Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Tjetër avion me drogë nga Shqipëria në Itali, arrestohet ‘Vitoja’ shqiptar dhe bashkëatdhetari i tij

    * Arrestohen dhe dy italianë



    ITALI – Autoritetet italiane kanë sekuestruar në Torino një avion të vogël, që transportonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Sipas mediave italiane, avioni ishte modifikuar për të transportuar rreth 80 kg kanabis gjatë çdo fluturimi.

    Policia ka vënë në pranga 4 personat që merreshin me shpërndarjen e drogës në Itali, ndërsa po punohet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
    Policia italiane arrestoi shtetasin shqiptar Maksim Llanaj, nga Shqipëria 37 vjec, rezident në Volpiano, italianin, Pasquale D’Ambrosio Pasquale, 58 vjec nga Salerno, rezident në Varese.
    Në pranga ka rënë dhe Fitor Alliaj, i njohur me nofkën ‘Vito’, 43 vjec nga Shqipëria, rezident në Druento si dhe Rosario Campisi nga Sirakuza.

    Sipas hetuesve, avioni nisej nga pista të vogla në Shqipëri, për të shmangur kontrollet në kufi. Avionit i ishte hequr sedilja e ndihmës/pilotit, për të siguruar hapësirën e nevojshme për transportimin e lëndës narkotike.

    Pak ditë më parë, policia italiane shkatërroi një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë me avion sportiv. Të paktën 14 persona, mes tyre dhe punonjësi i policisë Vladimir Zanaj, përfunduan në pranga, në kuadër të një operacioni të përbashkët antidrogë mes policisë italiane dhe asaj shqiptare të koduar “Fluturimi i lirë”. Avioni sportiv “Aereoprakt A22″, pronë e 26-vjeçarit Vilson Lamaj, që mes miqsh thërritej Vilson Mandela, u bllokua në Brindizi dhe në bordin e tij u zbulua një sasi prej 120 kilogramësh marijuanë. Zyrtarët e policisë thanë se avioni ishte ngarkuar me lëndë narkotike në fshatin Xhelilaj të Vlorës. Hetimet për grupin në fjalë nisën një muaj e gjysmë më parë, kur autoritetet italiane informuan përmes një letërporosie policinë shqiptare, se kishin dyshime se po kryhej trafik droge me avionë ultra të lehtë, të cilët nuk kapeshin as nga radarët, e me sa duket, pikërisht për këtë arsye pjesëtarët e grupit i kishin zgjedhur si mjete transporti të drogës.

    (er.nu/d.b/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    po ku e gjejne drogen xhanem, se sipas policise s'ka mbetur ne kembe asnje bime e vetme kanabis
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Per mendimin tim, keto kapjet e drograve qe eksportohen nga Shqiperia ne drejtim te vendeve te huaja, jane leke te humbura qe i ikin investimeve te mevonshme ne Shqiperi. Nuk eshte se jam pro droges dhe kontrabandes, por mos te harrojme se bizneset me te medha dhe hovi i zhvillimit ne Amerike, erdhi per shkak te droges , kontrabandes dhe monopoleve mafioze. Shqiperia dhe Politikanet tane, nuk kan as deshiren dhe as kapacitetin e duhur qe ta zhvillojne vendin tone me burimet natyrore apo me te ardhura te tjera qe vijne nga burime te pastra parash.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Po nuk kishte avion ne Shqiperi kete radhe ,genjeshter e radhes e PD-se! Avioni fluturoi nga nje qytet italian per ne Lece! Piloti takonte nje shqiptar qe merej me droge Llanaj!

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    O tenta,

    aloplan taljan ishte, si mijra te tjere...

    e veçanta ishte se do ngarkonte drogen e Tahirit" ......
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    po ku e gjejne drogen xhanem, se sipas policise s'ka mbetur ne kembe asnje bime e vetme kanabis
    Tahiri nis çunat" qe paguhen me rrogen e shtetit, qe te mbledhe prodhimin e vet....
    Mediave u jep nje video tu djeg shkurre...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    O tenta,

    aloplan taljan ishte, si mijra te tjere...

    e veçanta ishte se do ngarkonte drogen e Tahirit" ......
    O Kenoooo, mulli me ere ishte ee po kete radhe nuk kishte aloplan fareee....

