MIGJENI-VEPRA
Letrat e dashurisė sė Bojkės, fotografi, shėnime, e njė poezi e pabotuar mė parė, janė mbledhur nga e mbesa e poetit, Angjelina. Migjeni-Vepra ka dalė kėto ditė nė qarkullim
Tė fshehtat e Migjenit rrėfehen nė njė libėr tė ri
Dokumente, letėrkėmbime, njė poezi dhe disa fotografi tė Migjenit, tė pabotuara kurrė mė parė, janė pėrfshirė nė botimin e fundit Migjeni Vepra. Ky botim, i cili ka veēse pak ditė qė ka dalė nė qarkullim, sjell tė tjera anė tė fshehta, nga jeta e poetit, tė cilin e detyruan ti japė lamtumirėn kėsaj bote, qė nė moshėn 27- vjeēare. Nė kėtė libėr, veē veprės sė plotė tė tij, janė pėrfshirė edhe mjaft detaje tė tjera nga jeta. Skėnder Luarasi mblodhi gjithė jetėn e Migjenit, Vargjet e Lira tė kėtij poeti tė madh (ku janė pėrfshirė Kangėt e mjerimit , Kangėt e pėrndimit, Kangė nė vete, Kangėt e rinisė dhe Kangėt e fundit), e krahas tyre mblodhi dhe Novelat e qytetit tė Veriut( ku pėrfshihen edhe shkrimet e fundit tė tij, si dhe shėnime tė ndryshme nga leximet, dokumente, letra tė Migjenit, dėrguar miqve dhe tė afėrmėve tė tij, etj). E sė fundi, pėrgatiti dhe kronologjinė e jetės dhe tė veprimtarisė sė Millosh Gjergj Nikollės Migjenit (1911-1938), botimet nė gjuhė tė huaja tė veprės sė tij. Njė pasthėnie e shkruar nga e mbesa e poetit, (Angjelina Ceka (Luarasi) vajza e motrės sė tij tė dashur Olga) mbyll fletėt e librit i cili u pėrgatit nga ndėrmarrja botuese Cetis Tirana.
Tė njohurat e tė panjohurat
Angjelina i kishte parė sa e sa herė dorėshkrimet dhe botimet e tė atit tė saj (i cili ka qenė studiuesi qė i ka hyrė deri nė hollėsi veprės sė Migjenit). Kishte marrė nė duar botimet e veprave tė plotė tė Migjenit. Vendosi tė botonte tė katėrtin e radhės. Siē edhe shpjegon nė pasthėnien e kėtij botimi tė ri, Angjelina pohon se ky libėr pėrmbledh botimin bazė tė pėrgatitur dhe redaktuar nga Skėnder Luarasi,si dhe letėrkėmbimet me miq e tė afėrm si dhe mjaft foto, letra e dokumente tė pabotuara mė parė. Njė libėr i tillė qė i ka munguar gjatė bibliotekės shqiptare ėshtė pėrgatitur me shumė kujdes. Ėshtė dashur shumė kohė pėr tė sjellė imazhin pėrfundimtar tė tij. Veē materialeve e veprės sė Migjenit, botuar edhe mė parė, janė bėrė hulumtime edhe pėrtej kufirit tė Shqipėrisė ku gjenden tė afėrm dhe miq tė Migjenit. Nga e vetmja vajzė xhaxhai e Migjenit (86 vjeē) e cila jeton sot nė Zagreb janė marrė fotografi tė reja tė Migjenit. Po ashtu janė bėrė kėrkime pėr materiale tė reja edhe nė shtėpinė muze Migjeni, ku janė marrė letra tė pabotuara tė sė dashurės sė tij. Pėrmes atyre letrave mėson diēka pėr vdekjen e Migjenit. Ato letra, Bojka ( kėshtu quhej vajza shkodrane, qė kish zaptuar zemrėn e poetit) ia dėrgonte motrės sė tij Olgės, e cila ishte e vetmja pjesėtare e familjes qė iu gjend pranė asaj, pas vdekjes sė Migjenit. Kjo letėr ėshtė botuar edhe nė kėtė libėr e sipas Angjelinės ka vlera tė veēanta se mbi tė gjitha tregon edhe nivelin kulturor tė kėtyre vajzave, nė ato kohė. Po ashtu, njė tjetėr dorėshkrim qė vjen pėr herė tė parė nė duart e lexuesve ėshtė edhe njė faksimile e dorėshkrimit origjinal tė poezisė Malli rinuer.
