Postuar mė parė nga BARAT
Sipas David H.Lewis ne librin e tij Misteret e Piramides (pjese nga e cila kam postuar tek tema Mistere) hyrjet per ne boten e nendheshme jane shtate. Sipas te dhenave qe u deshifruan ne disqet e gjetura ne brendesi te Piramides se Madhe ne Giza, bota e nendheshme e quajtur Urim ka keto hyrje: (po citoj nga materiali i postuar njehere)
Njohuri mbi shtate hapjet e Urimi, njera ne qendren magnetike te tij (Poli i Veriut), dy ne rajonet e mesit (rajoni i Jukatanit), nje ne Kuadratin Lindor (Shtetet e Bashkuara), dy ne krahun e kundert magnetik (Polin e Jugut) dhe nje ne mes te kuadratit oqeanik (Atlantik). Banore te nentokes ne kuadratin lindor dhe ne mes te gjysem sferes se perimetrit (Zona e Amerikes se Jugut) banor te solar 500 ne 1000 (qe do te thote se civilizimi i nendheshem ka ekzistuar prej 500 mije vjetesh solare) Baza e energjise Fizionike ne themel te sferes (kjo i referohet berthames se lenget te Tokes ose energjise se brendeshme).
Hapesira te krijuara nepermjet drites per te hyre mbas strukturave (qe do te thote se hapesirat e nentokes te banuara nga ky civilizim ishin krijuar nga rreze lazeri perreth qyteteve per te krijuar mundesine e lidhjes midis tyre.) E njejta metode ishte pershkruar ne librin e Rampas, HEREMITI. Shtate prej te shtatave te fizionit dhe 63 nga ndarja e atomeve (qe ka kuptimin qe nga 70 qytete, shtate prej tyre kane energji ne formen e fizionit te lenget ndersa 63 perdorin perdorin ndarjen e atomit, neutronit dhe fotonit) dhe vija e nisjes drejtohet nga forca dhe lazeri. (Kjo ka kuptimin e nje fushe force speciale qe perdorej per te siguruar sistemin shtytes per anijet komzike duke i dhene drejtimin e duhur nepermjet teknologjise lazer.)
Energjia per driten e lenget (fizionin) merrej nga qendra e pese planeve te ndryshme dhe nxirrej dhe kultivohej nga fushat e forces magnetike.
Te gjitha strukturat e nendheshme te siguruara nga brendesia e berthames se berthames dhe te perpunuara me lazer strukturoheshin nepermjet ngritjes pezull (ka kuptimin qe te gjitha ndertimet strukturale metalike siguroheshin nga brendesia e tokes dhe vendoseshin nepermjet ngritjes pezull duke perdorur lazerin).
Krijoni Kontakt