Syte e Tigrit,
Sic e ceka ne postimin tim, une mendoj qe deri ne 99% jane mashtrues e te semure psicik, mirepo 1% te tyre nuk mundesh ti fusesh ne keto kategori? Ndoshta ju keni pasur fat dhe keni hasur ne ata qe i takojne atyre 1%?
Mirepo duhet ta keni parasysh se keto raste jane shume te rralla dhe qe do te ishte mendjelehtesi dhe naivitet te besohet menjehere pa e studjuar ne menyre te mirefillte fenomenin si dhe per ti eliminuar te gjitha sqarimet tjera racionale!
Nje pervoje te ngjajshme kam pasur edhe vete para me se 9-10 viteve, kur rastesisht jam takuar me nje kinez ne rruge me te cilin nuk ishim takuar asnjehere ne jete dhe ai parashikoj jeten time! Ne ate kohe kjo per mua ishte si nje zbavitje (sikur horoskopi i cili me duket qesharak)! Mirepo per cudi ato cfare me tha ai u realizuan te gjitha!! Gjerat qe i parashikoj nuk ishin ndonje gje qe te gjithe ne i kemi te perbashketa dhe qe i ndodhin me se 90% te njerezve, si psh ato te stilit "do te takohesh me nje person apo do te dashuron nje person, si dhe gjepura te tilla" por ishin shume specifike per jeten time, dhe ja ndodhen te gjitha! Pra nuk tentoje leximin e ngrohte si njera prej metodave te mentalizmit!
Ai nuk me pyeti asgje qe dmth nuk e zbatoj leximin e ftohte si nje prej metodave te mentalizmit per te cilat shkruajta me heret, pasi nuk me njijhte dhe une isha vetem duke shetitur dhe une vete ju afrova atij, nuk ka pasur mundesi ta zbatoj as leximin e nxehte, as gjuhen Angleze nuk e njihte mire, e fliste mjaft dobet, por ja arrija ta kuptoja se cka deshiron te thote. Nuk ishte as rasti qe une e paramendoja se cka deshiron te me thoshte, se nuk flisja fare por vetem e degjoja). Per mua kjo ka mbetur ende enigme deri ne diten e sotme edhe pse jam munduar te gjej sqarim racional por pa donje sukses!!!
Krijoni Kontakt