Ja nje fragment nga ky liber qe flet pikerisht per Vijat e Nazcas ose Nazca Lines.
Ndodhem ne Perune Jugore duke fluturuar mbi vizat e Nazcas.
Poshte meje, mbas balenes dhe majmunit, shfaqet pamja e kolibrit qe rreh krahet drejt sqepit te tij elegant i fiksuar ne nje lule imagjinare. Dhe me pas bejme nje kthim te vrullshem djathtas te ndjekur nga hija e zbehte e avionit tone ndersa kalojme mbi autostraden Pan-Amerikane dhe ndjekim trajektoren qe na con mbi te famshmin faqe-gjarper ‘Alkatraz’, nje ēafke 900 kembe e gjate e ndertuar ne perfeksion nga mendja e nje mjeshtri gjeometrie. I kalojme autostrades perreth per here te dyte dhe kete rradhe kalojme mbi nje peshk dhe trekendesha te vendosur ne perfeksion sebashku me nje pelikan, kthehemi majtas dhe e gjejme veten duke pluskuar mbi imazhin sublim te nje kondori gjigand me pende te hapura si gjate fluturimit.
Ndersa perpiqem te normalizoj frymarrjen perpara syve pothuajse nga asgjeja materializohet nje tjeter kondor qe gati e prekim me dore, nje kondor i vertete kete rradhe. Piloti im gulcon dhe perpiqet qe ti shkoje nga pas. Per nje moment kap rrezellimin e shkelqyeshem te nje syri te ftohte qe duket sikur nga ngre peshe dhe na lexon deshiren per ta ndjekur. Dhe krej papritur si nje vizion nga ndonje mit antik, krijesa anohet duke u mbledhur kruspull dhe rreshqet se prapthi me elengance drejt diellit duke e lene avionin tone Chesna me nje motor te fluturoje i vetem.
Poshte nesh tani shtrihen nje pale linjash paralele pothuajse 2 milje te gjata, te drejta si shigjete deri sa humbisnin nga syte. Dhe pikerisht aty, ne te djathte, nje sere formash abstrakte me nje shtrirje te gjere por perseri te ekzekutuara me precizion aq sa te duket e pamundur qe te jene bere nga dora e njeriut.
Njerezit rreth e rrotull thone se ato nuk jane puna e njeriut por e gjysmeperendive, Viracochat te cilet kane lene gjurmet e tyre gjithandej neper rrajonin e Andeve mijera vjet te shkuara.
GJEAGJEZA E LINJAVE
Pllaja e Nazcas ne jug te Peruse eshte nje vend i shkrete, i thate dhe jo mikprites, shterpe dhe pa fryte. Popullata njerezore asnjehere nuk eshte perqendruar ketu dhe as qe ka per ta bere ne te ardhmen; siperfaqja e Henes do te dukej me pak mosmikpritese. Nese do ishit nje artist me nje plan te madh ne mendje, keto rrfshnalta do dukeshin si nje kanvas madheshtor me 200 milje katror pllajash te panderprera dhe i sigurt qe vepra jote madhore nuk do demtohet nga era e shkretetires apo mbuluar nga rera e saj. Eshte e vertete qe ketu fryne erera te forta por fatmiresisht mbase si rezultat i ndonje aksidenti per mire te fizikes, vrulli i tyre nderpritet ne nivel me token; gurickat qe grumbullon pampa ruajne nxehtesine e djellit duke ngritur perpjete nje fushe force ajri te ngrohte. Si rezultat dheu permban gips ne sasi te mjaftueshme per te bashkuar ne siperfaqe gure te vegjel, nje shtrese qe rifreksohet cdo agim dite te re nga efekti i lageshtires. Ne momentin qe keto gjera jane vizatuar ketu, ato mbeten te vizatuara. Nuk bie pothuajse kurre shi dhe me te vertete, me pothuajse gjysem ore shi ne cdo dekade, Nazca eshte njeri nga vendet me te thata te planetit.
Nese jeni nje artist dhe nese do kishit nder mend nje shprehnit dicka te rendesishme dhe te ishte e dukshme pergjithmone, keto rrafshanlta te vetmuara do ishte pergjigja e lutjeve tuaja. Ekspertet ne lidhje me lashtesine e Nazcas kane shprehur opinione te ndryshme te bazuara ne fragmentet e eneve prej balte te gjetura midis linjave dhe rezultatet e radiokarbonit e kryera mbi mbetjet organike qe jane zbuluar aty. Datimi varion midis 350 p.e.s. dhe 600 e.s. Ne realitet ato nuk na tregojne asgje per moshen e vete linjave te cilat padyshim jane te padatuara si dhe vete guret qe jane zhvendosur per te krijuar ato. E vetmja gje qe mund te themi me siguri eshte ato me te fundit jane te pakten 1400 vjecare ndonese teorikisht ka nje mundesi qe ato te jene shume me te lashta per vete faktin e thjeshte qe artifaktet nga te cilat jane nxjerre keto data mund te jene sjelle ne Nazca nga njerez te mevonshem.