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    O Kenoooo, mulli me ere ishte ee po kete radhe nuk kishte aloplan fareee....
    Ore mire Saja, qe do t'i mohoj faktet e pakontestueshme te trafiqeve te droges, po ju ditzinjte qe prrallisni dokrra si nuk ju vjen pak rende qe beheni pjese e lojes se tyre te ndyre?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Shefi i Interforce: Avioni i drogës nuk fluturoi në Shqipëri. Rrjeti, brenda Italisë






    Pas tensioneve politike, që kulmuan ditën e hënë me akuza kundër ministrit të Brendshëm, për shkak të kapjes së një tjetër avioni në Itali, e që opozita e lidh me Shqipërinë, shefi i Interforce (misionit italian në Tiranë) Michele Grillo, gjatë një interviste për Top Channel deklaron se, avioni i sekuestruar në Itali nuk ka kryer asnjë fluturim për drogë në Shqipëri, por se rrjeti funksiononte brenda Italisë.


    “Mund të konfirmojmë, që avioni i lehtë i nisur nga një fushë aviacioni në Piemonte ka fluturuar drejt Pulias dhe është kthyer sërish në Piemonte, duke fluturuar ekskluzivisht në territorin italian. Në fakt, avioni është lokalizuar, ka fluturuar dhe është sekuestruar në Piemonte. I janë dorëzuar drejtësisë dy qytetarë, një italian dhe një shqiptar, që të dy me precedentë. Mund të konfirmoj se avioni nuk ka fluturuar nga territori shqiptar dhe në këtë moment janë duke u kryer hetime, që janë të mbuluara nga sekreti hetimor. Konfirmoj bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë, që ka ekzistuar gjithmonë, e që tashmë është konfirmuar me një aksion antidroge, ku u pa bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane”, tha Michele Grillo, drejtor i Interforce.

    Shefi i misionit Interforce u tregua shumë i rezervuar edhe për operacionin dypalësh të pak ditëve më parë, që u mbyll me sekuestrimin e avionit ukrainas “Aeroprakt” si dhe me arrestimin e 14 personave, mes tyre edhe të pilotit, i cili kishte transportuar në rrugë ajrore më shumë se 100 kg kanabis, nga fshati Sevaster i Vlorës në Itali. I pyetur nëse ky rrjet kishte transportuar herë tjetër në këtë mënyrë drogë, Grillo deklaron:

    “Sikurse e theksova dhe më parë, bashkëpunimi mes dy policive ka dhënë fryte edhe në këtë rast. Por, meqenëse hetimet janë në zhvillim e sipër, edhe ato konsiderohen sekret hetimor, për të cilat nuk mund të shprehem”, tha Michele Grillo.

    / Top Channel

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    pranvera bica (08-09-2015)

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Tahiri i referohet kuesturës italiane: Avioni u nis nga Torino, jo Shqipëria

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur akuzave të opozitës për trafikun e drogës me avion, rasti më i fundit raportuar sot nga media italiane.

    Emri:  tahiri-kuvend.jpg

Shikime: 178

Madhësia:  170.2 KB

    “Sot ju referuat edhe në Kuvend, thatë që një avion u nis nga Shqipëria në Itali, unë kam këtu raportin e kuesturës së policisë italiane, që thotë se avioni u nis nga Torino për Lece. Sipas jush ministri italian është i përfshirë në trafik droge, më thoni c’punë ka ministri i Brendshëm shqiptar, pse të çoheni dhe të shpifni këtu”- tha Tahiri.

    Panorama

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Policia italiane: Avioni ngrihej nga Shqipëria. Skema e trafikut (Foto)



    UPDATE/ Policia italiane ka përgënjeshtruar zyrtarisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili tha sot nga foltorja e Kuvendit se avioni me drogë ishte nisur nga Torino për në Leçe.

    Emri:  37.jpg

Shikime: 177

Madhësia:  40.3 KB
    Emri:  151.jpg

Shikime: 169

Madhësia:  32.6 KB

    Në faqen zyrtare në internet të Policisë Italiane thuhet se avioni me kanabis ishte nisur nga Shqipëria dhe më pas bëri nje ndalesë ne Leçe që të nisej drejt Piemontes. Sakaq, mediat kane publikuar edhe fotot e te arrestuarve.