Letrat e Migjenit
Nė kėto faqe ndodhen pėrjetimet e poetit, dhimbjet, meraku dhe malli i tij, pėr miqtė mė tė afėrt , motrat dhe njerėzit e tjerė tė familjes. Ndėr kėto letra gjen radhė tė shkruara pėr Skėnder Luarasin nė tė cilat rrėfen mbi pėrgtitjen e botimit tė vargjeve tė para tė tij. Nė tė tjera letra ai i ėshtė drejtuar mikut tė tij tė ngushtė, Teufik Gjylit, motrės Cvetka, burrit tė Lenkės (motrės sė madhe), Llazar Jovanit e motrės tjetėr, Jovankės. Vendin mė tė rėndėsishėm nė kėtė libėr e zėnė letrat e shkruara nga e dashura e tij Bojka, letra kėto qė ajo ia shkruante motrės sė Migjenit Olga, ( e cila ishte edhe mikja mė e ngushtė e saj). Ndėr rreshtat e atyre letrave, Bojka ka shprehur dhimbjen pėr humbjn e njeriut tė saj mė tė dashur. Fraza tė mbushura me dhimbje e keqardhje, mall e brenga, rrėfejnė pėr njė dashuri mjaft tė pastėr e tė veēantė mes poetit dhe Bojkės.
90- vjetori qė su kujtua
Ky botim i plotė i veprės sė Migjenit ishte pėrgatitur pėr tu botuar qė nė 90 -vjetorin e lindjes sė tij. Por mes heshtjes dhe kaosit tė jetės kulturore nė Shqipėri, pėrvjetori i veēantė i Migjenit, u harrua. Pėrveēse nė Pukė, dhe nė njė mbrėmje performance, organizuar nga studentėt e Akademisė sė Arteve, nė Tiranė, askush nuk u kujtua ta nderonte Migjenin e madh e tė organizonte diēka pėr nder tė kėtij pėrvjetori. E qė nga ajo kohė deri para pak muajsh kur Ministria e Kulturės Rinisė dhe Spoteve e mundėsoi shtypshkrimin e kėtij libri nė Slloveni, nga familja e Migjenit janė bėrė pėrpjekjet maksimale pėr tė sjellė njė botim sa mė dinjitoz.
