Viktimat e luftës në Darfur mbeten gratë dhe fëmijët
Kur në një shoqëri grave ju mungojnë të drejtat e tyre, atëherë kësaj shoqërie i mungon substanca për të gjetur një zgjidhje paqësore në raste konfliktesh. Sudani është një shembull i tillë. Aty gratë vuajnë nga pasojat e tmerrshme të terrorit.
Gratë po presin në rradhë për ujë pranë një pompe në kampin e refugjatëve Kaseb pranë qytetit Kutum në veri të Darfurit. Furnizimi me ujë është puna ë grave në Darfur. Ashtu sic janë dhe rritja e fëmijëve, prerja e druve, një pjesë e madhe e punës bujqësore, larja e rrobave, gatimi dhe pastrimi. Në moshën 10 vjecare vajzave të Darfurit ju pritet klitorisi. Në moshën 14 deri 17 vjecare ato martohen. Gjatë martesës shumica e tyre mbeten të paktën 12 herë shtatzana dhe lindin mesatarisht 7 fëmijë. Burrin e ndajnë me dy ose tre gra të tjera.
Gratë në Darfur vuanin që para luftës. Por që prej 1 viti e gjysmë ka filluar lufta në Sudanin Perëndimor. Që prej 17 muajsh jeta e grave është bërë e padurueshme në Darfur.
"Quhem Fatma Abdallah. Unë kam fëmijë të vegjël dhe jam shtatzanë. Burrin ma vranë. Kam 6 kalamaj si këta këtu. Nuk kam c´të ha kështu që nuk i jap dot gjirin fëmijëve" - tregon një grua.
"Ata më thyen krahun dhe më vodhën gjithcka që kisha. Mamaja ime nuk ecën dot dhe e mbajta në krahë gjatë gjithë rrugës. Ata vranë 7 njerëz, që nuk mundën ti varrosim dot. Të gjithë kanë ikur, vetëm të sëmurët dhe pleqtë nuk munden. Edhe ne ndejtëm. Nuk kam vëllezër dhe xhaxhallarët u vranë në Irak. Unë nuk kam asgjë, përvec këtij krahu të thyer. Duhet të lyp gjithë ditën" - tregon një gura tjetër.
Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International publikon informacione mbi milicët arabë, të ashtuquajturit Janjaved, të cilët i përdhunojnë gratë më nëyrë masive dhe sistematike që prej fillimit të konfliktit në shkurt të vitit 2003. Përdhunimi si armë për nënshtrimin e një populli të tërë. Gratë në kampin e refugjatëve në Kasab nuk flasin mbi këtë temë. Për to ky është turp edhe pse ato u detyruan me dhunë.
Një burrë vendos më në fund të flasë: Ai quhet Musa Muhamed Sulejman. 35 vjeçari ka humbur babanë dhe shumë të afërt gjatë kësaj lufte. Një nga motrat e tij ra në duart e milicëve arabë.
"Këtu në këtë kamp ndodhen të paktën 350 vajza, që janë shtatzana nga milicët. Kur ato shkojnë të mbledhin bar për kafshët, i sulmojnë të paktën 10 apo 15 burra dhe i përdhunojnë në mënyrë brutale. Situata jonë është katastrofale."
Sipas informacioneve të Amnesty International, milicët arabë kanë marrë nga vajzat 8 vjecare e deri në plakat 80 vjecare me vete, duke i përdhunuar ato me ditë të tëra. Gratë tregojnë se ata bërtasin dhe këndojnë kur "bëjnë fëmijët arabë".
Lufta e ashpër për mbijetesë zotëron jetën e refugjatëve dhe grave të përdhunuara. Dhuna kundër grave vazhdon.
DW
Krijoni Kontakt