Pjesa me e madhe e dizenjove jane te shperndara ne nje zone te percaktuar qarte ne Perune jugore, e rrethuar nga Rio Ingenio ne veri dhe Rio Nazca ne jug, nje zone pothuajse katrore ne ngjyre te murrme shkretetire dhe me 46 km te autostrades Pan-Amerikane qe kalon midis nga pjesa e siperme e qendres drejt pjeses se poshtme djathtas. Dhe pikerisht ketu ndodhen te shperndara me qindra figura te ndryshme. Disa prej tyre pershkrujne kafshe dhe zogj ( nje total prej 18 zogjsh te ndryshem). Po me ne largesi figurat marrin forma gjeometrike, trapeze, drejtkendesha, trekendesha dhe vija te drejta. Te para nga siper keto te fundit duken per syrin tone si nje mori rrugesh te cilat ishin dizenjuar nga mendja megalomane e ndonje inxhinjer civil i cili kishte shpalosur gjithe fantazine e shfrenuar te tij.
Pasi njeriu nuk ka qene ne gjendje te fluturoje deri ne filli te shekullit 20-te, nuk na duket aspak surprise kur nga disa vezhgues, Linjat e Nazcas jane identifikuar si pista ulje per anije kozmike aliene. Ky eshte nje nocion joshes por Nazca nuk eshte vendi i duhur per te kerkuar evidenca mbi nje fakt te tille. Per shembull, eshte e veshtire te kuptohet qe pse jashtetokesoret te avancuar mjaftueshem kane pershkuar qindra vjet drite ne udhetime nderyjore, te kene patur nevoje te ndertonin pista uljeje. Sigurisht qe qenie te tilla duhet te kene patur nje teknologji te tille qe te ulnin mjetet e tyre fluturuese ne menyre vertikale apo jo? Per me shume qe eshte jashte cdo diskutimi qe Linjat e Nazcas te jene perdorur ndonjehere si pista per disqe fluturuese ose per ndonje gje tjeter te kesaj natyre, ndonese te para nga lart ato duken si te tilla. Kur i shikon ne nivel me token ato jane dicka me shume se gervishtje ne siperfaqe te bera duke levizur tutje mijera tonelata guresh te zinj vullkanike per te nxjerre ne pah shtratin e zbehte me rere dhe argjil te verdhe te shkretetires. Asnje nga zonat e pastruara nuk eshte me shume se disa inc e thelle dhe dheu aty eshte aq i bute sa nuk ka mundesi qe te perballonte uljen e nje mjeti fluturues. Matematicjenia gjermane Maria Reiche e cila i kushtoi gjysem shekulli te jetes se saj studimit te ketyre linjave po tregohej vetem e llogjikshme kur e rrezoi poshte teorine e jashtetokesoreve me nje fraze te vetme disa vite me pare: ‘Kam frike se njerezit e kozmosit do kishin ngecur ketu.’
Por nese nuk jane pista per kocite (karrocat) e alienve ‘perendi’ atehere per cfare qellimi jane bere Linjat e Nazcas? E verteta eshte qe askush nuk e di pse-ne sic nuk dine dhe moshen e sakte te tyre. Ato paraqesin nje mister te vertete te se kaluares. Sa me nga afer qe i shikon aq me coroditese behen.
Per shembull eshte e qarte qe kafshet dhe insektet e paradatojne gjeometrine e ‘pistave’ pasi shumica e trapezeve, drejktendeshave dhe vijave te drejta ndahen ne dy pjese duke fshire pjeserisht figurat e tjera me shume komplekse. Deduksioni me llogjik eshte qe vepra e artit ne shkretetire sic e shohim ne sot duhet te jete perfunduar ne dy faza. Ndonese duket se bie ne kundershtim me ligjet normale te progresit teknik na duhet te pranojme qe faza me e hershme ka qene me e avancuara. Ekzekutimi i figurave zoomorfike kerkon nje nivel te larte teknologjie dhe aftesi te perparuara sesa gervishtja e linjave (vijave) te drejta. Por sa larg ne kohe kane qene nga njeri tjetri keta artiste te hershem?
Studiuesit i shmangen kesaj pyetje. Ata ne fakt i bashkojne te dyja kulturat thjesht si ‘Nazcas’ dhe i pershkruajne ato si vepra te njerezve te tribuve primitive te cilet ne menyre te pashpjegueshme arriten te zhvillojne teknoka te sofistikuara te shprehise artistike dhe qe u zhduken nga skena Peruane disa qindra vjet perpara ardhjes te pasardhesve te tyre te mirenjohur, Inkasit.