    *** Detajet, si kryhej trafiku i drogës Shqipëri-Itali dhe vlera e fitimit

    Detaje të tjera nga goditja e një grupi kriminal italo-shqiptar qe transportonte droge nga vendi yne drejt Italise. Prokurori italian Antonio Rinaudo ka zbardhur gjithë skemën e trafikut të drogës, pas kapjes së avionit të dytë me drogë që ishte nisur nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas tij, trafikantet perdornin nje avion te vogel me te cilin transportonin marijuanen, i cili kishte kushtuar rreth 70 mijë euro.

    Sipas mediave italiane, gjatë fluturimit të saj në krahinën e Leçes, ku piloti ndalonte për furnizimin me karburant, ai shmangte kalimin mbi zonat e banuara, qe konsiderohet diçka krejt e pazakontë për te apasionuarit e avionëve. Çdo udhëtim i kushtonte Shqipërisë rreth 500 euro, por, sipas vlerësimeve të hetuesve, mundet qe të jete transportuar marihuanë që mund të kete vlere e shitur edhe 250,000 €.

    Pas një përpjekje të parë, grupi kriminal kishte importuar rreth 80 kilogramë marihuanë në ditët e para të qershorit. Më 1 shtator, ishte planifikuar një tjetër importim i marihuanës (rreth 120 kg), po qe nuk kishte shkuar mire.

    Grupi kriminal kishte një bashkëpunëtor te vetëm në Shqipëri, puna e të cilit ishte për të siguruar transportin në një “fushë fluturuese” te aftë për të ulur një avion te vogel.

    Tjetër avion me drogë nga Shqipëria, emrat e 4 të arrestuarve, 2 shqiptarë

    Policia italiane sekuestroi sot një tjetër sasi droge që vinte nga Shqipëria e transportuar me anë të një avioni të vogël. Aty u bllokuan 80 kg drogë dhe në pranga janë vënë 4 persona që bënin transportin, dy prej tyre, shqiptare.

    “Të arrestuarit janë Maksim Llanaj, 37-vjec rezident në Volpiano, Fitor Alliaj, rezident në Druento, Pasquale D’Ambrosio, 58-vjec dhe Rosario Campisi”- shkruajne mediat italiane.

    Banda e trafikantëve kishte zgjedhur trafikun nga ajri për të shmangur kontrollet në tokë, duke përdorur avionë shumë të lehtë e të vegjël. Përmes tyre shmangeshin aeroportet e mëdha dhe gjithçka bëhej pa rënë në sy, nga Shqipëria drejt Italisë.

    “Avionëve u hiqeshin sediljet si në rastin e fundit dhe mbusheshin me drogë”- shkruajne mediat italiane.

    Emri:  avioni-2.jpg

Shikime: 197

Madhësia:  29.4 KB

    Trafikimi i lëndës narkotike të importuar nga Shqipëria drejt Italisë e kishte bazën në aeroportin turistik të Gattinara në provincën e Vercellit në rajonin e Piemontes. Pas hetimeve rezultoi se avioni sapo ishte ulur nga fluturimi nga Lecce ne provincën e Pulijas. Avioni ishte ne pronesi te italianit te ndaluar.


    Panorama

  13. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Dileme e madhe: Ke te besojme, ministrin Tahiri apo policine e prokurorine italiane?!

    Ne fakt, shoku Tahiri nuk tha qe avioni nuk ka transportuar droge Shqiperie. Ai vetem tha qe avioni i kapur nuk u nis nga Shqiperia kur u kap.

    O shoku Rama!

    Nuk me duket mire me shendet ky ministri Tahiri, si shume i jane nxirre syte. Mbaje afer lumadhin se e kemi nga Vlora, e na ben ndonje te pabere, e na i mbush hundet me shume se c'duhet me pluhur, e na harron te marri fryme.

    He te keqen, he tu befsha!

    Ore, po sikur na ka zene Zoti me gurre kete qeverine tone o shoku Rama! Perdite e me keq po na shkojne punet...

