unė mbaj mend se nga regjistrimet televizive tė kėtyre kontestimeve, kam dalluar mjaft miq tė mi qė janė ortodoksė dhe qė kanės protestuar. Sipas kanuneve tė Kishės Ortodokse, me aq sa di unė, nė rast se edhe njė besimtar shprehet kundėr fronėzimit tė Kryepeshkopit, atėherė fronėzimi nuk quhet i rregullt. Ndėrsa nė rastin e Janullatosit, ka pasur mjaft ortodoksė tė cilėt janė shprehur kundėr emėrimit tė tij. Nga ana tjetėr, kur zoti Janullatos thotė se ėshtė thirrur nga besimtarėt shqiptar, unė jam i prirė pėr tė mos e besuar plotėsisht njė thėnie tė tillė, sepse e di se si janė emėruar historikisht mitropolitėt grekė tė kishės shqiptare edhe nė tė kaluarėn. Kėshtu, unė mund tė pėrmend emėrimin e Mitropolitit tė Durrėsit, Jakovi, nė fillim tė shekullit 20-tė, apo rreth 10 vjet mė vonė, Mitropoliti i Korēės, Kurrilla, dhe mund tė siguroj qė ka pasur njė procedurė tė tėrė, qė ka nisur nga Ministria e Jashtme e Athinės pėr emėrimin e tyre.
----------------------------
ti shoku seminarist qe merr seminare brenda nje kornize te caktuar, qaji hallin Xhfuit dhe Godos per kapacitet. Ata e thone cope:
JO JANULLATOS NE SHQIPERI
Krijoni Kontakt