Por sa te sofistikuar ishin keta Nazcan ‘primitive’? Cfare lloj njohurie kane zoteruar ata qe te ishin ne gjendje te linin nenshkrimet e tyre gjigande ne rrafshnalte? Sipas Dr Phillis Pitluga, nje astronome ne Adler Planetarium, Chicago, fillimisht duket sikur ata kane qene astronome abservues shume te zotet. Mbas studimit te detajuar me ndihmen e kompjuterit te renditjes yjore ne Nazca ajo arriti ne perfundimin se figura e famshme e merimanges ishte hartuar si nje diagrame tokesore e konstelacionit gjigand te Orionit dhe se linjat e drejta qe lidhen me figuren duket se jane ndertuar ne menyre te tille qe te paraqesin neper epoka ndryshimet dhe shmangiet e tre yjeve ne Rripin e Orionit.
Rendesia e vertete e zbulimit te Dr Pitluga do behet akoma dhe me e qarte gjate shtjellimit te kesaj pjese. Nderkohe le te permendim faktin qe merimanga e Nazcas paraqet me saktesi nje pjestar mese te njohur te familjes se merimangave, te ashtuquajturin mermanga me genin Ricinulei. Kjo lloj merimange eshte shume e rralle, aq e rrale sa ne fakt gjehet vetem ne zonat e humbura dhe te pakalueshme te xhungles se Amazones. Si kane arritur te gjejne kete specie artistet e pretenduar primitive te Nazcas, kaq larg nga vendi i tyre, duke pershkuar pengesa madheshtore te Andeve? Dhe per me shume ne lidhje me te njejten pyetje; pse ju desh atyre te benin nje gje te tille dhe si ishin ne gjendje te dublikonin me detaje shume te hollesishme anatomine e Ricinulei ( detaje te te ciles shihen vetem me mikroskop) ku perfshihen organet riprodhuese qe cilat jane te vendosura ne fund te zgjatimit te kembes se djathte?
Mistere te tilla duket sikur shumefishohen ne Nazca dhe asnjeri prej dizenjove, mbase pervec kondorit, duket sikur nuk eshte pjese e ketij vendi. Balena dhe majmuni jane jashte ketij ambjenti shkretetire sic eshte dhe mermanga e Amazones. Nje figure interesante njeriu me doren e ngritur lart sikur eshte duke pershendetur, me cizme te renda ne kembet e tij, sy te rrumbullaket qe shikojne me ngulm perpara, mund te thuhet qe nuk i perket asnje epoke ose kulture te njohur. Dhe vizatime te tjera qe pershkruajne forma njerezore jane po aq te vecanta, kokat e tyre jane te ngerthyera ne aureola te shkelqyeshme qe ne te vertete duken si vizitore nga nje planet tjeter. Forma e tyre e perbashket bie ne sy ne te njejten menyre dhe eshte shume e cuditshme. Kolibri eshte 650 kembe i gjate, merimanga eshte 150 kembe e gjate, kondori zgjatohet per pothuajse 400 kembe nga sqepi deri tek puplat e bishtit (sic eshte dhe pelikani), dhe hardhja (lizard) bishti i te ciles tani ndahet ne dy pjese nga autostrada Pan-Amerikane eshte 617 kembe e gjate. Pothuajse cdo dizajn eshte ekzekutuar ne te njejten shkalle ciklopike dhe me te njejten grade veshtiresie duke konturuar me shume kujdes nje vije te vetme te vazhdueshme.
Nje kujdes i tille ne detaje mund te gjehet ne projektet gjeometrike. Disa prej tyre marrin formen e vijave te drejta te gjata mbo 5 milje dhe qe marshojne si rruge Romake neper shkretetire, shtrate lumenjsh te thare duke kapercyer guret qe dalin perpara dhe pa devijuar kurre nga drejtimi fillestar.
Ky lloj precizioni eshte i veshtire por jo i pamundur nese duam ta shpjegojme sipas termave konvencionale. Ajo qe eshte mister jane figurat zoomorfike. Si mund te jene krijuar ato kaq perfekte pa patur nje mjet fluturues dhe si jane kontrolluar per saktesine e permasava nga krijuesit e tyre? Asnje nga dizajnet nuk eshte i permasave qe te mund te shikohet nga toka dhe nga ky nivel ato duken thjesht si nje sere rrenjesh pa forme ne shkretetire. Forma e tyre e vertete duket vetem nga nje lartesi prej disa qidra kembesh. Aty perreth nuk ka asnje koder apo lartesi te mjaftueshme qe te mundesoje shikimin e tyre.
Krijoni Kontakt