Duke qene se nje teme e tille e pergjithshme ku mund te trajtohen probleme te terrorizmit global dhe te paraqiten lajme te ndryshme nga aksione terroriste dhe lufta kunder tij mungon ne kete nenforum, po e hap une duke trajtuar nje lajm te ores se fundit (sot eshte data 3 Qershor 2006) me asgjesimin e nje celule te madhe terroriste ne Toronto, Ontario, Kanada.
Parandalohet nje akt i mundshem terrorist ne Toronto
Policia kanadeze ka arrestuar diten e djeshme te pakten 12 persona te dyshuar per aktivitet terrorist dhe pjese celulave te Al Kaedes. Personat e arrestuar sipas burimeve te policise kishin planifikuar akte terroriste nepermjet shperthimeve eksplozive ne Toronto dhe rrethinat e saj. Sic njoftohet jane arrestuar dhe 5 persona te tjere ne moshe te re si pasoje e zgjerimit te hetimeve qe perfshin mbi 400 forca policore. Policia ka sekuestruar materiale qe sherbejne per prodhimin e bombave si dhe 3 ton nitrat amoniumi.
Me arrestimin e 17 personave burimet zyrtare te RCMP (Michele Paradis) qe eshte Policia Mbreterore Kanadeze (e nje rangu pothuajse te njejte me FBI-ne Amerikane) deklaruan se Kanadaja nuk eshte aspakt e sigurt dhe imune ndaj sulmeve terroriste. Ne fakt aksioni i djeshem ka parandaluar nje sulm shume te fuqishem i cili do finalizohej diten e Hene dhe qe kishte per synim shperthime ne sistemin e metrose se Torontos si dhe objekte te nje rendesie te vecante arkitektonike sic eshte kulla e famshme e qytetit (me e larta ne bote) e njohur ndryshe dhe si CN Tower.
Personat e arrestuar ishin nen vezhgimin e policise sekrete kanadeze qe ne vitin 2002 dhe ndonese ne publikun kanadez nuk jane bere paralajmerime te natyres se akteve terroriste sic ndodh ne Amerike, qeveria kanadeze dhe organet e saj te sigurise jane shume aktiv dhe sensibel ndaj nje fakti te tille. Kjo dhe per shkakun e futjes se Kanadase ne grupin e ZI nga ana e Al Kaedes si dhunues te botes arabe dhe mbeshtetes se politikes Amerikane.
Kryeministri kanadez Stephen Harper the se Kanada eshte vene nen kercenimin e Al Kaedes per shkak te menyres se saj te jeteses dhe papajtueshmerise me terrorizmin. Si e tille ajo nuk eshte e paprekshme nga terrorizmi.
Lajmi ka shkaktuar shume panik jo vetem per natyren e sumlit te parandaluar por per vendet strategjike te cilat ishin zgjedhur per shperthime. Sistemi i nendheshem i metrose se Torontos si dhe Kulla CN jane dy nga vendet me te popullura. E para si nje nga arteriet me te ngarkuara te transportimit te udhetareve dhe e dyta si nje nga pikat turistike dhe atraktive te qytetit te Torontos.
Nitrati i amoniumit qe eshte sekuestruar eshte i njejte me ate qe eshte perdorur ne bomben e qytetit te Oklahomes dhe sipas zv-drejtorit te operacioneve te sherbimit sekret kanadez Luc Portelance, (Canadian Security Intelligence Service (CSIS), te arrestuarit duket se kishin zgjedhur nje ideologji shume te dhunshme te frymezuar nga Al Kaeda.
Deri tani numri i personave te arrestuar eshte 17 por pritet qe ky numer te rritet, kjo duke patur parasysh komunitetin e madh arab qe jeton ne Toronto dhe pretendimet e shpeshta per lidhje te tyre te mundeshme me organizata terroriste.
Krijoni Kontakt