    Albo

  14. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    E vërteta e avionit që transportonte drogë nga Shqipëria në Itali

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e priti me entuziazëm një intervistë të shefit të misionit Interfoce në Tiranë, Michele Grillo për Top Channel, i cili e qetësoi atë se avioni me drogë i kapur në Torino atë ditë nuk ishte nisur nga Shqipëria.

    “Mund të konfirmojmë, që avioni i lehtë i nisur nga një fushë aviacioni në Piemonte ka fluturuar drejt Pulias dhe është kthyer sërish në Piemonte, duke fluturuar ekskluzivisht në territorin italian. Në fakt, avioni është lokalizuar, ka fluturuar dhe është sekuestruar në Piemonte. I janë dorëzuar drejtësisë dy qytetarë, një italian dhe një shqiptar, që të dy me precedentë. Mund të konfirmoj se avioni nuk ka fluturuar nga territori shqiptar dhe në këtë moment janë duke u kryer hetime, që janë të mbuluara nga sekreti hetimor. Konfirmoj bashkëpunimin mes Italisë dhe Shqipërisë, që ka ekzistuar gjithmonë, e që tashmë është konfirmuar me një aksion antidroge, ku u pa bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane”, u shpreh Grillo.

    Ministri Tahiri nxitoi ta postonte intervistën në Facebook me këtë shënim:

    “Rasti i radhes kur partneret pergenjeshtrojne rrenat banale te KryeShqupistit. Dje u shqye duke shpifur, sot do te kerkoje falje KryeShqupisti? Me standardin e akuzave ndaj meje, tani mund edhe te thote qe Ministri i Brendshem Italian eshte supertrafikanti i droges, sic zakonisht zbulon Shqupi dhe Shqupistat. Dhe meqe KryeShqupisti nxorri sot disa foto nga Gusmari, me kutin e tij te idiotsise, une i bie te them se ato qe shfaqi jane parcelat e krushqise ku eshte dhender, meqe jane nga ajo zone.”

    Por si qëndron e vërteta e avionit të kapur dy ditë më parë në Torino? Policia e Torinos publikoi një deklaratë të detajuar mbi aktivitetin e grupit kriminal prej 4 personash, dy shqiptarë nga Vlora dhe dy italianë, të gjithë me precedentë penalë, të arrestuar në operacionin e koduar me emrin “Braccio di ferro”. Ja çfarë thuhet në të:

    “Pas nje tentativi te pare, grupi kriminal kishte finalizuar importimin e rreth 80 kg marijuane ne ditet e para te qershorit te kaluar. Nderkohe me date 1 shtator 2015 ishte programuar edhe transportimi i nje sasie te madhe marijuane (rreth 120 kg ) por qe nuk u realizua per shkak te rrethanave te paparashikuara qe ndodhen ne fushen e fluturimit ne provincen e Lecce-s.”

    Shefi i Interforce nuk e përgënjeshtroi dot faktin se avioni i kapur në Torino kishte transportuar më parë drogë nga Shqipëria, sic thuhet në deklaratën e Policisë së Torinos. Ndërsa Ministri i Brendshëm nuk ka dhënë deri tani ndonjë sqarim nëse ka patur dijeni që ky avion i tipit “Dynamic” me ngjyrë të bardhë, i kapur në Torino, është ulur në territorin shqiptar për të marrë drogë në ditët e para të qershorit, ekzaktësisht më 4 qershor? Nëse nuk ka patur dijeni, dështimi i policisë shqiptare në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike me avionë drejt Italisë, është i qartë dhe nuk mund të justifikohet me faktin se me 7 shtator avioni nuk kishte flutuar nga Shqipëria, pasi të paktën, është vërtetuar nga policia italiane që ai ka udhëtuar në qershor, kohë kur Tahiri ka qenë sërish Ministër i Brendshëm.

    Që ky grup kishte kryer transporte të tjera të marijuanës nga Shqipëria në Itali vërtetohet edhe nga kjo deklaratë e Policisë së Torinos.