Origjina e shtrembėruar e Migjenit
Mbesa e poetit, Angjelina, ėshtė mjaft e prekur nga gjithēka dashakeqe qė ėshtė thėnė kundėr Migjenit kėto dhjetė vitet e fundit. Ajo i ka ndjekur me shumė kujdes tė gjithė artikujt e shkruar nė shtypin e kėtyre kohėve. Madje veē dėshpėrimit, ajo ka provuar edhe njė ndjenjė fyerjeje tė fortė ndaj figurės sė cėnuar tė dajės sė saj tė dashur. Nė pasthėnien e kėtij libri, ajo thekson se Kėto vite nė shtypin shqiptar janė bėrė edhe shpifjet mė tė ulėta pėr Migjenin. Ėshtė shkruar se nuk ishte shqiptar dhe se familja e tij kishte origjinė sllave, duke injoruar kėshtu faktet e paraqitura nė biografinė e Skėnder Luarasit, qė dėshmojnė gjakun shqiptar tė poetit nga familja dibrane e Nikollave dhe ajo Shkodrane e Kokoshėve. Kėshtu shpjegon Angjelina, ndėrsa rrėfen se gjyshi i tij vinte nga Nikollat e Dibrės. Mė tej ajo shpjegon se emrat me tingėllim sllav, duke pėrfshirė edhe atė tė pagėzimit tė Migjenit dhe tė motrave tė tij, nuk dėshmojnė mė shumė se sa pėrkatėsinė nė komunitetin ortodoks tė Shkodrės , tė ndikuar nė atė kohė nga kisha fqinje malazeze. Pra sipas saj asnjė prej kėtyre pretendimeve tė ngritura nė shtyp nuk qėndrojnė. Origjina e tij ėshtė krejtėsisht e pastėr shqiptare
Dashuri e pėrfolur
Dashuria e tij me vajzėn shkodrane Bojka ka qenė njė dashuri mjaft e veēantė Mes tij dhe Bojkės, kishin lindur ndjenja jo vetėm tė forta por edhe shumė fisnike. Ato qė e dėshmojnė mė shumė se ēdo gjė tjetėr kėtė janė letrat e tė dashurės sė tij, Bojka. Por kjo dashuri mes tyre ėshtė pėrfolur mjaft ndėr shkrimet e kėtyre viteve tė fundit. Mjaft dashakeqe ka qenė edhe pėrpjekja e bėrė nė shtyp pėr tė pėrdhosur dashurinė e vetme tė Migjenit si njė lidhje incesti, nėpėrmjet sajimit tė njė pėrafrie gjaku midis Migjenit dhe Bojka Nikollės- thotė Angjelina. Dhe e gjithė kjo ėshtė bėrė duke u nisur nga mbiemri i njėllojtė i tyre. Veēse e vėrteta nuk qėndron kėshtu. Nė tė vėrtetė Kola, i ati i Bojkės, kishte ardhur nė moshė tė rritur nė Shkodėr, nga komuniteti ortodoks i i Kavajės dhe nuk kishte asnjė lidhje gjaku me Nikollė Dibranin, gjyshin e Migjenit, tė ardhur nga komuniteti ortodoks shqiptar i Rekės sė Dibrės shumė kohė mė parė- shpjegon ajo, duke shtuar se lidhja e Migjenit me Bojkėn ka qenė aq fisnike sa mund tė merret si shembull pėr rininė e sotme. Sa dhimbje forcė e kulturė pėrmbajnė letrat e mikes sė tij Bojka, ndėrkohė qė Migjeni e pėrjetėsoi atė nė poezinė Z.B,- shkruan Angjelina nė pasthėnien e librit.
(Kjo ėshtė poezia e botuar nė kėtė libėr nė formėn e njė faksimilje, ku paraqiten vargjet e marra direkt nga dorėshkrimi i poetit)
Malli rinuer
Valėt muzikore flutrojnė nga prendimi
Shkrepen e pėrtrihen
Pėr muret e dhomės seme
Edhe mandaj dridhen
Mbrenda nė zemrėn teme
Dhe zgjojnė ndijesina qė mblue ka hini
Ndijesitė e mija me valėt muzikore
Shkėmbejnė puthje tė nxehta
Posi dy dashnorė
E pamėshirė shėgjeta
Mė ther nė krahnor
Edhe mė merr malli pėr jetė ma gazmore
Malli rinuer pėr jetė ma shkrumbuese
Flen pa fat nė mue
Njė tingull pendimi
Asht ngushėllim pėr mue
Kur mė mbėshtjell mashtrimi
Me melankolinė e vet aq trishtuese
Tingujt miqėdashės qė nė dhomėn teme
Mė tregojnė rythmin
E njė dansit tė largėt
Mė kujtojnė pėrqafimet
E ēifteve tė shkathėt
Qė sjellen lirshėm nėpėr dėrrasa tė gdhenme
Admirina Peēi
Krijoni Kontakt