    “Grupi kriminal kishte nje prej anetareve kryesor ne Shqiperi , detyra e te cilit ishte gjetja e lendes narkotike dhe transportimi deri ne nje “fushe fluturimi” te mundeshme per te ulur avionin ultra te lehte. Pra nga Italia , nepermjet rakordimeve me ane te telefonit , dergohej “korrieri me avion” i cili nisej nga fusha e fluturimit ne Gattinara (VC) duke u ulur ne nje fushe te panjohur ne Shqiperi, por duke bere nje ulje teknike ne provincen e Lecce – s. Ne kete menyre , ne pak ore , sasi te medha te lendes narkotike arrinin ne Piemonte per tu shitur me pakice ne zonen e Torino – s , Vercelli, Biella.”

    Avioni – thuhet në deklaratën e Policisë së Torinos – nisej nga Torino, ulej në Lece për t’u furnizuar me karburant dhemë pas fluturonte për në Shqipëri. Edhe në kthim ishte e njëjta rrugë.

    Për rastin e 7 shtatorit ka pak të dhëna. Gjithësesi Policia e Torinos sqaron se ishte bërë edhe një tentativë tjetër për të marrë drogë në Shqipëri më 1 shtator, por avioni nuk ishte nisur dot nga pista e Puljas, ku bënte furnizimin, për shkak të një problemi. Fluturimi i 7 shtatorit ishte një prej atyre nga Torino drejt Leces, por nuk dihet arsyeja përse ai nuk ka fluturuar drejt Shqipërisë dhe përse trafikantët janë kthyer mbrapsht.

    Lapsi

  15. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Avioni me drogë, si e kontrollonin trafikun dy shqiptarët nga Italia

    Fitor Alliaj dhe Maksim Llanaj dy shqiptarët e arrestuar për avionin e kapur në Torino për transport droge, rezultojnë të mos kenë hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2015, raporton “News 24”.

    Burime pranë grupit hetimor në Tiranë bëjnë me dije të tjera detaje rreth hetimit të përbashkët që po zhvillohet mes Italisë dhe Shqipërisë për grupin kriminal që u kap me datën 7 shtator në Torino.

    Nga këto të dhëna mësohet se Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj nëpërmjet lidhjeve të tyre farefisnore dhe shoqërore në Shqipëri kishin garantuar sigurimin e lëndës narkotike, pa qenë nevoja e udhëtimit drejt Vlorës.

    Nga të dhënat mësohet se Maksim Llanaj rezident në Itali ka ardhur për herë të fundit në Shqipëri në 31 maj të vitit 2014 ku ka qëndruar tre ditë dhe është larguar.

    Ndërsa shtetasi Fitor Alliaj ka ardhur në gusht të vitit 2014 ku ka qëndruar 3 javë dhe është larguar.

    Sipas të njëjtave burime, në bazë dhe të përgjimeve të siguruara nga autoritet italianë, krahas 4 shtetasve të arrestuar me datën 7 shtator janë identifikuar paraprakisht si të përfshirë në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike edhe 6 shtetas shqiptar dhe dy italianë.

    Një pjesë e tyre po mbahen nën vëzhgim nëpërmjet metodave special të hetimit në mënyrë që të arrihet tek “bosi” i marijuanës në Vlorë.

    Bashkëpunimi mes policisë italiane dhe asaj shqiptare është intensifikuar së fundmi në kuadër të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

    Bashkëpunim ky që u vlerësua dhe gjatë vizitës së fundit të Drejtorit të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë italiane Dr. Gennaro Capaluongo në Tiranë në takimet që pati me drejtorin e policisë shqiptare Haki Çako.

    Panorama

  16. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Avioni i drogës, italiani erdhi 4 herë në Shqipëri

    Pas operacionit italian “ Krahu i Hekurt” ku u sekuestrua një avion i vogël që dyshohet se transportonte drogë nga Shqipëria në Itali të tjera detaje bëhen me dije për grupin e goditur me 7 shtator në Torino.

    Pasquale D’Ambrosio i cili rezulton të jetë një prej personazheve kryesore te grupit rezulton të ketë udhëtuar rejt Shqipërisë plot katër herë gjatë vitit 2015.

    Prokuroria e Torinos dhe Inter­forca Italiane po bashkëpunojnë me autoritet shqiptare për të zbuluar me shumë rreth aktivitetit të D”Ambrosios në Shqipëri.

    Ndërsa mësohet se një përfaqësues i prokurorisë së Torinos dhe policisë italiane të kenë mbërritur në Tiranë. Një grup oficerësh të drejtorisë së Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe një Prokuror i Krimeve të Rënda janë vënë tashmë në punë për të identifikuar të gjitha lëvizjet që ka kryer në Shqipëri dhe personat ka takuar gjatë udhëtimeve të tij kryesisht 24 orëshe që 58 vjeçari.

    Më konkretisht sipas informacioneve nga burime të grupit hetimor bëhet me dije se Pasquale D`Ambrosio të ketë hyrë dhe dalë nga Rinasi në këto data:

    HYRJET DALJET

    3 GUSHT 2015 04 GUSHT 2015 2

    8 PRILL 2015 29 PRILL 2015

    26 MARS 2015 27 MARS 2015

    17 SHKURT 2015 20 SHKURT 2015

    Sipas të njëtave burime, paraprakisht nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se gjate dy udhëtimeve të fundit D`Ambrosia të ketë takuar tre shtetas nga Vlora në Tiranë.

    Identiteti i këtyre personave nuk mund të bëhët publik për arsye hetimi, njëri prej shqiptarëve që ka takuar rezulton të jetë dhe boss­i që siguronte marijuanën në Shqipëri, ky person rezulton të jetë lidhje e afërt shoqërore e shtetasve Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj.

    Deri në këtë fazë të parë të hetimeve janë arrestuar 2 shtetas shqiptar Maksim Llanaj 37 vjecc dhe Fitor Alliaj 43 vjeç i njohur me pseudonimin Vito si dhe dy italianët Pasquale Dambrossio 58 vjecc piloti avionit dhe Rosario Camprisi 60 vjecc

    Të arrestuarit

    1. Maksim LLANAJ ­37 vjeç Dusharak Vlorë i gjykuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

    2. Fitor ALLIAJ, 43 vjeç Dusharak Vlore me preçedent penal.

    3. Pasquale D’AMBROSIO 58 vjeç , Angera (VA), me preçedent penal.

    4. Rosario CAMPISI 60 vjeç Borgosesia (VC), me preçedent të shumtë penal.

    Sipas hetimeve rezulton se në daten 31 gusht, shtetasi italian Pasquale D’Ambrosio në pilotim të avionit të tij ultra të lehtë model “Dynamic”, i modifikuar posaçërisht për të lehtësuar transportimin e lëndës narkotike, u ul në Leçe.

    Nga përgjimet rezultoi se në datën 1 shtator ai do të nisej për në Shqipëri nga ku, duke ndjekur të gjitha mënyrat operative të realizuara edhe në rastin e importimit të parë të kryer nga grupi me të 4 Qershor 2015 (80 kg marijuanë), duhet të mbërrinte në një zonë të papërcaktuar në territorin shqiptar dhe të transportonte 120 kg marijuanë.

    Për shkak të disa rrethanave të paparashikuara, grupi kriminal nuk e realizonte deri në fund udhëtimin dhe D’Ambrosio është kthyer me avionin e tij.

    Balkan Web

  17. #16

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Avioni me drogë në Torino, dy shqiptarët e kontrollonin trafikun nga Italia


  18. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    U kap në shtator 2015 - Avioni me drogë në Torino, zbulohet shqiptari tjetër i përfshirë në trafik

    Zbulohen të tjera detaje nga policia italiane lidhur me avionin e drogës që u kap në Torino në shtator të një viti më parë.Nga hetimet e kryera deri më tani, policia ka identifikuar dhe dy persona të tjerë të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për shqiptarin Vladimir Kolaj dhe bashkëshorten e tij rumune, Gina Manole.

    Itali-Policia italiane e qytetit të Torinos ka ekzekutuar sot fazën përmbyllëse të operacionit të koduar “Braccio di ferro” i cili ka çuar në arrestimin e shqiptarit Vladimir Kolaj e bashkëshortes së tij me kombësi rumune Gina Manole.

    Operacioni “Braccio di ferro” i policsë italiane ka nisur më shtator të 2015 pas sekuestrimit të avionit të tipit Dynamic i cili transportonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

    Avioni ishte në pronësi të italianit 57 vjeçar, Pasquale D’Ambrosio, me origjinë nga provinca e Salentos e pronar i disa restoranteve luksoze në këtë territor.

    Shqiptari Vladimir Kolaj sëbashku me bashkëshorten e tij rumune, janë pronarë të lokalit “Ladi” në qytetin e Torinos. Ky lokal shërbente si bazë llogjistike e trafikut të lëndës narkotike.

    Në magazinën e këtij lokali janë sekuestruar 10 kg marijuanë, 350 gramë kokainë, armë, instrumenta të përdorura për përgatitjen e konfeksionimin e lëndës narkotike, si dhe materiale të ndryshme për përgatitjen e dokumentave falco.

    Operacioni “Braccio di ferro” i policisë italiane çoi në arrestimin e 15 personave, 12 prej të cilëve shqiptarë.


    Kapja e avionit me drogë

    Tetë muaj më parë, në avionin e vogël të modifikuar u sekuestruan rreth 80 kg kanabis të ardhur nga Shqipëria, dhe u arrestuan Maksim Llanaj 37 vjeç,
    Pasquale D’Ambrosio 58 vjeç, Fitor Alliaj 43 vjeç dhe Rosario Campisi.

    Avioni me drogë që u kap në shtator 2015 ishte në pronësi të Pasquale D’Ambrosio, pronar i një restoranti dhe që kishte pasion avionët e vegjël sportivë. Tashmë, hetuesit italianë mundën të zbulojnë edhe shqiptarin tjetër Vladimir Kolaj të përfshirë në këtë trafik, ndërkohë që hetimet janë ende duke vazhduar.


    Vladimir Kolaj i arrestuar

    Vladimir Kolaj u arrestua vetëm pak javë më parë nga policia italiane, si pjesë e një grupi të gjerë kriminal.

    Fillimisht, grupi ishte marrë me grabitje dhe më pas për të shtuar paratë, kishin nisur aktivitetin e tregtimit të kokainës.

    Bërthama e grupit ishte në Venecia dhe nga 15 të arrestuar, 12 ishin shqiptarë.

    Përveç kokainës, ata kanë furnizuar edhe me marijuanë zonën e Venencias dhe Venetos, duke përdorur dy kanale trafiku nga Holanda dhe Gjermania.

    Emri:  kolaj.jpg

Shikime: 186

Madhësia:  14.8 KB

    ORA NEWS

  19. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Itali: Kapet tjetër avion me drogë nga Shqipëria

    Avioni i drogës, jeta luksoze e bosit shqiptar të kokainës në Itali

    Emri:  Cifti.jpg

Shikime: 110

Madhësia:  27.8 KB

    Policia italiane e qytetit të Torinos, ka sekuestruar një lokal në pronësi të shqiptarit Vladimir Kolaj, i arrestuar dje në kuadër të hetimeve mbi trafikun e drogës, ku ai ishte pjesë e bandës që transportonte kokainë dhe marijuanë me avion.

    Lokali i sekuestruar quhet bar “Ladi”, që mes të tjerash shërbente si pikë takimi e trafikantëve. Ai ndodhet në rrugën “Brandizzo” të Torinos dhe administrohej nga bashkëshortja rumune e shqiptarit, Gina Manole, 33 vjeçe.

    Shtypi italian shkruan se 30-vjeçarit shqiptar pak i interesonte nëse bashkëpunëtorët e tij që kishin trafikuar qindra kilogramë drogë ndodhej në burg, psi ai vijonte të bënte një jetë luksoze dhe pa u shqetësuar nga asnjë.

    Çifti shqiptaro-rumun bënte një jetë të bukur, lëvizte me një limuzinë, organizonte festa luksoze, ngrinte dolli me shampanjë “Dom Peringon” dhe konsumonte ushqim të zgjedhur.

    Ndërkohë, policia torineze sekuestroi në magazinën e lokalit mbi 10 kilogramë marijuanë, mbi 3 kilogramë kokainë dhe armë.

    Sipas fqinjëve, Vladimir Kolaj, së bashku me bashkëshorten e tij rumune gëzonin një respekt të madh te banorët e zonës dhe konsideroheshin si prindër shembullorë.

    Shqip

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •